Tag: mclaughlin

  • Publikohet foto e parë, ky është “Harry Potter-i” i ri

    Publikohet foto e parë, ky është “Harry Potter-i” i ri

    Është publikuar fotografia e parë nga adaptimi televiziv i ri i librave të famshëm “Harry Potter” të autores J.K. Rowling. Në këtë version të ri, rolin e magjistarit të njohur do ta luajë aktori i ri Dominik McLaughlin, i cili do të pasojë Daniel Radcliffe në këtë rol ikonik.

    Në foton e shpërndarë nga produksioni, McLaughlin shfaqet me syzet karakteristike të Harry Potterit dhe veshjen e shkollës së magjisë Hogwarts, ndërsa mban një klaketë xhirimi në dorë.

    Seriali i ri pritet të ketë premierën në vitin 2027 në HBO dhe në platformën HBO Max, dhe do të shpërndahet gjithashtu në tregje si Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Prodhimi ka zbuluar disa nga emrat e rinj të kastit, përfshirë Rory Wilmot si Neville Longbottom, Amos Kitson si Dudley Dursley, Louise Brealey si profesorja Rolanda Hooch dhe Anton Lesser në rolin e Ollivanderit.
    Ndër emrat më të njohur që janë konfirmuar më herët janë John Lithgow si Albus Dumbledore, Paapa Essiedu si Minerva McGonagall, Janet McTeer si Severus Snape dhe Nick Frost në rolin e Rubeus Hagrid.
    Pesha kryesore e serialit do të bazohet te treshja protagoniste: Dominik McLaughlin (Harry), Alastair Stout (Ron Weasley) dhe Arabella Stanton (Hermione Granger) — tre aktorë të rinj që pritet të mbajnë serialin gjallë për të paktën një dekadë, sipas planeve të HBO.
    Seriali përshkruhet si një “adaptim besnik” i librave të dashur të Rowling, e cila merr pjesë edhe si producente ekzekutive në projekt.

  • 11 Maji: Midis matematikës së sondazheve dhe skeptikëve/ A treguan shqiptarët të vërtetën?

    11 Maji: Midis matematikës së sondazheve dhe skeptikëve/ A treguan shqiptarët të vërtetën?

    Foto ilustruese

    TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë më afër se kurrë. Me të gdhirë dita e nesërme, që prej orës 7 të mëngjesit, qytetarët shqiptarë me të drejtë votimi do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme! Si në çdo zgjedhje, edhe kësaj here, gara më e fortë është dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por në skenë kanë hyrë edhe parti të reja politike që premtojnë dhe njëkohësisht kërkojnë shumë. Por sesa do t’i besojnë shqiptarët, do ta mësojmë (sipas kreut të KQZ-së) pasditen e 12 majit. Me orët që kalojnë, ankthi për rezultatin shtohet. Si zakonisht, kuriozitetin e “shuajnë” sondazhet e fundit të publikuara nga mediat më të rëndësishme në vend si “Top Channel”, “News24”, “Euronews Albania” dhe “Report TV”. Të gjithë sondazhet kanë një emërues të përbashkët, fitoren e Partisë Socialiste. Sipas pyetësorve që këto kompani kanë bërë në terren tregon se Partia Socialiste vijon të mbajë avantazhin në nivel kombëtar, duke u shkëputur ndjeshëm nga opozita. 
    Tashmë që shumë pak orë na ndajnë nga mbushja e kutive të votimit, ZËRI ju sjell një vëzhgim të të gjithë sondazheve që kanë qarkulluar ditët e fundit në vendin tonë. Sesa të vërteta janë, do ta mësojmë pas më shumë se 24 orësh.
    Notosondaggi
    Lidhur me prirjen e votuesve, News24 dhe Notosondaggi kanë intervistuar 2005 persona në periudhën 11-13 prill nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. 46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në. Shumë më poshtë renditet Partia Demokratike! 
    PS- 46%PD- 35% Mundësia- 6.5%“Nisma-Shqipëria Bëhet”- 5% PSD- 2.5%Koalicioni Euroatlantik- 2%Lëvizja Bashkë- 1.5%Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”- 1% Të tjera: 0.5% 
    Piepoli
    Sondazhi ekskluziv i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, i publikuar vetëm 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, e projekton Partinë Socialiste fituese. Për këtë sondazh, marzhi i gabimit përllogaritet +/- 2.8%.

