Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.
Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.
Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.
Sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.
Tag: mcgonigal
-

PD nuk heq dorë nga “McGonigal”, kërkon nga Kuvendi ngritjen e Komisionit Hetimor
-

Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.
Kallëzimi për çështjen McGonigal/ Kalaja: Dumani ka zhdukur dosjen, nuk jep asnjë informacion rreth saj.
Kryetarja e Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, se kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhdukur dosjen që lidhet me hetimet ndaj çështjes ‘McGonigal’, e kallëzuar prej saj dhe Gazment Bardhit.
Në një deklaratë për media nga SPAK, Kalaja tha se për të pestën herë dorëzon në këtë institucion kërkesë për informacion, mirëpo në asnjë rast nuk është vënë në dijeni se çfarë veprimesh janë kryer ndaj kësaj çështje.
Adriana Kalaja: Janë dy arsye që ne sot jemi paraqitur në SPAK. Së pari, sjellim një kërkesë të pestë, të përsëritur ku kërkojmë informacion lidhur me kallëzimin penal të bërë më 21 mars 2025, kallëzim i cili deri më sot, pas katër kërkesash të përsëritura nuk na bëhet me dije se jo vetëm në çfarë faze është, por as numri i regjistrimit apo data e regjistrimit të procedimit penal.
Nga ana tjetër, ne konstatojmë se përgjigjet e munduara apo përgjigjet me vonesë nga zoti Dumani jo vetëm janë në shpërdorim të detyrës por edhe duke konsumuar veprën tjetër penale të veprimeve arbitrare. Ndërkohë konstatojmë që kjo dosje përsa kohë që nuk i jepet një përgjigje shteruese pa cenuar sekretin hetimor se çfarë ka ndodhur me këtë dosje duke ngritur dyshime të arsyeshme që kjo dosje është zhdukur, është fshehur.
Më datë 18 mars 2025 unë kam kërkuar një informacion lidhur me çështjen McGonigal, pasi kallëzimin e parë e kishte bërë deputeti Gazment Bardhi, ndërkohë, më 21 mars unë kam depozituar kallëzimin shtesë lidhur me kallëzimin McGonigal dhe nga data 18 mars deri më datë 29 maj unë nuk kam marrë përgjigje kjo edhe në shkelje të afateve.
Ndërkohë, më datë 29 maj, kujtoj që nga ana e zotit Dumani, më kthen një përgjigje duke më thënë që ‘nuk me jep informacion’, pasi këtë informacion do t’ia japë kallëzuesit Gazment Bardhit. -

Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal ndaj Dumanit në SPAK për zhdukjen e dosjes McGonigal
Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal ndaj Dumanit në SPAK për zhdukjen e dosjes McGonigal
Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike ka njoftuar se nesër, më 13 tetor, në orën 11:00, do të paraqitet para SPAK-ut për të depozituar një kallëzim penal ndaj kreut të institucionit, Altin Dumani. Sipas saj, kallëzimi lidhet me dyshimet për zhdukjen e dosjes “McGonigal”, ndërsa akuzon Dumanin për “shpërdorim detyre”, “veprime arbitrare” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”.
Ajo paralajmëron gjithashtu se kallëzimi dhe kërkesa e pestë për informacion mbi ecurinë e hetimeve do t’i përcillen Ambasadës së SHBA, si edhe Senatit dhe Kongresit Amerikan.Postimi
Pse dhe kush e ka zhdukur dosjen McGonigal në SPAK?
NJOFTIM:
Nesër më datë 13 tetor, ora 11.00, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, do bëj një deklaratë për mediat para SPAK dhe do depozitoj:
1. Kallëzim penal kundra Altin Dumanit, për shkak se ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që lidhen me zhdukjen e dosjes McGonigal, përsa kohë që edhe pas 4 kërkesave, refuzon të kthejë përgjigje, duke konsumuar kështu veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Veprime arbitrare” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
2. Kërkesën e pestë me objekt:
– Dhënie informacioni lidhur me fazën proceduriale të hetimeve të SPAK përsa i përket kallëzimit penal kundër Edi Rama etj., për çështjen McGonigal datë 21.03.2025.
Ju bëj me dije se kallëzimi edhe kjo kërkesë e pestë, do i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan.
Për këto dhe surpriza të tjera, ftoj të gjithë mediat që vijojnë t’i shërbejnë interesit publik, të raportojnë këtë lajm shumë të rëndësishëm.
Deri në fund, për Kauzën e rikthimit të Shtetit Ligjor të së Drejtës. -

Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal
Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal
Nga Andi Bushati
Pse brenda pak ditëve New York Times e lidhi vizitën e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri me skandalin e McGonigal dhe pse një ish këshilltar i Trumpit u hakmor duke botuar foto, pas shakasë së Ramës
Dy ngjarje të ditëve të fundit, në pamje të parë krejt pa lidhje me njëra tjetrën, i kanë ringjallur Edi Ramës një fantazamë, që e ndjek si hije nga pas: miqësinë e tij me ish zyrtarin e korruptuar të FBI-së, Charles McGonigal.
