Tag: mclaren

  • McLaren dominon në Hungaroring, Ferrari tërbon Leclerc (Video)

    McLaren dominon në Hungaroring, Ferrari tërbon Leclerc (Video)

    3 Gusht 2025

    16:52

    Telesport

    Pas një nisjeje të dobët nga rreshti i dytë, Lando Norris e përmbysi situatën në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe fitoi falë një ndalese më pak se rivalët e tij, veçanërisht Oscar Piastri, i cili, me shtytjen e tij të fundit, e vuri shokun e tij të skuadrës nën presion, por nuk mundi ta kalonte.
    Australiani më parë kishte kaluar Charles Leclerc me Ferrari, i cili, nga pozicioni i parë, kishte shpresuar për fitoren e tij të parë të vitit 2025 për gjysmën e garës.
    Një xhiro e tretë me një gomë “hard” joefektive rezultoi “fatale” për monegaskun, duke e detyruar të kënaqej me vendin e katërt. Strategjia e Ferrari-t ka zemëruar Leclerc, i cili ka akuzuar ekipin e tij në radio se nuk i dëgjoi këshillat e tij.
    REAGIMI I ZEMRAUR I LECLERC NDAJ SKUADRES – VIDEO
    Fitorja e gjashtë e Norris për këtë sezon (dhe e treta në katër garat e fundit). Kjo është fitorja e 200-të e McLaren në Formula 1. Pas katër të parëve, Fernando Alonso me Aston Martin përfundoi pesë të parët përpara Gabriel Bortoleto me Sauber.

  • Leclerc: Ferrari është në rrugën e duhur, por nuk duhet të na rritet mendja

    Leclerc: Ferrari është në rrugën e duhur, por nuk duhet të na rritet mendja

    Piloti monegask i Ferrari, Charles Leclerc, është larguar nga Belgjika i kënaqur me përditësimet e bëra në makinën SF-25, të cilat i lejuan të merrte podiumin e tij të pestë të sezonit (u rendit i treti). Megjithatë, makina McLaren është ende në një planet tjetër, me të dy pilotët e saj që zunë dy vendet e para.
    “Max ishte prapa gjatë gjithë garës me një diferencë prej dy sekonash, kështu që nuk është kurrë e lehtë. E dija që xhiroja e parë do të ishte më e vështira sepse nuk kishim të njëjtën ngarkesë si McLaren ose Red Bull, por për fat të mirë pista u tha mjaft shpejt dhe ritmi ishte i mirë”, tha Leclerc.
    “Jam i lumtur që arritëm të mbanim vendin e tretë, sepse presioni në ato kushte është i lartë, dhe në një moment të caktuar i thashë Bryan të më linte rehat. Natyrisht, ai po përpiqej të më jepte sa më shumë informacion të ishte e mundur. Ndonjëherë është i dobishëm, por ndonjëherë jo”, tha ferraristi.
    “Mendoj se është një fundjavë ku nuk kemi keqardhje, kështu që jam i lumtur. Duhet të jemi të kujdesshëm me pozitivitetin dhe të mos krijojmë pritje të rreme. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, por gjithashtu mendoj se kemi ende shumë për të bërë për të kapur McLaren dhe Red Bull e Max. Po vazhdojmë të punojmë kështu dhe po bëjmë një punë të mirë”, tha Leclerc.

  • McLaren dominon provat zyrtare në Belgjikë, Norris siguron “pole” para shokut të skuadrës, Ferrari i treti

    McLaren dominon provat zyrtare në Belgjikë, Norris siguron “pole” para shokut të skuadrës, Ferrari i treti

