Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
Tag: media
-

Faktori ndërkombëtar: Mungesa e medias së pavarur cenoi zgjedhjet, mbyllja e TikTok ‘rrëzon’ votimet
Një nga kriteret kyçe të Kartës së Kopenhagës, e cila përcakton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është e drejta e qytetarëve për t’u informuar siç duhet për alternativat politike para se të votojnë. Mungesa e medias së pavarur në Shqipëri si dhe politika e mbështetur te sharjet dhe jo te argumentet ishin problemet që vëzhguesit vunë re në zgjedhjet e së dielës. “Mbyllja e TikTok bie ndesh me standardet ndërkombëtare”, thotë raporti.
BIRN
Mungesa e një mjedisi të shëndetshëm mediatik për informim të larmishëm mbi ofertat zgjedhore për shqiptarët, mosfunksionimi i mekanizmave ligjorë që duhet të garantojnë ekzistencën e medias së pavarur dhe vendimi kontrovers i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të mbyllur rrjetin social Tiktok pak para nisjes së fushatës zgjedhore ishin disa nga problemet që cënuan standardet demokratike në zgjedhjet e së dielës dhe sollën raportin më kritik në shumë kohë nga faktori ndërkombëtar.
Raporti vëren me shqetësim praninë e financimeve me burime të paidentifikuara në disa media, kontrollin e reklamave për arsye politike, sulmet verbale dhe shpesh fizike të udhëheqësve politikë kundër gazetarëve dhe mungesën e aksesit të partive të vogla në media.
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit në zgjedhjet parlamentare, të cilat partia në pushtet, Partia Socialiste, i fitoi me shumicë të thjeshtë votash ndërsa ndarja e vendit në 12 qarqe elektorale i dha asaj avantazhin e shumicës parlamentare pothuajse të cilësuar, gjë që pritet të shkaktojë telashe shtesë për demokracinë shqiptare për shkak të mundësisë për ndryshim të njëanshëm të rregullave të lojës nga Rama në vitet në vijim.
Raporti i OSBE/ODIHR, i publikuar të hënën, vuri në dukje abuzimet me pushtetin shtetëror dhe me burimet shtetërore nga partia në pushtet si dhe frikësimin e votuesve prej ushtrisë së patronazhistëve si probleme që i bëjnë zgjedhjet “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare”, por një kritikë veçanërisht e fortë në raport ka të bëjë me median, lirinë për të përcjellë dhe për të marrë informacion si dhe cilësinë e informacionit të marrë.
“Pavarësia, larmishmëria dhe integriteti i lajmeve të disponueshme për votuesit gërryen nga varësia e shumicës së medias nga financimet jotransparente nga interesa politike apo të biznesit, të cilat shpesh mbështeten në kontrata publike,” thuhet në raport.
“Përqendrimi i pronësisë së medias cënon më tej pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshti me standardet ndërkombëtare,” vërejnë ekspertët e OSBE/ODIHR.
Mjedisi mediatik i një vendi duhet të ketë media të shumta me informacion të larmishëm, përfshirë informacion nga aktorët politikë apo shoqërorë që nuk i përkasin rrymave kryesore, gjë që në fakt në Shqipëri nuk gjendet. Mediat janë jo të pakta, nëse shikohet numri i televizioneve, por informacioni i dhënë në to nuk është i larmishëm, sepse është i njëjti informacion i dhënë në shumë media njëherësh.
“Raportimi i lajmeve shpesh zëvendësohet nga materiale të përgatitura nga trupat qeveritarë, gjë që minon integritetin editoria. Agjencia e Medias dhe Informimit, një agjenci nën varësinë e kryeministrit, centralizon dhe filtron informacionin e publikuar nga qeveria dhe institucionet publike,” thotë raporti.
“Për më tepër, gazetarët raportojnë se aksesi i tyre te përfaqësuesit e qeverisë, përfshirë kryeministrin, është në tkurrje, ku numri i konferencave për shtyp është pakësuar dhe gazetarët me raste ndalohen të marrin pjesë në aktivitete publike, në kundërshti kjo me standardet ndërkombëtare.”
