Kancelaria e Republikës vendosi që t’i japë medaljen Ylli i Madh, ish-presidentit Alfred Moisiu.
“Unë ju falënderoj dhe respektoj për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm. E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun kanë qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu.
Tag: medalje
-

Ish-presidenti Moisiu nderohet, ja mesazhi i tij për Shqipërinë
-

TAEKWONDO/ Spektakël në Kupë, Tirana fiton 26 medalje
Taekwondo mbylli edicionin e Kupën së Shqipërisë, një turne që këtë vit u zhvillua në Shkodër. Afro 270 sportistë garuan ndërmjet tyre, ku në fund, fitues u shpall ekipi i Tiranës.
Nën drejtimin e trajneres Arjola Kasaj, bardheblutë konkurruan me 26 sportistë, në të gjithë kategoritë, duke dominuar Kupën e Shqipërisë me 15 vende të para, 6 vende të dyta dhe 5 të treta. Në kategorinë për të rritur, Tirana arriti të fitojë 7 medalje ari dhe 4 argjend.Tirana doli me madje ari edhe në kategorinë e të rinjve ku Kidlin Kasaj dhe Pelivan Merdanaj siguruan medalje ari në peshat e tyre.
Me Arjola Kasaj në stol, Tirana vijon rrugëtimin fantastik në Shqipëri, këtë herë duke shkëlqyer në Kupën e Shqipërisë.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Briken Calja kthehet me medalje e rekorde si kampion i madh Ballkani, ar e rekorde edhe për Ertjan Kofshën
Adriatik BALLA
Peshëngritja shqiptare po e dominon Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës. Ishte një kthim sensacional i këtij aktiviteti që kishte vite që ishte ndërprerë. Kështu, dje ishte dita e Briken Caljes, tashmë veteran, që shkroi një faqe të rëndësishme suksesi në karrierën e tij, pasi e dominoi garën në peshën 79 kg dhe fitoi në të tre stilet, duke marrë tri medalje ari, të tria me rekord ballkanik, si dhe dy rekorde kombëtare. Erkand Qerimaj dështoi të realizojë provat në shkëputje dhe mbeti jashtë dygarëshit, ndërsa paraqitje të mirë bënë edhe vajzat.
Gara e Briken Caljes
Ishte një garë perfekte ajo Briken Caljes në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës. Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79kg, e nisi garimin e tij me 150kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh. Në shtytje Briken Calja e nisi me 180kg, duke e kaluar me sukses, ndërsa e ngriti peshën deri në 185kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekorin e ri ballkanik për këtë stil. Në total Briken Calja ngriti 335kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygrësh. 3 medalje ari dhe 3 rekorde të reja Ballkanike për kampionin Calja.
Qëndrimi i Caljes/ Fitoren ia dedikoj familjes
Emocionues ishte dhe mesazhi që përcolli nëpërmjet rrjeteve sociale shtangisti Briken Calja, ku falënderon mbështetësit dhe ia dedikon suksesin familjes së tij. “Rikthimi im në arenën ndërkombëtare nuk ishte thjesht një garë, ishte një betejë me dhimbjet, dëmtimet, humbjet dhe çdo pengesë që më largoi përkohësisht nga platforma që dua më shumë. Pas shumë sakrificash, netësh stërvitjeje dhe force shpirtërore, sot u riktheva aty ku i përkas: 3 medalje ari, 3 rekorde të reja ballkanike & 2 Rekorde Kombëtare. Ky sukses ka një emocion të veçantë. Ia dedikoj nënës sime, dhimbja e largimit të së cilës më shoqëron çdo ditë, por më jep forcë të mos dorëzohem kurrë. Faleminderit familjes time, për forcën dhe besimin që më dhatë në momentet më të vështira. Faleminderit trajnerëve Geraldi & Vanini për punën e palodhur. Respekt të veçantë për Ilir Çelën për mbështetjen. Mirënjohje për Klubin Tirana, Ministrinë e Mbrojtjes, KOKSH-in, dhe Federatën Shqiptare të Peshëngritjes. Ky është kapitulli im i ri. Me këmbëngulje dhe besim, çdo rikthim kthehet në legjendë. Këtë fitore ia dedikoj nënës dhe familjes sime”, nënvizoi ai.
Kofsha tri medalje ari nga Ballkaniku i shtangës, Arjeta Radi fiton tri medalje argjendi
Ertjan Kofsha garoi në kategorinë e të rriturve këtë herë, në peshën 94 kg, dhe ia doli të fitojë, duke marrë tri medalje ari dhe duke fiksuar 7 rekorde ballkanike për të rritur. Një moment kulminant dhe krenarie për peshëngritjen tonë. Kofsha ngriti në stilin e shkëputjes 165 kg dhe në shtytje 193 kg, në të dy stilet kampion e rekordmen. Kjo bëri që edhe në dygarësh, me 358 kg ai të zinte vendin e parë dhe me medalje ari e me tjetër rekord ballkanik. Dy ditë më parë, Desjana Koni fitoi medalje bronzi në kategorinë e peshës deri në 53 kg. Kurse Arjeta Radi fitoi dje në peshën e saj tri medalje argjendi. -