    PS- 48.4%PD- 35.4%Mundësia- 4.8%”Nisma Shqipëria Bëhet”-7.6% PSD- 2%Lëvizja Bashkë- 1.4%Koalicioni EuroAtlantik- 0.1%Djathtas për Zhvillim- 0.1%Të tjerë- 0.2%
    BAROMETRI
    “Barometri” i Euronews Albania publikoi më 5 maj matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Për këtë sondazh janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin. Edhe për këtë sondazh, fitues janë socialistët.

    PS-43.3 %PD-25.5%Mundësia- 7.3%”Nisma Shqipëria Bëhet”-10.2%PSD- 1.8 %Lëvizja Bashkë- 2%Të tjerë- 0.7%
    Edhe për sondazhistët e Top Channel, zgjedhjet parlamentare fitohen nga Partia Socialiste e Edi Ramës me 49.4% të votave në rang kombëtar, kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të Sali Berishës, që sipas “McLaughlin and Associates”, merr 34.9% të votave. “Rezultati” është përgatitur nga të dhënat e periudhës 26 prill-3 maj, ku janë pyetur 1200 qytetarë.
    PS- 49.4%PD- 34.9%Mundësia- 5.3 %”Nisma Shqipëria Bëhet”-3.3 % PSD- 3.1 %Lëvizja Bashkë- 1.1%Të tjerë- 0.9 %
    Por e gjithë kjo panoramë është e bazuar në sondazhet që kryedemokrati Sali Berisha thotë që nuk i beson duke marrë si shembull presidentin Donald Trump, i cili sipas “exit-polleve” duhet që ta shihte nga shumë shumë larg Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, e kundërta ndodhi! Për kryeministrin Edi Rama, gjithçka është ndryshe! Kryeministri Edi Rama ka përmendur vetëm John McLaughlin – sondazhist amerikan i njohur për fushatat e Donald Trump. Kreu i qeverisë e quajti super sondazhist dhe vuri theksin te fakti që në zgjedhjet e fundit në SHBA ishte nga ata që nuk iu bashkuan sondazheve që nxirrnin përpara Kamala Harris apo flisnin për një garë të ngushtë. Por në të njëjtën kohë, Rama ngriti edhe pikëpyetjen që John McLaughlin mund ta ketë sjellë strategu amerikan i kontraktuar nga PD-ja, Chris Lacivita.
    “Aaa, që të mos harroj se po shkojmë drejt mbylljes, sondazhisti i Donald Trumpit pashë që është kontaktuar dhe kontraktuar nga Top Channel. E ka sjellë Latifi. Kush e ka sjellë? Nuk e di, nuk ka pikë rëndësie, po di që kam qenë ndjekës shumë i vëmendshëm i fushatës amerikane, ai është një super sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi, që jepnin Kamalën përpara ose që jepnin Trumpin prapa ngushtësisht, etj dhe i doli fare, kështu që deri tani nuk kam parë ndonjë sondazh që të dalin , që ka një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, të gjitha të vërteta janë ato se ata i bëjnë vërtetësish se janë me emër po që duke qenë se ne e ndjekim, e anketojmë popullin shqiptar çdo muaj prej 12 vjetësh, i kemi të gjitha kapicë trendet, gjërat,”- deklaroi Rama.
    Por sesa të vërteta janë sondazhet e amerikanit mund ta thoshte vetëm dikush…miku i tij i afërt, këshilltari i Partisë Demokratike, Chris LaCivita. Dje, në krah të Berishës që tha hapur se nuk njihte asnjë lloj sondazhi, LaCivita komentoi në Top Story sondazhin e “McLaughlin and Associates”. Ai u shpreh se McLaughlin është një mik i tij shumë i mirë dhe po ashtu, dha versionin e tij se përse Partia Socialiste del fituese në këto sondazhe.
    “McLaughlin është një mik shumë i mirë. Sondazheve në SHBA i besoj. Fakti është që sondazhet përfaqësojnë disa aspekte në kohë dhe çka ato nuk arrijnë të kapin, nuk kapin se çfarë ndodh në terren. Unë e di që sondazhet këtu në Shqipëri zhvillohen derë më derë dhe flet me çdo person. Shumë njerëz nuk duan të flasin me një të huaj që po u troket në derë dhe i pyet kë do të votojnë, kur udhëheqësi i tyre është një diktator si Edi Rama. Është një logjikë më se e arsyeshme dhe pjesa e natyrës njerëzore t’u thuash njerëzve atë që dëshirojnë të dëgjojnë.”
    Por kush ka të drejtë në këtë betejë interpretimesh?
    Rama, që i referohet përvojës së vetë dhe sondazheve afatgjata që ndjek çdo muaj?
    Berisha, që ngre dyshime mbi çdo shifër? Apo LaCivita, strategu që thotë se njerëzit në Shqipëri kanë frikë të thonë të vërtetën e votës së tyre? E vetmja e vërtetë e padiskutueshme është se fitorja e çdo pale, e madhe apo e vogël, vendoset në terren, në atë që ndodh në heshtje, në atë moment kur kutia e votimit bëhet vendi më i sinqertë në një shoqëri që ende nuk ka mësuar të besojë plotësisht as sondazhet, as fjalët.
    Socialistët duket se mbajnë epërsinë. Demokratët besojnë te vala e heshtur. Partitë e reja po tentojnë të bëjnë çarjen e parë në murin e politikës tradicionale, ndërsa votuesit janë të thirrur të zgjedhin në një garë ku, për herë të parë, nuk është vetëm pushteti që ka peshë, por edhe besimi.
    Surprizë mund të jetë vota e diasporës, një shifër prej gati 200 mijë vota që askush nuk i ka parashikuar me saktësi, por që mund të jenë përcaktuese, ashtu siç ndodhi në Kosovë. Po ashtu, shkalla e votave të pavlefshme, një plagë që rihapet në çdo cikël zgjedhor, është një faktor i errët me ndikim të drejtpërdrejtë.
    Kjo e nesërmja nuk është thjesht një proces teknik. Është një referendum i brendshëm për secilin qytetar: për atë çfarë dëshiron të mbajë, të ndryshojë, ose të harrojë. Dhe përballë kësaj të drejte, asnjë sondazh nuk ka peshë më të madhe se një votë.
    11 maji është dita e tyre. 12 maji është dita jonë për të kuptuar ku jemi nisur./ZËRI