Qeveria shqiptare ndalon gazetarët të kryejnë filmime të pavarura në aktivitete publike, të tilla si mitingjet elektorale të Ramës dhe të Partisë Socialiste, ku truprojat dhe stafi i kryeministrit pengojnë fizikisht përdorimin e celularëve apo mjeteve të tjera të regjistrimit video. Kjo e ka bërë “raportimin” mediatik të fushatës një teatër gjigand në të cilin qytetarët mund të shohin vetëm atë që kryeministri do, por në televizione dhe portale të ndryshme.
“Sipas shumicës së bashkëbiseduesve të ODIHR, pamjet nga fushata u ofruan nga partitë politike. Në televizionet e monitoruara nga ODIHR, asnjë nga këto raportime lajmesh nuk u shënua si të tilla, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor dhe për këtë nuk pati masa të ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.”
Raporti shënon me shqetësim raportimet se disa nga intervistat me kandidatët për zgjedhje të transmetuara në media të ndryshme kanë qenë në fakt të paguara, gjë që bie ndesh me ligjin.
“Pamjet e prodhuara nga garuesit në zgjedhje në lajme si dhe mbulimi me pagesë de facto është e barabartë me reklamat politike dhe dizavantazhon garuesit me më pak burime financiare,” vëren raporti.
Një nga problemet kyçe që duket se do të rrëzojnë zgjedhjet e së dielës ka të bëjë me vendimin e qeverisë për të mbyllur aksesin në rrjetin social Tik Tok pak javë para zgjedhjeve. Qeveria thotë se e mori vendimin për të luftuar bullizmin në shkolla, si pasojë e ngjarjes tragjike të vrasjes së një adoleshenti dhjetorin e kaluar, por shumë besojnë se ndalimi lidhet me fushatën elektorale, për shkak se Tik Tok, si media sociale e re, vlerëson përmbajtjen dhe i jep vizibilitet materialeve të prodhuara nga përdoruesit përkundrejt të ardhurave ndërsa mediat sociale të vjetra, si Facebook e Twitter, nuk i japin vizibilitet përmbajtjes së prodhuar nga, fjala vjen, kandidatët për deputetë, pasi janë biznese të maturuara dhe kërkojnë të sheshin reklama. Me pak fjalë, Tik Tok jep vizibilitet të cilin Facebook e të tjera nuk e japin.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave më 6 mars për të ndaluar përkohësisht aksesin në TikTok është i një ndalim i gjerë dhe i papërputhshëm me standardet ndërkombëtare,” thuhet në raport.
“Në finale, mjedisi kufizues mediatik dhe dështimi për të zbatuar kërkesat ligjore në mirëbesim i ndaloi votuesit nga marrja e informacionit të plotë, të pavarur dhe të larmishëm mbi garën zgjedhore,” thekson raporti.
-

PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD humbet një vend në Kuvend
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Deklaratë për media e FSHF në lidhje me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në mënyrë të rreme dhe pa asnjë bazë faktike se tifozët shqiptarë nga Kosova janë të përjashtuar nga ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe abuziv. FSHF i ka dërguar një komunikim zyrtar medias në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje formale.
Sqarojmë se procesi i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi do të kryhet përmes një sistemi transparent dhe të hapur për të gjithë tifozët, pa asnjë diskriminim apo përjashtim.
Aplikimi për bileta do të nisë më 15 maj, përmes një formulari elektronik që do të publikohet në faqen zyrtare të FSHF-së. Afati i aplikimit do të zgjasë dy javë dhe në fund të muajit maj do të zhvillohet një short kompjuterik, për të përzgjedhur tifozët që do të kenë të drejtën të blejnë biletat. Të përzgjedhurit do të njoftohen me email.
