Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK që prej krijimit 6 vite më parë.
Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
Megjithatë Dumani përmendi si vështirësi edhe presionet nga politika, media apo krimi.
“Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar.
Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”,- tha Dumani.
Tag: media
-

Dumani: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe krimi i organizuar
-

Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar
“Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar”. Kështu është shprehur drejtuesi i SPAK, Altin Dumani gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave.
Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
Drejtuesi i SPAK vuri në dukje se rrjetet shqiptare të krimit operojnë në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, por edhe në SHBA e Amerikën Latine, çka e bënte bashkëpunimin ndërkombëtar të domosdoshëm.Sot, shtoi ai, SPAK konsiderohet partner i besueshëm.
Dumani: Vështirësitë kanë qenë të shumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato.Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar.
Pavarësia e SPAK nuk është simbolike. Është kushti që u ka lejuar prokurorëve të punojnë pa frikë dhe pa ndërhyrje. SPAK ka qenë institucioni më i besuar në Shqipëri për tre vite me radhë, me rreth 70 për qind mbështetje.
/vizionplus.tv -

Peqin-Elbasan/ Aksident i shumëfishtë, 4 persona të lënduar
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Vjosa arrin në pikën 8.25 metra, 10 banesa të përmbytura në Novoselë dhe Fitore
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Protestë apo festë? Opozita “nis” me valle dhe muzikë në bulevard
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Media: Riadi nuk do t’i normalizojë marrëdhëniet me qeverinë e Netanyahut
Riadi nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin për sa kohë që qeveria e Netanyahut mbetet në pushtet.
Haaretz raporton këtë, duke cituar burime palestineze në kontakt me zyrtarë të lartë sauditë, sipas të cilëve Riadi “do ta kushtëzojë normalizimin me një propozim të qartë diplomatik për krijimin e një shteti palestinez”.
“Izraeli nuk mund t’i imponojë kushte diplomatike një vendi si Arabia Saudite”, shtuan burimet.
-

Laura Esquivel: Njerëz, kujdes me fjalën…
Nga Laura Esquivel
Sa mirë do të ishte, sikur të gjitha qeniet njerëzore të ishin të vetëdijshme se fjalët që thonë mund të shërojnë ose të sëmurin; se, te miliona njerëz, një fjalë e ëmbël krijon një valë të ngrohtë përkëdhelëse; se fjala e mirë lëshon energji, bashkon, lidh.
Por çfarë ndodh kur fjala e humbet këtë rol? Kur në vend të bashkimit krijon përçarje, përplasje?
Kur ajo përdoret për të shpifur, për të fyer, për të manipuluar? Kur nuk pasqyron realitetin dhe nuk mbështet të vërtetën? Ç’ndodh kur fjala “liri” do të thotë skllavëri?
Kur flasim për «demokracinë» dhe instalojmë diktaturën? Kur na flitet për mbrojtjen e sovranitetit tonë dhe ne përfundojnë duke humbur edhe këmishën e trupit? Në këto raste, fjala është si një tingull harpe e cila, kurrsesi, nuk të bën të vallëzosh, sepse ritmi është i pakapshëm.
Është një tingull i arsyes, por pa zemër.Ishte një kohë kur thënia e fjalës ishte akt i respektueshëm. Në të përfshihej vetë nderi.
Njeriu besonte plotësisht në atë që thuhej nga një zotëri, sepse e dinte se, të ndodhte ç’të ndodhte, ajo që ishte premtuar do të përmbushej.
Përkundrazi, tani, fjalët që thuhen nga disa media ose nga shumica e politikanëve, jo gjithmonë shprehin realitetin, madje, shpesh, të kundërtën. Ka media që nuk e përmbushin misionin e tyre për të informuar.
Shumica e politikanëve flasin pa folur. Thonë pa thënë. Përdorin fjalë të paqarta, të dykuptimta, për të na mashtruar, për të na ngatërruar, vetëm për të na marrë votën.
Kjo është e vetmja gjë që u intereson. Po ashtu, shumë media komunikimi nuk komunikojnë. Janë të interesuar vetëm për lajme të bujshme, sepse ashtu do të shiten më shumë.
Qëllimi është që reklamimi në televizion të bëhet më i kushtueshëm, të tërheqë sponsorët e rëndësishëm, të rritet shitja e gazetave dhe revistave.
Ajo që ka rëndësi është lajmi dhe jo e vërteta. Fjala në këto raste është si një helm me veprim të zgjatur.
