Tag: medaljen

  • Skandal/ Zyrtari rus i vendos me forcë medaljen në qafë Valiev, KOKSH denoncon veprimin gjatë ceremonisë (VIDEO)

    Skandal/ Zyrtari rus i vendos me forcë medaljen në qafë Valiev, KOKSH denoncon veprimin gjatë ceremonisë (VIDEO)

    Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka shprehur shqetësimin e tij për një incident të paprecedentë që ka ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki.
    Në momentin kur Chermen Valiev, mundësi shqiptar, mori medaljen e artë, një gjest i papërshtatshëm nga ana e presidentit të Federatës Ruse të Mundjes dhe zv/presidentit të Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka ngjallur reagime të shumta.

    Mamiashvili, i cili dorëzoi medaljet, i ka vendosur medaljen në qafë Valiev duke përdorur forcë dhe më pas e ka shtyrë atë. Gjatë këtij momenti, është dëgjuar edhe fjala “tradhtar” që i është drejtuar Valiev, i cili kishte zgjedhur të garonte për Shqipërinë, në një periudhë kur mundësit rusë janë pezulluar nga garat ndërkombëtare për shkak të sanksioneve.
    Ndërkohë, Valiev ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi, duke i mbajtur të gjithë nderin dhe profesionalizmin. Ai fitoi medaljen e artë në peshën 74 kg të stilit të lirë, duke mposhtur një mundës rus në finale, i cili garonte pa flamurin e vendit të tij.

  • VIDEO/ Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes i vendos me dhunë medaljen e artë kampionit shqiptar të Europës

    VIDEO/ Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes i vendos me dhunë medaljen e artë kampionit shqiptar të Europës

    Një gjest i turpshëm ka ndodhur gjatë ndarjes së medaljeve në Kampionatin Europian të Mundjes që u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë.Përmes një postimi në rrjete sociale, KOKSH njofton se presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, i ka ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më e ka shtyrë me duar.“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruan KOKSH.
     

  • I vendosi me forcë medaljen në qafë Valiev, KOKSH denoncon gjestin e rusëve gjatë ceremonisë

    I vendosi me forcë medaljen në qafë Valiev, KOKSH denoncon gjestin e rusëve gjatë ceremonisë

    10 Prill 2025

    14:10

    Telesport

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka denoncuar një incident që ndodhi dje në momentin që mundësi shqiptar Chermen Valiev vari në qafë medaljen e artë në Europianin që po zhvillohet në Bratislavë te Sllovakisë.
    Ai që ka dorëzuar medaljet ka qenë presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili. Ai ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë Valiev medaljen dhe më pas duke e shtyrë atë me duar.
    Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala “tradhëtar” për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë (medalje bronzi në Paris 2024). Mamiashvili ka pritur disa sekonda para se t’ia vendoste medaljen në qafë, duke ushtruar forcë, ndërkohë që Valiev ka ruajtur qetësinë dhe nuk reagoi.
    Siç dihet, Valiev mori të artën në Europian, në peshën 74kg të stilit të lirë, ku i fitoi të gjitha duelet. Në finale ai mposhti pikërisht një mundës rus, që garonte pa flamurin e vendit të tij, për shkak pezullimi të mundjes ruse nga të gjitha eventet ndërkombëtare.
    https://www.facebook.com/share/v/197gvTDrrv/

  • Abakarov i dhuron Shqipërisë medaljen e bronztë në Europianin e mundjes

    Abakarov i dhuron Shqipërisë medaljen e bronztë në Europianin e mundjes

    9 Prill 2025

    18:35

    Telesport

    Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fitoi medaljen e bronztë në peshën 61kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
    Në sfidën për medaljen e bronztë, ai mundi 11-0 rivalin moldav Leomid Colesnic, në një përballje që nuk pati histori dhe ku Abakarov ishte ndjeshëm më superior. Kështu, ai var në qafë medaljen e bronztë.
    Më herët në këtë turne, ai pat fituar 10-0 ndaj zviceranit Nils Leutert dhe më pas fitoi 11-2 ndaj Nuradin Novrozov të Azerbajxhanit. Ndërsa në gjysmëfinale ai u mund 5-2 nga armeni Arsen Harutyunyan.
    Kjo nuk është hera e parë që Abakarov nderon ngjyrat kuqezi, pasi ai është shpallur edhe kampion bote. Një mundës i jashtëzakonshëm, që po tregon një formë dhe përgatitje të shkëlqyer.

