Tag: media

  • Detyrim paraqitje/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata

    Detyrim paraqitje/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Media serbe: Komentatori shqiptar këndoi kur u fitua penallti…

    Penalltia e Manajt dhe reagimi i Petroviç pati impaktin emocional të komentatorit shqiptar Alban Xhihani dhe homologëve serbë. Edhe ‘Sportiim.al’ pati një koment të këtij momenti aq delikat për fatet e këtij takimi të përfunduar 0-0.

    Media serbe ‘Kurir’ shkruan ndër të tjera:

    “Xhorxhe Petroviç u solli gëzim të madh të gjithëve në Serbi, duke e lënë komentatorin shqiptar në dëshpërim, dhe reagimi i tij para dhe pas penalltisë e tregon këtë.

    Konkretisht, shqiptari këndoi për herë të parë në transmetim kur Hysaj u rrëzua dhe ishte i bindur se kombëtarja e tij do të udhëhiqte. Megjithatë, pas reagimit fenomenal të Petroviç, komentatori shqiptar përsëriti i dëshpëruar vetëm dy fjalë – Manaj, jo, Manaj, jo.

    Vazhdo leximin

  • Nis pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri- Serbi

    Nis pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri- Serbi

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

    Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Krenari/ Media në Itali nxjerr formacionin e sezonit në Serie A, mbrojtja i përket lojtarëve shqiptarë 

    Krenari/ Media në Itali nxjerr formacionin e sezonit në Serie A, mbrojtja i përket lojtarëve shqiptarë 

    Serie A e ka mbyllur sezonin e saj, ndërsa edhe futbollistët shqiptarë që ishin pjesë e këtij aktiviteti, e mbyllin mes një bilanci që ndryshon nga njëri-tjetri. Por një vlerësim i fundit i ardhur nga media italiane “PrimeVideoSport” ishte një krenari e madhe për shqiptarët. 
    Në formacionin më të mirë të sezonit sipas tyre në Itali, qendra e mbrojtjes i përkiste shqiptarëve. Njëri i Shqipërisë dhe tjetri te Kosova, të dy shqiptarë, Berat Gjimshiti në njërin krahë dhe Amir Rrahmani në anën tjetër. /Sport Ekspres/

  • Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

    Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

    Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv turistik, pasi numri i vizitorëve të huaj në bregdetin e tij po rritet me shpejtësi marramendëse.
    “Shqipëria ka përjetuar një bum të vërtetë në industrinë e turizmit vitet e fundit, me hotele të reja që po hapen dhe plazhet me rërë që janë bërë të preferuarat e influencuesve në rrjetet sociale. Në vitin 2015, mbi tre milionë turistë vizituan Shqipërinë. Ky numër u rrit në katër milionë në 2017 dhe në gjashtë milionë në 2019. Pas pandemisë, shifrat janë rritur ndjeshëm – rreth 10 milionë persona vizituan vendin në vitin 2023, një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në destinacionin me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë, ndërkohë që qeveria shqiptare parashikon deri në 30 milionë vizitorë të huaj deri në vitin 2030”, shkruan media britanike.
    Në një krahasim me vende që regjistrojnë shifra tepër të larta vizitorësh, si Portugalia dhe Kroacia, “Express” vlerëson se trendi rritës i Shqipërisë “është një nivel më i lartë” sesa ai që aktualisht përjetojnë këto dy shtete europiane.
    “Shqipëria ka rritjen e tretë më të shpejtë të turizmit në botë, pas Katarit dhe Porto Rikos. Katari ka përjetuar një rritje prej 89% të turistëve nga viti 2019 në 2023, ndërsa Porto Riko ka parë një rritje prej 58% – pak më e lartë se ajo e Shqipërisë”, thuhet më tej.
    Sakaq, theksi vendoset edhe te fakti se një ndër investitorët e përfshirë në skenën turistike shqiptare është edhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij, Ivanka Trump, të cilët kanë marrë së fundmi miratimin për hotelin luksoz me vlerë 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit.
    Duke iu referuar gazetarit lokal nga Saranda, Uesli Didani, media britanike nënvizon se boom-i turistik ka sjellë disa problematike dhe është i vështirë për t’u menaxhuar.
    “Turizmi masiv ka rritur çmimet në zonat bregdetare, duke e bërë të papërballueshme qiranë dhe shërbimet për banorët”, ka thënë Didani për median britanike duke shtuar gjithashtu se banorët lokalë po përjashtohen nga tregu i pronave, ngjashëm me ato që po ndodhin në destinacione të ngjashme turistike si Majorka.
    “Shqipëria ka qenë prej kohësh një “thesar i fshehur” për turistët në Evropë, me atraksione si Syri i Kaltër – një burim natyror malor, teleferikun Dajti Ekspres që çon turistët në majë të malit, dhe Parkun Kombëtar të Butrintit – një zonë arkeologjike me shtresa të historisë helenistike dhe bizantine. Krahas këtyre, plazhet me rërë dhe resortet bregdetare të Shqipërisë, si dhe temperaturat e larta gjatë verës, e bëjnë vendin një destinacion shumë tërheqës për pushime”, përmbyll artikullin e saj “Express”.

