Tag: mëdhenj

  • Pjesët e trupit që evolucioni nuk i shpjegon dot akoma

    Pjesët e trupit që evolucioni nuk i shpjegon dot akoma

    Testikujt e njeriut janë shumë më të vegjël, në përpjesëtim, se disa prej kushërinjve tanë primatë. Evolucioni mund të na tregojë pse. Por madhësia e pjesëve të tjera të trupit mbetet ende një mister.

    Trupi i njeriut është një makinë e ndërtuar nga pjesë të shumta, që nga detajet mikroskopike të qelizave tona deri te gjymtyrët, sytë, mëlçia dhe truri, të cilat janë montuar në mënyrë të ndërprerë gjatë katër miliardë viteve të historisë sonë.

    Megjithatë, shkencëtarët vazhdojnë të pyesin pse kemi evoluar në këtë formë të veçantë. Pse, për shembull, vetëm njerëzit kanë një mjekër? Dhe pse, në raport me peshën e trupit, testikujt e njeriut janë trefish më të mëdhenj se të gorillës, por vetëm një e pesta e atyre të shimpanzeve? Siç tregoj në librin tim të ri, “Pema e Jetës”, ende jemi në kërkim të përgjigjeve për shumë nga këto pyetje “pse”. Por jemi gjithashtu duke filluar të gjejmë disa përgjigje.

    Historia e evolucionit na tregon se si, duke filluar nga fillime të thjeshta, çdo specie u ndërtua, dhe kur çdo komponent që përbën një qenie të gjallë iu shtua planit të saj. Nëse ngjitemi në pemën evolucionare të jetës, ndjekim një shteg të përthyer që kalon përmes degëve gjithnjë e më të specializuara ku bën pjesë një specie.

    Ne njerëzit, për shembull, kemi qenë kafshë përpara se të bëheshim kurrizorë; gjitarë përpara se të evoluonim në primatë, e kështu me radhë.

    Grupet e specieve që ndajmë në secilën nga këto degë tregojnë rendin në të cilin u shfaqën pjesët tona trupore. Një trup dhe një zorrë (shpikje të degës së kafshëve) duhet të kenë ardhur përpara shtyllës kurrizore dhe gjymtyrëve (dega e kurrizorëve); qumështi dhe qimet (gjitarët) erdhën përpara thonjve të sheshtë (primatët).

    Ka një mënyrë për të studiuar pyetjen ndarëse të pse evoluuam secilën nga këto pjesë trupore, por funksionon vetëm nëse veçoria në fjalë ka evoluar më shumë se një herë në degë të ndryshme të pemës së jetës. Kjo përsëritje evolucioni quhet konvergjencë. Për biologët, ajo mund të jetë burim frustrimi, sepse na ngatërron në përcaktimin e lidhjeve ndërmjet specieve.

    Për shembull, dallëndyshet dhe mjelmazat u klasifikuan dikur si specie motra. Por tani e dimë nga analiza të ADN-së dhe krahasime të skeleteve se dallëndyshet janë në fakt më afër me bufat se me mjemazat.

    Madhësia ka rëndësi në evolucion

    Por evolucioni konvergjent bëhet i dobishëm kur e mendojmë si një lloj eksperimenti natyror. Madhësia e testikujve të primatëve është një shembull klasik. Meshkujt e rritur të kolobusit bardhezi të Abisinisë dhe makakëve bonet janë afërsisht të njëjtës madhësi. Por, si shimpanzetë, njerëzit dhe gorillat, këto majmunë të ngjashëm kanë testikuj shumë të ndryshëm. Tek kolobusi ata peshojnë vetëm 3 gramë. Tek makakët, në kontrast, arrijnë në 48 gramë.

    Mund të propozonim disa shpjegime të besueshme për këtë dallim. Testikujt e mëdhenj mund të jenë si bishti i palloit, jo veçanërisht të dobishëm, por tërheqës për femrat. Por ndoshta shpjegimi më i mundshëm lidhet me mënyrën se si ata çiftëzohen.

    Një mashkull kolobus konkurron ashpër për të pasur një harem femrash që çiftëzohen vetëm me të. Makakët, nga ana tjetër, jetojnë në grupe të qeta prej rreth 30 individësh, ku të gjithë çiftëzohen me të gjithë: meshkuj me shumë femra dhe femra me shumë meshkuj.

    Kolobusi mund të prodhojë një minimum të spermës, nëse një pikë është e mjaftueshme për të krijuar një bebe, pse të prodhosh më shumë? Por për një mashkull makak, konkurrenca për t’u riprodhuar ndodh në betejën midis spermës së tij dhe të meshkujve të tjerë që çiftëzuan para ose pas tij. Testikuj më të mëdhenj prodhojnë më shumë spermë, duke i dhënë atij një avantazh.