UT vlerëson me Medalje Ari dhe Argjendi dy drejtues të Policisë së Shtetit
Universiteti i Tiranës ka nderuar me Medalje Ari dhe Medalje Argjendi dy oficerë të Policisë së Shtetit, Drejtuesin Altin Mena dhe Kryekomisarin Oliger Torba, të cilët kanë përfunduar me rezultate të larta programin “Master Ekzekutiv në Kriminalogji”. Ceremonia u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtuesit Madhor Ilir Proda, dhe Rektorit të UT-së, Artan Hoxha.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Gjatë fjalës së tij, Proda vlerësoi arritjen akademike të dy punonjësve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale përmes shkollimit dhe trajnimeve. Ai bëri me dije se këtë vit, në Akademinë e Sigurisë, është hapur për herë të parë Masteri Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, ndërsa janë rritur edhe kuotat për maturantë dhe punonjës policie. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Nga ana tjetër, rektori Artan Hoxha çmoi bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Universitetit të Tiranës, duke e konsideruar edukimin e vazhdueshëm një vlerë të rëndësishme në forcimin e institucioneve të sigurisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë ceremonisë, oficerët e vlerësuar Torba dhe Mena shprehën mirënjohjen për mbështetjen institucionale, duke theksuar se përmes trajnimit dhe shkollimit të vazhdueshëm rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Sipas Policisë së Shtetit, ky vlerësim është një dëshmi e profesionalizmit dhe angazhimit të punonjësve të saj në misionin për ofrimin e një shërbimi sa më dinjitoz dhe efektiv për publikun.
-

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në kategorinë deri në 52 kilogramë, kampionia olimpike tregoi edhe një herë formë të jashtëzakonshme, duke dominuar të gjitha duelet deri te titulli.
Në finalen e madhe, Krasniqi mposhti hungarezen Reka Pupp, një përballje të cilën e kontrolloi plotësisht dhe e fitoi pas 2 minutash e 26 sekondash.
Rrugëtimi i saj drejt finales ishte po aq imponues. Në raundin e dytë, ajo eliminoi brazilianen Amanda Lima, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj francezes Blandine Pont pas vetëm 2 minutash e 50 sekondash.
Në gjysmëfinale, kosovarja vazhdoi serinë e fitoreve duke mundur italianen Gaia Stella për 2 minuta e 3 sekonda.
Kjo medalje e artë nuk është e para për Krasniqin. 29-vjeçarja tashmë numëron tetë trofe të artë në këtë nivel garash, duke e forcuar pozitën e saj si një nga xhudistet më të suksesshme në botë. -

