Tag: media

  • E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Shijak, dyshohet se…

    E rëndë/ Gjendet i vdekur një person në Shijak, dyshohet se…

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Përkthyesja shqiptare ‘bie’ në rrjetën e “Daily Mail”, kërkon para për të nxjerrë nga kampet shqiptarët

    Përkthyesja shqiptare ‘bie’ në rrjetën e “Daily Mail”, kërkon para për të nxjerrë nga kampet shqiptarët

    Pamjet e takimit

    BRITANI E MADHE- Media britanike “Daily Mail” ka zbuluar një skemë mashtrimi që përdorin përkthyesit zyrtarë të Home Office për të nxjerrë “miliona” nga emigrantët që kërkojnë ndihmën e tyre dhe që janë të vendosur në kampet e azilkërkuesëve. Sipas asaj që ka arritur të zbulojë media e huaja, përkthyesit kërkojnë 3,000 paund për të vepruar si dëshmitarë apo për të gjetur garantorë. E gjitha kjo që të mashtrojnë në sallën e gjyqit vetëm për të nxjerrë shqiptarët e kapur në Angli që luftojnë për të marrë statusin e azilkërkuesëve. Madje në gjyq, u premtojnë gjykatësve se personat që ‘mbështesin’ në gjyq do të qëndrojnë në shtëpinë e tyre nëse lirohen. Por në realitet ata nuk kanë asnjë lidhje me të paraburgosurit dhe të gjithën e bëjnë për të siguruar para. 

    Mbrëmë, Ministria e Brendshme nisi një hetim urgjent dhe premtoi “veprime të shpejta dhe vendimtare” për rastin e zbuluar. 
    Organi mbikëqyrës i avokatëve nisi gjithashtu një hetim pasi një avokate i tha gazetarit të medias se do të merrte përsipër çështjen e tij, madje ishte mburrur se ishte ‘100 për qind’ e suksesshme. Ajo i shpjegoi gazetarit se meqenëse ajo dhe garantuesi punonin si përkthyes të pavarur për Home Office, e njihnin “çdo detaj” të sistemit të emigracionit. I njëjti person ishte shfaqur edhe në media dhe televizione duke kritikuar trajtimin e emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Eglantina Legisi, një përkthyese e pavarur me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila nëpërmjet agjencive të përkthimit punon për Home Office, e cila vetë  fut në Angli, shpjegoi se si funksiononte skema e mashtrimit. Të gjithën e zbuloi gjatë një takimi me gazetarin e infiltruar pranë shtëpisë së saj në Kent. Ajo i tha gazetarit, i cili u paraqit si miku i një shqiptari në paraburgim, se i duheshin 3000 paund, plus 1000 paund për garantin.
    Legisi e siguroi gazetarin që të mos kishte “frikë” për zbulimin e mashtrimit, duke thënë se ajo dhe avokati do t’i informonin ata përpara seancës dëgjimore për lirimin me kusht dhe se atyre do t’u bëheshin vetëm disa pyetje të thjeshta në seancë. Ajo tha se avokati të cilit do t’ia referonte çështjen e dinte se do të përdornin një garantues të rremë dhe “gjithçka” që po bënin. Në një takim të mëvonshëm me Hassan Malik, avokati u shpreh shumë i lumtur për punën e re, edhe pse gazetari e përmendi tre herë faktin se emigranti dhe garantori nuk e njihnin njëri-tjetrin.
    Për “punën”, avokati kërkoi 3,500 £, por shtoi se duhet që të diskutonte edhe me Legisin. 
    Pasi u informuan se kishin kontaktuar me një gazetar të infiltruar dhe ju kërkua një koment lidhur me skemën që kishin ngritur, avokati Malik mohoi çdo gjë, duke shtuar se Legisi nuk punonte për firmën e tij dhe komentet e saj nuk përfaqësonin qëndrimin e tij ose të firmës. Pas publikimit të lajmit, edhe Legisi iu përgjigj gazetës “Daily Mail” duke mohuar se ajo personalisht kishte fituar para.
    “Nuk kërkova para, nuk kam pasur kurrë të bëj me paratë. Unë thjesht dua të ndihmoj e motivuar nga problemet e “shëndetit mendor” që kalojnë emigrantët që udhëtojnë për në Angli. Unë mohoj kategorikisht të kem sugjeruar ndonjëherë që përkthyesit e Ministrisë së Brendshme të pranojnë ryshfet prej 3,000 £ për të manipuluar procedurat e emigracionit.”
    Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të tyre, hetimet kanë nisur./ZËRI

  • Atmosferë festive në Himarë/ Çelet sezoni turistik, i pranishëm Edi Rama (Video)

    Atmosferë festive në Himarë/ Çelet sezoni turistik, i pranishëm Edi Rama (Video)

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Presidenti Begaj pret me ceremoni shtetërore Mbretin Abdullah II të Jordanisë

    Presidenti Begaj pret me ceremoni shtetërore Mbretin Abdullah II të Jordanisë

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Trump i jep një tjetër goditje rrjeteve televizive, presidenti amerikan: Nuk ka më subvencione për dy media. Janë të tmerrshme dhe të anshme!

    Trump i jep një tjetër goditje rrjeteve televizive, presidenti amerikan: Nuk ka më subvencione për dy media. Janë të tmerrshme dhe të anshme!

    Ndërprerja e financimit për dy mediat publike amerikane, rrjetin televiziv PBS dhe stacionin radiofonik NPR, u kërkua me anë të një dekreti presidencial të nënshkruar nga Donald Trump, duke i dhënë një urdhër përkatës organit që menaxhon subvencionet federale për transmetimet publike.