    page 9

    1746479015 4

  • Sondazhi i kompanisë që parashikoi fitoren e Trump: Edi Rama fiton zgjedhjet me 49.4% të votave

    Sondazhi i kompanisë që parashikoi fitoren e Trump: Edi Rama fiton zgjedhjet me 49.4% të votave

    CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin ka zhvilluar një sondazh final lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në bashkëpunim me “TopStory” në sondazh kanë marrë pjesë 1200 qytetarë të cilët kanë votuar nga datat 26 Prill deri më 3 Maj.
    Përballja zhvillohet mes dy forcave politike dominuese në Shqipëri, Partisë Socialiste ose qeveria sot dhe Partisë Demokratike. Nëse shqiptarët do të shkonin në zgjedhje ditën e sotme, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e 4-t me një rezultat prej 49.4% në rang kombëtar, ndërsa Partia Demokratike do të siguronte 34.9% të votave.
    Përsa i përket përballjes mes partive të vogla, “Mundësia” e Agron Shehajt kryeson me 5.3% të votave, e ndjekur nga “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 3.3% dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, me 3.1% të votave.
    Në sondazhin e zhvilluar në rang qarku, Tirana voton si kryeministër Edi Ramën me 47.8% të votave, ndërsa Berisha do të siguronte 30,8%.
    Garën e partive të reja në kryeqytet e kryeson “Mundësia”, me 5.7% të votave, ndjekur nga “Shqipëria bëhet”, me 4.6% e votave, “Lëvizja Bashkë” me 2.1%, PSD me 1.7% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.3% e votave.

  • Kë duan shqiptarët kryeministër? Sondazhi i tretë i “McLaughlin and Associates” për TCH: 50.3% për Ramën

    Kë duan shqiptarët kryeministër? Sondazhi i tretë i “McLaughlin and Associates” për TCH: 50.3% për Ramën

    Sipas një sondazhi të realizuar nga “McLaughlin and Associates” për TCH, qytetarët shqiptarë duan sërish që kryeministër të jetë Edi Rama. Kreu i PS, kryeson me 50.3% të mbështetjes.
    Sali Berisha ndiqet me 33.2%. Nga ana tjerër, Agron Shehaj vlerësohet nga 6.8% e qytetarëve, kurse Adriatik Lapaj mbështetet nga 5.1%.

    Krahasuar me sondazhin e dytë të transmetuar në Top Story shifrat për Ramën janë rritur me 1.1% , kurse për Berishën janë ulur me 04%.
    Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.