Distria Krasniqi vishet sërish me ar, fiton garën në Grand Prix të Zagrebit
Tjetër sukses i madh i xhudos kosovare në garat ndërkombëtare. Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj hungarezes Reka Pup, për të fituar tjetër medalje të artë në garat e rëndësishme të xhudos. Të premten, Distria u shpall kampione në garën Grand Prix në Zagreb. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë xhudistja kosovare e mposhti hungarezen Pupp. Ndaj saj tani ka dhjetë fitore e vetëm një humbje. Prej fillimit të finales, Distria e kishte kontrollin e plotë. Pas 2 minuta e 26 sekonda luftë, Distria realizoi aksion të bukur për “Ippon”. Për Distrinë është e arta e tetë në garat e nivelit Grand Prix. Por 29-vjeçarja për herë të parë ka fituar të artën në Grand Prix të Zagrebit. Në vitin 2016 dhe në vitin 2022 kishte fituar të argjendtë, ndërsa në vitin 2015 të bronztë. E arta në garat Grand Prix siguron 700 pikë në ranglistën botërore.
Distria Krasniqi ishte bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi. Nisi në raundin e dytë me fitore për 22 sekonda ndaj brazilianes Amanda Lima. Për 2 minuta e 15 sekonda e mposhti francezen Bandine Pont. Ndërkohë për 2 minuta e 3 sekonda në gjysmëfinale e mposhti italianen Gaia Stella. Të tri fitoret rrugës për në finale, Distria i arriti me “Ippon”. Fituesja e dy medaljeve olimpike, Krasniqi, ka katër gara të mëdha këtë vit. Natyrisht edhe katër medalje. Nisi me të bronztë në Grand Slam të Parisit, në fillim të shkurtit. Vazhdoi me të argjendtë në Grand Prix të Austrisë në mars. Në Evropianin për seniorë në Podgoricë fitoi të artën, më 23 prill. Ndërkohë fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror, më 13 qershor në Budapest. Më 28 nëntor Distria garon në Grand Slam të Abu Dabit dhe do të kërkojë tjetër medalje të artë. -

