Tag: mëdhenj

  • “Për ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë

    “Për ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon momentet e shembjes së një ndërtese pa leje në qytetin e Vlorës, duke e shoqëruar me një mesazh për ata që dyshojnë në zbatimin e ligjit ndaj shkelësve të mëdhenj.
    Rama thekson se kjo ndërhyrje nuk është as rasti i parë dhe as i fundit, ndërsa paralajmëron masa të reja që synojnë të godasin ndërtimet e paligjshme dhe abuzimet me hapësirat publike.
    ”Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit
    Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve’‘, shkruan Rama.

  • ”Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë: Masat e reja…

    ”Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”, Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë: Masat e reja…

    ”Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit
    Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve’‘, shkruan Rama.

  • Ku kanë lindur Vezirët e Mëdhenj të Perandorisë Otomane

    Ku kanë lindur Vezirët e Mëdhenj të Perandorisë Otomane

    Ku kanë lindur Vezirët e Mëdhenj (praktikisht kryeministrat) e Perandorisë Otomane? Bazuar në hartën më lart, numërojmë:  9 te sigurte nga Shqiperia plus 15 qe mund te jene nga te gjitha trojet etnike edhe ato jashte Shqiperise.

    Pervec ketyre jane edhe 3 nga Kosova, 5 nga Maqedonia. Nuk e di nese te gjithe shqiptare.Per nga raporti me popullsine, eshte e qarte se shqiptaret, qe ishin nje pakice e vogel ne Perandori Otomane, kane prodhuar nje numer shume te madh udheheqesish shtetërorë të saj.Nuk do te perjashtoja ndonje shqiptar edhe nga Veziret e Medhenj te dale nga Greqia. E madje edhe nga Turqia vete.

    Per ta kuptuar harten, ajo tregon me ngjyre te kuqerremte Veziret e Medhenj qe u dihet vendlindja, me te kuqe, ata qe u merret me mend nga etnia, si dhe me te kuqe te zbehte ata per te cilet ka teori te ndryshme te debatueshme. (ruben.avxhiu

  • Tre nga pesë gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave ishin iliro-shqiptar

    Tre nga pesë gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave ishin iliro-shqiptar

    Teknologjia në ditët e sotme është bërë shumë e zhvilluar sa që mundesh të shikosh gjithçka që ndodh në rruzullin e madh tokësor . Por edhe ata që e krijuan interneyin dhe teknologjinë moderne dhe të gjitha rrjetet sociale , e kanë ditur se do të ketë shumë përparësi . Njëra nga këto përparësi është edhe mësimi i historisë që nuk është e shtrembëruar .

    Në ditët e sotme është duke qarkulluar një lajm i cili po bën bujë në rrjetet sociale dhe në portalet e ndryshme . Titulli i këtij lajmi vshtë kështu : “Pesë gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave , mes tyre edhe një shqiptar” .

    Portali SiliconIndia ka bërë një renditje të pesë gjeneralëve ushtarakë më të mëdhenj të të gjithë kohërave . Mes tyre është edhe Skënderbeu , që mban vendin e katërt . Nga kjo mund të them se gjenerali ynë Gjergj Kastrioti ishte babai dhe profeti i kombit shqiptar por edhe mbrojtësi i madh i Evropës .

    Pesë gjeneralët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave janë : Aleksandri i Math , Napoleon Bonaparta , Genghis Khan , Gjergj Kastrioti dhe Atila i Hunëve . Tani do ua tregoj qëllimin e këtij shkrimi , që për shumë është për të thënë se kush janë pesë gjeneralët më të mëdhenj .

    Qëllimi i këtij shkrimi është të tregohet se nuk ka qenë vetëm një gjeneral që ka pasur origjinë shqiptare , por ka edhe më shumë nga ata gjeneralë , që e kanë origjinën shqiptare , ose iliro-arbërore .

