Tag: mëdhenj

  • Një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë drejt shkrirjes

    Një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë drejt shkrirjes

    Një ajsberg gjigant që u shkëput nga Antarktida 39 vjet më parë, në atë moment më i madhi në botë, po shkrihet në ujëra më të ngrohta, sipas shkencëtarëve.

    Në fillim të vitit, ky kolos akulli, i quajtur ”A23a”, peshonte gati një trilion ton dhe mbulonte gati 4 000 km², 50% më i madh se sipërfaqja e Luksemburgut.

    Por, ndërsa lëvizte drejt veriut, drejt rajoneve më të ngrohta të oqeanit Jugor, pjesë të mëdha të tij u shkëputën.

    Madhësia e tij aktuale është 1 770 km², me një gjerësi deri në 60 kilometrash.

    “Do të thoja se po i afrohet vërtet fundit të tij (…) Thjesht po kalbet nga rrënjët. Uji është shumë i nxehtë që të mbijetojë. Po shkrihet vazhdimisht”, tha Andrew Meijers, një oqeanograf i Shoqatës Britanike të Antarktidës./KultPlus.com

  • “Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin Shqipërinë”, Rama: Shqipet shkarkojnë plehrat në pikat turistike

    “Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin Shqipërinë”, Rama: Shqipet shkarkojnë plehrat në pikat turistike

    Kryeministri Edi Rama tha se janë shqiptarët ndotësit më të mëdhenj të parqeve dhe pikave turistike në vend, jo turistët e huaj. Në fjalën e mbajtur në një aktivitet për sezonin turistik veror, Rama tha se në pikat më të bukura turistike janë edhe grumbujt më të mëdhenj të plehrave.
    “Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe për të shijuar pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë dhe selfie “oh sa e mirë je ti moj Shqipëria ime” dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre”, tha Rama.
    “Dhe po të shikosh pikat panoramike, po të shikosh pikat ku është e mundur të ndalohet janë dhe pikat ku ka grumbullimet më të mëdha të plehrave të përdorimit personal që hidhen dhe jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ta që thyejnë karriget në stadium dhe që synojnë t’i kthejnë në luftëra ndeshjet kur ato qëllon që të jenë me Serbinë apo me ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium. Ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”.
     
     
     

  • Rama nuk kursehet: Shqiptarët janë ndotësit më të mëdhenj, nuk janë turistët

    Rama nuk kursehet: Shqiptarët janë ndotësit më të mëdhenj, nuk janë turistët

    Kryeministri Edi Rama ka folur për problemin e mbetjeve në zonat turistike në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ky problem nuk vjen nga asnjë turist i huaj, por nga të gjithë turistët shqipfolës, që vijnë në vendin tonë. Rama në fund shtoi se është detyra e bashkive në vend që të merren me pastrimin e zonave turistike.
    “Turistë jo anglisht frëngjisht folës, por shqipfolës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, ‘shqipe’ që mblidhen për të shijuar Shqipërinë që ndalojnë në pika turistike dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë edhe plehrat nga makinat e tyre. Jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, që thyejnë karriget në stadium.
    Ndërkohë trajtimi i mbetjeve është një problem i madh. Qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën me gjithë dëshirën duhet ta bëjë bashkia. Por qeveria do angozhet për të bërë trajtimin e mbetjeve në nivel kombëtar, ashtu sikundër kemi folur edhe furnizimin me ujë,” tha Rama.

  • “O sa e mirë je ti Shqipëria ime”/ Mbetjet, Rama: Ndotësit më të mëdhenj janë shqipet!

    “O sa e mirë je ti Shqipëria ime”/ Mbetjet, Rama: Ndotësit më të mëdhenj janë shqipet!

    Kryeministri Edi Rama foli për sezonin veror turistik, ku nuk kurseu as kritikat.

    Ai u ndal tek mbetjet, duke thënë se ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit.
    Ndërsa shtoi se “shqipot janë ndotësit më të mëdhenj, pasi ndalojnë në pikat turistike dhe bëjnë selfie ‘O sa e mirë je ti Shqipëria ime’”.
    “Ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit, falë udhëheqjes sonë nga terreni i ministres, kryepastrueses së Shqipërisë, si dhe gjithë ushtrisë popullore që po pastron plazhin. Paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra.
    Shqiptarët që mblidhen për të shijuar bukuritë, ushqimet, që ndalojnë në pikat turistike, bëjnë dhe selfie: “o sa e mirë je ti Shqipëria ime”, shkarkojnë plehra nga vetura e tyre. Po të shohësh, këto pika ndalimi kanë më shumë mbeturina; jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit e stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karrige dhe synojnë t’i kthejnë në luftëtarë ndeshjet kur që janë me Serbinë, që këta janë gati ta luftojnë në stadium, ndërkohë që janë ndotës të Shqipërisë në plazh.
    Trajtimi i mbetjeve është problem i madh. Shqipëria s’mund të pastrojë Vlorën, duhet ta bëjë bashkia. Ashtu sikundër kemi folur për furnizimin me ujë. Një tjetër element që duhet parë është zhurma: muzika, tallavaja e beach bar-eve, jo për të qetësuar, por për të stresuar dynjanë. 99.99% duhet të vuajnë muzikën.“, tha Rama.
     

