Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, George Papadopulos, ka folur për herë të parë mbi foton e Edi Ramës me Charles McGonigal. Pas talljes që i bëri Rama presidentit, Papadopulos publikoi një foto që ishte mbajtur e fshehtë dhe i dha mesazhe të qarta kryeministrit. I ftuar në “Syri TV”, ai ka treguar edhe se pse erdhi ky reagim. “Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë. Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij. Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në vitin 2016 apo nuk ishte në dijeni. Hetimet janë në vazhdim dhe së shpejti do marrim përgjigjet. Këtë foto ma ka dërguar ish-e dashura e McGonigal dhe ajo supozonte se me siguri që kishte një kundërvajtje mes McGonigal dhe autoriteteve shqiptare.
Duke pasur parasysh dënimin me burg që iu dha, kuptohet se ai ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare. Organizonte edhe një fushatë kundër Trump dhe është e rëndësishme që bota të shohë se me kë kishte lidhje dhe në cilat nivele. Kjo foto tregon se ai kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës”, tha ai. Sipas Papadopulos, në qoftë se Shqipëria në nivelet më të larta ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Trump, tani është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe direkt Shtëpisë së Bardhë. Ai theksoi se edhe Kongresi është i interesuar për të hetuar këtë çështje. “Mendoj se tani që McGonigal është në burg e ka më të vështirë të dëshmojë para Kongresit. Megjithatë ai mund të sigurojë prova lidhur me atë që bënte në mënyrë të paligjshme.
Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi aktual që kontrollohet nga republikanët është i interesuar të mësojë se çfarë synimesh kishte McGonigal me Shqipërinë dhe vendet e tjera”, ka shtuar ai. Më tej ai ka argumentuar se përse e nxori foton: “Po. E postova videon pasi mendoj se është e rëndësishme që edhe bota, edhe presidenti Trump, edhe administrata e tij të kuptojnë se cilët janë ata udhëheqës që mbështesin iniciativat e paqes dhe cilët janë ata të cilët mund të shtrembërojnë këto iniciativa paqeje. Fatkeqësisht, kryeministri i Shqipërisë duket se është nga ata që nuk mbështet haptas iniciativat për paqe të presidentit dhe kjo nuk duket mirë në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë. Mendoj se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë të forta dhe Shqipëria është aleate e fortë e SHBA sepse këto të fundit kanë investuar kapital politik dhe investime ekonomike të mëdha në Ballkan.
Kryeministri aktual i Shqipërisë, nuk e di nëse e ka bërë me dashje talljen për zotin Trump, apo donte t’i demonstronte botës se presidenti Trump nuk është një udhëheqës i efektshëm, nuk do ndikojë tek marrëdhëniet dypalëshe”. Ish-ndihmësi i Trump tha se presidenti amerikan e ka parë videon dhe kjo gjë do ketë ndikim. “Jam i sigurt se presidenti e ka parë këtë video dhe nuk mendoj se kjo është në të mirë të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë. Duhet të kuptojmë se Ballkani sot përsëri mbetet një rajon i paqëndrueshëm. Ka tensione në rritje. Keni përsëri Rusinë që po shton praninë e vet në Ballkan. Keni ndikime që lidhen me energjinë dhe tubacionet e naftës dhe gazsjellësve që ndikojnë. Prandaj këto janë disa aspekte që duhen marrë në konsideratë”, theksoi Papadopoulos dje te “Syri TV”.
Tag: mcgonigal
-

I nxori foton me McGonigal, ish-këshilltari i Trump mesazh Ramës: Tallja me presidentin do ketë pasoja!
-

Hetimet e kryeministrit në përfundim/ Aleati i Trump plas ‘bombën’: Ja kush ma dha foton e Ramës me McGonigal
George Papadopoulos, ish-ndihmës i presidentit Donald Trump dhe një ekspert i njohur i politikës në SHBA, zbuloi në intervistën televizive, se ku e ka marrë foton e Edi Ramës me ish-kryeagjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë.Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij.
Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në vitin 2016 apo nuk ishte në dijeni. Hetimet janë në vazhdim dhe së shpejti do marrim përgjigjet.