    Nuk është vetëm Skënderbeu që ka origjinë shqiptare tek pesë gjeneralët më të mëdhenj . Por janë edhe dy të tjerë , të cilët e kanë origjinën e lashtë iliro-shqiptare . Ata janë edhe : Aleksandri i Math apo Leka Ilir dhe Napoleon Bonaparta . Tani erdhi edhe koha , që të shpalosen të vërtetat .

    Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane , Aleksandri i Madh , konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave . Ai ishte frymëzim për të tjera pushtime të mevonshme por gjithashtu edhe ai kishte pushtuar gjysmën e botës . Por ai nuk ishte maqedonas , ai ishte tërësisht ilir . Pasi që i dërgoi një letër shkodranëve , ai shkruante aty që kishte lindur në një tokë ilire dhe ishte pinjoll i popujve ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë . Letrën e tij drejtuar shkodranëve e kishte zbuluar studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin .

    Tjetri që ishte me farë shqiptare ishte edhe Napoleon Bonaparta që njihet edhe si një strateg i madh i Francës . Në fakt ai ishte shqiptar . Nëna e tij ishte shqiptare me origjinë nga Arbëreshët e Italisë .

    Ushtarët e tij e kishin pyetur Napoleonin se cila gjuhë është gjuha , që fliste ai , pasi që ai kishte folur një gjuhë që askush nuk kishte njohuri për të . Pastaj Napoleoni i kishte thënë edhe ushtarëve të vet , se gjuha që fliste ai është “gjuha e nënës” , pra ajo Shqipe .

    Dhe ai që konsiderohet nga e gjithë bota si prirësi dhe ndoshta edhe ideatori i Bashkimit Evropian ishte Gjergj Kastrioti ynë , i cili që në moshën 5 vjeçare , ishte rritur nën frymën osmano-islamike dhe për 25 vjet e largoi Shqipërinë nga pushtimi osmane .

  • Dy austriakët e mëdhenj me origjinë arbërore

    Dy austriakët e mëdhenj me origjinë arbërore

    KARL GHEGA DHE ALEKSANDËR MOISIU

    Dy arbërorët e mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyera në Austri dhe në mbarë Botën: Karl Ghega la gjurmë në fushën inxhinierisë, dhe Aleksandër Moisiu në atë të aktrimit.

    Në lidhje me këtë do ta nënvizoj një gjë këtu: kur dramaturgu, mjeku dhe shkrimtari Friedrich Wallisch kishte mbajt një leksion me Temën më të dashur të tij mbi historinë e popullit shqiptar (Ö.i.Z.1928), të pranishmëve në sallë i kishte bërë pyetje retorike mbi prejardhjen e këtyre dy personaliteteve mbikohore.

    „Të dashur zonja dhe zotërinj , e dini se nga e ka origjinën Aleksandër Moisiu? Të gjithë të pranishmit ngrinin supet duke mos ditur prejardhjen e tij të vërtetë.

    „Aleksandër Moisiu ishte një arbëror. E keni ditur këtë ,nuk besoj se po“, ishte përgjigjja e tij.

    A e dini se kush e ndërtoi hekurudhën Semmering? Karl Ghega u përgjigjen, plotësisht e saktë.

    Por ,a e dini të dashur zonja dhe zotërinj se prej nga e ka origjinën ky gjeniu Ghega?

    „Edhe ai ishte me origjinë arbërore…”

  • Arti i luftës / Nga mongolët tek mamlukët, nga legjionet romake tek apashët

    Arti i luftës / Nga mongolët tek mamlukët, nga legjionet romake tek apashët

    Aztekët

    Aztecs ishin ushtarë të famshëm dhe të pamëshirshëm në betejë. Ata visheshin zakonisht si kafshë, si shqiponja apo xhaguarë. Përdornin armë mjaft primitive, si shkopinj dhe harqe, por me efektivitet të madh. “Të qethurit” (Cuachicqueh) ishin luftëtarët më të mëdhenj, dhe sapo mbërrinte armiku, ata betoheshin se nuk do të bënin asnjë hap prapa. Ata u mundën përfundimisht nga spanjollët me armë shumë më moderne, por aztekët ishin një perandori e madhe, kryesisht për shkak të luftëtarëve të tyre të mëdhenj.

