Tag: mclaren

  • Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

    Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

    Formula 1 ka hyrë në fazë vendimtare. Në ndalesën e radhës në Singapor britaniku i Mercedes, Xhorxh Rasëll fitoi Çmimin e Madh, i dyti sezonal dhe i pesti në karrierë. Nisur nga pozicioni i parë, piloti tepër i fortë anglez nuk u la asnjë shans rivalëve të tij, duke filluar me Maks Verstapen, i cili ishte përkrah tij në pjesën e jashtme të rreshtit të parë.

    Piloti i Red Bull e nisi me goma të buta, duke u përpjekur të merrte kryesimin dhe të vendoste ritmin e tij, mirpo holandezi dështoi në misionin e tij dhe më pas bëri mbrojtjen e vendit të dytë deri në vijën e finishit. Vendi i tretë dhe katërt, u fituan respektivisht Oskar Piastri dhe Lando Norris çka sollën dhe pikët e mjaftueshme që McLaren të shpallej kampion për konstuktorë, i 10-ti në histori.

    Formula 1 ka dhe 6 ndalesa deri në fund të këtij Botërori 2025.

    Vazhdo leximin

  • Russell triumfon në Singapor, McLaren konfirmohet kampione e botës për konstruktorë

    Russell triumfon në Singapor, McLaren konfirmohet kampione e botës për konstruktorë

    Piloti britanik George Russell triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Marina Bay. Një garë e dominuar nga piloti i Mercedes nën magjinë e dritave, që e nisi atë nga “pole” dhe deri në fund tregoi se ishte më i miri.
    Në vendin e dytë, pas një beteje të fortë, u klasifikua holandezi Max Verstappen me Red Bull, që la pas britanikun Lando Norris me McLaren (i treti). Dy pilotët dueluan ashpqër mes tyre për 15 xhiro për vendin e dytë, por në fund Verstappen arriti të rezistojë.
    Për pasojë, ai fiton pikë të rëndësishme karshi dy pilotëve të McLaren në renditjen e përgjithshme për pilotë. Gjithsesi, te McLaren krenohen për titullin kampion për pilotë fituar sot, i dyti radhazi. Kryesuesi i botërorit, Oscar Piastri, u rendit në vendin e katërt.
    Tjetër garë zhgënjyese për makinën Ferrari, që u rendit në vendet 6-7 me dy pilotët e saj, që asnjëherë nuk dueluan për podiumin. Charles Leclerc la pas Lewis Hamilton, me probleme në xhirot e fundit. Para tyre u rendit makina tjetër Mercedes e Kimi Antonelli (i pesti), që bëri një garë të mirë.
    Për sa i përket garës, ajo pati emocione vetëm në duelin mes Verstappen e Norris në fundin e saj, pasi nuk pati shumë parakalime. Cuditërisht, në një pistë të tillë, nuk pati asnjë aksident dhe makinë sigurie në pistë. Në “top-10” u renditën edhe Alonso, Bearman e Sainz.

  • Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

    Russell surprizon dhe siguron “pole position” në Singapor, Verstappen më mirë se rivalët e McLaren

    4 Tetor 2025

    16:14

    Telesport

    George Russell me Mercedes siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Marina Bay, I vlefshëm për Cmimin e Madh të Singaporit në Formula 1. Piloti britanik ndali kronometrin në kohën 1’29”158, duke qenë më i shpejti në pistë.
    Piloti i Mercedes do ta ndajë vijën e parë të startit me Max Verstappen, i dyti me Red Bull. Në vendin e tretë u klasifikua kryesuesi i botërorit, australiani Oscar Piastri me McLaren, që u rendit më mirë se shoku i tij i skuadrës Lando Norris.
    Britaniku u klasifikua i pesti, pasi italianit Kimi Antonelli, i katërti me makinën tjetër Mercedes. Në vendet 6-7 u renditën dy makinat Ferrari, me Lewis Hamilton që la pas Charles Leclerc. Dy “kokëkuqet” nuk dhanë atë rezultat që pritej.
    Në “top-10” u renditën edhe Hadjar, Bearman e Alonso, ndërkohë që gara e së dielës (ora 14:00) do të zhvillohet me drita. Kjo renditje miks mes vendeve të para dhe fakti që garohet në një pistë qytetase do ta bëjë mjaft interesante garën.