Këtë foto ma ka dërguar ish-e dashura e McGonigal dhe ajo supozonte se me siguri që kishte një kundërvajtje mes McGonigal dhe autoriteteve shqiptare. Duke pasur parasysh dënimin me burg që iu dha, kuptohet se ai ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare. Organizonte edhe një fushatë kundër Trump dhe është e rëndësishme që bota të shohë se me kë kishte lidhje dhe në cilat nivele. Kjo foto tregon se ai kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës.
Në qoftë se Shqipëria në nivelet më të larta ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Trump, tani është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe direkt Shtëpisë së Bardhë sepse kundërhetimi që po bën tani Departamenti i Drejtësisë kundër presidentit Obama dhe ekipit të tij është një nga çështjet më të rëndësishme sot në Amerikë,” tha Papadopoulos.
Ai theksoi se edhe Kongresi është i interesuar për të hetuar këtë çështje.
“Mendoj se tani që McGonigal është në burg e ka më të vështirë të dëshmojë para Kongresit. Megjithatë ai mund të sigurojë prova lidhur me atë që bënte në mënyrë të paligjshme. Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi aktual që kontrollohet nga republikanët është i interesuar të mësojë se çfarë synimesh kishte McGonigal me Shqipërinë dhe vendet e tjera”. -

Berisha nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Troplinit për të zhdukur dosjen “Aruba”
Berisha nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Troplinit për të zhdukur dosjen “Aruba”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK, deklaroi se McGonigal po e urdhëronte Altin Troplinin të fshihte dosjen e Arubës.
Në një mesazh për qytetarët, Berisha akuzoi Troplinin dhe McGonigalin për përpjekje për të fshehur një nga skandalet më të mëdha të qeverisë shqiptare, duke e nxjerrë informacionin mbi takimet në Aruba përmes prokurorive italiane dhe gjykatave belge.
Berisha theksoi se ky veprim është një shkelje e rëndë e integritetit publik dhe një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të zyrtarëve me krimin e organizuar.
Ai gjithashtu paralajmëroi qytetarët se do të vijojë të denoncojë çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe për të mbrojtur ata që kanë abuzuar me paratë e krimit.
Deklarata
Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin.
Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik.
Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë.
Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane.
Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge.
Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti.
Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon.
Por këto kisha për sot për Altin Troplinin. -

Pasi postoi foton, nuk ndalet ish-ndihmësi i Trump: Ram komediani u përfshi në skandalin e korruptimit të McGonigal
Ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos, nuk ndalet. Pasi postoi foton e Edi Ramës me Charles McGonigal, ai postoi edhe videon ku Edi Rama tallet me presidentin amerikan.
“Kryeministri shqiptar u kap duke tallur iniciativat e paqes të Presidentit Trump.
I njëjti kryeministër që dyshohet se u përfshi në skandalin e ryshfetit të FBI-së, ku ish-shefi i Peter Strzok, Charles McGonigal, u dënua me mbi gjashtë vjet burg për pranimin e pagesave në para të gatshme nga agjentë shqiptarë,” shkruan ai.
Ndërkohë kjo çështje vazhdon të jetë shumë e debatuar në rrjetet sociale. Papadopoulos nuk ka sqaruar nga ka dalë fotoja, por ajo ka qenë në duart e autoriteteve amerikane. Ish-e dashura e McGonigal ka deklaruar se fotoja ka qenë prej kohësh në duart e FBI-së. -

Këshilltari i Trump nxori foton e Ramës me Mcgonigal, analisti zbulon shkakun: Ja pse u publikua tani
Analisti Andi Bushati ka shpjeguar edhe arsyen se, pse ai beson që doli fotografia e Edi Ramës me Charles McGonigal në këtë moment.
Fotoja në fakt u publikuar pas komenteve tallëse të Edi Ramës ndaj presidentit Trump në takimin politik në Danimarkë, ndërsa Bushati u shpreh se, kjo foto u nxor që ti kujtojnë Ramës se cili është në të vërtetë.