    Mongolët

    Mongolët janë konsideruar si barbarë dhe të egër. Ata dominuan Evropën me Azinë dhe ishin më të famshëm për kalërimin, të udhëhequr nga një prej komandantëve më të mëdhenj ushtarakë në histori, Genghis Kahni. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe mjeshtra të përdorimit të harkut dhe shigjetë, ndërsa kalëronin. Ata përdornin një hark me shigjeta që mund të shponte tejpërtej mburojat, dhe ishin gjithashtu mjaft të mirë me heshta. Mongolët ishin mjeshtra të luftës psikologjike dhe kërcënimeve, dhe ndërtuan një nga perandoritë më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota.

    Mamlukët

    Një mamluk ishte një ushtar-skllav, i cili konvertohej në Islam dhe u shërbente kalifëve myslimanë, si dhe sulltanë Ajubidë gjatë Mesjetës. Me kalimin e kohës, u bënë një kastë e fuqishme ushtarake, që shpesh mposhtnin edhe kryqtarët. Në më shumë se një rast, ata morën pushtetin për veten e tyre; për shembull, sunduan në Egjipt me Sulltanatin e Mamlukëve, në periudhën 1250-1517. Pasi Mamlukët ishin konvertuar në Islam, shumë prej tyre u stërvitën si ushtarë të kalorësisë. Mamlukët ndiqnin diktatet e furusijas, një kod që përfshinte vlera të tilla si guximi dhe bujaria, por edhe taktika kalorësie, gjuajtjes me hark dhe trajtimi të plagëve, etj.

    Legjionet romake

    Shtylla kurrizore e ushtrisë romake, që çoi në ndërtimin e një perandorie, e cila ishte e pakrahasueshme në aspektin e madhësisë dhe fuqisë. Ata ishin këmbësori zakonisht të rënda me armaturë dhe një mburojë modeluar sipas grekëve të lashtë. Ata ishin mjeshtra të shpatës dhe shtizës, që i kombinonin me një mburojë. Legjionet romake përbëheshin nga ushtarët më të shëndetshëm e të pasur, që mund të përballonin prodhimin dhe mbajtjen e armëve dhe mburojave më cilësore. Ishin të disiplinuar, të mirë-armatosur, dhe kishin strategji të madhe, e cila vazhdoi përtej perandorisë së tyre.

    Apashët

    Apashët ishin si ninxhat e Amerikës. Ata i përvidheshin nga pas kundërshtarit dhe i prisnin fytin, pa e kuptuar fare. Ato përdornin armë primitive të bëra kryesisht nga druri dhe kockat. Ishin edhe luftëtarët më të mëdhenj me thikë që ka parë bota, dhe ishin shumë të mirë me topuz dhe hedhje sëpate. Apashët terrorizuan jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, madje edhe ushtria kishte probleme që t’i mundte. Ishin luftëtarë që godisnin dhe largoheshin me shpejtësi, dhe pasardhësit e tyre u mësojnë forcave speciale të kohëve të sotme, luftimin trup më trup.

    Samurajët

    Samurajët ishin kalorësit e Japonisë dhe zotërit e katanas. Ata ishin ushtarë të armatosur rëndë, të mbuluar me armaturë dhe të gatshëm të vdisnin për zotërinjtë e tyre. Ata vërvisnin shpatat më të mprehta që ka parë ndonjëherë bota, dhe ajo mund të të ndante fare kollaj më dysh. Ata ishin gjithashtu mjeshtra të Yumit (harkut), dhe ishin ndër luftëtarët më të mirë të botës së lashtë. Samurajët ishin si ushtarë profesionistë dhe stërviteshin fort, e luftonin duke ditur se në lojë ishte nderi i tyre. Për shkak të zakoneve të tyre të dhunshme, fshatarët shpejt u hodhën kundër tyre, dhe kështu lindën ninxhat.