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti Begaj.

    Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërime dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.  Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë./vizionplus.tv

  • Sa kohë duhet për të nxjerrë rërën nga veshkat dhe si ta përshpejtoni procesin?

    Sa kohë duhet për të nxjerrë rërën nga veshkat dhe si ta përshpejtoni procesin?

    Gurët në veshka janë një dukuri e zakonshme që shkakton shqetësim dhe dhimbje të konsiderueshme. Ndryshe nga gurët më të mëdhenj, të cilët mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, gurët e vegjël zakonisht mund të eliminohen natyrshëm, por shumë pacientë pyesin veten: sa kohë duhet për t’i nxjerrë?

    Çfarë janë gurët në veshka?

    Gurët në veshka janë grimca të vogla kristali që formohen në traktin urinar. Shumica përbëhen nga oksalat kalciumi, por mund të përbëhen edhe nga minerale të tjera. Këto kristale mund të bashkohen dhe të formojnë gurë më të mëdhenj. Ndryshe nga gurët e mëdhenj, rëra zakonisht kalon natyrshëm nëpër sistemin urinar, megjithëse gjatë këtij procesi mund të shkaktojë dhimbje shpine, urinim të dhimbshëm dhe gjak në urinë.
    Faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e nxjerrjes së gurëve

    1. Madhësia dhe sasia e gurëve

    Sa më të vegjël dhe më pak kristale, aq më shpejt nxirren nga trupi. Rëra më e imët (deri në 3 mm) zakonisht eliminohet brenda 3-7 ditësh, ndërsa grumbujt më të mëdhenj mund të kërkojnë disa javë.

    2. Hidratimi i trupit

    Pirja e mjaftueshme e ujit hollon përqendrimin e mineraleve dhe substancave të tjera në urinë, duke ndihmuar në nxjerrjen e gurëve dhe parandalimin e formimit të tyre. Njerëzit që pinë mjaftueshëm lëngje kanë më shumë gjasa të largojnë gurët më shpejt.

    3. Aktiviteti fizik

    Lëvizja dhe aktiviteti fizik ndihmojnë gurët të udhëtojnë më lehtë në traktin urinar, duke përshpejtuar nxjerrjen e tyre.

    4. Karakteristikat individuale të sistemit urinar

    Gjerësia e ureterëve dhe anatomia e traktit urinar ndryshojnë nga personi në person, gjë që mund të ndikojë në shpejtësinë e nxjerrjes së gurëve.

    5. Metodat e trajtimit të aplikuara

    Trajtimet natyrale ose mjekësore mund ta përshpejtojnë procesin, duke përfshirë qetësuesit e dhimbjes, medikamentet që relaksojnë muskujt e ureterëve, si dhe terapitë për parandalimin e gurëve të rinj.

    Koha mesatare për nxjerrjen e gurëve

    • Rërë e imët (deri në 3 mm): 3-7 ditë

    • Rërë mesatare (3-5 mm): 7-14 ditë

    • Grumbuj më të mëdhenj (mbi 5 mm): 2-4 javë ose më gjatë

    Vlerësimet mund të ndryshojnë nga personi në person; disa mund ta nxjerrin rërën brenda pak orësh, ndërsa të tjerët mund të përjetojnë simptoma për javë të tëra.

    Trajtimet mjekësore dhe kohëzgjatja e tyre

    • Qetësuesit e dhimbjes dhe anti-inflamatorët: Fillojnë të veprojnë brenda 30-60 minutash, ndërsa efektet e plota mund të kërkojnë disa orë ose 1-2 ditë.

    • Ilaçet për lehtësimin e nxjerrjes: Relaksojnë muskujt e ureterëve dhe zakonisht përshkruhen për 7-14 ditë.

    • Litotripsia me valë shoku ekstrakorporale (ESWL): Në rastet më serioze, gurët thyhen me ultratinguj dhe grimcat nxirren brenda disa ditësh deri në dy javë.