‘Në fakt kjo foto është publikuar edhe më parë nga ish e dashura e Charles McGonigal, në atë hakmarrjen e saj ndaj të dashurit tradhtar.Problemi pra nuk është tek fotoja, por problemi është që, një njeri megjithëse nuk është në funksion, por i galaksisë që rrotullohet rreth Trumpit, kujtohet se kryeministri i këtij vendi, është shoku i McGonigal, miku i McGonigal dhe si kundërpërgjigje për deklaratat e Ramës, riboton këtë foto.
Pra kush është konkluzioni që mund të nxjerrim?
Është se njerëz shumë pranë Trump nuk ja kanë harruar Ramës të gjitha ato që ka bërë, dhe dosjet e tij mbahen në një sirtar. Se cili do të jetë çmimi për shqiptarët që këto dosje të mos dalin nga sirtari, fatkeqësisht vetëm një Sazan kemi ne dhe Rama nuk ka në dorë një ishull të dytë për të mbyllur prap gafat që bën gjatë ushtrimit të pushtetit’, u shpreh Andi Bushati -

Shtëpia e Bardhë indiferente ndaj talljes së Ramës, këshilltari i Trump paralajmëron shpërthimin vullkanik të…
Shtëpia e Bardhe ka reaguar pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev. Pyetur nga “Top News” nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike dhe indiferente. “Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”, u shpreh ajo. Batuta e Ramës në prani të dy liderëve të tjerë u përshkruan si “tallëse” nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili shfaqi pendesë, duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe. Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve.
Reagon ish-këshilltari i Trump
Por kur nuk kishin kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një “reagim” i hidhur për kryeministrin Rama. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në New York, aktualisht i burgosur në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017. Fakti që McGonigal dhe Rama janë takuar bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza. Në këtë takim është folur për licencat e naftës në jug të vendit dhe pikërisht këtu ka lindur miqësia mes Edi Ramës dhe McGonigal. Në dosjen e FBI, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se këtë foto ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me mundësi të shumta. Pikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi mes McGonigal dhe Ramës, pasi i pari ishte i interesuar për zhvendosjen e licencave të nxjerrjes së naftës në jug, ndërsa Rama ishte i interesuar për një hetim të Lulzim Bashës nga FBI, për paratë e paguara për lobim në SHBA. Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me 2 vjet burg në Washington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”
Por si e rrëfen Rama takimin?
Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”. “Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente”, tha Rama në një intervistë në “Top Channel”. “Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës. Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshilltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai merr shkas nga gajaset e Ramës në samitin e djeshëm, teksa tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë. “Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”, shkruan Papadoupolos, duke iu referuar Ramës dhe duke paralajmëruar shpërthimin vullkanik të dosjes “McGonigal” për kryeministrin shqiptar.
Po ku bazohet frika e Ramës se diçka shumë serioze po luhet kundër tij në Uashington?
Ndërkohë edhe analisti Genc Burimi ka reaguar dje për këtë çështje përmes një shënimi në rrjetet sociale. “Xhorxh Papadopoulos, ish-këshilltari i Trump me ndjenjë hakmarrjeje si personazhi i Kontit të Monte Kristos. 