    Ninxhat

    Ninxhat ishin zotërit e shpejtësisë dhe sabotimit. Ata ishin fillimisht fshatarë të stërvitur për të mposhtur samurajët plaçkitës, por në fund u bënë vrasësit legjendarë, që shumica e njerëzve njohin sot. Ata janë të njohur për përdorimin e një shpate si Kanata, yjet e ninxhave, dhe kusarigamat. Ninxhat janë të njohur si luftëtarë të shpejtë, hije të natës. Ishin shumë të fortë edhe në artet marciale, dhe i nënshtroheshin një stërvitjeje shumë të rreptë.

    Vikingët

    Vikingët – tmerri i Evropës. Luftëtarët më të frikshëm të botës së lashtë. Ata terrorizuan Evropën me bastisjet dhe grabitjen e tyre. Ishin të egër në luftë dhe përdornin armë që u shkonin për shtat. Ata ishin trupmëdhenj dhe i përdornin mrekullisht sëpatat, shpata, shtizat në pushtimin e qyteteve. Edhe feja e tyre ishte e përqëndruar përreth luftës dhe ata besonin se kur vdisnin në betejë duke luftuar, shkonin dhe luftonin sërish në një betejë të pafundme. Ata ishin gjithcka që do të donit të kishte një ushtar dhe e vërtetonin këtë duke rrafshuar të gjithë që u dilnin përpara. Në anën tjetër, ata ishin gjithashtu tregtarë shumë të mirë, kështu që i sollën shumë gjëra të mira Evropës.

    Spartanët

    Mendonit që ata do të ishin numri 1? Kultura spartane ishte vetëm për luftën dhe burrat stërviteshin për luftë gjithë jetën. Ata kishin një thënie: “Kthehu me mburojë, ose mbi të”, që do të thotë mos u kthe gjallë nëse nuk ke fituar. Ishin ndër luftëtarët më të fortë që ka parë bota, dhe u bënë të famshëm për qëndrimin e tyre përfundimtar në Betejën e Termopileve. Ishin mjeshtëra të mburojës dhe shtizës, gjë që u kopjua më vonë nga shumë ushtri të tjera.

    Kalorësit

    Kalorësit ishin luftëtarët e mëdhenj të veshur me armaturë nga koka tek këmbët. Luftëtari i Europës feudale, mbrojtësi i mbretërve. Ishin luftëtarët më të pasur e më të stërvitur, dhe kishin armaturën, armët dhe kuajt për të kryer punë. Ishin ndër luftëtarët më të fortë në histori. Ishin shumë efikase dhe ishin ushtarë që stërviteshin gjithë jetën. Arsyeja përse renditen të parët në vend të spartanëve, është se ata silleshin edhe në një mënyrë morale. Kalorësit ishin shembulli i përsosur i luftëtarit dhe xhentëllmenit. /www.bota.al

  • “I dyti në histori pas Altin Haxhit”! CSKA zyrtarizon 19-vjeçarin e Vllaznisë: Kemi marrë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar

    “I dyti në histori pas Altin Haxhit”! CSKA zyrtarizon 19-vjeçarin e Vllaznisë: Kemi marrë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar

    Kevin Dodaj ka bërë zyrtarisht hapin e madh të karrierës duke kaluar nga Vllaznia te CSKA Sofia. Në ndeshjen e fundit me shkodranët, Dodaj i dha një ndihmë të madhe duke i kaluar nga turi i parë i Conference League dhe tani mbërrin në Bullgari.
    Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e CSKA, ndërsa thuhet se ky kalim është bërë për 400 mijë euro dhe Vllaznia mban 15% të kartonit. Bullgarët theksojnë se Dodaj është i dyti në historinë e klubit që vjen nga Shqipëria pas Altin Haxhit. Ndërkohë CSKA e hap me fjalët e mëdha për Dodajn duke e quajtur si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Një nga talentet më të mëdhenj”, CSKA prezanton Kevin Dodaj