  • Mediu: Kampet e refugjatëve, evropianët të shqetësuar, në Shqipëri media në shërbim të qeverisë nuk flet…

    Mediu: Kampet e refugjatëve, evropianët të shqetësuar, në Shqipëri media në shërbim të qeverisë nuk flet…

    I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

    Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën politike në vend dhe marrëveshjen e Ramës me Melonin.

    Fatmir Mediu: Unë jam pjesë e ICR dhe e kam ngritur si shqetësim këtë me përfaqësuesit e Melonit. Ne një nga panelet, drejtuesi i njohur i politikës britanike që drejtonte një panel diskutimi, ju drejtua drejtpërdrejt përfaqësuesit të Meloni dhe i tha, se ju po bëni një marrëveshje me një shtet i cili ka probleme me trafikun e drogës, një lloj narkoshteti, të korruptuar e të tjerë, kush janë efektet në raport me atë që bën për emigracionin për Italinë me efektet që krijon trafiku i drogës  edhe kjo lloj qasje në Shqipëri edhe me Italinë apo mbi Evropën dhe përgjigja ishte e thjeshte se ne e kemi si qëllim primar çështjen e emigracionit, sepse kjo që kemi bërë me Shqipërinë ka krijuar një lloj deternace, një lloj frenimi të emigracionit, sepse ne i themi atyre që ju domethënë në qoftë se do niseni do të përfundoni në Shqipëri, në një vend që nuk është Evropian, pra do përfundojnë në një vend të keq. Prandaj duhet të frenoheni se s’kemi për t’ju lënë për të hyrë në Evropë. Dhe ne e kemi pranuar këtë lloj qasje tonën, se do të jemi ai vendi ku mund t’i fusim frikën njerëzve për të mos ardhur në Shqipëri. Dhe për çudi nuk ka ndonjë reagim. Sepse edhe në raportin e ODHIR, media këtu është tërësisht e kontrolluar e cila i bën shërbimin qeverisë…

  • Po riatdhesohen! media gjermane: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Kosova e Shqipëria!

    Po riatdhesohen! media gjermane: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Kosova e Shqipëria!

    Foto ilustruese

    BERLIN- Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, “Welt” ka publikuar deklaratën e Günter Krings, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU, i cili ka bërë thirrje për shtimin e fluturimeve të tilla.
    “Kjo është më shumë sesa një simbol,”-tha ai për median “Welt”, duke shtuar se këto fluturime duhet të intensifikohen.
    “Ne kemi nevojë për më shumë fluturime dhe masa deportimi të tilla, sepse ligji i azilit ka dy anë: Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për të – por edhe të deportojmë ata që nuk kanë nevojë për këtë mbrojtje ose që e kanë humbur atë duke kryer akte dhune.”
    Po ashtu, zyrtari i lartë shtoi se: Ne gjithashtu duhet t’ua bëjmë të qartë njerëzve se ata që duhet dhe mund të largohen nga vendi, nuk ka përse të presin të njëjtin nivel mbështetjeje nga shteti gjerman.
    Një avion i nisur nga aeroporti Hannover-Langenhagen të hënën drejt Prishtinës dhe Tiranës, thuhet se transportonte rreth 70 persona të dëbuar, përfshirë dhe të dënuar për krime të ndryshme./ZËRI

  • Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

    Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

    Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

    Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt lajmit të kronikës së zezë, duke zhbiriluar në gjithçka, e duke rënduar apo shkatërruar familje të tëra, vetëm se duan të marrin klikime në rrjetet sociale.
    Në përgjithësi nuk ka asnjë kujdes nga disa media që japin gjithëfarë, kur nuk është e nevojshme. Shkrimi bën fjalë për disa raste në Kosovë, por e njëjta tablo mbetet edhe në mediat apo portalet e Shqipërisë. Edhe në Tiranë ka media kryesore që hapin lajmet me të tilla kronika, bile ka patur raste që një televizion dha me shumë se 7 minuta lajm se si u varë iksi apo se si ypsiloni theri fëmijët!