    Si të dini se rëra po nxirret me sukses

    • Grimca të vogla në urinë

    • Ngjyra më e errët ose e kuqërremtë e urinës

    • Ulje graduale e dhimbjes

    • Frekuencë e shtuar e urinimit

    Mjekët rekomandojnë të mbani urinën dhe të tregoni grimcat e nxjerra për një diagnozë dhe plan trajtimi më të mirë.

    Masat parandaluese

    • Hidratim i mjaftueshëm

    • Dietë e ekuilibruar, ulje e kripës dhe proteinave shtazore

    • Aktivitet fizik i rregullt

    • Kontroll mjekësor i rregullt

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

    • Dhimbje intensive që nuk kalon

    • Temperaturë mbi 38°C

    • Të përziera dhe të vjella

    • Gjak i dukshëm në urinë

    • Vështirësi në urinim

    Procesi i nxjerrjes së gurëve mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë, duke u ndikuar nga madhësia e gurëve, hidratimi, aktiviteti fizik dhe karakteristikat individuale. Durimi, monitorimi i simptomave dhe këshillat mjekësore janë thelbësore, ndërsa masat parandaluese ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes.

  • Bayern rrezikon të mos quhet më klub elitë! Ose do reformohet, ose do humbasë identitetin

    Bayern rrezikon të mos quhet më klub elitë! Ose do reformohet, ose do humbasë identitetin

    20 Gusht 2025

    17:17

    Telesport

    Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj të futbollit botëror.
    Pas dominimit të gjatë në Bundesligë dhe sukseseve ndërkombëtare, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2020, klubi gjerman nuk ka më të njëjtin shkëlqim për emrat e mëdhenj. Performanca e dobët në sezonet e fundit, dështimet në merkato dhe paqartësitë në drejtimin sportiv kanë ulur ndjeshëm imazhin e Bayernit si një destinacion elitar.
    Yjet e rinj dhe të afirmuar tani po shohin alternativa më tërheqëse në Angli, Spanjë apo edhe Arabi Saudite, ku pagat janë më të larta dhe projektet më ambicioze. Rastet e refuzimeve nga Nico Williams apo Florian Wirtz flasin shumë për vështirësitë që klubi përballet në negociata.
    Në këtë periudhë transformimi, Bayern duhet të rishqyrtojë strategjinë e tij afatgjatë në tregun e transferimeve dhe mënyrën si ndërton projektin sportiv. Pa një identitet të qartë dhe pa garanci për suksesin kontinental, është e vështirë të joshësh lojtarët më të mirë në botë.
    Nëse situata nuk ndryshon, Bayern rrezikon të humbasë statusin si një klub elitë dhe të mbetet prapa në garën e madhe evropiane.

  • Honore de Balzak, shkrimtari i madh francez

    Honore de Balzak, shkrimtari i madh francez

    Honoré de Balzak ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të. Ai lindi më 20 maj 1799 në Tours, dhe konsiderohet një nga mendjet më të ndritura të botës së letrave. Në vitet 1820, kur Honoré de Balzak vendosi të bëhej shkrimtar, në Francë romani ishte ende një zhanër i parëndësishëm letrar.

    Ashtu si Volteri, francezët e shkolluar preferuan poezinë dhe tragjeditë e mëdha, ku virtyti, e vërteta, entuziazmi dhe shpresa, marshonin solemnisht nëpër faqe. Si rezultat, romancierët bashkëkohorë francezë thuajse turpëroheshin për prozën e tyre. Shumë botuan me pseudonime: burrat, sepse toni i tyre kishte tendencë të lehtë, shkollor dhe shumë antiklerikal; gratë, sepse e dinin që do pasoheshin nga mosmarrëveshje, do shiheshin shtrembër nëse shkruanin haptas për botim.

    Viktor Hygoi e konsideroi Balzakun si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të, çka do ta shprehte me forcë dhe fuqimisht në elozhet e fjalimit të varrimit: “Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, me shkëlqim”.

    Shokë udhe, dy gjigantët e letërsisë franceze e filluan karrierën në të njëjtën kohë dhe frekuentuan të njëjtat rrethe; secili ndoqi karrierën e tjetrit, Balzaku me zili, Hygoi me simpati. Ata morën drejtime të ndryshme: Hygoi filloi të ishte kundërrevolucionar dhe do të ndiqte një evolucion drejt të majtës, Balzaku, nga një liberal, do të bëhej një konservator solid. Hygoi do kishte të gjitha nderimet (deputet, akademik), kurse Balzak do të rrëzohej tri herë për t’u zgjedhur nën Kupolë. Përgjatë një shekulli në lëvizje, ata janë dy autorë të mëdhenj, edhe pse pozicioni në fushën e letrave nuk është i njëjtë. Hygoi, në fillesat e hershme do mbështetej financiarisht dhe do gëzonte përfitime dhe lehtësira. Nga ana tjetër, Balzaku ishte i dënuar t’ia dilte me forcat e veta. Jeta e tij mishëron, që nga fillimi i viteve 1820, tregun letrar.

