Tag: mclaren

  • McLaren dominon garën e Majemi, Piastri fiton dhe kryeson botërorin, “plas” te Ferrari

    McLaren dominon garën e Majemi, Piastri fiton dhe kryeson botërorin, “plas” te Ferrari

    4 Maj 2025

    23:34

    Telesport

    Oscar Piastri me McLaren fitoi garën e Cmimit të Madh të Majemi në Formula 1, suksesi i katërt sezonal për pilotin australian në 6 gara. Një sukses që konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes botërore.
    Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, britaniku Lando Norris, ndërkohë që në podium (i treti) u ngjit edhe George Russell me Mercedes. Dy pilotët e McLaren bënë një garë më vete, duke komanduar pa shumë probleme.
    Një garë me emocione deri në mesin e saj, teksa u aplikua tri herë edhe “makina virtuale e sigurisë” për disa tërheqje. Ndërsa gjysma e dytë e garës ishte më e “fjetur”, ku dëgjoheshin vetëm dy pilotët e Ferrari, të pakënaqur me njëri-tjetrin.
    Në vendin e katërt doli Max Verstappen me Red Bull, që la pas Alexander Albon me Williams (i pesti). Në vendin e gjashtë doli Kimi Antonelli me Mercedes e pas tij dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc e Lewis Hamilton (vendet 7-8).
    Dy pilotët e “kokëkuqes” ia lanë dy herë vendin njëri-tjetrit, por kjo strategji nuk dha rezultat. Përkundrazi, krijoi mjaft polemika mes tyre dhe bokseve. Në zonën e pikëve edhe Carlos Sainz me Williams (i nënti) dhe Yuki Tsunoda me Red Bull (i dhjeti).

  • Te McLaren pranojnë: E dimë se Piastri dhe Norris do të përballen fort në pistë, nuk dimë se kur dhe pasojat

    Te McLaren pranojnë: E dimë se Piastri dhe Norris do të përballen fort në pistë, nuk dimë se kur dhe pasojat

    30 Prill 2025

    11:59

    Telesport

    Me fitoren e arritur në garën e fundit në Jedah, piloti Oscar Piastri ka marrë frenat e renditjes dhe ndoshta ka marrë edhe kreun e hierarkisë te McLaren, duke lënë pas Lando Norris.  Ai bëhet australiani i parë që kryesoi Botërorin e Formula 1 dhe synon ta mbajë kreun edhe pas garës së kësaj fundjave në Majemi.
    Në Florida, Piastri mbërrin si favorit dhe mbetet për t’u parë nëse mund ta përballojë presionin që Norris do të ushtrojë.  Kjo do të thotë se dy pilotët e McLaren do të përballen fort në pistë për fitoren, çka pritet të jetë një duel që do të përsëritet disa herë përgjatë këtij sezoni.
    CEO i McLaren, Zak Brown, është i bindur për këtë përballë dhe pranon se për të është thjesht çështje kohe që gjërat të ndërlikohen. “E dimë se është më shumë një “KUR” se sa një “NËSE”. Kemi dy pilotë të shkëlqyer që garojnë fort dhe diçka do të ndodhë. Kjo është bota e garave, kështu që jam i emocionuar”, tha Brown.
    “Oscar do të bëhet gjithnjë e më i fortë. Ai dhe Lando janë dy pilotët tanë numër një. Mendoj se janë të barabartë dhe e sfidojnë njëri-tjetrin fort, por pastër. Ende nuk kemi parë një betejë epike midis tyre: Mendoj se ajo ditë do të vijë dhe mezi pres. Të gjithë po presin momentin e madh”, tha Zak Brown.

  • Verstappen i jashtëzakonshëm në Arabi, siguron “pole position”, rivalitet i madh pas tij

    Verstappen i jashtëzakonshëm në Arabi, siguron “pole position”, rivalitet i madh pas tij

    Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Jeddah, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Arabisë në Formula 1. Kampioni i botës ndali kronometrin në kohën 1’27”294, më i shpejti në pistë.
    Një kohë rekord kjo e pilotit holandez, që do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me Oscar Piastri, i dyti me McLaren. Diferenca mes dy pilotëve është vetëm 10 të mijëtat, çka premton për një garë të bukur të dielën.
    Ajo që bie në sy është se në katër vendet e para janë 4 makina të ndryshme. Kështu, në vendin e tretë u klasifikua George Russell me Mercedes, që la pas makinën Ferrari të Charles Leclerc. Pra, gjithçka e hapur për garën.
    Ai që zhgënjeu në këto prova është britaniku Lando Norris me McLaren, që pati një aksident në sesionin e tretë të provave zyrtatre. Ai nuk regjistroi kdot një ohë dhe do ta nisë garën nga vendi i dhjetë, shumë larg kreut.
    Pas Leclerc, në vendin e pestë u rendit Kimi Antonelli me Mercedes dhe më pas u klasifikuan Carlos Sainz (Williams), Lewis Hamilton (Ferrari), Yuki Tsunoda (Red Bull) e Pierre Gasly (Alpine), që plotësojnë top-10.