    Ky është një shpjegim i arsyeshëm, por a është i saktë? Këtu ndihmon konvergjenca.

    Nëse shohim në të gjithë degën e gjitarëve, gjejmë shumë grupe që kanë evoluar testikuj të madhësive të ndryshme. Në pothuajse të gjitha rastet, testikuj më të mëdhenj gjenden në specie më të prirura për sjellje promiskuoziteti, dhe më të vegjël në ato monogame.

    Një gorillë mashkull me testikuj të vegjël ka ekskluzivitet në harem. Shimpanzetë dhe bonobot me testikuj të mëdhenj janë jashtëzakonisht promiskuozë. Delfinët, ndërkohë, mund të kenë testikujt më të mëdhenj ndër gjitarët, deri në 4% të peshës trupore (ekuivalente me rreth 3 kg te njeriu!). Edhe pse jetesa seksuale e delfinëve të egër është e vështirë për t’u studiuar, delfinët spiner p.sh. përputhen me këtë model, duke marrë pjesë në rituale grupore të quajtura “wuzzle”.

    Falë vëzhgimeve të shumta të ofruara nga evolucioni konvergjent, kemi arritur të zbulojmë një lidhje të qëndrueshme midis madhësisë së testikujve dhe mënyrës së çiftëzimit në të gjithë gjitarët. Dhe për njerëzit, madhësia jonë është diku në mes, mund të mendoni ç’të doni për këtë!

    Po mjekra e njeriut?

    Mjekra e njeriut ka qenë terren pjellor për debat mes shkencëtarëve. Ashtu si me testikujt, ka gjashtë ose më shumë ide të mundshme për evolucionin e saj. Mund të ketë evoluar për të forcuar nofullën e një njeriu parahistorik që lufton. Ose për të theksuar madhështinë e mjekrës mashkullore. Apo ndoshta është thjesht një mbetje nga ushqimi i zbutur që solli gatimi, një cep i panevojshëm i fytyrës që mbeti nga dobësimi i nofullës.

    Por, intriguese është se, mjekra nuk gjendet te asnjë gjitar tjetër, madje as te neandertalët. Falë kësaj veçorie unike të homo sapiensëve, edhe pse kemi një sërë hipotezash të mundshme për qëllimin e saj evolucionar, për shkak të mungesës së konvergjencës nuk kemi asnjë mënyrë të qëndrueshme për t’i testuar ato. Disa pjesë të natyrës njerëzore mund të jenë të destinuara të mbeten mister përjetësisht. / BBC

  • ‘Qeveria po i shërben Vuçiçit’, Shehu akuza në Kuvend: Po ndërtojnë një Serbi të madhe në rajon

    ‘Qeveria po i shërben Vuçiçit’, Shehu akuza në Kuvend: Po ndërtojnë një Serbi të madhe në rajon

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, akuzoi mazhorancën për vendosjen e një “regjimi obskurantist” në Shqipëri, që sipas tij po minon themelet e demokracisë në vend. Shehu u shpreh se përpjekjet e qeverisë për të krijuar “tymnaja” për të fshehur të vërtetën janë të kota dhe se përgjegjësia për situatën aktuale është “e paimagjinueshme”.
    “Përgjegjësia e tyre është e madhe për shkatërrimin e sigurisë rajonale dhe për përpjekjen për të ndërtuar një Serbi të madhe e të re në rajonin tonë”, deklaroi ai.
    Deputeti demokrat theksoi se Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Berisha kanë qenë për vite mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe integrimit evropian të Ballkanit. Ai shtoi se qeveria aktuale ka rrënuar parimet themelore të stabilitetit dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
    “Këto marrëdhënie sot janë në nivelin më të keq historik, duke i bërë shërbimin më të madh Vuçiçit dhe Serbisë,” përfundoi Shehu.
    Shehu: 
    Këta vendosën një regjim obskurantist në Shqipëri i cili po shkatërron çdo bazë dhe çdo të demokracisë shqiptare.Sado përpiqen të krijojnë tymnaja, nuk munden, përgjegjësia e tyre është e paimagjinueshme, për atë që krijuan.Dhe përgjegjësia e tyre është e madhe edhe për shkatërrimin pikërisht të sigurisë rajonale, për shkatërrimin e rolit të Shqipërisë në rajon dhe për ndërtimin e një Serbie të madhe e të re në këtë rajonin tonë.
    Partia Demokratike dhe Berisha, kanë qenë në gjithë këto vite mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian të rajonit tonë dhe mbështetësit më të mëdhenj të stabilitetit të rajonit, i cili u shkatërrua tërësisht nga këta, nga ky narkoshtet që ngritën, duke rrënuar këto parime themelore dhe duke arritur që edhe marrëdhëniet tona me Kosovën në këto momente të jenë në nivelin më të keq historik të tyre, duke i bërë shërbimin më të madh Vuçiçit dhe Serbisë.

  • Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Messin dhe Ronaldon, ja pse nuk kam fituar sa ata

    Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Messin dhe Ronaldon, ja pse nuk kam fituar sa ata

    “Faleminderit tifozëve që më duan, por kam bërë një zgjedhje të gabuar për tipin e klubit”. Kështu u shpreh Mario Balotelli, ende nën kontratë me Genoa, por i përjashtuar prej muajsh nga projekti i skuadrës në fjalë. Në vitin 2025 nuk ka zbritur asnjëherë në fushë. Për të ardhmen, Balotelli thotë:
    “Është e vështirë të luaj sërish në Itali apo në Europë. A kam ndonjë ide ndryshe? Po, Amerika. Do të luaj edhe dy apo tri vite përpara se të tërhiqem nga futbolli. Do të jetë një tronditje fizike, por gjithçka që rrotullohet rreth futbollit nuk do të më mungojë”.
    Balotelli e pranon se nuk e ka arritur nivelin e yjeve më të mëdhenj, por jo për shkak të talentit: “Nuk kam asgjë për t’i pasur zili Messit apo Ronaldos. Pse Ronaldo ka fituar 5 ‘Topa të Artë’ dhe unë jo? Sepse ai bëhet copash në stërvitje, ndërsa unë jo”.
    Për marrëdhënien me Mourinho: “Unë dhe Jose ishim dy kokëfortë, kjo dihet. Sidoqoftë, për nga karakteri ai është edhe më i keq se unë”.
    Për faullin më të keq të pësuar në karrierë: “Nga Totti. I shkrova: pse më godite? Dhe ai më tha: sa keq që nuk të qëllova mirë”.
    Për dështimin e Italisë në Botërorin 2014:“Unë, i vetmi fajtor? Futbolli luhet me 11 lojtarë. Ka plot që duken të mëdhenj, por fshihen lehtë…”
    Për ofendimet raciste që ka përjetuar gjatë karrierës, gazetarja Fagnani i kujtoi një rast në Romë (Ponte Milvio), kur dy persona i hodhën banane. Balotelli shtoi: “Nuk besoj se do ta bëjnë më, besoj se e mbajnë mend”. Dhe kur u pyet nëse i kishte rrahur, tha: “Jo…”

  • “Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër”

    “Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër”

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Kaja Kallas vlerëson Shqipërinë: Ka bërë hapa të mëdhenj, do të vazhdojmë më zgjerimin

    Kaja Kallas vlerëson Shqipërinë: Ka bërë hapa të mëdhenj, do të vazhdojmë më zgjerimin

    Zgjerimi i unionit dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor ishte një nga tre çështjet kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të bashkimit europian sot në Luxemburg.
    Shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas nënvizoi progresin që Shqipëria dhe Mali I I zi kanë bërë në veçanti.
    “Procesi i zgjerimit është tejet i rëndësishëm dhe ne duhet të vazhdojmë përpara me këtë projekt. Shikojmë Shqipërinë dhe Malin e Zi që po bëjnë hapa të mëdhenj dhe reforma shumë të mira dhe shpresojmë që shpejt të shikojmë sukses”, u shpreh Kallas.

    E pyetur nga gazetarët nëse duhet të shqetësohemi për tensionet në rritje për shkak të situatës gjeopolitike në rajon, Kallas tha se zgjidhja më e mirë është integrimi I të gjitha vendeve në BE.
    “Në Ballkanin Perëndimor në gjithnjë duhet të shqetësohemi për tensionet në rritje dhe prandaj duhet të punojmë për ti ulur ato. Unë mendoj që mënra më e mirë për të vepruar në rajon është që ti kemi të gjithë pjesë të Bashkimit europian”, tha Kallas.
    Kryediplomatja europiane foli për krizën institucionale në Bosnjë e Hercegovinë si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Për të dyja rastet tha se qëllimi përfundimtar është integrimi në bllok.