  • Inaugurohet Vila 31 e ish-diktatorit si rezidencë e artit, Rama: Dikur vend makbethian

    Inaugurohet Vila 31 e ish-diktatorit si rezidencë e artit, Rama: Dikur vend makbethian

    Vila 31 x Art Explora – ish-rezidenca e diktatorit Enver Hoxha është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore, teksa sot mirëpriti rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, në ditën e inaugurimit të saj. Në ceremoni ishte dhe kryeministri Rama së bashku edhe me kreun e Art Explora që kreu këtë projekt kulturor, Frederic Jousset, të cilit Rama i dha një medalje kryeministrore.
    “Nuk besoj se imagjinata e artistëve këtu të përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë në Shqipëri apo kudo gjetkë. Që nuk është kolonia e tyre. Unë duhet të nderoj Frederikun që erdhi sot me shumë njerëz të tjerë, jo vetëm të flasë në frëngjisht por duke i kushtuar një fjalim të gjatë. Një fjalim të gjatë sepse falë imagjinatës së ambasdorit tim Dritan Tola, ideja për të nderuar Frederikun me medaljen e yllit të njohjes publike u bë në një miting jashtë. Nuk e ka bërë kush këtë. Jemi vend  demokratik. Ndonjëherë ambasadorët na japin urdhra”, tha Rama.
    Më tej kryeministri tregoi vlerësimin e tij për Fredericun dhe Art Explora.
    “I dashur Frederik, e fillova duke pyetur Chat GPT., djalë i adhuruar nga prindërit. Babai juaj ekspert financash. Mendja e bukur mamaja juaj, specialist e dizanjit. U diplomuat në shkollën e tregtisë, ushtar trim parashutist. Sipërmarrës serial i suksesshëm, ju ka dhënë sharm diskret që të jep paraja. Ky sharm veproi dhe në Shqipëri me 700 të punësuar me Ueb help. Sportist i fortë duke rrezikuar jetën tuaj. Ja ku jeni me ne. 15 vjeçar konfirmuar prirjen e mbrojtësit të artit dhe kulturës. Financuat shumë aktivitet, ndihmuat Luvrin, drejtuat shkollën e arteve të bukura në Paris, kushtuar energji dhe para artit dhe kulturës. Më në fund mbërritët te kjo aventurë e fundit, tek Art Eksplora për ta demokratizuar artin. Në 2024, ky projekt fantastik. Një poet këndonte: i lumtur ai që ka bërë udhëtime të bukura si Uliksi. Edhe ju jeni si Uliksi. Më folën për një engjëll mbrojtës, nëna juaj dhe ja dolët me bastin tuaj. Në 2021 me një mikeshën tuaj franko shqiptare bëtë një udhëtim të bukur në Shqipëri dhe ratë në dashuri. U takuam bashkë në zyrën time dhe joshëm njëri tjetrin. Ju si sipërmarrës me 700 të punësuar në Shqipëri dhe unë si dikush që ju e patë si target të mundshëm dhe ja ku u takuam. Ju vizituat këtë shtëpi pas drekës, pitë mjaft verë të kuqe. Më dërguat një mesazh, ku thoni që do kemi takim tjetër. U bë fillimi i një miqësie të bukur”, vijoi Rama.
    Së fundmi Rama i dha medaljen Fredericut, teksa nuk munguan dhe batutat me miqtë francezë.
    “Hapim sot Vila 31 në praninë e një publiku të bukur dhe shumë njerëz të ardhur nga Franca. Sot një vatër kulture për të gjithë shqiptarët. Ministri francez për Evropën na nderon sot me praninë e tij. Shtoj se ai ka aftësinë të më befasoj se pavarësisht krizave në Francë ai vazhdon të jetë këtu. Larmia e njerëzve shqiptarë këtu tregon për vlerësimin që ju bëjnë ju dhe njohin vlerën tuaj. Vlerat matet me mënyrat se si njeriu gjendet në botë dhe me veprimet që ka kryer. Në romanin e Don Kishotit, ai shpall secili është bir i veprave të tij. Mirënjohje e republikës më jep rastin t’ju falënderoj për veprimtarinë tuaj dhe veprën tuaj në Shqipëri. Do doja të vinit këtu pranë meje për t’ju paraqitur, medaljen e kryeministrit. Ylli i madh i mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë. Mendoj se me këtë erë poetik dhe gjest romantik, merreni kështu. Duke qenë se jemi vend kontrabandistësh ju tregoj se kjo nuk është kontrabandë por është origjinale e juaja certifikata”, përfundoi Rama.
    Vila 31 do jetë e hapur me hyrjen falas nga datat 9-13 prill, duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.

