Lando Norris do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 si kampion bote. Për këtë arsye, ai ka vendosur të mbajë “numrin 1” në makinën e tij. Ky numër, në sezonet e fundit është mbajtur nga Max Verstappen, që pasi dorëzoi titullin do të dorëzojë edhe “numrin 1”.
Për pasojë, piloti britanik i McLaren ka hequr dorë nga numri 4 në njëvendëshen e tij. Ai e ka mbajtur këtë numër që kur ka bërë debutimin e tij në Formula 1, në vitin 2019 dhe garoi me atë numër në 152 gara. Një çështje krenarie jo vetëm personale, por edhe e përbashkët me McLaren, një ekip me të cilin ai ka përjetuar si sukses ashtu edhe vuajtje.
“Ka një arsye pse e zgjedh atë numër. Mund ta fitosh atë numër dhe duhet të punosh shumë për ta marrë. Të gjithë do të jemi në gjendje ta mbajmë me krenari. Të gjithë mekanikët e mi, inxhinierët e mi, të gjithë në McLaren do të jenë në gjendje ta kenë këtë njohje”, tha Norris.
“Nuk është vetëm për mua, është edhe për ta. Është krenaria e një ekipi që e di se ka punuar shumë dhe ka dhënë gjithçka. Tani ata mund të thotë ‘Ne jemi numri 1’. Nuk është aq mirë të thuash ‘Ne jemi numri 4’, kështu që ata do të jenë edhe më të lumtur se unë”, shtoi Lando Norris.
Tag: mclaren
-

Lando Norris konfirmon numrin që do të mbajë në makinë sezonin e ri: Është një krenari
-

E parakaloi Norris në xhiron e fundit, akuza dhe falje për Antonelin, italiani kërcënohet…
Përveç autogolit të McLaren, zhurma pas garës në Losail u shkaktua nga “parakalimi” kontrovers i Lando Norris ndaj Andrea Kimi Antoneli, në xhiron e fundit të Çmimit të Madh të Katarit në F1.
Ky përfundim i lejoi liderit të përgjithshëm të Botërorit 2025 Lando Norris të merrte dhe dy pikë të tjera duke e mbajtur fituesin e kësaj gare Maks Verstapen me 12 pikë larg dhe Oskar Piastrin me 16 pikë.
Ndërkaq në epokën e rrjeteve sociale, piloti italian teksa figuron te Mercedes, prodhuesi që furnizon njësinë e fuqisë së McLaren, ka marrë kërcënime (mbi një mijë, disa prej të cilave përfshijnë kërcënime me vdekje) dhe fyerje të ndryshme, duke e theksuar incidentin me një njollë të zezë në foton e profilit të tij në Instagram.
Më shumë se treqind kërcënime janë “dërguar” në llogaritë e mediave sociale të Mercedes. Prodhuesi gjerman është gati t’ia përcjellë ato FIA-s.
Me motorët e fikur, por ende qartësisht “të nxehtë”, përfaqësuesi i Red Bull, Hermut Marko, dhe inxhinieri i makinave të Red Bull, Xhanpiero Lambiaze (i cili pati një përballje të ashpër në padok me Toto Volf) e akuzuan hapur Kimin se ishte tërhequr qëllimisht, duke u shtirur në thelb si një gabim drejtimi.
Sidoqoftë më pas ka ardhur ndjesa e tyre. Formula 1 ka në program edhe një garë me tre pilotë në valle për titullin kampion./Foto ‘X’/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Verstappen triumfon në Katar dhe shpreson për titullin, Piastri i dyti, Norris jashtë podiumit
Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Katarit në Formula 1, zhvilluar në pistën e Losail. Edhe pse e nisi garën nga vendi i tretë, pas dy makinave McLaren, arriti të shrytëzojë në maksimum mundësitë që iu dhanë, duke ngushtuar diferencën me kreun e renditjes.
Në vendin e dytë u rendit australiani i McLaren, Oscar Piastri. Në podium u ngjit edhe Carlos Sainz me Williams, i treti, surpriza e kësaj gare. Në vendin e katërt u rendit britaniku Lando Norris me makinën McLaren, që ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme, me një garë nga fundi.
Rezultati i kësaj gare la gjithcka të hapur për sa i përket titullit kampion për pilotë. Norris ka 12 pikë avantazh ndaj Verstappen dhe 16 pikë karshi Piastri. Gara e sotme u vendos nga hyrja e makinës së sigurisë në xhiron e shtatë. Holandezi i Red Bull hyri dhe ndërroi gomat, ndërsa dy pilotët e McLaren nuk përfituan.
Kjo garë kishte rregullin e dy ndalesave dhe një set gomash duhej të zgjaste maksimumi 25 xhiro (57 xhiro gjithsej). Hyrja e makinës së sigurisë në xhiron e shtatë, kur mbetën edhe 50 për t’u zhvilluar, ishte mundësia e artë për Verstappen, që e shfrytëzoi dhe më pas menaxhoi pa probleme avantazhin.
Në zonën e pikëve, respektivisht nga vendi i pestë në të dhjetin, u renditën edhe Kimi Antonelli, George Russell, Fernando Alonso, Charles Leclerc, Liam Lawson dhe Yuki Tsunoda. Tjetër garë anonime për Ferrari, ndërkohë që Lewis Hamilton u rendit në vendin e 12-të me “kokekuqen”, jashtë zonës së pikëve. -