Cilido që reket të verë normalisht logjikën në punë do ta kishte të vështirë të kuptonte se si mund të evokohet skandali i ish agjentit të manipuluar me para shqiptarësh gjatë vizitës së kryebashkiakut të New York-ut në vendin tonë. Edhe më e çuditshme do të ishte “hakmarrja” e një ish këshilltari të fushatës së parë të Donald Trumpit, ndaj talljes që Edi Rama i bëri “vokacionit paqedashës” të presidentit amerikan, duke botuar një foto të kryeministrit tonë me McGonigalin.
Por, të dyja këto lajme të prodhuara brenda një harku të shkurtër kohor, pavarësisht nga njëra tjetra, sado paradoksale që të duken, kërkojnë një shpjegim.
E para lidhet me një artikull të plotë të gazetës New York Times. Duke komentuar vizitën surpirizë të Eric Adams në Shqipëri, me ftesë të Edi Ramës, e përditshmja amerikane e referencës, e pikturonte kryeministrin tonë si njeriun që përmendej plot 12 herë në dosjen penale të ish zyrtarit të FBI-së. Edhe më tej akoma, ajo e etiketonte atë si “figurë kyçe të aktakuzës”. Në këtë artikull, tema e të cilit ishte krejt e ndryshme nga afera Rama-McGonigal, ajo pushtonte katër paragrafë dhe rrimerej disa herë. Athere përse? Pse përshembull, NYT nuk thoshte se kryebashkiaku Adams po viziton vendin e një kryeministri ku do shpallet shteti bektashi, ishte ftuan nga ai i cili ka mbledhur dy herë në Tiranë liderët e gjithë Evropës, pikërisht te ai që i theu hundët ambasadorit rus, kur drejtonte Këshillin e Sigurimit, apo tek ai që i parapriu një bumi impresionues turistik?
Jo asnjë nga këto! Gazeta njujorkeze e trajtonte Ramën thjeshtë personazh të dosjes McGonigal.
Natyrisht asgjë nuk është e rastësishme. Kryebashkiaku Adams, i cili është në fund të mandatit të vet, mban mbi shpinë një barrë akuzash për korupsion rryshfete dhe shërbime në këmbim të udhtimeve të luksit dhe biletash të shtrenjta udhëtimi.
Ndaj dhe nënteksti i artikullit të NYT ishte i qartë: një i dyshuar si i korruptuar po ftohet në Shqipëri nga një i dyshuar si korruptues. Gazeta, të cilës në këtë rast i interesonte Eric Adams dhe jo shefi i qeverisë sonë, rekej të jepte mesazhin se ai po përfitonte nga njeriu që kishte paguar McGonigalin për të goditur opozitën e vendit të tij. Pra ajo nuk e diskutonte rolin e Edi Ramës në skandalin që tronditi FBI-në, thjeshtë e përdorte atë për të errësuar vizitën e dyshimtë të kryebashkiakut të New Yorkut.
Po e njëjta logjikë u përdor edhe nga një njeri i galaksisë MAGA, George Papadopulos, pasi u bë virale ajo videoja e famshme, ku në prani të presidentit Macron, Edi Rama tallet me ngatërresën e Trumpit që pretendoi se kishte pushuar luftën mes Shqipërisë dhe Azerbaxhianit.
Ky ish këshilltar gjatë fushatës së parë të Trumpit u përgjigj menjëherë duke postuar një foto të McGonigalit në zyrën me flutura në kryeministri. Ai e sqaroi në mënyrë më të shteruar se përse e ndërmori këtë veprim, duke folur në një intervistë për gazetaren Armela Ferko, se ky kryeministër që nuk i njihte Trumpit rolin si paqebërës ishte thjeshtë një mik i McGonigalit.
Ndonëse ky episod u popmua shumë nga opozita vendase dhe mediat e saj, si nje sinjal se tani do fillonte hakmarrja e amerikanëve ndaj Ramës, rëndësia e tij nuk qëndron këtu. Jo vetëm për faktin se tashmë Papadopulos nuk bën pjesë në rrethin e afërt të Trumpit, as për atë se postimi i tij është tepër periferik për tu trajtuar si një sinjal politik, por për një arsye tjetër. Përgjigja e ish këllishtarit ka vlerë për të na treguar se tashmë përtej oqeanit, ata që kanë sadopak interes për Shqipërinë, e kanë mësuar thembrën e Akilit të kryeministrit të saj. Njësoj si gazetarët e New York Times edhe personazhet e MAGA-s e kanë të qartë se po të duash të godasësh Edi Ramën, mjafton të shfletosh fletët e dosjes Mc Gonigal.
Pikërisht në këtë pikë, duhet kërkuar ajo që vlen për publikun shqiptar. Fakti që sa herë atyre në SHBA, kur u duhet të shigjetojnë Edi Ramën, i përsërisin të njëtin refren, tregon se fiks aty e kanë të kapur.
Prandaj broçkullat që prodhoi propaganda rilindase se shefi nuk dinte gjë për kumbllat dhe dardhat që hanin Neza dhe Duçka pas shpinës së tij, se ai nuk ka pasur një plan për shkatërrimin e opozitës duke përdorur dosjen e rreme të financimeve ruse, se midis 225 mijë USD-ve të paguara në një parking dhe selisë së qeverisë nuk ka asnjë lidhje, sot nuk kanë më asnjë vlerë. Fakti është se Edi Rama është shah mat në dosjen McGonigal. Më tej të gjithë spekullojnë, shprehin dëshira apo thjeshtë gënjejë, kur vënë bast për mënyrën se si amerikanët do ta përdorin këtë fakt.