  • Inaugurohet ‘Vila 31 x Art Explora’/ Rama i jep medaljen sipërmarrësit francez, nuk mungojnë batutat: Trego që nuk është e kontrabanduar, por…

    Inaugurohet ‘Vila 31 x Art Explora’/ Rama i jep medaljen sipërmarrësit francez, nuk mungojnë batutat: Trego që nuk është e kontrabanduar, por…

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në inaugurimin e ‘Vila 31 x Art Explora’ në Tiranë.

    Ish-rezidenca e diktatorit, e cila i përket një epoke të errët, sot është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore.
    Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë falënderoi sipërmarrësin francez Frederik Jousset, si dhe i dhuroi ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë”.
    Gjatë këtij momenti nuk munguan batuat nga kryeministri, i cili i tha “Meqë jemi vend kontrabandistësh kjo është për t’iu treguar autoriteteve franceze që nuk është e kondrabanduar, por është origjinale”.

    “Më lejoni të them në fillim që nuk jam shumë mirë në frëngjisht në këtë moment. Dua të vazhdoj në frëngjisht pasi kemi ndjekur fjalime në gjuhë të tjera.
    Nuk besoj që imagjinata e artistëve këtu mund të mbërrijë në pikën që përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë në Shqipëri apo kudo gjetkë, ku nuk është kolonia e tyre. Duhet të nderoj, Frederikun që erdhi sot më shumë njerëz të tjerë.
    Pasi financuat shumë aktivitete, drejtuat këshillin e Shkollës së Arteve të Bykura në Paris, drejtuat grupin e punës për rininë e Francës. Në fund arritët në ‘Art Explora’ për ta bërë të akesueshëm për të gjithë.
    Erdhët te zyra dhe joshëm njëri-tjetrin, ju si sipërmarrës dhe unë si dikush që ju e patë si një target të mundshëm. Ju vizituat këtë shtëpi pasi konsumuam drekën dhe mbaj mend që të pitë verë. Më kujtohet që dërgove një mesazh ku thuhej ‘do kemi dhe takim tjetër. Kjo do jetë rezidenca e ardhshme e ART Explora”.
    Do doja të vinit këtu pranë meje për t’ju prezantuar me medaljen. Këtë merreni si bagazh të Art Explora. Meqë jemi vend kontrabandistësh kjo është për t’iu treguar autoritetet franceze që nuk është e kontrabanduar, por është origjinale. Nuk jeni i detyruar të thoni gjë, por nëse doni të thoni gjë…”, u shpreh Rama.
     