Surpriza!!! Skualifikohen dy makinat McLaren nga gara e Las Vegas, rihapet botërori, Antonelli në podium
Ajo që konsiderohej një garë e mirë për dy makinat McLaren në Las Vegas dhe vecanërisht për Lando Norris, është kthyer një makth për të dy pilotët.
Lando Norris dhe Oscar Piastri u skualifikuan nga Çmimi i Madh i Las Vegasit për shkak të konsumimit të tepërt të shasisë së makinave të tyre. Bëhet fjalë për një zonë të quajtur si “dërrasa e dyshemesë“, ose rrëshqitësja, e cila është një dërrasë druri e pozicionuar në dyshemenë e sheshtë të makinës.
Roli kryesor i së cilës është të mbajë një distancë minimale nga toka për arsye sigurie. Kjo sipërfaqe është 10 milimetra e trashë dhe, sipas rregullores, nuk mund të konsumohet më shumë se një milimetër (pra nuk mund të jetë më pak se 9 mm). Ky rregull është thyer nga të dy pilotët e McLaren.
Për shkak të skualifikimit, Norris dhe Piastri (të dytët dhe të katërt në fund të garës) humbën përkatësisht 18 dhe 12 pikë, garë që u fitua nga Max Verstappen. Falë këtij skualifikimi, holandezi i Red Bull tani është 24 pikë pas Norris dhe me pikë të barabarta me Piastri në renditjen provizore, dy gara nga fundi.
Pas skualifikimit, në vendin e dytë ngjitet britaniku i Mercedes, George Russell, që e mbylli garën në vendin e tretë dhe në këtë mënyrë fiton një pozicion. Në podium ngjitet edhe italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes (që në garë u rendit i pesti). Në vendin e katërt ngjitet Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa Lewis Hamilton klasifikohet i teti. -

McLaren skualifikohet në Las Vegas, Verstapen përfiton dhe hap…
Maks Verstapen me Red Bull fiton Çmimin e Madh të Amerikës dhe regjitron të 6-tën sezonale në F1. Megjithatë kjo e sotmja numër 69 në karrierën e tij ishte një fitore e madhe në Las Vegas, duke hapur mbi të gjitha çështjen titull të këtij edicioni.
Kjo pasi të dy McLaren-ët u skualifikuan për parregullsi teknike që përfshinin trashësi të pamjaftueshme të pllakës (dyshemeja e makinës), të dyja makinat mateshin më pak se nëntë milimetra të përcaktuara nga rregullorja.
Lando Norris përfundoi i dyti, Oskar Piastri i katërti. Përjashtimi i anglezit dhe australianit nga renditja e finishit i promovoi dy pilotët e Mercedes-it, Xhorxh Rasëll dhe Andrea Kimi Antoneli, në shkallën e dytë dhe të tretë të podiumit
Në renditjen e përgjithshme me dy gara të mbetura (GP e Katarit dhe GP e Abu Dabit), Verstapen është në të njëjtin nivel me Piastri-n me 366 pikë, ndërsa Norris është njëzet e katër pikë përpara të dyve (390 pikë) dhe për këtë arsye është i vetmi nga tre pretendentët për titull që mund ta mbyllë Botërorin që në Losail, nëse fiton një pikë ndaj dy rivalëve të tij gjatë fundjavës që përfshin Sprint të shtunën më 29 nëntor dhe Grand Prix të dielën më 30.
Vazhdo leximin
-