  • “Kam një ekip fitues, por nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë”

    “Kam një ekip fitues, por nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë”

    30 Shtator 2025

    10:44

    Telesport

    Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Baku nuk ka qenë shumë pozitive për Ferrari, që tani përgatitet për sfidën e radhës, atë që zhvillohet në Singapor.
    Drejtori sportiv Frederic Vasseur, duket se ka nisur të ketë dyshimet e para në lidhje me pilotët dhe makinën që ka në dispozicion. Kjo, duke parë me kureshtje edhe të ardhmen.
    “A po udhëheq një ekip fitues? Jam i bindur për këtë, por do të duhet të përmirësohemi, si të gjithë të tjerët. Na mungon një sasi e caktuar oportunizmi për të përfituar nga mundësitë që lindin”, tha Vasseur.
    Më tej, francezi tha: “Problemi ynë është se në fundjavë kur McLaren ka vështirësi, edhe ne kemi vështirësi sepse makina jonë ka karakteristika të ngjashme me atë të McLaren. Nëse ata nuk shkëlqejnë, as ne nuk shkëlqejmë”.

  • F1/ Çmimi i Madh i Holandës, dy McLaren dhe Verstapen…

    F1/ Çmimi i Madh i Holandës, dy McLaren dhe Verstapen…

    Ndalesa e radhës për Formula 1 përkon me garën për Çmimin e Madh të Holandës. Në provat zyrtare McLaren dominoi plotësisht, duke marrë dy vendet e para me Oskar Piastri dhe lando Norris.

    Australiani i cili kryeson Botërorin 2025, arriti të kalojë përpara shokut të tij të skuadrës falë një paraqitjeje të fortë në sektorin e parë dhe të fundit, gjë që i siguroi atij xhiron më të shpejtë. Me këtë pozicion të parë, Piastri tani ka siguruar pesë pole position në F1 dhe synon një fitore në GP për të siguruar vendin e tij të parë në renditje.

    Ndërkaq vendi i tretë i shkoi favoritit vendas Maks Verstapen, i cili e shtyu Red Bull-in e tij deri në limit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar rreshtin e parë. Surpriza e vërtetë e ditës së djeshme, ishte piloti i Racing Bulls, Isak Haxhar, i cili kapi vendin e katërt, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

    Gara për Çmimin e Madh në pisten e Zandvoor (Holandë) fillon sot në orën 15:00.

    Vazhdo leximin

  • McLaren dominon provat zyrtare në Zandvoort, Red Bull e Mercedes më mirë se Ferrari

    McLaren dominon provat zyrtare në Zandvoort, Red Bull e Mercedes më mirë se Ferrari

    30 Gusht 2025

    16:05

    Telesport

    Pjesa e dytë e sezonit të Formula 1 ka nisur ashtu sikurse u mbyll e para, me një dominim të makinës McLaren. Dy pilotët e saj u renditën në dy vendet e para pasditen e sotme, me Oscar Piastri që la pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris.
    Për pasojë, australiani ka siguruar “pole position” në pistën e Zandvort, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Holandës (e diel, ora 15:00). Ai dha kohën 1’08”662, duke qenë vetëm 12 të mijëtat më i shpejtë se britaniku.
    Në vendin e tretë u rendit “i zoti i shtëpisë”, Max Verstappen me Red Bull, që do të ndajë vijën e dytë të nisjes me surprizën e këtyre provave zyrtare, Isack Hadjar me RB, i katërti. Në vendin e pestë u klasifikua britaniku i Mercedes, George Russell.
    Zhgënjen Ferrari, në vendet 6-7 me dy pilotët e saj. Charles Leclerc la pas Lewis Hamilton, por dy “kokëkuqet” ishin më shumë se gjysmë sekondi të avashta se McLaren. Në “top-10” edhe Liam Lawson, Carlos Sainz dhe Fernando Alonso.

