Tag: mctominay

  • McTominay: Fitorja ndaj Qarabag në Champions më e vështirë nga sa mendonim, tifozët e Napoli janë ikonikë

    McTominay: Fitorja ndaj Qarabag në Champions më e vështirë nga sa mendonim, tifozët e Napoli janë ikonikë

    26 Nëntor 2025

    11:55

    Telesport

    Scott McTominay, mesfushori i Napoli, ishte protagonist me një gol të shënuar në fitoren 2-0 që kampionët e Italisë arritën kundër Qarabag në Champions League. Skocezi u përqendrua në performancën e ekipit, kërkesat e trajnerit dhe atmosferën unike në stadiumin “Maradona”.
    McTominay nuk i fshehu vështirësitë fillestare (pjesa e parë përfundoi pa gola), ndërsa ende shijon tre pikët: “Minutat e para ishin të vështira, shumë gabime, por kjo mund të ndodhë. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por na duhej të shënonim më shumë gola. Dua ta ndihmoj ekipin.”
    Mesfushori më pas diskutoi marrëdhënien e tij me trajnerin dhe qëllimet e ekipit, me syrin e tij të vendosur tashmë te Serie A. “Trajneri kërkon standarde të larta nga unë, pavarësisht nëse shënoj apo jo. Dje morëm 3 pikë të rëndësishme për garën në Champions, por tani është koha për ndeshjen e ardhës në fundjavë”,tha McTominay.
    Së fundmi, një deklaratë dashurie për tifozët napoletanë dhe ambiciet e klubit: “Turma këtu është diçka ikonike. Mendoj për shumë ëndrra që kemi arritur tashmë dhe ato që ende duam të arrijmë për këtë klub. Uroj që të realizojmë sa më shumë prej tyre“.

  • E vështirë, por jo e pamundur… Barcelona kërkon futbollistin më të mirë të Napolit

    E vështirë, por jo e pamundur… Barcelona kërkon futbollistin më të mirë të Napolit

    29 Tetor 2025

    18:26

    Telesport

    Scott McTominay ka rilindur pas transferimit nga Manchester United te Napoli. Mesfushori portugez ishte një nga protagonistët kryesor në suksesin e Napolit gjatë sezonit të kaluar, ku fitoi titullin në Serie A.
    Edhe këtë sezon, McTominay duket në formë të mirë, gjë që ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha. Mediet spanjolle raportojnë se skocezi ka përfunduar në radarin e Barcelonës.
    Klubi katalanas e ka vendosur si prioritet transferimin e McTominay gjatë verës së ardhshme. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Napoli mund të heq dorë prej mesfushorit skocez për shifrën 80 milionë euro.
    Një shifër e vështirë për t’u përballuar nga financat aktuale të Barcelonës, por situata mund të ndryshojë deri në verë.

  • Pas McTominay e Hojlund, Napoli përgatit një tjetër transferim të bujshëm nga Man. United

    Pas McTominay e Hojlund, Napoli përgatit një tjetër transferim të bujshëm nga Man. United

    3 Tetor 2025

    20:21

    Telesport

    Pas suksesit me Scot McTominay, i transferuar për 32 milionë euro dhe huazimit të Rasmus Hojlund, me të drejtë blerjeje për 44 milionë euro, Napoli po përgatit një tjetër transferim të bujshëm nga Man. United.
    “Tuttomercatoweb” raporton se objektivi i radhës i Napolit është transferimi i Kobbie Mainoo, i cili nuk është në preferencat e Ruben Amorim dhe ka luajtur shumë pak minuta deri tani këtë fillim sezoni.
    Napoli do të tentojë transferimin e mesfushorit 20-vjeçar gjatë merkatos së janarit, ku sërish do të kërkojë huazimin me të drejtë blerjeje. Por, transferimi i Kobbie Mainoo nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur se për të ka një interes shumë të madh si brenda Premier League, ashtu edhe në ligat dhe nga klubet e tjera.

  • Napoli “made in Premier League”, tri lojtarë të tjerë nga Anglia në shënjestër për merkaton e verës

    Napoli “made in Premier League”, tri lojtarë të tjerë nga Anglia në shënjestër për merkaton e verës

    17 Qershor 2025

    12:07

    Telesport

    Një vit më parë erdhi Scott McTominay (u shpall lojtari më i mirë i Serie A) dhe këtë vit Kevin De Bruyne, por Napoli nuk ka ndërmend të ndalet me yjet që vijnë nga Premier League.
    Janë edhe 3 emra të tjerë që luajnë në Angli dhe që janë vënë në shënjestrën e kampionëve të saposhpallur të Italisë. I pari është mbrojtësi Trevoh Chalobah, që luan me Chelsea.
    Anglezi, 26 vjeç, pati 26 paraqitje në kampionatin e kaluar dhe është objektivi i parë i Napolit për mbrojtjen. Klubi italian po pret momentin e duhur për të joshur blutë.
    Një tjetër tundim për Napoli është Jadon Sancho, në pronësi të Manchester United, që vjet luajti me Chelsea. Për momentin është vetëm një hipotezë, por mund të jetë një lëvizje e stilit McTominay.
    Emri i fundit në listë është Jack Grealish, i shpallur i tepërt te Manchester City. Napoli është gati të shpenzojë 45 milionë euro për anglezin, për ta ribashkuar me De Bruyne. 29-vjeçari u la jashtë skuadrës për udhëtimin në Kupës e Botës për klube.