    “Një nga talentet më të mëdhenj”, CSKA prezanton Kevin Dodaj

    “Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”. Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të. Dodaj është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, por dhe në qendër, shtoi ndër të tjera ekipi CSKA-s së Sofjes. Kevin Dodaj bëhet lojtari i dytë shqiptar që vesh fanellën e CSKA-s pasi më herët ka luajtur edhe ish futbollisti i Kombëtares, Altin Haxhi.
    Dodaj u largua nga Vllaznisë si hero pasi ishte protagonist absolut në përmbysjen përballë Daugavpils, duke i dhuruar kuqebluve një biletë për në turin e dytë të Conference League. Mësohet se Vllaznia ka përfituar afro 450 mijë euro nga shitja e Dodaj, plus arritën të ruanin edhe 15% të kartonit. Menjëherë pasi CASKA bëri zyrtare afrimin e Dodaj reagoi edhe klubit i Vllanzisë duke i uruar talentin shkodran suksese në këtë aventurë të re.

    Jo vetëm në radhët e Vllaznisë, të gjithë shpresojë që Kevin të rritet akoma si lojtar në një klub të madh si CASKA pasi është pjesë e ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.
    ()

  • Teliti për mikrokreditë: Fenomen i mbështetur nga pushteti! ‘Peshqit e mëdhenj’ të paprekshëm…

    Teliti për mikrokreditë: Fenomen i mbështetur nga pushteti! ‘Peshqit e mëdhenj’ të paprekshëm…

    Lidhur me skemën e mikrokredive që ka prekur mijëra qytetarë shqiptarë, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti denoncoi hapur dështimin e institucioneve shtetërore për të vepruar. Tek ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, ai ngriti gishtin drejt ‘bekimit politik’ si shtysë e këtij fenomeni të përhapur në të gjithë vendin.

    Teliti theksoi se kemi të bëjmë me një rrënim të rolit të shtetit në 12 vitet e fundit, ku ‘peshqit e mëdhenj’ vazhdojnë të jenë të paprekshëm, ndërsa ndëshkohen vetëm ‘cironkat’. Ndërsa vë në pikëpyetje rolin e Bankës së Shqipërisë, si institucioni që ka dhënë licencën dhe ka pasur për detyrë të monitorojë, por edhe të Ministrisë së Drejtësisë, që sipas tij ka lejuar përmbarues privatë të shndërrohen në ‘kasapë të tregut’, duke sekuestruar banesa për borxhe minimale.

    Dorian Teliti: Kur shteti praktikisht ka humbur kontrollin mbi gjithçka, por sidomos në këto 12 vitet e fundit. Sepse ndonëse përpara përgjegjësisë nuk lejoheshin të agravohej një situatë e tillë, këto 12 vite kemi parë që kemi parë që që kemi një humbje totale praktikisht në kontaktet e strukturave shtetërore me dashje në disa raste, pa dashje në disa raste të tjera në realitetin që po ndodh. Kemi një qeveri shumë të aftë të kapin ‘cironkat’, ashtu sikurse e tha edhe kolegu, por peshqit e mëdhenj nuk kapen. Por kush janë peshqit e mëdhenj në këtë rast?

    Është një rast sporadik kjo që ka ndodhur me mikrokreditë? Pra, kemi 2-3 raste? Apo flasim për mijëra raste?

    Në momentin që flasim për mijëra raste, nuk është më një fenomen i izoluar. Është një fenomen i përhapur gjerësisht, anembanë Shqipërisë dhe që mund të kryhet vetëm me një rast. Dhe rasti është vetëm me bekimin politik, ku zyrtarë të lartë të shtetit, të japin ty bekimin, madje bëhen dhe ata pjesë e kësaj skeme për të proceduar për vite e vite të tëra me mikrokreditë.