  • Piastri triumfon në Bahrein, Ferrari sërish jashtë podiumit, Verstappen në krizë

    Piastri triumfon në Bahrein, Ferrari sërish jashtë podiumit, Verstappen në krizë

    Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, triumfoi në garën e Cmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, suksesi i dytë sezonal për të. Një garë e dominuar nga Piastri, që e nisi nga “pole position” dhe e ruajti kreun deri në fund.
    Në vendin e dytë u klasifikua britaniku George Russell me Mercedes, që arriti të lërë pas patriotin e tij të McLaren, Lando Norris, i treti. Dy pilotë që dueluan deri në vijën e finishit për vendin e dytë.
    Mbeti sërish jashtë podiumit makina Ferrari, në vendet 4-5 me dy pilotët e saj: Charles Leclerc la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. “Kokëkuqja” përdori një strategji ndryshe, por pa mundur dot të ngjitet në podium.
    Vuan Max Verstappen me Red Bull, në vendin e gjashtë dhe asnjëherë në garë për fitore. Probleme sa herë që hyri për të ndërruar gomat, ndërkohë që në një moment ishte edhe i fundit, cka tregon vështirësitë e Red Bull.
    Gara ishte interesante, për shkak të pilotët përdorën strategji të ndryshme gomash. Ndërkohë që, edhe hyrja e makinës së sigurisë në mesin e garës bëri që gjithçka të ishte e hapur deri në fund dhe me shumë parakalime.
    Në zonën e pikëve u renditën edhe Pierre Gasly (vendi 7-të), Esteban Ocon (vendi 8-të), Yuki Tsunoda (vendi 9-të) dhe Oliver Bearman (vendi 10-të). Për t’u veçuar fakti se ky është suksesi i parë i McLaren në Bahrein në historinë e saj.

  • McLaren thumbon Verstappen: Mund të bëjë diferencën në një garë, por jo përgjatë gjithë sezonit

    McLaren thumbon Verstappen: Mund të bëjë diferencën në një garë, por jo përgjatë gjithë sezonit

    Te McLaren kanë reaguar pas deklaratës së Max Verstappen (Red Bull), fitues në garën e fundit të Formula 1 në Japoni, se me makinën britanike do të dominonte në pistë. Sipas drejtuesve të McLaren, piloti kampion bote bëri diferencën në një garë, por nuk mund ta bëjë këtë gjë përgjatë gjithë sezonit.
    Andrea Stella, shefi i garave të McLaren, në prag të garës së Bahrein, këtë fundjavë, deklaroi: “Sigurisht që Verstappen do të jetë në gjendje të duelojë për fitore në çdo garë. Ai bëri diferencën në garën e fundit, por është shumë e vështirë të vazhdosh kështu për 24 gara në një sezon, nëse nuk ke makinën më të mirë”.
    Më tej, Stella deklaroi: “Kushti më i rëndësishëm për të synuar të dy titujt botërorë është të kesh makinën më të mirë. Dhe, në këtë kuptim, është thelbësore të vazhdosh të garosh në mënyrë solide. Nëse nuk mund të fitosh, atëherë është mirë të përfundosh një garë me të dy pilotët në podium”.
    “Në luftën për titullin, ne e konsiderojmë Max si kandidat kryesor, ashtu sikurse edhe Russell apo Leclerc e të tjerë. Por, në këtë momente, ne mendoj se kemi makinën më të mirë dhe po e shfrytëzojmë këtë situatë për të grumbulluar sa më shumë fitore dhe pikë në botëror”, tha Stella.
    “Unë mendoj se për momentin jemi ende në një fazë tranzicioni. Hamilton fitoi garën sprint në Kinë, Russell ishte konkurrues në Shanghai, në Suzuka kishim Red Bull dhe Max Verstappen. Ndaj, do të duhet t’i shohim gjërat në një prizëm më të gjerë në të ardhmen”, deklaroi Andrea Stella.

  • Verstappen thumbon rivalët: Nëse do të pilotoja një McLaren ata s’do të më shihnin as targën

    Verstappen thumbon rivalët: Nëse do të pilotoja një McLaren ata s’do të më shihnin as targën

    7 Prill 2025

    11:52

    Telesport

    Max Verstappen triumfoi ditën e diel në garën e zhvilluar në Japoni, një sukses i madh për pilotin holandez të Red Bull. Ai tregoi mjeshtëri në pistë me pilotimin e tij dhe menaxhimin e gomave, duke ditur të mbajë pas dy makinat McLaren, që kanë konfirmuar deri më tani se janë më të shpejtat.
    Këtë fakt e vë në dukje vetë Verstappen, që nuk i intereson modestia kur thotë: “As nuk dua të mendoj se çfarë do të kishte ndodhur në pistë nëse do të isha unë duke pilotuar një McLaren. Në atë rast, rivalët nuk do të më kishin parë fare”.
    Një kampion që e di se ka bërë diçka të veçantë në një pistë që nuk lejon gabime, sidomos pas një xhiro të përsosur të shtunën i dha atij “pole position”. “Bëmë një garë të mirë dhe kjo fitore ka shumë rëndësi për ne. Nuk ishte e lehtë por skuadra bëri një punë të mirë”, tha Verstappen.
    Tashmë holandezi është një pikë pas Lando Norris në renditjen e përgjithshme për pilotë në Formula 1. Verstappen po mban i vetëm në lojë makinën Red Bull, që ende nuk është në nivelin e McLaren, duke konfirmuar kandidaturën e tij për titullin e pestë kampion bote radhazi.