  • Zola për McTominay: Miqtë e mi nga Manchesteri nuk kuptojnë pse e shitën kaq lirë

    Zola për McTominay: Miqtë e mi nga Manchesteri nuk kuptojnë pse e shitën kaq lirë

    Legjenda e futbollit italian, Gianfranco Zola, sot nënkryetar i “Lega Pro”, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku ka folur për disa nga temat më të nxehta të momentit në futbollin italian dhe europian, përfshirë të ardhmen e trajnerëve Antonio Conte e Claudio Ranieri, si dhe ndikimin e Scott McTominay në suksesin e Napolit këtë sezon.
    Zola, i cili vazhdon të jetë një zë me peshë në futbollin italian, është shprehur skeptik për largimin e mundshëm të Contes nga Napoli: “Nuk jam edhe aq i bindur që Conte do të largohet, sidomos nëse gjërat ecin mirë. Unë do të bëja gjithçka për ta mbajtur, Antonio fiton dhe krijon vlera. Më pëlqen shumë. Për të mirën që ia dua Napolit, uroj të arrijnë një marrëveshje”.
    Për Claudio Ranieri dhe të ardhmen e tij në pankinë, Zola hedh një ide interesante: “Roma? Kam një ndjesi të vogël se Ranieri mund të qëndrojë edhe një vit tjetër aty. Një provokim, ndoshta, por e meriton, sepse e bën punën e tij në mënyrë të shkëlqyer”.
    Ndërkohë, Zola nuk ka kursyer vlerësimet për një nga pikat kyçe të Napolit këtë sezon: “McTominay është lojtari që ka bërë diferencën. Miqtë e mi nga Manchesteri nuk arrijnë të kuptojnë pse u shit në atë mënyrë dhe për ato shifra. Ishte një nga vendimet më të gabuara të Manchester United dhe më fatlumet për Napolin. Ndaj Parmës, gjithsesi, Lukaku mund të jetë vendimtar. Për tipologjinë dhe qëndrimin e tij, Lukaku është pika e ekuilibrit për lojën dhe skuadrën te Napoli”.
    Në fund, një koment për Interin, në garë për të fituar Ligën e Kampionëve: “Nuk do të më surprizonte. Në dhjetor shkova të shikoja Cagliari-Inter dhe mendova, madje edhe e thashë, se ishte një nga skuadrat më të forta në Europë. Zikaltrit më lanë përshtypje për cilësinë dhe prezencën në fushë”.

  • Idhulli i ri i Napoli: Titulli kampion për këtë qytet do të thoshte gjithçka

    Idhulli i ri i Napoli: Titulli kampion për këtë qytet do të thoshte gjithçka

    28 Prill 2025

    8:31

    Telesport

    Napoli fitoi 2-0 ndaj Torino në ndeshjen e radhës së Serie A, duke marrë kreun e renditjes, me +3 pikë ndaj Inter.
    Protagonist në këtë sukses ishte Scott McTominay, që realizoi dy golat e këtij suksesi, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën e trajnerit Antonio Conte.
    Duke folur për këtë gjë, skocezi tha: “Fitimi i titullit kampion këtu në Napoli do të thoshte gjithçka për ne, tifozët, klubin”.
    “Tani ne jemi në krye të tabelës, por duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, për ta ruajtur këtë pozicion deri në fund“, tha McTominay.

  • McTominay: Me Lukaku jemi një dyshe fantastike, ëndërroj titullin kampion në Serie A

    McTominay: Me Lukaku jemi një dyshe fantastike, ëndërroj titullin kampion në Serie A

    15 Prill 2025

    9:52

    Telesport

    Napoli fitoi 3-0 ndaj Empoli në kampionat, duke ruajtur distancën prej 3 pikësh ndaj kryesuesve të Inter. Protagonist të kësaj ndeshjeje ishin Scott McTominay me dy gola dhe Romelu Lukaku me një gol dhe dy asist.
    Skocezi ka folur me superlativa për shokun e tij të skuadrës: “Lukaku është një shok i madh skuadre. Ai kërkon shumë nga ne dhe nga vetja që të krijojë më shumë mundësi. Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur që e kam pranë”.
    “Në fushë dhe në dhomën e zhveshjes ai na udhëheq, ai është me të vërtetë i rëndësishëm për grupin“, shtoi më tej Scott McTominay, që beson se Napoli ka shanse të fitojë titullin kampion në Serie A.
    “Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj trofe dhe të jem kampion për gjithë jetën time. Nuk do ta humbas kurrë këtë ëndërr, as kur karriera ime të ketë mbaruar. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, pa u ndikuar nga të tjerët”, tha McTominay.