    Top Channel

  • Valiev shkon në finalen e Europianit të mundjes, i sjell Shqipërisë medaljen e parë

    Valiev shkon në finalen e Europianit të mundjes, i sjell Shqipërisë medaljen e parë

    8 Prill 2025

    17:36

    Telesport

    Mundësi shqiptar Chermen Valiev është kualifikuar në finalen e peshës 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
    Në sfidën gjysmëfinale të zhvilluar pak më parë, ai fitoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, në një përballje të fortë por të dominuar nga mundësi kuqezi.
    Një sfidë mjaft e bukur e mundësit Valiev, që i sjellë Shqipërisë medaljen e parë në këtë turne kontinental. Më herët, në çerekfinale, ai pat fituar 10-0 ndaj Ramazan Ramazanov.
    Në finalen e peshës 74kg, që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës, mundësi shqiptar do të përballet me rusin Zaurbek Sidakov.
    Ndërsa mundësi Zelimkhan Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2.
    Gjithsesi, Abakarov do të duelojë nësër për medaljen e bronztë ndaj një rivali që do të dalë nga ripeshkimet e kësaj peshe.

  • Rama në Izrael: Zgjidhje me dy shtete! Kryeministri nderohet me medaljen Presidenciale nga kreu i shtetit Isaac Herzog

    Rama në Izrael: Zgjidhje me dy shtete! Kryeministri nderohet me medaljen Presidenciale nga kreu i shtetit Isaac Herzog

    Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, një nderim për personalitete të nivelit të lartë.
    Medaljen e Nderit të dorëzuar në një ceremoni të posaçme, në Rezidencën Presidenciale në Jerusalem, Rama e konsideroi nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës, duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm te nazistët.
    Rama: Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, e mbi të gjitha, në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë, të cilët vunë veten e jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj. Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë,Hamasi nuk është lëvizje rezistence.

    Presidenti i Izraelit Isaac Herzog, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa u kthye pas në kohën kur Shqipëria dha kontributin për mbrojtjen e hebrenjve.
    Herzog: Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes dhe integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në emër të të gjithë njerëzimit në orët e tij më të errëta, gjatë Holokaustit. Populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje. Me kurajë ata iu dhanë strehë grave, burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Evropës dhe duke e bërë këtë, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qenieve njerëzore.
    Kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë dy ditore në Izrael, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar vitin e shkuar me qendrën spitalore universitare “Sheba Medical Center” në Tel Aviv./vizionplus.tv

  • Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Herzog: Gjatë Holokaustit, populli shqiptar simbol nderi e kurajoje

    Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Herzog: Gjatë Holokaustit, populli shqiptar simbol nderi e kurajoje

    Kryeministri i vendit, Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
    Ky çmim akordohet për personalitete të rëndësishëm botërore në politikë.Lexo edhe :Related Posts
    Medalja presidenciale është një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.

    Presidenti izraelit gjatë fjalës së tij tha se është nder që i dorëzon kryeministrit Rama këtë medalje. Ai theksoi se gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi e kurajoje
    “Është një nder kaq i madh t’iu uroj mirëseardhje në rezidencën presidenciale dhe t’iu jap ju zoti kryeministër medaljen presidenciale të Nderit të Izraelit, i nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, me vlera demorkatike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit. Kodi shqiptar i besës, ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Gjatë holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi, i dhanë krah hebrenjve, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit. Unë personalisht, u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë”, tha ai./vizionplus.tv

  • Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Mik i popullit hebre! Kreu i qeverisë: E marr në emër të Shqipëris

    Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Mik i popullit hebre! Kreu i qeverisë: E marr në emër të Shqipëris

    Edi Rama dhe Isaac Herzog

    “Është një nder kaq i madh t’iu uroj mirëseardhje në rezidencën presidenciale dhe t’iu jap ju zoti kryeministër medaljen presidenciale të Nderit të Izraelit, i nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, me vlera demorkatike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit. Kodi shqiptar i besës, ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Gjatë holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi, i dhanë krah hebrenjve, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit. Unë personalisht, u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë.”, theksoi presidenti, Isaac Herzog.
    “E kam vështirë të gjej fjalët, duke u përballur me një surprizë të tillë, nuk kam një fjalë këtu me vete, por disa pika diskutimi. Do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë. Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, popullit shqiptar, në emër të gjithë shqiptarëve myslimanë e krishterë që vendosën jetën në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë modern dhe e kthyen vendin tim, në të vetmin vend në Evropë e ë mbylli Luftën e dytë Botërore me më shumë hebrenj se sa në fillim të saj”, tha Rama.