©Lapsi.al -

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal
Pse brenda pak ditëve New York Times e lidhi vizitën e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri me skandalin e McGonigal dhe pse një ish këshilltar i Trumpit u hakmor duke botuar foto, pas shakasë së Ramës.

/Lapsi.al -

New York Times plas “bombën” për Edi Ramën, në 16 faqe të dosjes “McGonigal” kryeministri shqiptar përmendet 13 herë
Gazeta amerikane “New York Times” rikthen vëmendjen te një nga aferat më të ndërlikuara të korrupsionit ndërkombëtar që lidhet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Shkak për ripublikimin e historisë është vizita e papritur në Tiranë e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, vetëm një javë para se të lërë detyrën. Sipas gazetës, Adams u ftua nga vetë kryeministri Rama dhe do të zhvillojë takime me të dhe kabinetin e tij, ndërkohë që aktakuzat federale kundër McGonigal për korrupsion e përmendin Ramën 13 herë në një dokument 16-faqësh, duke e nxjerrë qartë në rolin e një figure kyçe në një skandal ndërkombëtar.
Nga Dana Rubinstein dhe William K. Rashbaum, NEW YORK TIMES
Me pak më shumë se një duzinë javësh të mbetura si kryetar bashkie i Nju Jorkut, duket se Eric Adams ka vendosur të vizitojë edhe një vend tjetër nga lista e tij e destinacioneve para se të lërë detyrën: Shqipërinë. Z. Adams fluturoi drejt këtij vendi ballkanik të dielën për atë që një ndihmës e përshkroi si takime mbi biznesin. Ai gjithashtu pritet të takohet me kryeministrin e vendit, Edi Ramën, i cili shfaqet në një rol të rëndësishëm në ndjekjen penale të suksesshme të vitit 2023 kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së. Ky udhëtim drejt një destinacioni turistik, vetëm një javë pas njoftimit të z. Adams se do të ndalonte fushatën për rizgjedhjen për shkak të rezultateve shumë të ulëta në sondazhe, habiti ligjvënësit që prisnin që ai të kalonte ditët e fundit në detyrë duke konsoliduar trashëgiminë e tij.
Vizita e tij, lajmi për të cilën u raportua të dielën nga WNBC, do të zgjasë deri të enjten, sipas zëdhënëses së tij, Kayla Mamelak Altus. Z. Adams nuk e kishte zbuluar udhëtimin ndërkombëtar në orarin publik deri të hënën, pasi kishte lënë Nju Jorkun. Zonja Mamelak Altus tha se qeveria shqiptare do të mbulonte kostot e akomodimit dhe transportit tokësor të kryetarit të bashkisë, ndërsa taksapaguesit e Nju Jorkut do të mbulonin pjesën tjetër të udhëtimit, duke përfshirë udhëtimin ajror për kryetarin dhe shoqëruesen e tij, Gladys Miranda, një ndihmëse prej shumë kohësh, si dhe shpenzimet që lidhen me detajet e sigurisë së kryetarit. Ajo tha se dhoma e hotelit të kryetarit kushton rreth 200 dollarë në ditë, ndërsa transporti tokësor kushton 90 dollarë në ditë.
Zonja Mamelak Altus tha se z. Adams po udhëtonte me ftesë të z. Rama, i cili u përmend më shumë se një duzinë herësh në një aktakuzë federale për korrupsion të dorëzuar në Uashington kundër Charles F. McGonigal, ish-zyrtarit kryesor të F.B.I.-së për kundërterrorizëm në New York. (Aktakuza nuk akuzon z. Rama për ndonjë shkelje.) Një zëdhënëse e z. Rama nuk iu përgjigj kërkesës për koment rreth udhëtimit të z. Adams. Përveç takimeve me kryeministrin dhe kabinetin e tij, z. Adams kishte planifikuar të takohej me “udhëheqës biznesi dhe teknologjie, të vizitojë fabrika, dhe të diskutojë mundësi të reja për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt Nju Jorkut,” shtoi zonja Mamelak Altus. Vendimi i z. Adams për të lënë qytetin e Nju Jorkut në javët e fundit të drejtimit ngriti shqetësime se ai duket më i fokusuar tek dëshira e tij e njohur për të udhëtuar sesa tek detajet e menaxhimit të qytetit. Kur dëgjoi për herë të parë për udhëtimet e kryetarit, Gale Brewer, këshilltare dhe ish-presidente e lagjes Manhattan, tha: “Më dukej si shaka.” Por më pas, shtoi ajo, iu kujtua dashuria e z. Adams për udhëtimet. “Ka disa muaj të mbetur, dhe unë mendoja se do të sigurohej që trashëgimia e tij — arsimi, strehimi, çdo gjë e vogël të ishte e përfunduar,” tha zonja Brewer. “Mendoja se kjo do të ishte ajo që do të bënte.”