Eglantina Kalemi: Medaljet e Enkileda Carjes në Europianin e Peshëngritjes motiv për t’u bërë kampione e madhe edhe…
Ertjan Kofsha dhe Enkileda Carja janë dy sportistët shqiptarë që patën sukses në Kampionatin Europian të të rinjve dhe U23 që u zhvillua në Durrës pak ditë më parë. Kofsha theu disa rekorde por në fund u gëzua me dy medalje bronzi, kurse Enkileda Carja fitoi në peshën e saj trupore 63 kg në të tre stilet, duke merituar medaljen e artë dhe duke thyer gjithashtu disa rekorde për moshën. Padyshim që është një e ardhme e madhe e peshëngritjes shqiptare, nisur dhe nga të dhënat sportive mjaft cilësore për moshën e saj dhe natyrisht për punën intensive që po bën me trajneren e saj Eglantina Kalemi.
Kjo e fundit u kontaktua nga gazeta “SOT”, dhe u pyet në lidhje me jehonën e këtij suksesi, si është pritur triumfi i sportistes dhe cilat janë pritshmëritë e sportistes së saj gjatë vitit të ardhshëm dhe më tej. Kalemi u shfaq e rezervuar, duke dhënë përgjigje të shkurtra, por të mjaftueshme për të kuptuar se ajo po stërvit një aset të madh të shtangës shqiptare, një sportiste që në vitet në vijim mund t’i sjellë Shqipërisë medalje olimpike. Kujtojmë që Carja ngriti në stilin e shkëputjes 95, 96 dhe 98 kg, tri prova të sakta dhe që i dhanë medaljen e padiskutueshme të artë. Më pas ngriti në shtytje 111, 116 dhe 118 kg, e saktë në të tria provat dhe me medalje ari. Me 216 kg në dygarësh ajo meritoi medaljen e tretë të artë. Në këtë aktivitet ajo u bë rekordmene e Europës në shkëputje, shtytje dhe në dygarësh, por edhe rekordmene e botës për Youth në shkëputje e dygarësh. Enkileda Carja është vetëm 17 vjeç, në janar do të mbushë 18 vjeç, por rezultatet i ka të krahasueshme me të rriturat.
– A është Europiani i fundit për të rinj që u zhvillua në Durrës arritja më e madhe e sportistes tuaj dhe e juaja si trajnere e saj sa i takon rezultatit dhe rëndësisë së medaljeve?
– Po Europiani ishte një nga garat më të rëndësishme për ne për vitin 2025. Garat e këtij aktiviteti treguan se qëndrojmë në pozita të mira dhe premtuese edhe për më tej. Rëndësi kanë medaljet dhe vendi i parë e me rekord. Arritja ishte e madhe për sportin tonë në tërësi.– Provat ishin të sakta, a dëshmon kjo një për një sportiste të pjekur tashmë që ka përmirësuar teknikën, apo ju realizuat pesha që i keni të përditshme në stërvitje?
– Provat dëshmojnë dhe njëherë që Enkileda është një sportiste gare. Ajo më të mirën e saj e jep në pedanë dhe gjatë garës. Padyshim që kjo tregon përmirësim të vazhdueshëm dhe pjekuri.
– Sportistja u ndje mirë në vendin e saj, mos kjo ndikon pozitivisht në rezultate apo është rastësi krahasuar me garat që bëhen jashtë vendit?
– Sigurisht që ndihet mirë në vendin e vet, por kishte dhe një përgjegjësi mbi supe edhe më të madhe në Shqipëri. Kjo dhe për faktin se vinte nga vendi i tretë në botë me junior (të rejat), garë e cila është zhvilluar më 2 maj në Peru.
– Kur mendoni ta fusni sportisten në garat për të rritura?
– Enkileda i kishte mundësitë që këtë vit të hynte në kampionatin europian të të rriturave, madje mund të merrte dhe medalje në shkëputje por unë kisha menduar të hyjë në botërorin e youth pasi ishin afër e afër si kohë. Po ashtu dhe në Botëror në Norvegji, por përsëri mendova të japim maksimumin në Junior dhe kështu bëmë. Mendoj se ishte zgjedhje e drejtë dhe këtë të drejtë na e dha gara, na e dhanë rezultatet dhe medaljet.
– A jeni e kënaqur deri tani me trajtimin financiar që ju është bërë ty e sportistes?
– Në këtë pikë mund të them shkurt që për këtë vit ne jemi shumë të lumtura për arritjet tona dhe jemi të bindura që edhe shpërblimet do të vijnë sipas ligjit. Kush punon shpërblehet me rezultate dhe rezultatet shpërblehen financiarisht sipas ligjit.
– Në këndvështrimin tuaj si do ta quanit vitin 2025 në aspektin profesional për ju si trajnere por edhe për sportisten e shtangën shqiptare në tërësi?
– Viti 2025 ka qenë nga më të mirët deri tani dhe uroj dhe shpresoj që vitet e tjera të jenë edhe më të arta. Kam besim të madh për rezultatet në vazhdim. Vitet e ardhshme na presin më shumë punë, përkushtim e seriozitet nga të dyja.
– Çfarë keni si objektiv në planin afatshkurtër dhe afatgjatë?
– Më 6 nëntor deri më 14 nëntor marrim pjesë në Lojërat Islamike në Arabinë Saudite dhe në dhjetor në kampionatin Ballkanik shpresoj dhe uroj te paraqitemi sa më mirë. Më tej kemi kohë të mendojmë dhe analizojmë ku do të marrim pjesë dhe çfarë objektivash kemi. Për momentin mendojmë për garën e radhës, atë në Arabi.
– Duke parë sukseset e Enkiledës, cili është mesazhi që ju mund të përcillni për vajzat e reja e adoleshente në sport?
– Çdo vajze, çdo të reje i tregoj shembullin më të mirë jo vetëm të një kampioneje në sport, por dhe në jetë, një vajzë model. Enkileda është mishërim i këtij suksesi, në mënyrë të padiskutueshme.
– Pak e dinë rutinën tuaj ditore, në të ushqyer dhe në të stërvitur. Cila është rutina e sportistes dhe trajneres së saj? Çfarë bëjnë ato të dyja jashtë sportit por që i shërbejnë suksesit të tyre në sport?
– Rutina jonë është si e çdo sportisteje të niveleve të larta dhe trajneres së saj, që do të thotë punë-stërvitje-familje dhe asnjë mundësi, sado e vogël qoftë, argëtimi. Enkileda ka qejf pikturën, e unë si trajnere e saj ndoshta pëlqej më shumë udhëtimet me familjen. Nga intensiteti i lartë i përgatitjes pak herë na del koha të bëjmë diçka ndryshe, qoftë dhe për të lëvizur.
– A keni marrë së fundmi premtime për mbështetje nga FSHP, KOKSH, ministria e linjës apo pushteti vendor për shpërblime apo plotësim kushtesh, ose vlerësim tjetër?
– Jemi duke bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për periudhën 2026, për të bërë një projekt për mbështetjen e sportistes drejt Lojërave Olimpike 2028 që zhvillohen në SHBA. Po ashtu, sportistja ka aplikuar për bursë olimpike 2028 dhe duhet të shtoj se ka pasur mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar prej tre vjetësh. Ajo merr bursë olimpike youth, pra në varësi të kategorisë së moshës së saj. Presim të kemi një takim me ministrinë e linjës, një farë mbështetjeje për sukseset tona të fundit, por në ministri po ndodhin ndryshime pasi së shpejti do të kemi një ndryshim të emërtimit, ku ministria jonë nga Ministri e Arsimit dhe Sportit do të bëhet Ministri e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Për shkak të ndryshimit të emrit ka pasur vonesa, por jam i sigurt se sportisten kampione do ta presin siç duhet, pasi ajo i ka dhënë vendit medalje të rëndësishme dhe është mjaft premtuese.
– Të flasim pak për garën e radhës, atë në Arabi, çfarë qëllimi keni?
– Për ne është hera e parë që shkojmë. Nuk kemi qenë ndonjëherë në këtë format lojërash dhe nuk e kemi idenë as të deklarimeve të kundërshtareve e as ide të tjera si qëndron konkurrenca. Por ne shkojmë atje për të dhënë më të mirën tonë, për të marrë medalje, pse jo.
Intervistoi: Adriatik BALLA -