  • “Ndotësit më të mëdhenj të rrjeteve sociale, burrat”, Rama: Pa gratë s’e mbyllnim dot TikTok-un, na mbështetën 100 %

    “Ndotësit më të mëdhenj të rrjeteve sociale, burrat”, Rama: Pa gratë s’e mbyllnim dot TikTok-un, na mbështetën 100 %

    Kryeministri Edi Rama se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëset më të mëdha për mbylljen e TikTok.
    “Nuk e di nëse do të kishim arritur të mbyllim Tiktok dhe të merrnin në mbrojtje fëmijët tanë nga ato kanosje pa ndjeshmërinë e posaçme të nënave të nxënësve dhe njëkohësisht të grave dhe vajzave mësuese, të cilat përbëjnë 80 përqind të trupës kombëtare mësimore. Por ajo që di është se mbështetja e tyre për idenë e mbylljes së asaj platforme ishte thuajse 100 përqind, ndërkohë që e burrave jo dhe aq. Di se ndotësit më të mëdhenj të rrjeteve sociale nuk janë gratë dhe vajzat, por tjetërkush. Ashtu sikundër dhe ndotësit më të mëdhenj të gjithë bexhelisit të debatit publik e mediatik i përkasin botës mashkullore. Çfarë thashë dhe çfarë mund të thuhet pët gratë dhe vajzat në raport me burimet e problemet tona sociale, tregon sesa më shumë shoqëria ta pranojë dhe mbështesë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, aq më mirë është edhe për burrat pa diskutim. Njohja, mbështetja dhe promovimi i këtij potenciali nga PS si forca më e madhe e shqiptarëve, ka rëndësi të posaçme për të adresuar problemet ende jo të paktë dhe jo të vogla të botës së grave në tërësi në botën shqiptare”, u shpreh Rama.

  • “Donin të prishnin prova”, gazetari skanon sulmin ndaj SPAK: Ishin dosjet e peshqve të mëdhenj

    “Donin të prishnin prova”, gazetari skanon sulmin ndaj SPAK: Ishin dosjet e peshqve të mëdhenj

    Gazetari Poli Hoxha teksa skanonte sulmin kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se qëllimi final ka qenë prishja e provave të dosjeve të “peshqve të mëdhenj” të politikës dhe oligarkisë.
    Sipas tij një nga tre prokurorët e SPAK, të cilëve u janë vjedhur të dhënat e e-maileve personale, ka qenë duke hetuar ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverinë Rama, Damian Gjiknuri.
    “Ato kanë vlerë e-mailet se është përdorur si metodë pune në SPAK sidomos me grupet e BKH, të cilat njoftojnë me e-mail që bëmë këto hapa, Polin e kemi në vëzhgim, me tjetrin kështu. Ka elementë të rëndësishëm të hetimit, që për ata që i disponojnë do shërbenin për të marrë masa. Pra çështja është të prishësh prova në kohën e duhur, të marrësh informacionin në kohën e duhur, të kapësh dëshmitarët e mundshëm në kohën e duhur, të fshehësh paratë, letrat etj… Dosjet, të dyja janë që janë marrë si fillim peshq të mëdhenj. Se janë dy zonja dhe një prokuror”, zbuloi Poli Hoxha në “Off the Record”.

  • “BoxRec” rendit dhjetë boksierët më të mirë të historisë, në listë mungojnë Tajson e Foreman e të tjerë “yje”

    “BoxRec” rendit dhjetë boksierët më të mirë të historisë, në listë mungojnë Tajson e Foreman e të tjerë “yje”