FSHF mbetet e përkushtuar ndaj një organizimi dinjitoz të ndeshjes dhe fton të gjithë tifozët shqiptarë, kudo që ndodhen, të ndjekin me besim komunikimet zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme.
Vazhdo leximin
-

Numërimi i votave të burgut të Fierit/ Kryeson Partia Socialiste , PD e ndjek në vend të dytë (shifrat)
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Vlorës/ Socialistët udhëheqin me 58.73 për qind, kryeson me 8 mandate, PD 4…
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë Dropull/ Ja cila parti kryeson me 1926 vota
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbyllet numërimi në Librazhd, kë votuan
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Zgjedhjet Parlamentare, media greke: Rama fitore dërrmuese, Berisha pretendon parregullsi
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë gjetur hapësirë raportimi edhe në Greqi. Mediat shkruajnë se Partia Socialiste ndodhet në avantazh, për t’u ndjekur në vend të dytë nga Partia Demokratike. ”To Vima” shkruan se Rama mbetet favoriti për të fituar, ”i forcuar pjesërisht nga një rrjet i fortë që ndërtoi gjatë më shumë se 12 viteve të tij në pushtet, por edhe nga një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe imazhit të tij kryesisht popullor jashtë vendit, Edi Rama nuk është përballur me probleme”, siç shprehet gazeta.
Duke theksuar premtimin e Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, media fqinje cilëson se e gjithë kjo tregon popullaritetin e Ramës pas një mandati të tretë të trazuar, nga ku u shënuan akuza për shtypje të opozitës dhe një sërë skandalesh korrupsioni. Për fjalimet e Berishës, ”To Vima” rishkruan se cilat janë akuzat e kryedemokratit ndaj qeverisë socialiste dhe masat që do ndërmerrte nëse arrin të fitojë këto zgjedhje.”Nga ana tjetër, kundërshtari i Ramës, Sali Berisha, foli për ”banda të cilat, me urdhër të Edi Ramës, mund të ndikojnë në rezultat” dhe deklaroi se ”asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion. Unë u garantoj të gjitha bandave se qeveria e Aleancës për një Shqipëri Madheshtore do t’i shpallë këto grupe terroriste dhe ato do të marrin dënimet maksimale si të tilla. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur me vendosmëri’, tha ndër të tjera Berisha, i cili kur u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve theksoi: ‘Të gjitha treguesit tregojnë një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë. Të gjitha treguesit”‘, shkruan media greke.
-

E humbte Martinez, Thuram, Arnautovic! Media italiane shkruan për Asllanin: Ligji i Agatha Christie flet për të, jo të gjithë dinë nga 11 metrat
Kristjan Asllani ka shënuar golin e dytë radhazi në Serinë A. Mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë sërish nga 11-metrat, këtë herë në ndeshjen kundër Torinos. Por në të dyja rastet, ekzekutimi i Asllanit ka qenë për t’u duartrokitur. Shumë i qetë, akull i ftohtë dhe më shumë klas, topi në njërin krahë dhe portieri në tjetrin.
Media italiane “Inter Neës” ka bërë një përshkrim të bukur të kësaj situate të fundit të Asllanit te Interi.”Interi zbuloi një lojtar që godet penalltinë mjaft mirë, Asllani. Shqiptari, në pasditen e shiut, shënoi penalltinë e dytë radhazi. Në Torino, ndëshkoi edhe një gjigant si Milinkovic Savic duke i dhënë një pjesë të dytë të qetë Interit. Dhe kjo nuk është një e dhënë e parëndësishme për Inzagi.
Në fakt, pa Calhanoglun nga 11 metrat, penalltitë i humbnin të gjithë, Martinez, Thuram, Arnautovic, ata dinë të bëjnë shumë gjëra të tjera, por nuk dinë të godasin si duhet një penallti. Dhe ja ku është Asllani, ligji i Agatha Christie thotë, një e dhënë është një e dhënë, dy të dhëna mund të jenë edhe rastësi, por tre pastaj janë prova”, shkruan media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ ?