Europiani i shtangës, Ertjan Kofsha siguron dy medalje të bronzta në kategorinë junior
3 Nëntor 2025
12:55
Telesport
Kampionati Europian i Peshëngritjes për mosha që po zhvillohet në Durrës i ka dhuruar Shqipërisë edhe dy medalje të bronzta. Në peshën 94kg të kategorisë Junior, shtangisti Ertjan Kofsha u ngjit dy herë në podium.
Në stilin e shkëputjes, shtangisti kuqezi arrin të ngrejë më sukses në dy p;rovat e para fillimisht 158kg e më pas 162kg. Në përpjekjen e tretë, Kofsha synon 167kg për të fituar të artën, por pa sukses. Ai renditet i treti dhe merr të bronztën e parë.
Në stilin e shtytjes, Kofsha u rendit në vendin e katërt. Në provën e parë ai realizon me sukses 191kg, ndërsa në të dytën realizon me sukses edhe peshën 194kg. Në provën e tretë ai dështon të ngrejë 198kg, duke synuar sërish të artë, por pa sukses.
Në dygarësh, Kofsha siguron vendin e tretë me 356kg, duke marrë një tjetër medalje të bronztë. Këto dy medalje vijnë pak ditë pas 3 të artave që fitoi shtangistja Enkileda Carja në këtë turne që po organizohet nga FSHP-ja. -

Shtanga shkëlqen në Durrës, Carja ‘monument botëror’, Kofsha dy bronxi
Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për Juniorë dhe U23, ndërsa që prej datës 28 tetor deri në 4 nëntor 2025 mbahet në Durrës, shtangistja e përmasave botërore Enkileda Carja, u shpall kampione e trefishtë e Europës për kategorinë juniorë deri në 63 kg.
Ndërkohë dje një tjetër sportist prej të cilit pritej medalje ari në pedanën e “Ramazan Njalës” arriti të kurorëzohet me dy medalje bronxi. Bëhët fjalë për Ertjan Kofshën me sportistin që në kategorinë junjorë për peshën 94 kg arriti të ngrejë në stilin e shkëputjes 162 kg (bronx) ndërsa në shtytje194 kg ( i katërt) për të mbyllur në total 356 kg për një tjetër medalje bronxi.
Ky ishte dhe angazhimi i fundit i sportistëve shqiptarë teksa pa dyshim rekordet absolute europiane të Enkileda Carjës (vetëm 17 vjeç) e ngjisin shtangën shqiptare për këtë grupmoshë në nivele mjaft premtuese./ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

‘Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha’- Kofsha, i riu që i sjell Shqipërisë dy medalje
Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj dhe U-23 për peshën deri në 94 kg.
20-vjeçari, në provën e parë në shkëputje, ngriti 158 kg. Në vazhdim ia doli të ngrinte 162 kg, duke thyer rekordin personal, e më pas, në tentativën e tretë me 167 kg, dështoi.
Ndërsa në stilin e shtytjes ngriti me sukses 191 kg. Në provën e dytë ishte i suksesshëm me 194 kg, por në fund nuk ia doli me 198 kg.
Por edhe në dygarësh ai u ngjit në podium. Peshëngritësi shqiptar tregoi emocionet për këto medalje të fituara.
“Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha“, tha Kofsha.
Kampionati Europian i Peshëngritjes Junior dhe për U-23 po zhvillohet në Durrës dhe do të vazhdojë deri më 5 nëntor.