  • Rikthehet kampioni, Verstapen fiton Çmimin e Madh në Suzuka

    Rikthehet kampioni, Verstapen fiton Çmimin e Madh në Suzuka

    Në pisten e tij të preferuar Suzuka (Japoni), Maks Verstapen i’a del të fitojë Çmimin e Madh në Formula 1.

    Fundjavë brilante për Maks Verstapen që menaxhon garën dhe fiton Çmimin e Madh të Japonisë pas pole position të jashtëzakonshme të djeshme.

    Piloti holandez arriti të mbajë dy McLaren (Norris, Piastri) pas tij në fillim përpara se të impononte një ritëm gare të nivelit të lartë për të realizuar fitoren e tij të parë të sezonit.

    Ky është suksesi numër 64 për Verstapen në F1 i cili arrin t’i japë një sinjal interesant kampionatit se ai dhe Red Bull ende janë aty.

    Super rezultat për kampionatin e konstruktorëve për McLaren që nuk rrezikoi asgjë dhe kompletoi podiumin pa shumë probleme. Rezultati është i njëjtë si në kualifikime, me Norrisin në gjendje të kalojë përballë Piastrit.

    F1 do të rikthehet në pistë javën e ardhshme me Çmimin e Madh të Bahreinit, parashikuar në orën 17:00 të dielën e 13 prillit.

    Mbrritja top 10 në Suzuka

    M. Verstapen (RED BULL)L. Norris (MCLAREN)O. Piastri (MCLAREN)C. Leklerk (FERRARI)Xh. Rasëll (MERCEDES)K. Antoneli (MERCEDES)L. Hamilton (FERRARI)I. Haxhar (RACING BULLS)A. Albon (WILLIAMS)O. Bearman (HAAS)

    Vazhdo leximin

  • Verstappen triumfon në Japoni dhe korr suksesin e parë sezonal, McLaren kënaqet me podiumin

    Verstappen triumfon në Japoni dhe korr suksesin e parë sezonal, McLaren kënaqet me podiumin

    Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Suzuka. Ky është suksesi i parë sezonal për 4 herë kampionin e botës, në një garë që e dominoi, duke përballur me sukses sulmet e McLaren.
    Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri, që nuk arritën dot të kapin pilotin holandez. Ajo që ra në sy është se pilotët që e nisën garën nga 6 vendet e para e përfunduan po në ato pozicione.
    Kështu, në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc (Ferrari), në të pestin George Russell (Mercedes) dhe në të gjashtin Kimi Antonelli (Mercedes). Vetëm i shtati Lewis Hamilton me “kokëkuqen” tjetër, me Hadjar, Albon e Bearman që përfunduan në “top-10”.
    Për sa i përket garës, ajo nuk pati shumë emocione mes të parëve. I vetmi moment interesant ishte dueli mes Norris dhe Verstappen, në momentin që po dilnin nga bokset pasi ndërruan gomat. Ata për pak sa nuk u përplasën, me britanikun që përfundoi në bar.
    Te Ferrari sërish ka pakënaqësi, pasi pilotët e saj nuk arritën dot të duelonin për podiumin. Edhe pse Hamilton pasi një strategji ndryshe me gomat nuk arriti të përfitojë më shumë se një pozicion në renditje. Gara e radhës pas një jave në Bahrein.

  • Rikthehet Verstappen, kampioni i botës siguron “pole” në Japoni, ndjekin McLaren e Ferrari

    Rikthehet Verstappen, kampioni i botës siguron “pole” në Japoni, ndjekin McLaren e Ferrari

    5 Prill 2025

    9:19

    Telesport

    Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e së shtunës “pole position” në pistën e Suzuka, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Kampioni i botës dha një kohë fantastike në xhiron e fundit, 1’26”983, duke “zënë mat” të gjithë.
    Makina McLaren, më e shpejta deri më tani, u klasifikua në vendet 2-3 me të dy pilotët e saj. Lando Norris ishte vetëm 12 të mijëtat më i avashtë se Verstappen dhe së bashku do ta nisin garën nga vija e parë e startit.
    Piastri, i treti, do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me monegaskun e Ferrari, Charles Leclerc, i katërti, më shumë se 3 të dhjetat i avashtë. Cka tregon se “kokëkuqja” është ende larg makinave më të mira.
    Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Mercedes, me George Russell që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Pas tyre Isack Hadjar i RB, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendet e tetë. “Top-10” kompletohet me Alexander Albon e Oliver Bearman.