    Adriatik BALLA
    Përfshirja ose jo në një listë të më të mirëve në çfarëdolloj sporti, sidomos kur zgjedh tre më të mirët, pesë më të mirët apo dhjetë më të mirët, gjithmonë shoqëorhet me debat dhe sidomos kjo bëhet evidente në sportet individuale, ku ka shumë rivalitet. Padyshim që boksi, i cilësuar edhe si sporti më i vështirë e ndoshta më i bukuri ( edhe pse i vrazhdë), e shton këtë dozë rivaliteti dhe trajtese. Media të ndryshme dhe kompani të ndryshme që kanë tentuar të bëjnë seleksionime e përllogaritje të tilla kanë dështuar pasi në opinion debatet kanë qenë të forta. Këto debate lidhen sa me numrin e ndeshjeve, numrin e trofeve, rekordet e moshës, numrin e statistikave të veçanta etj, duke e bërë përzgjedhjen gjithmonë një mollë sherri.
    Ndërkohë, top-10 bokserët më të mëdhenj të pound-for-pound të të gjitha kohërave janë emëruar dhe renditur, por me disa emra të mëdhenj që mungojnë e nuk janë të paktë pasi flasim për emra si Foreman, Xheo Frazier, Holifild, Lenoks Ljuis, vëllezërit Klitçko e shumë të tjerë. “BoxRec” ka emëruar dhe renditur 10 boksierët më të mëdhenj në histori. Pavarësisht se ka qenë në kopertinën e botimit, Majk Tajsonn është lënë jashtë listës së të 10 më të mëdhenjve. Tajson është ende kampioni më i ri i botës në peshën e rëndë, duke fituar titullin WBC kundër Trevor Berbik, kur ishte vetëm 20 vjeç e 4 muaj. Por arritja e tij nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë atij një vend në këtë listë. Megjithatë, legjendat e peshës së rëndë Muhamad Ali, Xheo Luis dhe Xhek Dempsi janë ndër të 10 më të mirët. Ali, kampion tre herë i botës në peshën e rëndë, renditet i dhjeti, ndërsa Luis dhe Dempsi renditen në pozitën e gjashtë dhe katër përkatësisht. Toni Kanzoneri renditet i nënti, pasi ka luftuar për tituj kampionati midis kategorive bantamweight dhe light-welterweight. Kanadezi Sam Langford hyn në listë në vendin e tetë pas karrierës së tij të shkëlqyer.
    Ai konsiderohet nga shumë kritikë boksi si një nga bokserët më të mëdhenj të historisë. Pas tij vjen Miki Uulker, i cili renditet në vendin e shtatë. Ai mbajti statusin e padiskutueshëm si kampion në peshën ëelter dhe mesme në momente të ndryshme të karrierës së tij. Xhoe Luis sundoi si kampion i botës në peshën e rëndë nga viti 1937 deri në pensionimin e tij të parë në vitin 1949. Ai renditet i gjashti. Beni Leonard, Xhek Dempsi dhe Henry Greb janë renditur të pestë, të katërt dhe të tretë përkatësisht. Leonard mbajti titullin kampion bote në peshën e lehtë për tetë vjet, ndërsa Dempsi mbajti titullin kampion bote në peshën e rëndë nga viti 1919 deri në 1926. Sa i përket Greb, ai ka luftuar 298 herë dhe ka qenë kampion bote në peshën mesatare nga 1923 deri në 1926. Në vendin e dytë është Henry Armstrong, i njohur për faktin se është bokseri i vetëm që ka mbajtur tituj bote në tre kategori (featherweight, lightweight dhe welterweight). Sugar Ray Robinson kryeson listën, pasi ka pasur një karrierë legjendare. Ai njihet gjerësisht si bokseri më i madh i të gjitha kohërave.
     
    BoxRec – 10 bokserët më të mëdhenj të të gjitha kohërave:
    1 – Sugar Ray Robinson
    2 – Henry Armstrong
    3 – Henry Greb
    4 – Xhek Dempsi
    5 – Beni Leonard
    6 – Xhoe Luis
    7 – Miki Ualker
    8 – Sam Langford
    9 – Toi Kanzoneri
    10 – Muhamad Ali

  • Dembele karikon PSG: Në momentet vendimtare lojtarët e mëdhenj bëjnë diferencën

    Dembele karikon PSG: Në momentet vendimtare lojtarët e mëdhenj bëjnë diferencën

    32 gola dhe 7 asistime janë shifrat e deritanishme të këtij sezoni që tregojnë  transformimin mbresëlënës të Ousmane Dembélé. Sulmuesi i PSG-së po e konfirmon nga ndeshja në ndeshje formën e tij të shkëlqyer, në një sezon ku parizienët janë pranë titullit të 15-të kampion në histori.
    Kurorëzimi si kampion i Francës mund të zyrtarizohet këtë të shtunë, gjatë ndeshjes kundër Angers në “Parc des Princes”. Lojtarëve të Luis Enrique do t’u duhet vetëm një barazim për t’u kurorëzuar kampionë para tifozëve të tyre. Në prag të kësaj feste të madhe, Dembele shprehet gati për këtë fundsezon të zjarrtë.
    “Ne jemi pranë fitimit të titullit, por do të qëndrojmë të fokusuar pasi sezoni nuk ka përfunduar ende. Përpara kemi edhe Champions League, që është objektivi kryesor i sezonit. Gjithsesi, çdo hap duhet hedhur me kujdes, pasi ndeshjet duhen marrë një e nga një, pa anashkaluar asnjë detaj”, tha Dembele
    Ndeshjet në Champions do të luhen më 9 prill në Paris dhe më 15 prill në Birmingham. Një sukses në Champions mund t’i sjellë francezit edhe Topin   e Artë. “Do të ishte fantastike, por aty ka shumë konkurrencë. Kudo ka. Tani duhet të qëndrojmë të fokusuar sepse në momente lojtarë të mëdhenj bëjnë diferencën”, tha Dembele.