*Titulli i origjinalit: “Fjala”
Përkthyer nga Bajram Karabolli
ObserverKult
————
Lexo edhe:
ADEM GASHI: KUR TË DESHA…KUR TË DUA TY…
Poezi nga Adem Gashi
Bëj të të harroj e s’e bëj dot.
Ç’janë këto krahasime demode:Natë me pjalm hëne,Fjolla me trajta magjike bore?Kur të desha… kur të dua ty…së brendshmi ndjej e ndiej drithërimënë çdo fije floku,në çdo qelizë e në çdo pore.
…dhe harrova, dhe harroj ku qeshë e ku jamnë ujërat përreth Shkodre,blusë së valëve të Sarandësa kalldrëmit të vjetër të Gjakovës,në qe dje, sot a ditëve të paardhura?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Kombëtarja zbret në fushë, pritet me brohorima nga publiku
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Përplasja Trump-BBC/ Si shpërtheu kriza dhe çfarë ndodh pas padisë së Trump?
BBC kërkoi falje për një dokumentar të Panorama-s, i cili kishte montuar së bashku dy pjesë të ndryshme të një fjalimi të Trumpit më 6 janar 2021, ditën kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, duke krijuar përshtypjen se ai kishte bërë thirrje për dhunë. Megjithatë, media ka refuzuar të paguajë kompensimin, shkruan A2.
Por, si shpërtheu kriza, si financohet dhe si drejtohet një prej mediave më prestigjoze dhe të ndjekura në botë… Skandali nisi nga rrjedhja e një memoje të brendshme nga një ish-këshilltar, i cili listonte, sipas tij, mangësi në mbulimin që BBC i kishte bërë Trump-it, luftës Izrael-Hamas dhe të drejtave transgjinore.
Memoja e Michael Prescott, ish-redaktor politik i “Sunday Times”, paraqiste një sërë gabimesh editoriale që, sipas tij, tregonin njëanshmëri sistemike majtas në BBC.
Prescott ka qenë këshilltar i jashtëm i Komitetit të Udhëzimeve Editoriale dhe Standardeve të BBC-së, që mbikëqyr mbulimin, zbatimin dhe ankesat. Memoja, dërguar bordit të BBC-së, u publikua nga “Daily Telegraph”, një gazetë e djathtë, dhe u shfrytëzua nga kritikët dhe rivalët që kundërshtojnë qasjen liberale dhe financimin publik të BBC-së.
U desh një javë që BBC të reagonte, gjë që krijoi përshtypjen e paralizës përballë një breshërie kritikash.
Korrespondentja e medias Katie Razzall dhe prezantuesi politik Nick Robinson thanë se kishte pasur një përplasje mes drejtuesve të lajmeve dhe bordit: të parët donin të kërkonin falje për montazhin e fjalimit të Trump-it, ndërsa bordi argumentonte se problemi ishte më i thellë dhe lidhej me njëanshmëri të institucionalizuar.
Robinson akuzoi anëtarin e bordit Robbie Gibb, zëdhënës i Theresa May kur ajo ishte kryeministre konservatore, se kishte pretenduar se BBC kishte mangësi sistemike. Gibb nuk komentoi.
Jon Sopel, ish-korrespondent i BBC në Amerikën e Veriut, tha në podcastin e tij se Gibb kishte ndjekur vetëm ankesat për anshmëri majtas në prodhimet e BBC-së, por kurrë ato të akuzuara si të djathta, siç pretendonte e majta në mbulimin e Izraelit.Zyra e shtypit e BBC-së nuk komentoi.
ÇFARË KA THËNË BBC?
Kryetari i BBC, Samir Shah, tha se ishte “fantastike” të pretendohej se një bord armiqësor kishte orkestruar dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe të shefes së lajmeve Deborah Turness.
Në një letër drejtuar ligjvënësve të hënën, Shah tha se BBC nuk kishte fshehur gabimet. Institucioni kishte publikuar korrigjime, kishte ndryshuar udhëzime dhe drejtues, dhe kishte marrë masa disiplinore kur ishte e nevojshme.Ai tha se memoja e Prescott jepte vetëm një pasqyrë të pjesshme të problemit, por shtoi se ai vetë kishte nisur një rishikim të bordit të standardeve shumë përpara se të merrte memon e Prescott.