    26 Korrik 2025

    17:09

    Telesport

    Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, sigori “pole position” në pistën e Spa, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Ai dha kohën 1’40”562, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.
    Pra, një vijë e parë e nisjes tërësisht e McLaren, shumë më e shpejtë se rivalët e saj. Në vendin e tretë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që arriti të lërë pas në momentet e fundit Max Verstappen me Red Bull (i katërti).
    Në vendin e pestë u rendit makina Williams e Alexander Albon, që arriti të lërë pas George Russell me Mercedes, i gjashti. Ndërkohë që, brenda “top-10” më të mirëve edhe Yuki Tsunoda, Isack Hadjar, Liam Lawson e Gabriel Bortoleto.
    Tjetër paraqitje zhgënjyese për Lewis Hamilton, që u eliminua që në sesionin e parë, atij iu hoq koha pasi kaloi limitet e pistës dhe u rendit në vendin e 16-të. Zhgënjen edhe makina tjetër Mercedes e Kimi Antonelli, i 18-ti.

  • Verstappen fantastik triumfon në garën sprint në Spa, dy makinat McLaren ngjiten në podium

    Verstappen fantastik triumfon në garën sprint në Spa, dy makinat McLaren ngjiten në podium

    26 Korrik 2025

    12:33

    Telesport

    Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën sprint të vlefshme për Cmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, zhvilluar në pistën e Spa. Piloti holandez mori kreun e renditjes pas disa kthesash dhe e ruajti atë deri në fund.
    Ai arriti të përballojë me sukses sulmet e Oscar Piastri me McLaren, që u klasifikua në vendin e dytë. Podiumi kompletohet me makinën tjetër McLaren, atë të Lando Norris, që nuk arriti dot të duelojë për fitoren.
    Një garë me pak emocione, me pilotët që ishin pranë njëri-tjetrit, por nuk bënë shumë përpjekje për të parakaluar. Në vendin e katërt u rendit makina Ferrari e Charles Leclerc, që përfundoi garën shumë pas tri të parëve.
    Një garë për t’u harruar për shumë pilotë “big”, që e nisën atë nga vendet e fundit dhe nuk arritën dot të hyjnë në “top-10”. Kështu, Russell e Antonelli me Mercedes u renditën në vendet 12 e 17, ndërsa Hamilton e përfundoi garën në vendin e 15-të.

  • Nënshkrimi me Verstappenin, McLaren i frikësohet Mercedesit

    Nënshkrimi me Verstappenin, McLaren i frikësohet Mercedesit

    Nënshkrimi me Verstappenin, McLaren i frikësohet MercedesitMe pauzën 3-javore që tashmë po i drejtohet fundit, Botërori 2025 i Formulës 1 do të rikthehet me garën e Belgjikës, për të startuar gjysmën e dytë të sezonit. Me motorët e njëvendësheve për momentin të fikur, nga ana tjetër zërat e merkatos së pilotëve janë më të ndezur se kurrë…

  • Te McLaren të qetë nga sfida mes Norris dhe Piastri: Duel brenda rregullave për titullin e pilotëve

    Te McLaren të qetë nga sfida mes Norris dhe Piastri: Duel brenda rregullave për titullin e pilotëve

    Lufta e brendshme brenda McLaren nuk është shqetësuese, madje e emocionon shefin e madh Zak Brown. Mund të jetë edhe falë avantazhit të shumtë të pikëve që Lando Norris dhe Oscar Piastri po grumbullojnë garë pas gare mbi rivalin e tyre më të afërt, Max Verstappen.
    Ndaj, dy pilotët e McLaren mund të luftojnë lirshëm për titullin e pilotëve. Dhe kjo është ajo që, në fakt, ndodhi së pari në Red Bull Ring dhe më pas në Silverstone, megjithëse me një sasi të caktuar tensioni nervor. Një sfidë që, për momentin, e bën CEO-n e McLaren të lumtur.
    “Është vërtet një betejë fantastike. Mendova se gara në Austri ishte epike, pasi të gjithë prisnin me padurim betejën midis Piastri dhe Norris dhe ata nuk zhgënjyen. Ata ishin të shpejtë, agresivë, i dhanë njëri-tjetrit hapësirë dhe ishte shumë emocionuese. Ndaj, mezi pres të shoh më shumë gara si kjo“, tha Zak Brown.
    “Nuk është problem dhe në fakt është mjaft argëtuese. Ata duan të garojnë në mënyrë të drejtë, kanë të njëjtat pajisje dhe trajtohen në mënyrë të drejtë. Ata duan të mposhtin 19 makinat e tjera në pistë, përfshirë edhe ato të shokëve të tyre të skuadrës. Dhe është kënaqësi të punosh kështu”, shtoi shefi i McLaren.
    “Ata kanë respekt të madh për njëri-tjetrin dhe mënyra se si sillen në pistë është e njëjtë me atë prapa skenave. Mendoj se shumë nga kjo është për shkak të kimisë që kemi ndërtuar në ekip dhe nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të vazhdojë kështu deri në Abu Dhabi”, tha Zak Brown.
    Në fund, ai tha: “Shpresoj që Norris dhe Piastri të vazhdojnë të sfidojnë njëri-tjetrin dhe kur të mbarojë e gjithë kjo, të shtrëngojnë duart dhe të thonë ‘Punë e shkëlqyer’, përpara se të nisen përsëri për sfidën e vitit të ardhshëm”.