Lidhjet e z. Adams me Shqipërinë
Lidhjet e z. Adams me Shqipërinë janë relativisht të thella për një vend që ka vetëm biznes të kufizuar me Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi të vogël në Nju Jork — rreth 40,000 nga 8.8 milionë banorë të qytetit të Nju Jorkut identifikohen si shqiptarë, sipas regjistrimit amerikan të vitit 2020. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, SHBA-të importuan mallra me vlerë 50 milion dollarë nga Shqipëria dhe eksportuan 82.2 milion dollarë. I biri i z. Adams, Jordan Coleman, konkurron në ekuivalentin shqiptar të “American Idol” në 2022, viti i parë i kryetarit në detyrë. Kryetari, i cili gëzohet të organizojë ceremoni ngritjeje flamuri në Lower Manhattan për vende aq të ndryshme sa Surinami dhe Kazakistani, ka mbajtur tre ceremoni të tilla edhe për Shqipërinë.
Në qershor, z. Adams organizoi një festë të kulturës shqiptare në Gracie Mansion, rezidencën e tij zyrtare. Në gusht, ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati, postoi një foto në rrjetet sociale duke qenë me kryetarin në një vend të paidentifikuar. Dhe në një video të postuar online pak më pak se dy javë më parë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, z. Adams i tha një prezantueseje të njohur televiziv shqiptar se ai dëshironte shumë të vizitonte vendin: “Kam arritur shumë gjëra, por atë që nuk e kam arritur — dhe jam xheloz për birin tim — ai shkoi në Shqipëri dhe performoi atje.
” “Kjo është Shqipëria e Amerikës këtu,” vazhdoi ai, duke përdorur një nga shprehjet e tij të njohura, dhe duke shtuar se qyteti i New York-ut është shtëpia e popullsisë më të madhe shqiptare jashtë vendit. “Pas birit tuaj, ju thjesht duhet të vizitoni Shqipërinë,” iu përgjigj prezantuesja televizive, Alketa Vejsiu, në Instagram. “Ju presim me krahë të hapur”. Z. Coleman, djali i z. Adams, nuk po udhëton me të dhe nuk ka pasur asnjë përfshirje në planifikimin e udhëtimit. Kryetari fluturoi me Lufthansa drejt Shqipërisë, me një ndalesë në Frankfurt. Ai nuk doli nga aeroporti gjatë ndalesës.
Rama-McGonigalRama, kryeministri, ishte figurë kyçe në një nga dy aktakuzat federale për korrupsion kundër z. McGonigal, të cilat prokurorët i ngritën në janar 2023, njëra në Nju Jork dhe tjetra në Uashington, D.C. Aktakuza e Uashingtonit nuk e përmend z. Rama, por i referohet kryeministrit të Shqipërisë 13 herë në 16 faqe. Sipas prokurorëve të Uashingtonit, ndërsa z. McGonigal ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me z. Rama dhe e përdori atë për të ndihmuar një kompani të lidhur me një bashkëpunëtor — një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare që i dha 225,000 dollarë — të fitonte një licencë për nxjerrjen e naftës. Z. McGonigal gjithashtu kërkoi që FBI. të hapte një hetim ndaj një lobisti të rivalit kryesor politik të z. Rama, dhe agjencia e bëri këtë. Ai pranoi fajësinë në të dy rastet federale, duke u bërë një nga zyrtarët më të lartë të FBI që është dënuar ndonjëherë për një krim. Ai tani po shërben një dënim prej gjashtë vjet e gjysmë burg. Udhëtimet e mëparshme të z. Adams jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në aktakuzën e tij për korrupsion federal, e cila u braktis nën rrethana jashtëzakonisht të pazakonta nga Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump. Në një kthesë disi të çuditshme, dy nga ndihmës prokurorët e Shteteve të Bashkuara që ngritën çështjen kundër z. Adams, përfshirë prokurorin kryesor, gjithashtu punuan në çështjen kundër z. McGonigal.
-

“Çështja McGonigal do të rihapet…”/ Nesho: Në dosjen e FBI, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe…
Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë amerikane HarrisX, ka komentuar artikullin investigativ të New York Times mbi vizitën e kryebashkiakut të Nju York-ut, Eric Adams, në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Nesho tha se artikulli nuk është një rastësi, por një sinjal i qartë që kërkon të nxjerrë në dritë një lidhje të dyshimtë mes dy figurave që përmenden në kontekste të korrupsionit. Ai risolli në vëmendje edhe rastin McGonigal, ku sipas tij, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe të një hetimi të FBI-së.
Dritan Nesho: Padiskutim që kur New York Times nxjerr një artikull të këtij profili që përpiqet të paktën 3 herë të thotë që këtu ka diçka, një pikëpyetje, një lidhje e dyshimtë midis dy aktorëve që kanë histori me korrupsionin. Kjo është diçka mbase jo e paprecedentë, por shumë e rrallë për New York Times dhe në shumë aspekte artikuli përcakton tre anët e kutisë dhe lë anën e 4 që lexuesi ta mbyllë kutinë dhe të bëjë vendimin e tij me atë që po bëhet. Por kjo është një vizitë shumë e çuditshme nga kryetari i bashkisë, Adams, i cili ka mbase 10 javë kohë si kryetar i Bashkisë së New York dhe zakonisht në pjesën e fundit mendohet për legasinë e tij, mendohet për të dalluar politikat e ndryshme që ai ka sjellë në jetë për qytetin e New Yorkut. Të gjithë po pyesin: Pse kjo vizitë e tij në Shqipëri? Pse me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Cila është lidhja? Dhe as zyra e zotit Adams dhe as zyra e kryeministrit nuk ka dhënë një përgjigje konkrete që lë shumë njerëz të krijojnë pyetje të ndryshme për këtë marrëdhënie.