    Këtë MCA kush e licencoi? Banka e Shqipërisë… Kush duhet ta monitoronte? Banka e Shqipërisë…

    A e kreu monitorimin? Jo…

    Kush mban përgjegjësi? Pikëpyetje e madhe…

    Normalisht Banka e Shqipërisë, por kush e mban përgjegjësinë sot, në këtë dosje hetimore. Pikëpyetje e madhe… Është lënë pa përgjegjësi.

    Në anën tjetër, këta përmbaruesit, këta kasapët e tregut, këta që për 88 mijë lekë të vijmë dhe të sekuestrojnë shtëpinë, është një rrogë normale sot në Tiranë. Të vijnë dhe të sekuestrojnë shtëpinë.

    Në sytë e kujt? Nën bekimin e kujt? Kush heshti për këta përmbarues? Kush i licencon këta përmbarues dhe kush i monitoron këta përmbarues? Ministria e Drejtësisë…

    Ka sot Ministria e Drejtësisë palë përgjegjëse në dosjen e prokurorit? Mesa duket, jo…

  • Vëmendje! Çfarë nuk duhet të bëni nëse shkelni një iriq deti

    Vëmendje! Çfarë nuk duhet të bëni nëse shkelni një iriq deti

    Temperaturat e rritura që tashmë kanë filluar na çojnë të gjithëve në plazhe. Pavarësisht se sa mirë jemi, duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm me rreziqe të caktuara.

    Krahas kandilit të purpurt, qytetarët duhet të ndjekin përkatësisht një sërë udhëzimesh në rast se shkelin iriqin e detit.
    Në rast se shtypni një iriq deti, dhimbja në fillim është akute dhe në rast se gjembat kanë depërtuar thellë në lëkurë, dhimbja është e vazhdueshme derisa të arrini t’i hiqni.

    Cilat janë dy llojet e organeve helmuese?
    Ajo që ndoshta nuk e keni ditur është se iriqët kanë dy lloje organesh helmuese: gjemba të mëdhenj dhe disa më të vegjël, të quajtur pedicellaria.
    Gjembat e mëdhenj shkaktojnë plagë në lëkurë, ndërsa pedicellaria janë organe të vogla, të holla dhe me majë të vendosura brenda gjembave të mëdhenj që lëshojnë helmin kur gjemba e madhe ka shpuar “viktimën” e saj.
    Duhet të theksohet se jo të gjithë iriqët e detit janë helmues për këtë dhe jo të gjithë dhembin njësoj, por në rast se kjo ndodh para së gjithash duhet ta zhysni zonën e prekur në ujë të ngrohtë, në mënyrë që të reduktoni dhimbjen dhe të hiqni lehtësisht gjembat.
    Çfarë duhet të bëni nëse shtypni iriqin:
    Veçanërisht:

    Mos filloni të hiqni ferrat nëse fillimisht nuk e zhytni zonën e prekur për 30-90 minuta në ujë aq të nxehtë sa të mundeni. Përsëriteni sa herë të jetë e nevojshme për të reduktuar dhimbjen.
    Më pas pasi zona të jetë zbutur përdorni piskatore për të hequr ferrat.
    Për të hequr pedicellarinë, aplikoni krem ​​rroje në zonën e prekur dhe fshijeni butësisht me një brisk.
    Më pas fërkojeni plagën me ujë dhe sapun dhe përfundoni me një larje të mirë me ujë të bollshëm.
    Mos e mbyllni plagën me fashë ose material tjetër.
    Nëse keni simptoma të një infeksioni, të tilla si qelb, skuqje ose temperaturë, aplikoni një pomadë antibiotike dhe telefononi mjekun tuaj, i cili mund të përshkruajë antibiotikë.

    /vizionplus.tv