    Ja shkrimi që boton “Europa e Lirë”:
    Lajmin se nëna i ishte vrarë, e kishte mësuar nga mediat online.
    “E shihja lajmin në portale dhe nuk mund ta besoja”, kishte thënë Alaudin Haradini për Radion Evropa e Lirë (REL) më 25 mars, një ditë pasi nëna e tij ishte vrarë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
    Kjo pasi, pak pas vrasjes, media të ndryshme kishin publikuar identitetin e 42-vjeçares së vrarë.
    Edhe vëllai i Liridona Ademajt – gruas që ishte vrarë në nëntor të vitit 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës – thotë se ka pasur raste kur familjarët janë shqetësuar shkaku i raportimeve nga disa media.
    “Ka pasur disa pista hetimi që janë ngritur nga mediat të cilat kanë mundur të ngjallin disa pritshmëri apo edhe shqetësim momental”, thotë Leonard Ademaj për REL-in, por duke theksuar se, në përgjithësi, është i kënaqur me raportimin e bërë për rastin e vrasjes së motrës së tij.
    Por, këtë muaj, pas një rasti që u raportua në media si therje dhe vetëvrasje, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u bëri thirrje mediave që të kenë “kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm” kur raportohet për raste tragjike.
    Thirrjes iu bashkua edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar që të ruhet identiteti dhe privatësia e të përfshirëve në rast.
    Por, përveç shkeljes së privatësisë, Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social, është i shqetësuar edhe nga përmbajtja e përgjithshme e teksteve për rastet tragjike, si vrasjet dhe vetëvrasjet.
    “Publikohen katër-pesë lajme me nga pak informata për rastin, [me tituj si] ‘ja një shkrim që e ka lënë…’, ‘ja çfarë thonë familjarët’. Kam parë që mediat u kanë shkuar edhe në varrim. Nuk duhen shumë mend për ta ditur që kjo është gabim”, thotë Skeja për REL-in.
    Çfarë efekti kanë këto lajme?
    Lajmet e tilla kanë vetëm efekt negativ, sipas Skejës, i cili drejton qendrën telefonike vullnetare, Linja e Jetës, duke ofruar ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi.
    Ai thotë se shkelja e privatësisë i bën, pa dashje, të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre fytyra të njohura për publikun.
    “Nëse nesër unë shkoj te një punëdhënës, punëdhënësi do të ma kërkojë emrin në Google, edhe i del lajmi ‘Kjo është nëna e XY që është vetëvrarë”, dhe [punëdhënësi] krijon perceptime që mund të jenë të paqena, por që kanë ndikim direkt në jetën e këtyre personave”, thotë Skeja.
    Ai beson se situatën në Kosovë e bën edhe më problematike mënyra se si “tema e vetëvrasjeve është ende goxha e stigmatizuar”.
    Sipas Skejës, efekt edhe më problematik është ajo se “çfarë u bëjnë këto lajme personave që kanë mendime për vetëvrasje”.
    “Senzacionalizmi i rasteve dhe publikimi i detajeve të tepërta e të panevojshme mund t’ua krijojë përshtypjen njerëzve që veçse kanë mendime për vetëvrasje, që nuk ka shpëtim”, thotë ai.
    “Sepse vazhdimisht shohin në lajme njerëz që përfundojnë në vetëvrasje dhe kjo mund t’i shtyjë ata, që veçse kanë menduar të bëjnë vetëvrasje, ta përshpejtojnë planin ose të krijojnë ide të reja se si ta bëjnë”, shton Skeja.
    Një studim i publikuar në vitin 2020 nga hulumtues ndërkombëtarë të universiteteteve dhe institucioneve shëndetësore të ndryshme kishte gjetur se rreziku për vetëvrasje rritej për 13 për qind në periudhat kur mediat raportonin për vdekje të personave të famshëm nga vetëvrasjet.