Neë York Time qëndron një gazetë e majtë që ka luftuar Presidentin trump dhe vazhdon ta luftojë njësoj si Universiteti i Harvardit. Por, janë shumë të pakta këto institucione… këtu ka të bëjë me faktin, që faktet janë fakte. Dhe në shkrimin nga investiguesit amerikanë për McGonigal, emri i kryeministrit shqiptar, shfaqet 13 herë në 16 faqe. Ky është një fakt që nuk injorohet dot, për faktin që shkrimi nuk ishte për kryeministrin shqiptar, ishte për McGonigal dhe abuzimet e pushtetit të tij si lider i inteligjencës të FBI në Amerikë. Ky është një eveniment i paprecedent, kur ke liderin e një qeverie një vendi aleat të NATO, që komprometon rangjet më të larta të inteligjencës dhe sigurimit të shtetit amerikan. Kjo gjë nuk qëndron. U kalua lehtas në kohën e Biden, por republikanët kanë thënë se kjo çështje do të rihapet dhe do të riinvestigohet. -

‘Çështja McGonigal do të rihapet…’/ Nesho: Në dosjen e FBI, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe…
Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë amerikane HarrisX, ka komentuar artikullin investigativ të New York Times mbi vizitën e kryebashkiakut të Nju York-ut, Eric Adams, në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Në ‘A Krasta Show’, Nesho tha se artikulli nuk është një rastësi, por një sinjal i qartë që kërkon të nxjerrë në dritë një lidhje të dyshimtë mes dy figurave që përmenden në kontekste të korrupsionit. Ai risolli në vëmendje edhe rastin McGonigal, ku sipas tij, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe të një hetimi të FBI-së.
Dritan Nesho: Padiskutim që kur New York Times nxjerr një artikull të këtij profili që përpiqet të paktën 3 herë të thotë që këtu ka diçka, një pikëpyetje, një lidhje e dyshimtë midis dy aktorëve që kanë histori me korrupsionin. Kjo është diçka mbase jo e paprecedentë, por shumë e rrallë për New York Times dhe në shumë aspekte artikuli përcakton tre anët e kutisë dhe lë anën e 4 që lexuesi ta mbyllë kutinë dhe të bëjë vendimin e tij me atë që po bëhet. Por kjo është një vizitë shumë e çuditshme nga kryetari i bashkisë, Adams, i cili ka mbase 10 javë kohë si kryetar i Bashkisë së New York dhe zakonisht në pjesën e fundit mendohet për legasinë e tij, mendohet për të dalluar politikat e ndryshme që ai ka sjellë në jetë për qytetin e New Yorkut. Të gjithë po pyesin: Pse kjo vizitë e tij në Shqipëri? Pse me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Cila është lidhja? Dhe as zyra e zotit Adams dhe as zyra e kryeministrit nuk ka dhënë një përgjigje konkrete që lë shumë njerëz të krijojnë pyetje të ndryshme për këtë marrëdhënie.
Neë York Time qëndron një gazetë e majtë që ka luftuar Presidentin trump dhe vazhdon ta luftojë njësoj si Universiteti i Harvardit. Por, janë shumë të pakta këto institucione… këtu ka të bëjë me faktin, që faktet janë fakte. Dhe në shkrimin nga investiguesit amerikanë për McGonigal, emri i kryeministrit shqiptar, shfaqet 13 herë në 16 faqe. Ky është një fakt që nuk injorohet dot, për faktin që shkrimi nuk ishte për kryeministrin shqiptar, ishte për McGonigal dhe abuzimet e pushtetit të tij si lider i inteligjencës të FBI në Amerikë. Ky është një eveniment i paprecedent, kur ke liderin e një qeverie një vendi aleat të NATO, që komprometon rangjet më të larta të inteligjencës dhe sigurimit të shtetit amerikan. Kjo gjë nuk qëndron. U kalua lehtas në kohën e Biden, por republikanët kanë thënë se kjo çështje do të rihapet dhe do të riinvestigohet.
-

New York Times: Edi Rama është figura kyçe në aferën korruptive me McGonigal
New York Times: Edi Rama është figura kyçe në aferën korruptive me McGonigal
Gazeta më e madhe amerikane, ‘New York Times’ rikthen në vëmendje aferën Rama-McGonigal. Shkak është bërë vizita në Tiranë e kryebashkiakut të diskredituar të Nju Jorkut, Eric Adams. Një javë nga koha që i ka mbetur në detyrë, ai do e kalojë në Shqipëri me ftesë të Edi Ramës. Sipas gazetës amerikane, kryeministri shqiptar është një figurë kyçe ne skandalin korruptiv McGonigal
Nga Dana Rubinstein dhe William K. Rashbaum, NEW YORK TIMES
Me pak më shumë se një duzinë javësh të mbetura si kryetar bashkie i Nju Jorkut, duket se Eric Adams ka vendosur të vizitojë edhe një vend tjetër nga lista e tij e destinacioneve para se të lërë detyrën: Shqipërinë
. Adams fluturoi drejt këtij vendi ballkanik të dielën për atë që një ndihmës e përshkroi si takime mbi biznesin. Ai gjithashtu pritet të takohet me kryeministrin e vendit, Edi Ramën, i cili shfaqet në një rol të rëndësishëm në ndjekjen penale të suksesshme të vitit 2023 kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së.