38 vjeç sot, Xhorxh Papadopoulos nga familje greke, ishte më 2016 një nga këshilltarët më të rinj dhe më me influencë të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump. Dhe është ai, Papadopoulos, që u sakrifikua për Trump në dosjen e influencës ruse në zgjedhjen e Trump, dosje e qëndisur nga FBI në bashkëpunim me CIA-n me urdhër të demokratëve, sipas akuzave që bën sot kampi i Trump-it. Ish-këshilltari i ri në moshë i Trump-it, që u akuzua në mënyrë skandaloze sipas tij si bashkëpunëtor me rusët, u gjykua dhe u dënua me burgim. Një brengë që Papadopoulos e ruan edhe sot, ndonëse Donald Trump e amnistoi në fund të mandatit të tij të parë. Por, si tek romani i Dumas, Konti i Monte Kristos amerikan kërkon të shohë të ndëshkohen komplotistët e vërtetë që e çuan në burg dhe ai vetë të lahet nga një krim që nuk e ka bërë, krimi i bashkëpunimit me rusët për fitoren e Trump-it më 2016. Ndër komplotistët, figuron për Papadopoulos-in sigurisht edhe McGonigal. Por dënimi i këtij të fundit qe i pamjaftueshëm, për më tepër në një proces që s’pati lidhje me dosjen ku u dënua Papadopoulos, ajo e ndërhyrjes së Rusisë në fushatën e parë të Trump-it. Papadopoulos me Trump kërkojnë drejtësi dhe për këtë synojnë edhe shumë më larg, te ish-shefat e CIA-s dhe të FBI-së. Jo më larg se qershori i kaluar, Washington Times botonte këtë titull: ‘Papadopoulos afirmon se Drejtësia disponon një dosje prej betoni kundër Brennan dhe Comey në hetimin për Rusinë’. Brennan qe shefi i CIA-s në 2016, ndërsa Comey shefi i McGonigal-it, të cilëve Papadopoulos nuk ua fal burgun që bëri. Ky ishte preludi i rrokullisjes së ngjarjeve me një shpejtësi marramendëse që do të ndodhte më pas. Në fundjavën e fundit të shtatorit, me kërkesë personale të presidentit amerikan Donald Trump, ish-kreu i FBI-së, James Comey, u vu zyrtarisht në statusin e të pandehurit nga drejtësia amerikane për falsifikim të dosjes ruse. Është e njëjta dosje që i kishte vlejtur burgim të padrejtë, sipas tij, ish-këshilltarit të tij më 2016, Xhorxh Papadopoulos-it. Ishte Trump që vuri në ndjekje të ish-shefit të FBI James Comey një ndihmëse të ngushtë të presidentit amerikan, Lindsey Halligan, për të përshpejtuar procedurat e ngritjes së padisë që u bë pra efektive këtë shtator. Me siguri që procesi ndaj ish-shefit të McGonigal, James Comey, do të kërkojë që të rimerret nën hetim edhe McGonigal. Në këtë kontekst inkandeshent kur bëhet fjalë për akuzë komploti ndaj vetë ish-shefit të FBI-së, ndodhin njëra pas tjetrës dy të papritura: shaka pa kripë e Ramës kundër Trump pranë Macron-it, ndjekur nga një status enkas për Ramën, botuar në rrjetet sociale amerikane nga vetë Xhorxh Papadopoulos, viktima e FBI-së më 2016. Është një status i frikshëm, i ngjashëm me ato mesazhet për hakmarrje të Kontit të Monte Kristos: një fotografi nga Kryeministria e Shqipërisë me Edi Ramën dhe McGonigal krah për krah! Mesazhi i Papadopoulos-it, që pa dyshim duhet konsideruar si dhe ai i Donald Trump-it, përmban këto fjalë: “Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” Për të dënuar ish-shefin e FBI-së, James Comey, amerikanët e Trump-it kanë nevojë akute të rihapin dosjen e McGonigal-it, që është dënuar një herë, por për tjetër gjë. Të gjitha rrugët të çojnë nga Tirana ku McGonigal ka bërë dhe aferat më të rënda korruptive, ndaj dhe fotografia e botuar nga Kryeministria e Shqipërisë. Në këtë kusht Rama bën llogaritë se, po shkoi puna keq, të gjitha rrugët e shpëtimit për të do ta çojnë nga Parisi dhe Brukseli që s’mund ta pranojnë, shpreson Rama, që ky të ndëshkohet thjesht për një fjalë goje, për një shaka që bëri në Kopenhagë me Trump-in. Veçse gjërat janë shumë më të thella dhe të komplikuara. Rama në këto momente nuk e ka më fatin e tij në dorë në dosjen McGonigal. Ndaj atij i duhet të rezistojë edhe me ndihmën e evropianëve, po qe nevoja, të paktën një vit deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare amerikane të mid-terms, ku Rama, si Aleksandër Soros dhe shumë liderë europianë shpresojnë që Donald Trump të humbasë shumicën në Kongres”, shkruan ndër të tjera ai. -

VIDEO/ Këshilltari i Trump nxori FOTO-n e Ramës me Mcgonigal, Bushati zbulon shkakun: Ja pse u publikua tani
Analisti Andi Bushati i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko ka shpjeguar edhe arsyen se, pse ai beson që doli fotografia e Edi Ramës me Charles McGonigal në këtë moment.