  • F1/ Lando Norris  i pari në shtëpi, Hulkenberg podiumi i parë në karrierë

    F1/ Lando Norris i pari në shtëpi, Hulkenberg podiumi i parë në karrierë

    Në garën e 12-të të Botërorit 2025 në F1 McLaren vijoji dominimin absolut duke ngjitur në dy vendet e para pilotin e shtëpisë Lando Norris dhe pas tij kryesuesin e kampionatit Oskar Piastri. Në një garë të koncidionuar prej kushte me shi, incidentet dhe strategjitë vendos në shumë raste për objektivin e makianave në garë.

    Sidoqoftë ajo që përbën lajmin e ditës lidhet me podiumin e parë në karrierë të gjermanit 37 vjeçar Niko Hulkenberg.

    Kështu, McLaren fiton me Lando Norris i cili e mposht Oskar Piastri-n: australiani në fakt paguan (në ndalesën e fundit të boksit) një penalitet prej dhjetë sekondash në gjysmë të garës për frenim të papritur në vijën e drejtë midis kthesave 14 dhe 15 (Hangar Straight) pas Makinës së Sigurisë, aq sa u parakalua për pak kohë nga Maks Verstapen, i cili më pas u rrotullua disa sekonda më vonë në rinisje duke përfunduar në vend të 10 e mbyllur i pesti.

    Për Norrisin kjo është fitorja e dytë radhazi dhe e katërta e vitit. Vendi i tretë i podiumit për një Niko Hulkenberg surprizues me Sauber të “drejtuar” nga ish-piloti i Ferrarit, Matia Binoto. Gjermani e mban Luis Hamilton prapa duke shndrruar në fetsë këtë podium të tij historik në Silverstone.

    Vazhdo leximin

  • McLaren arrin fitore të dyfishtë në Austri, Ferrari rikthehet në podium, Verstappen jashtë

    McLaren arrin fitore të dyfishtë në Austri, Ferrari rikthehet në podium, Verstappen jashtë

    29 Qershor 2025

    16:53

    Telesport

    McLaren arriti një fitore të dyfishtë sot në pistën e Spielberg, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Piloti britanik Lando Norris e nisi garën nga vendi i parë e dhe e mbylli atë si fitues, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri, i dyti.
    Australiani parakaloi Charles Leclerc me Ferrari në kthesën e parë dhe dueloi me shokun e tij të skuadrës në pjesën e parë të garës, por pa mundur ta parakalojë. Ai u përpoq të bëjë dicka në xhirot e fundit por pa sukses, por e ruan kreun e renditjes edhe pas kësaj gare.
    Në vendin e tretë u rendit Leclerc me “kokëkuqen”, që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i katërti). Në vendin e pestë u klasifikua britaniku George Russell me Mercedes. Një garë për t’u harruar kjo për Max Verstappen e Kimi Antonelli, që u përplasën mes tyre që në start.
    Për sa i përket garës ajo ishte e mërzitshme në shumicën e saj, me pilotët e kreut që patën diferenca të mëdha mes tyre. Vetëm xhirot e para dhuruan disi emocione, me dy pilotët e McLaren që dueluan mes tyre. Në “top-10” u renditën edhe Lawson, Alonso, Bortoleto, Hulkenberg dhe Ocon.