Ky udhëtim drejt një destinacioni turistik, vetëm një javë pas njoftimit të z. Adams se do të ndalonte fushatën për rizgjedhjen për shkak të rezultateve shumë të ulëta në sondazhe, habiti ligjvënësit që prisnin që ai të kalonte ditët e fundit në detyrë duke konsoliduar trashëgiminë e tij.
Vizita e tij, lajmi për të cilën u raportua të dielën nga WNBC, do të zgjasë deri të enjten, sipas zëdhënëses së tij, Kayla Mamelak Altus. Z. Adams nuk e kishte zbuluar udhëtimin ndërkombëtar në orarin publik deri të hënën, pasi kishte lënë Nju Jorkun.
Zonja Mamelak Altus tha se qeveria shqiptare do të mbulonte kostot e akomodimit dhe transportit tokësor të kryetarit të bashkisë, ndërsa taksapaguesit e Nju Jorkut do të mbulonin pjesën tjetër të udhëtimit, duke përfshirë udhëtimin ajror për kryetarin dhe shoqëruesen e tij, Gladys Miranda, një ndihmëse prej shumë kohësh, si dhe shpenzimet që lidhen me detajet e sigurisë së kryetarit.
Ajo tha se dhoma e hotelit të kryetarit kushton rreth 200 dollarë në ditë, ndërsa transporti tokësor kushton 90 dollarë në ditë.
Zonja Mamelak Altus tha se z. Adams po udhëtonte me ftesë të z. Rama, i cili u përmend më shumë se një duzinë herësh në një aktakuzë federale për korrupsion të dorëzuar në Uashington kundër Charles F. McGonigal, ish-zyrtarit kryesor të F.B.I.-së për kundërterrorizëm në New York. (Aktakuza nuk akuzon z. Rama për ndonjë shkelje.)
Një zëdhënëse e z. Rama nuk iu përgjigj kërkesës për koment rreth udhëtimit të z. Adams.
Përveç takimeve me kryeministrin dhe kabinetin e tij, z. Adams kishte planifikuar të takohej me “udhëheqës biznesi dhe teknologjie, të vizitojë fabrika, dhe të diskutojë mundësi të reja për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt Nju Jorkut,” shtoi zonja Mamelak Altus.
Vendimi i z. Adams për të lënë qytetin e Nju Jorkut në javët e fundit të drejtimit ngriti shqetësime se ai duket më i fokusuar tek dëshira e tij e njohur për të udhëtuar sesa tek detajet e menaxhimit të qytetit.
Kur dëgjoi për herë të parë për udhëtimet e kryetarit, Gale Brewer, këshilltare dhe ish-presidente e lagjes Manhattan, tha: “Më dukej si shaka.”
Por më pas, shtoi ajo, iu kujtua dashuria e z. Adams për udhëtimet.
“Ka disa muaj të mbetur, dhe unë mendoja se do të sigurohej që trashëgimia e tij — arsimi, strehimi, çdo gjë e vogël të ishte e përfunduar,” tha zonja Brewer. “Mendoja se kjo do të ishte ajo që do të bënte.”
Lidhjet e z. Adams me Shqipërinë janë relativisht të thella për një vend që ka vetëm biznes të kufizuar me Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi të vogël në Nju Jork — rreth 40,000 nga 8.8 milionë banorë të qytetit të Nju Jorkut identifikohen si shqiptarë, sipas regjistrimit amerikan të vitit 2020. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, SHBA-të importuan mallra me vlerë 50 milion dollarë nga Shqipëria dhe eksportuan 82.2 milion dollarë.
I biri i z. Adams, Jordan Coleman, konkurron në ekuivalentin shqiptar të “American Idol” në 2022, viti i parë i kryetarit në detyrë. Kryetari, i cili gëzohet të organizojë ceremoni ngritjeje flamuri në Lower Manhattan për vende aq të ndryshme sa Surinami dhe Kazakistani, ka mbajtur tre ceremoni të tilla edhe për Shqipërinë.
Në qershor, z. Adams organizoi një festë të kulturës shqiptare në Gracie Mansion, rezidencën e tij zyrtare. Në gusht, ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati, postoi një foto në rrjetet sociale duke qenë me kryetarin në një vend të paidentifikuar.
Dhe në një video të postuar online pak më pak se dy javë më parë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, z. Adams i tha një prezantueseje të njohur televiziv shqiptar se ai dëshironte shumë të vizitonte vendin:
“Kam arritur shumë gjëra, por atë që nuk e kam arritur — dhe jam xheloz për birin tim — ai shkoi në Shqipëri dhe performoi atje.”
“Kjo është Shqipëria e Amerikës këtu,” vazhdoi ai, duke përdorur një nga shprehjet e tij të njohura, dhe duke shtuar se qyteti i New York-ut është shtëpia e popullsisë më të madhe shqiptare jashtë vendit.