  • Mbyllen ndeshjet e të hënës në La Liga, Premier dhe Serie A (VIDEO+RENDITJET)

    Mbyllen ndeshjet e të hënës në La Liga, Premier dhe Serie A (VIDEO+RENDITJET)

    14 Prill 2025

    23:03

    Telesport

    Dita e hënë solli tre ndeshje në 3 liga të rëndësishme si La Liga, Premier dhe Serie A ku u zhvilluan sfidat Bournemouth-Fulham 1-0, Atletico Madrid-Valladolid 4-2 dhe Napoli-Empoli 3-0. Të tre këto sfida kanë pare fitoret e ekipeve vendasë.
    GOLI I ALVAREZ – VIDEO
    GOLI I SIMEONE – VIDEO
    GOLI I ALVAREZ – VIDEO
    GOLI I SORLOTH – VIDEO

    Në Spanjë, Atletico e gjeti veten në disavantazh pas golit të miqve por ishte një penallti e Alvarez dhe goli i Giuliano Simeones që përmbysën por pjesa e dyte nisi serish keq teksa ishte ekipi i Valladolid qe shenoi deri kur Alvarez (serish me penallti) dhe Sorloth cuan shifrat finale ne 4-2. Në Angli, në Londër, Bournemouth shënoi që në minutën e parë me anë të Semenyo dhe u mbajt me ate rezultat deri ne fund.
    GOLI I SEMENYO – VIDEO

    Napoli nuk dorëzohet, rikthehet -3 pikë nga Interi kryesues! Skuadra e drejtuar nga Conte fitoi 3-0 ndaj Empolit ku protagonist ishte sidomos Scott McTominay (por edhe Lukaku).  Skocezi, në vitin e parë në Serie A, tashmë ka realizuar 8 gola dhe ka gjithashtu 4 asist.
    GOLI I MCTOMINAY – VIDEO
    GOLI I LUKAKUT – VIDEO
    GOLI I MCTOMINAY – VIDEO

  • Lukaku kthehet te goli në Serie A, McTominay i pandalshëm (VIDEO)

    Lukaku kthehet te goli në Serie A, McTominay i pandalshëm (VIDEO)

    14 Prill 2025

    22:14

    Telesport

    Napoli e ka vendosur në shinat e duhura një ndeshje që pjesën e parë kishte ngecur me një gol. Pas rrjetës së avantazhit nga skocezi McTominay, në pjesën e dytë, djemtë e Contes gjetën qetësinë duke shënuar me Romelu Lukakun që kthehet te goli, ashtu sikurse mesfushori i ardhur nga Manchester United bëri dopietën personale ndaj një Empoli tashmë të dorëzuar.
    GOLI I LUKAKUT – VIDEO
    GOLI I MCTOMINAY – VIDEO

  • “Besoj te titulli kampion në Serie A, dua të jem pjesë e historisë së Napolit”

    “Besoj te titulli kampion në Serie A, dua të jem pjesë e historisë së Napolit”

    Titulli kampion në Serie A nuk është thjesht një objektiv për Scott McTominay, i cili ka ëndërruar të fitojë një kampionat që në fëmijëri. Për skocezin objektivi ishte titulli në Premier League, por tani që ka zbritur te Napoli nuk ka mundësi më të mirë se sa të fitojë Serinë A me këtë fanellë.
    “Sigurisht që besoj te titulli. Ne duhet të mendojmë se mund të fitojmë çdo ndeshje, duhet të vazhdojmë të besojmë për të marrë pozicionin më të mirë të mundshëm. Kemi punuar shumë për të qenë këtu ku jemi tani. Dhe unë mendoj se diçka spektakolare mund të ndodhë ende”, tha McTominay.
    “Nuk duhet të kemi panik. Duhet të kuptojmë se ku jemi, çfarë po bëjmë dhe të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga pozicioni në të cilin jemi, të ecim përpara dhe të shohim se ku na çon rruga. Nuk duhet të kemi keqardhje, por gjithmonë të ecim me kokën lart. Po punojmë shumë dhe mund të përfundojmë shumë mirë”, tha skocezi.
    Pas këtyre sukseseve është dora e Antonio Conte, i cili, si zakonisht, di të nxjerrë më të mirën në lojtarët e tij: “Stërvitja është shumë e vështirë, edhe mendërisht. Por në futboll dhe në jetë nuk arrin asgjë pa punuar shumë. Dua të jem gjithmonë në krye. Sa herë që dal në fushë jap gjithçka sepse kështu jam rritur”.
    “Dua të jem pjesë e historisë së Napolit dhe shpresoj të jem në gjendje të tregojmë forcën tonë edhe në vitet e ardhshme. Kjo është një fanellë e veçantë dhe nder të luash këtu, në këtë qytet dhe për këta tifozë”, tha Scott McTominay.