  • Piastri: Do të vazhdoj të luftoj me Norris për titullin, shpresoj të mos kemi më të tilla incidente

    Piastri: Do të vazhdoj të luftoj me Norris për titullin, shpresoj të mos kemi më të tilla incidente

    Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, konfirmoi se klima brenda makinës britanike nuk ka ndryshuar aspak pas incidentit që ai pati me Lando Norris në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Kanada dy javë më parë.
    “Lando kërkoi falje menjëherë pas garës, kështu që gjithçka është në rregull. Mezi presim të kthehemi në pistë këtë fundjavë. Rregullat brenda ekipit nuk ndryshojnë”, tha kryesuesi i Botërorit.
    Më tej, Piastri vazhdoi: “Ajo që ndodhi në Kanada nuk ishte ideale, por do të vazhdojmë të luftojmë mes vete, duke shpresuar të mos biem përsëri në kontakt”. Në Montreal, McLaren pati më shumë vështirësi se sa në garat e tjera.
    “U kapëm në befasi në Kanada, nuk ishim aq të fortë sa pritej. Në kualifikime patëm vështirësi, ndërsa në garë kishim shpejtësi, por paguam për të filluar nga fundi. Mendojmë se e kemi kuptuar se çfarë shkoi keq”, tha Piastri.
    Ekipi i Woking, ashtu si makinat e tjera, po sjell përmirësime për garën austriake. “Po sjellim pjesë të reja, veçanërisht diçka në pjesën e përparme. Shpresojmë se mund të na bëjë të shkojmë më shpejt, ky është zakonisht plani”, tha Piastri.

  • Verstappen: Nuk besoj shumë të titulli këtë vit, vështirë se McLaren do të gabojë sërish si në Kanada

    Verstappen: Nuk besoj shumë të titulli këtë vit, vështirë se McLaren do të gabojë sërish si në Kanada

    Në Kanada, për herë të parë këtë sezon të Formula 1, McLaren nuk pati asnjë pilot në podium dhe kjo i dha mundësi Max Verstappen (i dyti në Montreal) të ngushtojë disi diferencën me rivalët.
    Piastri tashmë është +43 pikë ndaj holandezit të Red Bull, që nuk ka shumë pritshmërti se do të shpallet kampion edhe këtë vit. Verstappen ka triumfuar në 4 sezonet e fundit.
    “Çfarë duhet të ndodhë që unë dhe Oscar të kemi një sfidë të drejtpërdrejtë? Të jem i sinqertë, shumë gjëra duhet të ndodhin. Para së gjithash, duhet të fillojmë të fitojmë gara më shpesh, duke u bërë më konkurrues”, tha Verstappen.
    “Në Kanada patëm një fundjavë e mirë, por jo mjaft konkurruese. Ne kemi gara ku mund të fitojmë sërish këtë sezon, por ne duhet ta kemi makinën më të shpejtë dhe t’ua bëjmë më të vështirë rivalëve”, shtoi holandezi.
    “Disa modifikime do të vijnë, por a do të mjaftojnë? Në këtë sport diferencat janë të vogla, që mund të japin rezultate më të mira çdo fundjavë. Deri më tani McLaren ka treguar gjatë se është e jashtëzakonshme, ata janë të vështirë për t’u mposhtur”, tha Verstappen.
    Në fund, piloti i Red Bull komentoi: “Ata patën një fundjavë jo të mirë në Kanada, por ata janë ende në të vërtetë favoritët në Austri. Ne nuk do të duam të jemi një kafshatë e lehtë për ta. Të përpiqemi të përmirësojmë makinën tonë”.