“Pas birit tuaj, ju thjesht duhet të vizitoni Shqipërinë,” iu përgjigj prezantuesja televizive, Alketa Vejsiu, në Instagram. “Ju presim me krahë të hapur”.
Z. Coleman, djali i z. Adams, nuk po udhëton me të dhe nuk ka pasur asnjë përfshirje në planifikimin e udhëtimit.
Kryetari fluturoi me Lufthansa drejt Shqipërisë, me një ndalesë në Frankfurt. Ai nuk doli nga aeroporti gjatë ndalesës.
Z. Rama, kryeministri, ishte figurë kyçe në një nga dy aktakuzat federale për korrupsion kundër z. McGonigal, të cilat prokurorët i ngritën në janar 2023, njëra në Nju Jork dhe tjetra në Uashington, D.C. Aktakuza e Uashingtonit nuk e përmend z. Rama, por i referohet kryeministrit të Shqipërisë 13 herë në 16 faqe.
Sipas prokurorëve të Uashingtonit, ndërsa z. McGonigal ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me z. Rama dhe e përdori atë për të ndihmuar një kompani të lidhur me një bashkëpunëtor — një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare që i dha 225,000 dollarë — të fitonte një licencë për nxjerrjen e naftës. Z. McGonigal gjithashtu kërkoi që FBI. të hapte një hetim ndaj një lobisti të rivalit kryesor politik të z. Rama, dhe agjencia e bëri këtë.
Ai pranoi fajësinë në të dy rastet federale, duke u bërë një nga zyrtarët më të lartë të FBI që është dënuar ndonjëherë për një krim. Ai tani po shërben një dënim prej gjashtë vjet e gjysmë burg.
Udhëtimet e mëparshme të z. Adams jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në aktakuzën e tij për korrupsion federal, e cila u braktis nën rrethana jashtëzakonisht të pazakonta nga Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump.
Në një kthesë disi të çuditshme, dy nga ndihmës prokurorët e Shteteve të Bashkuara që ngritën çështjen kundër z. Adams, përfshirë prokurorin kryesor, gjithashtu punuan në çështjen kundër z. McGonigal. -

“Rama figura kyçe në aferën korruptive me McGonigal”/ ‘Bomba’ e New York Times: Përmendet 13 herë në 16 faqe të dosjes
Gazeta më e madhe amerikane, ‘New York Times’ rikthen në vëmendje aferën Rama-McGonigal. Shkak është bërë vizita në Tiranë e kryebashkiakut të diskredituar të Nju Jorkut, Eric Adams. Një javë nga koha që i ka mbetur në detyrë, ai do e kalojë në Shqipëri me ftesë të Edi Ramës. Sipas gazetës amerikane, kryeministri shqiptar është një figurë kyçe ne skandalin korruptiv McGonigal.
Me pak më shumë se një duzinë javësh të mbetura si kryetar bashkie i Nju Jorkut, duket se Eric Adams ka vendosur të vizitojë edhe një vend tjetër nga lista e tij e destinacioneve para se të lërë detyrën: Shqipërinë.
Z. Adams fluturoi drejt këtij vendi ballkanik të dielën për atë që një ndihmës e përshkroi si takime mbi biznesin. Ai gjithashtu pritet të takohet me kryeministrin e vendit, Edi Ramën, i cili shfaqet në një rol të rëndësishëm në ndjekjen penale të suksesshme të vitit 2023 kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së.
Ky udhëtim drejt një destinacioni turistik, vetëm një javë pas njoftimit të z. Adams se do të ndalonte fushatën për rizgjedhjen për shkak të rezultateve shumë të ulëta në sondazhe, habiti ligjvënësit që prisnin që ai të kalonte ditët e fundit në detyrë duke konsoliduar trashëgiminë e tij.
Vizita e tij, lajmi për të cilën u raportua të dielën nga WNBC, do të zgjasë deri të enjten, sipas zëdhënëses së tij, Kayla Mamelak Altus. Z. Adams nuk e kishte zbuluar udhëtimin ndërkombëtar në orarin publik deri të hënën, pasi kishte lënë Nju Jorkun.
Zonja Mamelak Altus tha se qeveria shqiptare do të mbulonte kostot e akomodimit dhe transportit tokësor të kryetarit të bashkisë, ndërsa taksapaguesit e Nju Jorkut do të mbulonin pjesën tjetër të udhëtimit, duke përfshirë udhëtimin ajror për kryetarin dhe shoqëruesen e tij, Gladys Miranda, një ndihmëse prej shumë kohësh, si dhe shpenzimet që lidhen me detajet e sigurisë së kryetarit.
Ajo tha se dhoma e hotelit të kryetarit kushton rreth 200 dollarë në ditë, ndërsa transporti tokësor kushton 90 dollarë në ditë.
Zonja Mamelak Altus tha se z. Adams po udhëtonte me ftesë të z. Rama, i cili u përmend më shumë se një duzinë herësh në një aktakuzë federale për korrupsion të dorëzuar në Uashington kundër Charles F. McGonigal, ish-zyrtarit kryesor të F.B.I.-së për kundërterrorizëm në New York. (Aktakuza nuk akuzon z. Rama për ndonjë shkelje.)