    “Po i drejtoj Bordit të Drejtorëve të CPB-së dhe të gjitha departamenteve dhe agjencive ekzekutive që të ndërpresin financimin federal të NPR-së dhe PBS-së. Asnjë media nuk ka të drejtë të garantuar kushtetuese për financim publik”,  thuhet në dekret.
    Buxheti i CPB-së është miratuar tashmë nga Kongresi deri në vitin 2027, gjë që ngre dyshime rreth fushëveprimit të vërtetë të urdhrit të Trump, i cili i kërkon bordit të drejtorëve të agjencisë që jep grante të “anulojë financimin aktual të drejtpërdrejtë në masën më të plotë të lejuar nga ligji dhe të refuzojë të ofrojë fonde në të ardhmen”.
    “E tmerrshme dhe plotësisht e anshme”
    Donald Trump i kishte kërkuar Kongresit në fund të marsit të ndalonte financimin publik për këto dy media, të cilat ai i përshkroi si “rrjete të tmerrshme dhe plotësisht të anshme”.
    Në përgjithësi, dekreti vëren se, megjithëse financimi federal i medias ishte i justifikuar kur u krijua CPB në vitin 1967, sot “në një peizazh mediatik të pasur, të larmishëm dhe inovativ” ai është bërë “i vjetërsuar, i panevojshëm” dhe “gërryes për imazhin e gazetarisë së pavarur”. Stacioni publik radiofonik amerikan
    NPR arrin mbi 40 milionë dëgjues çdo javë, ndërsa shikuesit e një rrjeti televiziv lokal PBS arrijnë 36 milionë çdo muaj, sipas vlerësimeve të këtyre mediave.
    Organizata joqeveritare franceze “Reporterët pa Kufij” (RSF ) denoncoi sot një “përkeqësim shqetësues” të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, raportohet për të plagosur

    Aksident i rëndë në qendër të Tiranës, raportohet për të plagosur

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • “Spiunoi e bashkëpunoi me inteligjencën e Izraelit”, Irani ekzekuton një person

    “Spiunoi e bashkëpunoi me inteligjencën e Izraelit”, Irani ekzekuton një person

    Një shtetas iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, është ekzekutuar më 30 prill, raportoi media shtetërore iraniane. I përfshirë për dekada të tëra në një luftë në hije me Izraelin, Irani ka dënuar me vdekje shumë persona që i ka akuzuar se kishin pasur lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, dhe për ndihmën e operacioneve të këtij shërbimi në Iran, veçanërisht për vrasje apo akte sabotimi, që Teherani thotë se synonin minimin e programit bërthamor të tij.
    Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit iranian, Mizan, i pandehuri u identifikua si Mohsen Langarneshin. Ai ishte akuzuar për përfshirje në disa raste, përfshirë në vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike më 2022.
    “Gjatë dy vjetëve sa ai ka spiunuar, ai ishte përgjegjës për veprime të rëndësishme, përfshirë mbështetjen e operacioneve terroriste dhe ishte i pranishëm në vendin ku u vra Sayad Khodaei”, tha media shtetërore.
    Sipas autoriteteve, Langarneshin kishte ofruar mbështetje operacionale për një sulm në një qendër industriale në Isfahan, që është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes. Media shtetërore iraniane po ashtu pretendoi se Langarneshin kishte pranuar fajësinë për akuzat./ REL

  • E dënoi për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, Irani ekzekuton një person

    E dënoi për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, Irani ekzekuton një person

    Një iranian, i dënuar për spiunazh dhe bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin, është ekzekutuar më 30 prill, raportoi media shtetërore iraniane.

    I përfshirë për dekada të tëra në një luftë në hije me Izraelin, Irani ka dënuar me vdekje shumë persona që i ka akuzuar se kishin pasur lidhje me shërbimin izraelit të inteligjencës, Mossad, dhe për ndihmën e operacioneve të këtij shërbimi në Iran, veçanërisht për vrasje apo akte sabotimi, që Teherani thotë se synonin minimin e programit bërthamor të tij.
    Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit iranian, Mizan, i pandehuri u identifikua si Mohsen Langarneshin. Ai ishte akuzuar për përfshirje në disa raste, përfshirë në vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike më 2022.
    “Gjatë dy vjetëve sa ai ka spiunuar, ai ishte përgjegjës për veprime të rëndësishme, përfshirë mbështetjen e operacioneve terroriste dhe ishte i pranishëm në vendin ku u vra Sayad Khodaei”, tha media shtetërore.
    Sipas autoriteteve, Langarneshin kishte ofruar mbështetje operacionale për një sulm në një qendër industriale në Isfahan, që është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.
    Media shtetërore iraniane po ashtu pretendoi se Langarneshin kishte pranuar fajësinë për akuzat./ REL

  • Irani ekzekuton një person të akuzuar për spiunazh

    Irani ekzekuton një person të akuzuar për spiunazh

    Media shtetërore iraniane po ashtu pretendoi se Langarneshin kishte pranuar fajësinë për akuzat.

    Ndryshe, koloneli i Gardës iraniane, Sayyad Khodaei ishte vrarë nga një sulmues i armatosur, teksa ai ishte jashtë shtëpisë së tij në Teheran. Mediat izraelite e kishin përshkruar Khodaein si një figurë të rëndësishme “që qëndronte prapa komploteve për të vrarë izraelitë dhe hebrenj” dhe për sulme ndaj interesave hebraike në mbarë botën.

    Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, organizata Amnesty International tha më 29 prill se Irani “në mënyrë arbitrare” ka ekzekutuar qindra persona vitin e kaluar, teksa autoritetet “përdorin dënimin me vdekje si mjet për shtypje politike ndaj protestuesve, disidentëve dhe minoriteteve etnike”.