  • Te McLaren i tremben Ferrari: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

    Te McLaren i tremben Ferrari: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

    28 Gusht 2025

    11:42

    Telesport

    “Mendoj se Ferrari do të jetë pretendent për fitore në pjesën tjetër të sezonit. Sigurisht që do të duhet ta marrim parasysh këtë fakt, si në kualifikime ashtu edhe në garë. Do të duhet të konkurrojmë me ta çdo herë“.
    Ky është parashikimi i Andrea Stella, inxhinierit italian që e udhëhoqi McLaren përsëri drejt suksesit, pasi dominoi në vitin 2025. Këtë fundjavë rikthehet botërori i Formula 1 me garën e Zandvoort (Holandë).
    “Nuk jam i befasuar sepse Ferrari ka qenë konkurrues në garat e fundit. Ata ishin konkurrues në pistë të thatë në Silverstone, ishin konkurrues në Belgjikë. Në një farë mënyre, shpresoja që kjo të mos materializohej plotësisht“, tha Stella.
    “Do të na duhet të përballemi edhe me Mercedes dhe në Hungari, Max Verstappen ishte pak jashtë garës, por jam i sigurt se ai do të gjejë një mënyrë për të luftuar për fitoren. Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë në këtë sport”, tha Stella.

  • Vasseur: McLaren e jashtëzakonshme me gomat, problemi më i madh i Ferrari është shasia

    Vasseur: McLaren e jashtëzakonshme me gomat, problemi më i madh i Ferrari është shasia

    Përpara Çmimit të Madh të Holandës, i cili do t’i japë fund periudhës historike të pistës së Zandvoort në Formula 1 në fund të gushtit, Ferrari renditet në vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve, me 260 pikë, por 299 pikë pas McLaren.
    Ky hendek rrjedh nga një gjysmë e pare e sezonit pothuajse perfekte e sezonit e McLaren, i cili në sezonet e fundit ka qenë në betejë me Ferrari. Drejtori i Ferrari, Frédéric Vasseur, për këtë hendek aktual midis dy ekipeve dha mendimin e tij.
    “Gjatë tre ose katër fundjavave të fundit, kemi arritur ta ngushtojmë hendekun në dy të dhjeta. Në fillim të sezonit, patëm shumë probleme me menaxhimin e pistës. Pati probleme me cilësinë, pastaj skualifikime. Humbëm pak fokusin”, tha Vasseur.
    “Gjithçka varet nga detajet dhe kualifikimet në Budapest ishin një shembull. Nëse përqendrohesh në gjërat e gabuara, humbet menjëherë dhe masivisht terren. Nëse Leclerc do të kishte qenë dy të dhjetat më ngadalë, ai do të kishte përfunduar i gjashti në vend të të parit”, shtoi Vasseur.
    Më tej, francezi komentoi: “Është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë është e rëndësishme në çdo moment të caktuar për të qenë i shpejtë. McLaren është i jashtëzakonshëm në menaxhimin e gomave të tij, veçanërisht në lagështirë ose në vapë”.
    “Skualifikimet e Hamilton dhe Leclerc në Kinë i kanë çrregulluar planet tona. Na është dashur të lëmë një diferencë sigurie në lidhje me distancën e shasisë nga toka. Këto makina janë jashtëzakonisht të ndjeshme për sa i përket distancës. Çdo milimetër përfaqëson një pozicion fillestar”, tha Vasseur.
    “Nëse nuk ke kontroll të plotë të lartësisë nga pista, kjo kompromenton konkurrueshmërinë e makinës. Për të zgjidhur problemin, humbet fokusin në gjëra të tjera. Përgatitja e gomave për kualifikime, xhirot e ngrohjes etj”, deklaroi shefi i “kokëkuqes”.
    “Gjithçka ka të bëjë me stabilitetin e platformës aerodinamike. Për dy vjet tani, ne i kemi kushtuar shumë më tepër vëmendje trajtimit dhe parashikueshmërisë. Në këtë mënyrë, piloti mund të nxjerrë më shumë nga paketa. Nëse nuk është i sigurt se si sillet makina, është shumë larg limitit”, tha Vasseur.