Kryetari i Bordit të BBC, Samir Shah, tha: “Ne e marrim shumë seriozisht. Dua të them, ka probleme të vërteta këtu. Por, në një periudhë 3-vjeçare BBC në ka prodhuar qindra e qindra orë gazetarie të shkëlqyer në televizion, në audio, në internet. Ne kemi bërë dhe bëjmë një punë të shkëlqyer, por në mënyrë të pashmangshme bëjmë gabime. Dhe ato që ai ka identifikuar janë gabime, qoftë individuale, ose ato që tregojnë probleme themelore, të cilat ne i pranojmë. BBC financohet nga një tarifë licence e paguar nga të gjitha familjet që shohin televizor në Britani. Në vitin 2024/25, ajo solli 3,8 miliardë paundë, 5,1 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat komerciale e çuan totalin në 5.9 miliardë paund”.
Financimi i BBC-së detajohet në kartën mbretërore 10-vjeçare që skadon në 2027. Qeveria pritet të publikojë opsionet për modele të reja financimi deri në fund të këtij viti, pasi bëhet gjithnjë e më e vështirë të mbrohet tarifa e licencës në një kohë kur shumë shikues kalojnë në Netflix dhe platformat e tjera streaming.
Numri i atyre që paguajnë tarifën ka rënë vazhdimisht, 23.8 milionë vitin e kaluar, krahasuar me 25.3 milionë dy vite më parë.
BBC, mbetet media më e besuar dhe më e përdorur e lajmeve në Britanine e Madhe, sipas sondazheve.
Lajmet e saj arrijnë tek 67% e të rriturve në TV, radio dhe online, sipas Ofcom në korrik, megjithëse ky numër ka rënë me 11 pikë përqindje që prej 2019.
Një sondazh i shpejtë i YouGov të hënën tregoi se gjysma e të pyeturve besojnë se BBC është politikisht e njëanshme; ndarja bëhet sipas vijave partiake: 31% e konsiderojnë të një anshme majtas, e 19% djathtas.
Bordi me 14 anëtarë do të zgjedhë drejtorin e ri të përgjithshëm. Pesë nga anëtarët jo-ekzekutivë emërohen nga qeveria, përfshirë kryetarin.
Pretendentët për të zëvendësuar Tim Davie përfshijnë: Charlotte Moore, ish-shefe e përmbajtjes në BBC, aktualisht CEO e Left Bank Pictures dhe me rol drejtues në Sony Pictures Television. Jay Hunt, ish-drejtore e BBC One dhe ekzekutive në Channel 4 dhe Channel 5, tani drejtuese kreative për Evropën në Apple. Alex Mahon, ish-shefe e Channel 4, aktualisht në krye të një kompanie eventesh. Carolyn McCall, CEO e ITV. Jane Turton, drejtore e All3Media.
BBC nuk është e vetmja media e përfshirë në një përplasje ligjore me presidentin amerikan Donald Trump.
ABC Neës zgjidhi një padi për shpifje të ngritur nga Trump, duke rënë dakord të dhurojë 15 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të tij dhe të publikojë një deklaratë me të cilën shpreh keqardhje për komentet e bërë nga moderatori George Stephanopoulos.
Trump pretendoi në padinë e paraqitur në mars në një gjykatë federale në Florida se Stephanopoulos e kishte shpifur duke thënë se ai ishte shpallur përgjegjës për “përdhunim’’
Stephanopoulos i referohej çështjes civile të ngritur nga shkrimtarja E. Jean Carroll, e cila e akuzoi Trump-in për sulm seksual në një dyqan në Neë York në vitet ’90. Juria e shpalli Trump-in përgjegjës për shpifje dhe abuzim seksual, por jo për “përdhunim”, i cili sipas ligjit të Nju Jorkut është një akuzë e veçantë.
Trump i ka mohuar akuzat. Ai ka bërë apel ndaj vendimit, si edhe ndaj një padie tjetër të Carroll për të njëjtën ngjarje.
Gjykatësja Cecilia Altonaga kishte rrëzuar kërkesën fillestare të ABC për ta hedhur poshtë çështjen, megjithëse kjo nuk do të thotë se Trump do të fitonte.
Një zëdhënës i ABC News tha se rrjeti ishte i kënaqur që palët arritën një marrëveshje.
Në tetor, Trump paditi CBS me 10 miliardë dollarë, duke pretenduar se rrjeti kishte manipuluar intervistën me atëherë-kandidaten Harris për të “balancuar peshoren në favor të Partisë Demokratike” gjatë zgjedhjeve.
Sipas padisë, CBS transmetoi dy versione të intervistës me Harris ku ajo jepte përgjigje të ndryshme për të njëjtën pyetje mbi luftën Izrael-Hamas.