Një zëdhënëse e z. Rama nuk iu përgjigj kërkesës për koment rreth udhëtimit të z. Adams.
Përveç takimeve me kryeministrin dhe kabinetin e tij, z. Adams kishte planifikuar të takohej me “udhëheqës biznesi dhe teknologjie, të vizitojë fabrika, dhe të diskutojë mundësi të reja për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt Nju Jorkut,” shtoi zonja Mamelak Altus.
Vendimi i z. Adams për të lënë qytetin e Nju Jorkut në javët e fundit të drejtimit ngriti shqetësime se ai duket më i fokusuar tek dëshira e tij e njohur për të udhëtuar sesa tek detajet e menaxhimit të qytetit.
Kur dëgjoi për herë të parë për udhëtimet e kryetarit, Gale Brewer, këshilltare dhe ish-presidente e lagjes Manhattan, tha: “Më dukej si shaka.”
Por më pas, shtoi ajo, iu kujtua dashuria e z. Adams për udhëtimet.
“Ka disa muaj të mbetur, dhe unë mendoja se do të sigurohej që trashëgimia e tij — arsimi, strehimi, çdo gjë e vogël të ishte e përfunduar,” tha zonja Brewer. “Mendoja se kjo do të ishte ajo që do të bënte.”
Lidhjet e z. Adams me Shqipërinë janë relativisht të thella për një vend që ka vetëm biznes të kufizuar me Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi të vogël në Nju Jork — rreth 40,000 nga 8.8 milionë banorë të qytetit të Nju Jorkut identifikohen si shqiptarë, sipas regjistrimit amerikan të vitit 2020. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, SHBA-të importuan mallra me vlerë 50 milion dollarë nga Shqipëria dhe eksportuan 82.2 milion dollarë.
I biri i z. Adams, Jordan Coleman, konkurron në ekuivalentin shqiptar të “American Idol” në 2022, viti i parë i kryetarit në detyrë. Kryetari, i cili gëzohet të organizojë ceremoni ngritjeje flamuri në Lower Manhattan për vende aq të ndryshme sa Surinami dhe Kazakistani, ka mbajtur tre ceremoni të tilla edhe për Shqipërinë.
Në qershor, z. Adams organizoi një festë të kulturës shqiptare në Gracie Mansion, rezidencën e tij zyrtare. Në gusht, ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati, postoi një foto në rrjetet sociale duke qenë me kryetarin në një vend të paidentifikuar.
Dhe në një video të postuar online pak më pak se dy javë më parë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, z. Adams i tha një prezantueseje të njohur televiziv shqiptar se ai dëshironte shumë të vizitonte vendin:
“Kam arritur shumë gjëra, por atë që nuk e kam arritur — dhe jam xheloz për birin tim — ai shkoi në Shqipëri dhe performoi atje.”
“Kjo është Shqipëria e Amerikës këtu,” vazhdoi ai, duke përdorur një nga shprehjet e tij të njohura, dhe duke shtuar se qyteti i New York-ut është shtëpia e popullsisë më të madhe shqiptare jashtë vendit.
“Pas birit tuaj, ju thjesht duhet të vizitoni Shqipërinë,” iu përgjigj prezantuesja televizive, Alketa Vejsiu, në Instagram. “Ju presim me krahë të hapur”.
Z. Coleman, djali i z. Adams, nuk po udhëton me të dhe nuk ka pasur asnjë përfshirje në planifikimin e udhëtimit.
Kryetari fluturoi me Lufthansa drejt Shqipërisë, me një ndalesë në Frankfurt. Ai nuk doli nga aeroporti gjatë ndalesës.
Z. Rama, kryeministri, ishte figurë kyçe në një nga dy aktakuzat federale për korrupsion kundër z. McGonigal, të cilat prokurorët i ngritën në janar 2023, njëra në Nju Jork dhe tjetra në Uashington, D.C. Aktakuza e Uashingtonit nuk e përmend z. Rama, por i referohet kryeministrit të Shqipërisë 13 herë në 16 faqe.
Sipas prokurorëve të Uashingtonit, ndërsa z. McGonigal ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me z. Rama dhe e përdori atë për të ndihmuar një kompani të lidhur me një bashkëpunëtor — një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare që i dha 225,000 dollarë — të fitonte një licencë për nxjerrjen e naftës. Z. McGonigal gjithashtu kërkoi që FBI. të hapte një hetim ndaj një lobisti të rivalit kryesor politik të z. Rama, dhe agjencia e bëri këtë.
Ai pranoi fajësinë në të dy rastet federale, duke u bërë një nga zyrtarët më të lartë të FBI që është dënuar ndonjëherë për një krim. Ai tani po shërben një dënim prej gjashtë vjet e gjysmë burg.
Udhëtimet e mëparshme të z. Adams jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në aktakuzën e tij për korrupsion federal, e cila u braktis nën rrethana jashtëzakonisht të pazakonta nga Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Trump.
Në një kthesë disi të çuditshme, dy nga ndihmës prokurorët e Shteteve të Bashkuara që ngritën çështjen kundër z. Adams, përfshirë prokurorin kryesor, gjithashtu punuan në çështjen kundër z. McGonigal.