Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë ka arrestuar tre persona, të dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në uzinën e ferrokromit në Elbasan, ku mbeti i plagosur rëndë mekaniku Rubin Meçja.
Të ndaluarit janë, F. I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik, M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të mesditës së djeshme, në repartin e copëtimit të ferrokromit, ku mekaniku Meçja ishte duke punuar bashkë me kolegët për ndërrimin e pllakave të copëtuesit një proces periodik i mirëmbajtjes në uzinë.
Në momentin e aksidentit, Meçja ndodhej poshtë pllakës së copëtuesit kur u godit fuqishëm nga agregati i makinës, duke pësuar dëmtime të rënda në shpatull dhe shtyllën kurrizore.
Policia bën me dije se po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore për ngjarjen.
Tag: meçja
-

Plagosja në uzinën e ferrokromit në Elbasan/ Policia arreston dy inxhinierët dhe një brigadier
-

Video/ Pritet të njihet me masën e sigurisë! Momenti kur Flobens Meçja mbërrin në gjykatën e Durrësit
Kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit nën masa të rrepta sigurie Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët, të cilët u arrestuan dy ditë më parë teksa po drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit.
Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka siguruar pamjet nga momenti kur Flobens Meçja mbërrin në gjykatën e Durrësit.
Top Channel
-

Bisedat me Florenc Çapjan për të vrarë “Krymin”, kush është Flobenc Meçja, u kap me Akilin në Durrës
Pamje nga operacioni
DURRËS- Forcat speciale të RENEA-s kanë vendosur në pranga Flobenc Meçjan, i cili është mes 7 personave të arrestuar gjatë një aksioni në një restorant në Gjirin e Lalzit. Edhe pse ishte i shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Meçja ishte duke darkuar me të arratisurin nga burgu italian, Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë, disa prej tyre të shpallur në kërkim.
Meçja alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për kryerjen e disa veprave penale: “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
43-vjeçari nga Shkodra u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi emri i tij dilte në biseda në aplikacionin e enkriptuar “SkyECC”, me Franc Çopjan. I riu nga Shkodra ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, për llogari të klanit Çopja. Ai akuzohet si vrasës me pagesë e tyre dhe ka qenë i hetuar për vrasje me pagesë në Vlorë. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, ai flet me Florenc Çopjan, i cili i ofron 4 apo edhe 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej. Po ashtu, i kishte ofruar edhe nga 1 milion euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Bahos dhe Ilir Lloshit.
Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan
Për të arritur qëllimin, në mesazhet e zbardhura nga SPAK, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan se do marrë edhe një qitës serb. Me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.
Flobenc Meçja: Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm? Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha. Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Alibejt nuk është problem. Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.
Por pavarësisht përpjekjeve, Meçja nuk arriti kurrë që ta ekzekutonte Erion Alibej, i cili u vendos në pranga nga Policia./ZËRI