Trump pretendoi se montazhi i bërë nga CBS shkelte ligjin e Teksasit për Praktikat e Tregtisë Mashtruese.Avokatët e Trump nuk kanë reaguar ende.
Në janar 2023, Trump paditi Simon & Schuster në një gjykatë federale në Florida, duke akuzuar botuesin dhe autorin Bob Woodward për shkelje të të drejtave të autorit përmes “uzurpimit, manipulimit dhe shfrytëzimit sistematik” të incizimeve audio të intervistave me Trump. -
SPAK tha se i ka dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, Berisha: Mashtrime, s’ka ardhur fletëthirrje te pallati dhe PD!
Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet për faktin se nuk shkoi në SPAK pas thirrjes për krimin shtetëror të 21 janarit. Ndonëse Prokuroria e Posaçme ia ka dërguar fletëthirrjen në tre vende, në banesën e tij, në selinë e PD, dhe në Kuvend, kryedemokrati thotë se nuk ka marrë fletëthirrje. Berisha thotë se fletëthirrjen e ka marrë vetëm Taulant Balla në Kuvend.
“Për ju, dhe çdo gazetar tjetër, do t’u sugjeroja të mos e lejoni veten të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë shtuar në atë institucion në një seksion të PS. Unë nuk e kam rastin për ty konkretisht, pork am konstatruar një keqpërdorim, e thëem publikisht, mizor të gazetarëve nga këta individë të lidhur kokë e këmbë me krimin që më kujton keqpërdorimin që bënin seksionet e sigurimit të shtetit dikur ndaj personave të caktuar. E kam deklaruar, faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të gjykatës, Prokurorisë Speicale apo jo speciale. Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë. Së dyti, ata që e fusin veten për të krijuar dhe e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale të turpshme, as nuk kanë fytyrë, moral e ligj sepse posta kur niset ligji është dorëzohet. Atioj që i dorëzohet it ha i merret firma, e mora firmën. Dhe unë kudo, qoftë në seli, aty ku banoj kam njerëz të përgjegjshëm që kurrë nuk mund të ndodhë që të firmosin për një dokuemnt që adresohet tek punë dhe të mos ma japin. Po kjo i intereson Altin Troplinit që e shndërron atë institucion, u jep standartet e tij morale. Sa është sot data 17…më falni 14, nga 3 që pretendohet deri më 14, ai dokument mund të vinte pesë herë në zyrën time, në shtëpinë apo në parlament. Se janë institucione. Nuk ka as kurkund. E vetmja gjë që u bë kjo se duhej që lakejtë dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, madje edhe në studio të debatonin për ftesën nëse do shkoj apo jo, që të mbulonin super skandalin e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi:
Sali Berisha: Pse mund të marrësh ti të mirëfilltë mashtrimin që bën SKAP.
Gazetari: Kuvendi e ka pranuar?
Berisha: Pse se ka sjellë kuvendi
Gazetari: Se nuk e kemi pranuar ju.
Po kanë thënë këtë, janë mashtrues ordiner. Unë s’kam pranuar? Kujt ja kanë ofruar. Nëse këta thonë që ja dërguam dhe se pranoi, këta janë mashtrues ordiner, janë të pafytyrë. Unë kam tek pallati njerëz që marrin postën me firmë, unë kam njerëz në seli. A e kanë nis në 3 vend, pse del vetëm parlamenti i taulantit e paska marrë. Shiko çfarë veglash të shpifura, të turpshme.
Gazetari: Pse Berisha lejon këtë kakofoni në media. Të paraqiteshit sot
Unë respektoj ligjin, unë nuk merrem me trillime, me manipulime, unë respektoj ligjin, ata të cilët hyjnë në lojëra politike, janë njerëz të pafytyrë, që s’kanë moral, ligj, shkelmojnë mbi imitacionin kushtetues të SKAP-it të partisë, tregojnë se janë vegla të verbra, atë pyetje nuk mund ta bësh ti. Unë nuk marr njoftim nga media, institucionet e një shteti nuk funksionojnë me media. Media çdo ditë mund të japin lajm, pro s’ke asnjë obligim. Obligim ke kur ligji përcakton njoftimin. Kuvendi tregon lojën e turpshme. Selia nuk e ka marrë, pallati nuk e ka marrë, ka njerëz aty. Loja e turpshme e Troplinit që hyn në trupe të tilla, që një njeri ordiner nuk ja lejon vetes. Kaq banale.