Tag: medalje

  • “Po e marr në emër të gjithë shqiptarëve”, nderimi me medalje presidenciale, Rama nga Izraeli: Ne pranuam të dorëzojmë arin te nazistët, por jo hebrenjtë

    “Po e marr në emër të gjithë shqiptarëve”, nderimi me medalje presidenciale, Rama nga Izraeli: Ne pranuam të dorëzojmë arin te nazistët, por jo hebrenjtë

    Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë medalje nuk po e merr në emër të tij, por në emrin e të gjithë shqiptarëve.
    “Nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët vunë veten dhe jetë në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vendin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj.
    Ndryshe nga vendet e tjera Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe hebrenjtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, mbrojtje dhe për të qenë të sigurt.
    Nuk mund të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë kur udhëheqësit fetar, u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje dhe dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrenjve, dhe ata thanë mund të ‘merrni floririn por hebrenjtë janë tanët dhe do t’i mbrojmë’. Ata nuk bashkëpunuan me nazistët”, tha Rama ndër të tjera.

    Top Channel

  • Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli, Herzog: Kodi shqiptar i besës ndihet këtu! Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë

    Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli, Herzog: Kodi shqiptar i besës ndihet këtu! Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë

    Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

    Ky çmim u akordohet personaliteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.
    Gjatë një konference të përbashkët për mediat, presidenti i vendit shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.
    “Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.
    Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.
     
     

    Top Channel