Fotoja në fakt u publikuar pas komenteve tallëse të Edi Ramës ndaj presidentit Trump në takimin politik në Danimarkë, ndërsa Bushati u shpreh se, kjo foto u nxor që ti kujtojnë Ramës se cili është në të vërtetë.
‘Në fakt kjo foto është publikuar edhe më parë nga ish e dashura e Charles McGonigal, në atë hakmarrjen e saj ndaj të dashurit tradhtar.
Problemi pra nuk është tek fotoja, por problemi është që, një njeri megjithëse nuk është në funksion, por i galaksisë që rrotullohet rreth Trumpit, kujtohet se kryeministri i këtij vendi, është shoku i McGonigal, miku i McGonigal dhe si kundërpërgjigje për deklaratat e Ramës, riboton këtë foto.
Pra kush është konkluzioni që mund të nxjerrim?
Është se njerëz shumë pranë Trump nuk ja kanë harruar Ramës të gjitha ato që ka bërë, dhe dosjet e tij mbahen në një sirtar. Se cili do të jetë çmimi për shqiptarët që këto dosje të mos dalin nga sirtari, fatkeqësisht vetëm një Sazan kemi ne dhe Rama nuk ka në dorë një ishull të dytë për të mbyllur prap gafat që bën gjatë ushtrimit të pushtetit’, u shpreh Andi Bushati në SYRI TV.
-

Ne SHBA del foto e McGonigal me Edi Ramen në zyrën e tij në kryeministri
Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një “reagim” i hidhur për kryeministrin tonë. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në Neë York, aktualisht i burgosur në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017.
Fakti që McGonigal dhe Rama janë takuar bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza. Në këtë takim është folur për licencat e naftës në jug të vendit dhe pikërisht këtu ka lindur miqësia mes Edi Ramës dhe McGonigal.
Në dosjen e FBI, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se këtë foto ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me mundësi të shumta.
ScreenshotPikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi mes McGonigal dhe Ramës, pasi i pari ishte i interesuar për zhvendosjen e licencave të nxjerrjes së naftës në jug, ndërsa Rama ishte i interesuar për një hetim të Lulzim Bashës nga FBI, për paratë e paguara për lobim në SHBA.
Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me 2 vjet burg në ëashington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”
Por si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.
“Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në një intervistë për Grida Dumën në Top Channel.
“Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës.
Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshiltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai merr shkas nga gajasjet e Ramës në samitin e djeshëm, teksa tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë.
“Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar Ramës.
Ndërkohë më poshtë, bie në sy edhe një koment i Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.
“Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto.” shkruan Guerrero.
Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin në duart e tyre. Ndërsa video e Edi Ramës që tallej publikisht me Donald Trump një ditë më parë bëri xhiron e botës në rrjetin social X, madje disa prej demokratëve e përdorën për të sulmuar Trump. E sigurtë është që ajo video dhe batutat e kryeministrit të Shqipërisë kanë acaruar shumë njerëz përtej Atlantikut. -

Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri
Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një “reagim” i hidhur për kryeministrin tonë. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në Neë York, aktualisht i burgosur në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017.
Fakti që McGonigal dhe Rama janë takuar bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza. Në këtë takim është folur për licencat e naftës në jug të vendit dhe pikërisht këtu ka lindur miqësia mes Edi Ramës dhe McGonigal.
Në dosjen e FBI, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se këtë foto ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me mundësi të shumta.
ScreenshotPikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi mes McGonigal dhe Ramës, pasi i pari ishte i interesuar për zhvendosjen e licencave të nxjerrjes së naftës në jug, ndërsa Rama ishte i interesuar për një hetim të Lulzim Bashës nga FBI, për paratë e paguara për lobim në SHBA.
Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me 2 vjet burg në ëashington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”
Por si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.
“Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në një intervistë për Grida Dumën në Top Channel.
“Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës.
Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshiltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai merr shkas nga gajasjet e Ramës në samitin e djeshëm, teksa tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë.
“Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar Ramës.
Ndërkohë më poshtë, bie në sy edhe një koment i Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.
“Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto.” shkruan Guerrero.
Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin në duart e tyre. Ndërsa video e Edi Ramës që tallej publikisht me Donald Trump një ditë më parë bëri xhiron e botës në rrjetin social X, madje disa prej demokratëve e përdorën për të sulmuar Trump. E sigurtë është që ajo video dhe batutat e kryeministrit të Shqipërisë kanë acaruar shumë njerëz përtej Atlantikut. -

“McGonigal nuk është e vetmja aferë e tij…”/ Dosja në shqyrtim, reagon ashpër diplomati: Rama kokë e këmbë i përfshirë
I ftuar në një emision televiziv diplomati Agim Nesho deklaroi se dosja McGonigal është në shqyrtim, kërkohen fakte të tjera.
Agim Nesho:
Dosja McGonigal sipas të dhënave është në shqyrtim. Kërkohen fakte të tjera. Nuk ka nevojë që McGonigal të bëhet i penduar se Rama është kokë e këmbë në dosjen korruptive. Nuk mund të ketë korrupsion të njëanshëm që McGonigal të ketë ushtruar një veprimtari në Shqipëri dhe shqiptarët dhe bashkëpunëtorët me të dmth të mos jenë të përfshira, Korrupsioni kërkon dy palë dhe në Amerikë dënohen të dy palët në këtë veprimtari.
Së dyi McGonigal ka gjetur një person dhe pse pikërisht personi i cili ishte i angazhuar në dosjen për të dënuar Presidentin Trump me një veprimtari të ashtuquajtur pro ruse gjen mikun e tij pikërisht Edi Ramën. Dmth, vijnë të dy në Shqipëri, bashkëpunojnë. Kanë interesa të përbashkëta për naftën. Kanë interesa të përbashkëta tek Deripaska të lidhur me Rusinë dhe kështu më gjerë. Prandaj kjo është një nga dosjet që de fakto Ramën e ka kryqëzuar nuk ka nevojë për mendimin tim, që të rihapet kjo dhe të presim që Rama të marrë një ndëshkim. Në sytë e administratës amerikane Rama është një njeri i korruptuar. Por, Rama ka një gjë tjetër. Rama është një person që mund të ndahet përendemi nga ata, sidomos SHBA, në dy raste.
Në rastin e parë është veprimtaria e vazhdueshme me Soros, shpërdorimi i fondeve të qytetarëve amerikanë, taksapaguesve amerikanë, duke përdorur, eksperimente të cilat dhe me vonë një pjesë e fondeve të ardhura nga Soros dhe USAID janë kthyer mbrapa në SHBA për të dëmtuar qeverinë amerikane dhe veprimtarinë e një shteti demokratik, superfuqisë kryesore në botë, kjo është e para.
Dhe e dyta, lidhja e Ramës me krimin e organizuar. Dhe kartelet. Ne nuk duhet të presim vetëm tek McGonigal, por ky është aq i korruptuar sa këtë, çdo ditë që mund ti hapësh kapakun e një veprimtarie, ky është kokë e këmbë brenda si njeriu më i korruptuar. Kush e mban. E mbajnë pikërisht ata lider të cilët ky, jo vetëm ka blerë influencë, por përfitojnë nga ky. Ju e keni parë se si Presidenti Macron ka ardhur në Shqipëri, e ka uruar pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, se pikërisht ky i ka mundësuar një fjalim përpara samitit të madh të Davosit të jugut, të vendeve arabe që u bë në Shqipëri. Ju e mbani mend. Gjera të cilat janë tepër përfituese për Presidentët që mbarojnë mandatet e tyre. Edhe Rama e njef shumë mirë këtë gjë. Kështu mbana Tony Blair, kështu mban ish kryeministrin Italian, të cilët nga dita në ditë po futen në veprimtari ekonomike dhe sigurisht ashtu siç veprojnë organizata të tjera edhe ata mundësojnë pasurimin e tyre në pozicione private. Prandaj për amerikanët është shumë e qartë. Puna është se kur do të kthejnë vëmendjen. Dhe rasti i djeshëm, që nuk ishte thjesht një shaka që Rama kërkonte që të mbulonte këtë, por reflektimi në shtypin amerikan që tallet.