E bija e kampionit të botës bashkohet me McLaren
Hakinen është rikthyer në Formula 1. Jo Mika dy herë kampion bote te makinat e shpejtësisë një vendëshe por e bija e tij Ela 14-vjeçare. Ajo është përfshirë në programin e zhvillimit të pilotëve të McLaren.
Ekipi, i cili së fundi ka festuar titullin e konstruktorëve, ka zgjedhur vajzën shumë të vogël të një legjende garash, e cila shkëlqeu vitin e kaluar në Akademinë Champions of the Future në Itali dhe ka arritur fitore dhe podiume në karting në të gjithë Europën.
Babai i saj, ‘Finlandezi Fluturues’, ka lënë të kuptohet tashmë se Ela (Ella) mund të ngasë në Formula 1. “Ajo është një pilote shumë i talentuar. Nuk po e them këtë sepse jam babai i saj, por për shkak të përvojës sime si ish-pilot i nivelit të lartë”, tha së fundmi kampioni i botës në vitet 1998 dhe 1999 Mika Kakinen./Foto X/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Norris shkon dret titullit, Antoneli podiumi i dytë
Dy fitore në harkun kohor të dy ditëve për Lando Norris, i cili, pas garës Sprint në Sao Paulo, mori edhe Çmimin e Madh të Brazilit, duke rritur më tej epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme. Pas anglezit ishte Mercedesi i një Andrea Kimi Antoneli. Për pilotin italian ky ishte podiumi i dytë i karrierës së tij.
Maks Verstapen i jashtëzakonshëm me Red Bull teksa u nis nga vendi i 16-të, e mori vendin e tretë ndërsa Rasëll kapi vendin e katërt përpara Piastrit (i penalizuar dhjetë sekonda për një incident me Antonelin në fillim të GP). Piloti australian i McLaren tani ka njëzet e katër pikë pas Norris.
Mbërritja 10 vendet e para në Interlagos:
1. Norris (MCLAREN)
2. Antoneli (MERCEDES)
3. Verstapen (RED BULL)
4. Rasëll (MERCEDES)
5. Piastri (MCLAREN)
6. Bearman (HAAS)
7. Lavson (RACING BULLS)
8. Haxhar (RACING BULLS)
9. Hulkenberg (KICK SAUBER)
10. Gasli (ALPINE)
Vazhdo leximin
-

Verstapen mahnit në Austin, McLaren i paralajmëruar
Pole Position i shtatë sezonal për holandezin e Red Bull. Këtë mbrëmje (21:00) gara për Çmimin e Madh të Amerikës pritet të jetë spektakolare. Piastri i gjashti në…nisje.
Maks Verstapen e ka seriozisht. Prej disa ndalesave me garat që shkojnë drejt fundit të këtij Botërori 2025 në F1 holandezi i Red Bull kërkon të vendosë në vështirësi dy makinat e McLaren Oskar Piastri e Lando Norris. Në Austin ai mori ‘pole postion’ për Çmimin e Madh të SHBA-së.
Kampioni i katërfishtë i botës në Formula 1 e dyfishoi pozicionin e parë pasi fitoi edhe në garën Sprint. Sot në orën 21:00 Verstapen do të niset përpara Lando Norris (McLaren) dhe Sharles Leklerk të Ferrari-t
Vetëm vendi i gjashtë për kryesuesin e Botërorit australianin e McLaren, Oskar Piastri.
Radha e nisjes:
Vazhdo leximin
-

Verstappen: Unë më mirë se Norris e Piastri, por McLaren është ende më e shpejtë se Red Bull
Mallkimi i Singaporit vazhdon edhe këtë vit për Max Verstappen, i cili nuk ka fituar kurrë në pistën Marina Bay në karrierën e tij. Këtë herë ai u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, por duke lënë pas dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri, me të cilët duelon për titull.
Ky përfundim i lejon Verstappen të rrëmbejë disa pikë të tjera në renditje ndaj tyre. Holandezi i Red Bull tani është 63 pikë pas liderit Piastri. Ende shumë, me vetëm gjashtë gara të mbetura, por trendi aktual mbetet i favorshëm për Verstappen.
“Ishte e pamundur të sfidohej Russell dhe vetëm arritja për ta mbajtur McLaren e Lando Norris pas ishte një sukses. Nuk mendoj se kishim ritmin për të fituar dhe, në të njëjtën kohë, mendoj se McLaren ishte gjithashtu më i shpejtë se ne”, tha Verstappen.
Më tej, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 tha: “Kishim një makinë më të shpejtë pas nesh dhe arritëm rezultatin më të mirë të mundshëm në Singapor duke pasur parasysh kushtet që kishim”.
“Mendoj se ky është një rezultat i shkëlqyer. Fatkeqësisht, ende nuk është pista jonë e preferuar, por po mësojmë më shumë dhe po bëjmë më mirë. Natyrisht, ka ende punë për të bërë në një pistë si kjo” përfundoi Verstappen.