  • Ekonomia, problemi më i madh për shqiptarët! Publikohen rezultatet e sondazhit të tretë të “McLaughlin and Associates”

    Ekonomia, problemi më i madh për shqiptarët! Publikohen rezultatet e sondazhit të tretë të “McLaughlin and Associates”

    Ekonomia është çështja që i zemëron dhe frustron më shumë shqiptarët, sipas sondazhit të “McLaughlin and Associates”, zhvilluar në periudhën 26 prill-3 maj.
    Ekonomia është në vend të parë me 19.4% , një shifër më e ulët se në sondazhin e kaluar, ndjekur nga papunësia, që për 15.8% të të anketuarve është problemi më i madh.

    Më pas, renditen emigrimi, çmimet e rritura, korrupsioni, pagat e ulëta, varfëria, shëndetësia, politika, edukimi.

  • Sondazhi i McLaughlin & Associates, Partia Socialiste forcë e parë në Tiranë

    Sondazhi i McLaughlin & Associates, Partia Socialiste forcë e parë në Tiranë

    Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave.
    Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%.

    Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%.
    3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.

  • Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike

    Sondazhi i McLaughlin & Associates/ Partia Socialiste, forcë e parë në Tiranë! Merr 20 mandate, 13 për Partinë Demokratike

    Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave.
    E përkthyer në mandate, janë 20 për të majtën.
    Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%, e përkthyer në 13 mandate.
    Ndërkohë, Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%. 3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.

  • Ekonomia, problemi më i madh për shqiptarët! Publikohen rezultatet e sondazhit të tretë të “McLaughlin”

    Ekonomia, problemi më i madh për shqiptarët! Publikohen rezultatet e sondazhit të tretë të “McLaughlin”

    Ekonomia është çështja që i zemëron dhe frustron më shumë shqiptarët, sipas sondazhit të “McLaughlin and Associates”, zhvilluar në periudhën 26 prill – 3 maj.
    Ekonomia është në vend të parë me 19.4% , një shifër më e ulët se në sondazhin e kaluar, ndjekur nga papunësia, që për 15.8% të të anketuarve është problemi më i madh.
    Më pas, renditen emigrimi, çmimet e rritura, korrupsioni, pagat e ulëta, varfëria, shëndetësia, politika, edukimi.

  • Top Story/ Sondazhi i dytë nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, ja kë preferojnë shqiptarët për kryeministër

    Top Story/ Sondazhi i dytë nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, ja kë preferojnë shqiptarët për kryeministër

    Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Sondazhi i Top Channel është në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës.
    Pyetjes se kë do të preferonit për kryeministër, rezultatet ishin si më poshtë:
    Edi Rama 49.2%
    Sali Berisha 33.6%
    Agron Shehaj 6.6%
    Adriatik Lapaj 5.3%
    Refuzoj 5.2%

    Top Channel

  • Sondazhi i kompanisë amerikane për TCH, rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehajn! McLaughlin: Shkojnë nga PD tek Shehaj

    Sondazhi i kompanisë amerikane për TCH, rritet pëlqyeshmëria për Agron Shehajn! McLaughlin: Shkojnë nga PD tek Shehaj

    Ekskluzivisht në “Top Story” është publikuar sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

    Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.
    Në analizën e McLaughlin për Top Channel, shpjegohet se partitë e vogla po marrin vota nga ata që nuk pëlqejnë Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
    “Është një rritje e ndjeshme por kjo ndodh sepse Berisha po sulmon Ramën dhe Rama po i përgjigjet zjarrit me zjarr, duke e sulmuar Berishën. Personat që nuk e pëlqejnë Berishën por nuk duan të votojnë as Ramën janë favorizues të Shehajt. Sepse nuk duan të votojnë për Berishën si një alternativë ndaj Ramës, ndaj shkojnë të një alternativë e tretë”, thotë McLaughlin për Top Story.
    Pyetja: Perceptimi publik për Agron Shehajn?
    Pëlqehet – 37.3%
    Pëlqehet shumë – 13.2%
    Pëlqehet disi – 24.1%
    Nuk pëlqehet – 41.4%
    Nuk pëlqehet shumë 16.3%
    Aspak i pëlqyer – 25.1%
    Pa mendim – 15.7%
    I panjohur për mua – 4.1%
    Refuzoi të përgjigjet – 1.5%
    Krahasimi me sondazhin e parë:

    Top Channel