  • Verstappen vlerëson McLaren: Ja dy pikat e forta të makinës “papaya” që e bëjnë të pakapshme

    Verstappen vlerëson McLaren: Ja dy pikat e forta të makinës “papaya” që e bëjnë të pakapshme

    Rruga që McLaren ka ndjekur nën drejtimin e Andrea Stella po jep frutet e saj. Brenda dy vitesh, dhe me vazhdimësi teknike të qëndrueshme, ekipi “papaya” ka kaluar nga forca e fundit në dominimin e kampionatit, një proces që u merr ekipeve të tjera të Formula 1 shumë më tepër kohë ose vazhdon të dështojë.
    Rritja eksponenciale e McLaren ka rrëzuar nga froni Max Verstappen, i cili fitoi në pista ku parakalimi është i vështirë (Suzuka dhe Imola). Në pista më normale, edhe holandezi është përkulur para dominimit të rivalëve, të cilin e shpjegoi me dy tema: Gomat dhe performanca në kthesat me shpejtësi mesatare.
    “Ata janë padyshim më të mirët në menaxhimin e gomave, arrijnë t’i ruajnë ato shumë më mirë. Mund ta shihni qartë këtë në lagështirë, me gomat e ndërmjetme. Nëse keni menaxhim të mirë të gomave, ky avantazh është edhe më i dukshëm. Meqenëse goma është më e brishtë, ajo mbinxehet edhe më shpejt dhe ata e kontrollojnë atë shumë mirë”, komentoi Verstappen.
    “Në të njëjtën kohë, mendoj se performanca e tyre në shpejtësi mesatare është e pabesueshme krahasuar me të gjithë të tjerët në rrjet. Rrotullimi që ata kanë në boshtin e përparmë pa humbur pjesën e pasme është diçka e mahnitshme për t’u parë. Është diçka që duhet të përpiqemi ta arrijmë“, shtoi 4 herë kampioni i botës.

  • Leclerc: McLaren i këtij sezoni si Red Bull i dy viteve më parë, po e shkatërron konkurrencën

    Leclerc: McLaren i këtij sezoni si Red Bull i dy viteve më parë, po e shkatërron konkurrencën

    Pushimet verore të Formula 1 tradicionalisht janë koha për të bërë një bilanc të gjysmës së parë të sezonit. Dhe gota e Ferrari është padyshim më shumë bosh se sa plot. Ekipi i Maranello është i dyti në kampionatin e konstruktorëve, siç ishte në vitin 2024, por me një diferencë e madhe pas McLaren.
    “Kokëkuqja” nuk ka fituar një garë që nga tetori i vitit 2024 dhe padyshim shpreson ta fshijë atë zero bezdisëse sa më shpejt të jetë e mundur. Ai që ka folur për mediat është piloti monegask Charles Leclerc: “Do të thoja që Red Bull i vitit 2023 dhe McLaren i vitit 2025 janë në të njëjtin nivel”.
    “Janë dy ekipe që po bëjnë gjithçka shumë mirë, pa asnjë pikë të dobët, të forta në të gjitha aspektet. Dallimi është se McLaren ka dy pilotë shumë të mirë, ndërsa Red Bull mbështetej kryesisht te Max Verstappen. Të dy kishin makinën më të shpejtë dhe nuk bëjnë gabime; janë gjithmonë aty. Të dy po e shkatërrojnë konkurrencën”, tha Leclerc.
    Piloti e përshkroi SF-25, e cila po i shkakton kaq shumë probleme në këtë kampionat, si të qëndrueshme, por jo mjaftueshëm: “Na duhet më shumë për të fituar. Për të përfituar sa më shumë prej saj, më është dashur të zgjidhja konfigurime mjaft ekstreme. Jam i kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani me këtë makinë, nuk mendoj se mund të kishim arritur më shumë”.
    “Sa afër do t’i afrohemi McLaren do të varet nga niveli i performancës që mund të nxjerrim. Fatkeqësisht, ne jemi vazhdimisht në të njëjtën distancë nga McLaren. Duhet të bëjmë një hap përpara. Mendoj se vendi i dytë në kampionatin e konstruktorëve është një qëllim që mund ta synojmë“, përfundoi Leclerc.