    Ai studim gjeti edhe që në rastet kur publikohet edhe mënyra se si ishte kryer vetëvrasja, kishte rritje për 30 per qind të rasteve të vdekjeve nga po ajo metodë.
    Një efekt i ngjashëm është vërejtur edhe në Kosovë.
    “Kur fliten këto tema shumë në publik, ka më shumë thirrje drejt Linjës së Jetës”, thotë Skeja.
    Por, ai do të donte më shumë thirrje, pasi që vetëm ashtu mund “të baraspeshohet dëmi që bëhet prej raportimeve”. Problemi është, sipas tij, që mediat zakonisht nuk udhëzojnë lexuesit se ku mund të kërkojnë ndihmë.
    “Mediat flasin për vetëvrasje, por nuk u tregojnë njerëzve se ku të kërkojnë ndihmë. Njerëzit i lexojnë këto lajme dhe nuk e dinë se ekziston Linja e Jetës”, thotë Skeja.
    Çfarë s’duhet raportuar?
    Fernanda Camarena, ligjëruese e etikës në institutin për media Poynter, me seli në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se parim kyç për gazetarët e redaktorët do të duhej të ishte “minimizimi i dëmit”.
    “Si gazetarë, ne duhet ta mbajmë mend që prioritet e kemi audiencën dhe përmbushjen e misionit tonë gazetaresk”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
    Për të mos thelluar traumat, paragjykimet dhe nxitjen e rasteve të tjera të ngjashme, Camarena kujton parimet e organizatave të mëdha mediatike, si agjencia Associated Press, për të mos raportuar për vetëvrasjet, përveç kur “bëhet fjalë për një figurë publike, ndërhyn në jetën publike ose paraqet një interes të madh publik”.
    “Dhe, kur një lajm i tillë duhet të raportohet, ata kanë udhëzime që duhet t’i ndjekin”, thotë Camarena, që më parë ka shërbyer si menaxhere në ekipin e Standardeve dhe Praktikave të NBC News në SHBA.
    E, për çfarë udhëzime bëhet fjalë?
    Camarena thekson disa kryesore, si: të mos u jepet hapësira kryesore mediatike, të shmanget glorifikimi apo romantizimi i vetëvrasjes, të mos përshkruhen përpjekjet si “të dështuara” apo “të pasuksesshme”, në asnjë rrethanë të mos publikohen fotografi apo video nga vendi i ngjarjes, si imazhe të të vdekurit, shënime të lëna apo vendndodhja e saktë.
    Ajo gjithashtu sugjeron që, kur të është e mundur, të përfshihen histori të njerëzve që kanë vazhduar të jetojnë të lumtur, pas përpjekjeve për vetëvrasje.
    “Shkrimi i artikujve për trajtimin dhe rimëkëmbjen i tregon audiencës se ndihma ekziston”, thotë Camarena.
    Raportimin për rastet e tilla tragjike – pra për vrasje e vetëvrasje – Camarena e përshkruan si “test të vlerave thelbësore të organizatës mediatike”.
    “Statistikat nuk duhet ta diktojnë gjykimin editorial dhe redaksitë duhet ta përkufizojnë suksesin si më shumë sesa thjesht numër të klikimeve. A i shërbyem audiencës sonë dhe nevojave të saj? A i shërbyem të mirës publike?”, përfundon ajo.
    E, Skeja vlerëson se shumë media në Kosovë po dështojnë pikërisht në këtë pikë.
    “Arsyeja e vetme pse kjo [raportimi joetik] ndodh është puro kapitaliste. Këto lajme gjenerojnë klikime, sepse njerëzit e kanë një kureshtje morbide për të ditur se çfarë është duke ndodhur”, thotë Skeja.
    Raportet ditore të Policisë së Kosovës shpeshherë janë burime të lajmeve për rastet e dhunës.
    Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në prill të këtij viti kanë ndodhur gjashtë raste të vrasjeve.
    Të dhëna për numrin e vetëvrasjeve nuk ka, ndërsa janë raportuar 890 raste të dhunës në familje.
    Shkruar nga Doruntina Baftiu