    Romancier, gazetar, botues, sipërmarrës, kritik, eseist, Balzaku ndoqi një karrierë shembullore, duke pasur parasysh dëshirën për të qenë i suksesshëm. Me “Komedia njerëzore”, si një zot, ai krijoi një botë të tërë, një katedrale libër dhe, për t’ia arritur qëllimit, i vuri vetes detyrën e një minatori fjalësh. Pena e tij e kredh lexuesin në pallatet nën sundimin e Lui-Filipit, në rrugica të zhurmshme e rrugica të qeta. Lexuesi takohet me mashtrues, borgjezë, fisnikë të mëdhenj, grabitës, kontesha dhe vajza.

    “Të gjitha personazhet e tij janë të pajisur me zjarrin jetësor, me atë pasion që e karakterizonte atë vetë”, – shkroi me admirim Sharl Bodëleri.

    Në ditët e sotme, jeta dhe vepra e Balzakut vazhdon të na magjepsë. Autori pretendon se familja është njësia themelore e shoqërisë, mirëpo shumë nga protagonistët e tij enden si jetimë. Gjithçka që përshkruan, shkon thuajse përkundër parimeve që ai beson se janë themeli i një shoqërie në harmoni. Ai përshkruan rrënoja, përshkruan zhgënjime pasionesh, gjithçka që mund të ushqejnë individualizmin, madje edhe zgjidhjet revolucionare. Përpos gjithçkaje, frymëzimet vizionare, fluturimet mistike dhe poetike përshkojnë gjithë krijimtarinë e tij me një bukuri dhe fuqi që jehojnë endenë 2021. Realizmi dhe mprehtësia me të cilën Balzak vizualizon gjendjen njerëzore, janë karakteristikat kryesore të shkrimeve. Duke qenë vëzhgues shumë i mprehtë, ia ka dalë ta përshkruajë sjelljen individuale dhe shoqërore par excellence.

    Si shumë kolosë të mëdhenj në histori, jeta e Balzakut nuk ka qenë e lehtë: ai i mbijetoi një fëmijërie dhe adoleshence të karakterizuar nga abuzimi, përjetoi një histori dashurie të denjë për roman, që zgjati gati gjithë jetën, por, mbi të gjitha, Balzaku zgjoi admirimin e bashkëkohësve të tij. Përmes veprave letrare, Balzaku la gjurmët e tij të mençurisë për eksploruesit më të guximshëm të etur për dije. Vdiq në Paris, më 18 gusht 1850./KultPlus.com

  • Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

    Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video që tregon momentin e shembjes së një ndërtimi pa leje në qytetin e Vlorës.
    Në shoqërim të videos, Rama shkruan se pamjet janë për të gjithë ata që dyshojnë se shkelësit e mëdhenj nuk ndëshkohen, duke theksuar se kjo ndërtesë nuk është as e para e as e fundit që prishet për shkak të paligjshmërisë.

    Ai paralajmëron se në të ardhmen e afërt do të miratohet një paketë e re masash, që do të dërgojë një mesazh të qartë ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin, duke dëmtuar mjedisin dhe ata që mbyllin sytë përpara shkeljeve.

    “Proceset e sekuestrimeve për shkelje të lejeve të ndërtimit po vijojnë jo vetëm në Vlorë, por edhe në zona të tjera,” shton Rama, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në ndërtim.

  • Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë: Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj

    Rama publikon videon nga shembja e ndërtimit pa leje në Vlorë: Ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video që tregon momentin e shembjes së një ndërtimi pa leje në qytetin e Vlorës.
    Në shoqërim të videos, Rama shkruan se pamjet janë për të gjithë ata që dyshojnë se shkelësit e mëdhenj nuk ndëshkohen, duke theksuar se kjo ndërtesë nuk është as e para e as e fundit që prishet për shkak të paligjshmërisë.

    Ai paralajmëron se në të ardhmen e afërt do të miratohet një paketë e re masash, që do të dërgojë një mesazh të qartë ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin, duke dëmtuar mjedisin dhe ata që mbyllin sytë përpara shkeljeve.

    “Proceset e sekuestrimeve për shkelje të lejeve të ndërtimit po vijojnë jo vetëm në Vlorë, por edhe në zona të tjera,” shton Rama, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në ndërtim.