Tag: mcgonigal

  • Berisha vijon akuzat për çështjen McGonigal: Dumani është bërë mburojë e Ramës

    Berisha vijon akuzat për çështjen McGonigal: Dumani është bërë mburojë e Ramës

    Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani i cili sipas tij ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama duke mos hapur dosjen McGonigal. Ai tha se McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, por kreu i SPAK hesht për këtë çështje.
    “Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës”, u shpreh Berisha.

    Sipas tij McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën. Berisha thekson se pavarësisht këtyre, Dumani të cilit gjatë konferencës iu drejtua si Altin Troplini, mban në sirtar dosjen e tij.

    “Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita. E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar”. Berisha thekson se Opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal, në Shqipëri e Kosovë.

  • “McGonigal”/ Berisha: Opozita do të ngrejë komision hetimor për të verifikuar lidhjet me Ramën

    “McGonigal”/ Berisha: Opozita do të ngrejë komision hetimor për të verifikuar lidhjet me Ramën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet për dosjen e konsideruar si “McGonigal”.
    Këtë të hënë, nga selia blu, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk po heton këtë dosje, duke mbrojtur, sipas tij, Edi Ramën, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën.
    “Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës. Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur  me Deripaskën. Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim”.
    Për të hetuar këtë dosje, Sali Berisha tha se opozita do të krijojë një komision hetimor parlamentar për të investiguar veprimtarinë e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për lidhjet e tij me Kryeministrin Edi Rama.
    “E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar. Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij  të parë”.

  • Hetimet e SPAK trembin Sali Berishën, kreu i PD distancohet nga kompania amerikane me kontratë 6 mln $ që…

    Hetimet e SPAK trembin Sali Berishën, kreu i PD distancohet nga kompania amerikane me kontratë 6 mln $ që…

    Kreu i PD Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së djeshme nga gazetarët për kompaninë amerikane me kontratë 6 milion dollarë, e cila po lobon në DASH për heqjen e “non-gratës” së tij. Kompania duket se është duke vazhduar punën në mënyrë intensive, pasi së fundmi ka dërguar dy letra në Departamentin e Shtetit, ku kërkohet në mënyrën më eksplicite heqja e sanksioneve për Berishën. I pyetur nga gazetarët nëse janë deklaruar edhe në Shqipëri shumat e mëdha për kompaninë dhe kur do bëhen transparente nga PD, Berisha me një shqetësim të dukshëm është distancuar duke deklaruar se ai nuk ka punë me këtë çështje dhe se nuk është zëdhënësi i kompanisë amerikane. “As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë.
    Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj. Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini. Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej. McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej. Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar. Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës.
    Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha… Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj. E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini. Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare”, tha ndër të tjera Berisha.
    Vazhdojnë hetimet e SPAK për kontratën 6 mln $
    Kujtojmë se SPAK përmes dy shkresave drejtuar Flamur Nokës disa javë më parë kërkoi t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat që lidhen me kontratën. Nga të dhënat e bëra publike, rezulton se kontrata me vlerë 6 milionë dollarë është firmosur nga Flamur Noka, e për këtë arsye SPAK i ka kërkuar zyrtarisht këtij të fundit t’iu dorëzojë një kopje, e po ashtu të sqarojë edhe mënyrën e financimit, pra burimin e shumës prej 6 milionë dollarë. Shkresës së parë, deputeti Noka nuk i ktheu përgjigje brenda afateve ligjore, çka ka detyruar Prokurorinë e Posaçme ti dërgojë një shkresë të dytë. Në letrën e dytë në 24 qershor, zoti Dumani shkruan se “Prokuroria po kryen veprime hetimore në kuadër të procedimit penal 143 dhe se objekti i hetimit është procedura e negocimit, lidhjes dhe financimit të kontratës”.
    Është shumë e qartë se nga verifikim, tani çështja është nën hetim. Pas letrës së dytë, Partia Demokratike ia ka vendosur në dispozicion SPAK-ut kontratën e lobimit, duke bërë të qartë se kjo nuk është një kontratë e Partisë Demokratike, por e një fondacioni amerikan dhe është firmosur me kompaninë lobuese amerikane nga shqiptaro-amerikani Nuredin Seci. Kontrata është lidhur me Presidentin e kompanisë lobuse Continental Strategy LLC, Carlo Trujillo, ish-këshilltar i presidentit amerikan Trump. Në këtë kompani është e angazhuar edhe vajza e shefes së personelit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. SPAK nuk ka sqaruar publikisht çfarë të dhënash ka gjetur që nga verifikimi ka kaluar në hetim të kontratës së lobimit.
    Shkeljet e Berishës dhe firma e Flamur Nokës
    Berisha mund të pretendojë se kontrata e lobimit prej 6 milionë USD është një “dhuratë patriotike” dhe nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore, por kjo nuk ndryshon faktin ligjor se çdo financim që synon të ndikojë në proceset politike dhe zgjedhore duhet të deklarohet dhe është i rregulluar nga ligji për financimin e fushatave. Në praktikë, edhe nëse shërbimet e lobimit shërbejnë për pastrimin e imazhit dhe përfitime politike të subjekteve zgjedhore, ato konsiderohen pjesë e shpenzimeve të fushatës dhe duhet të raportohen. Për më tepër, ligji ndalon që fonde të tilla të vijnë nga burime të huaja dhe të tejkalojnë kufijtë ligjorë, pavarësisht emërtimit që u jepet. Kjo do të thotë se manovra për t’i klasifikuar këto pagesa si “dhuratë jashtë fushatës” është në fakt një përpjekje për të shmangur transparencën dhe përgjegjësinë ligjore, dhe për rrjedhojë nuk mund ta shpëtojë Berishën apo Flamur Nokën nga hetimet dhe ndëshkimet që mund të vijnë nga institucionet përkatëse.

  • Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

    Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

    Sali Berisha është distancuar nga kompania “Continetal Strategy”, e cila po lobon në Departamentin Amerikan të Shtetit për heqjen e “non gratës” së liderit demokrat, teksa paguhet 250 mijë dollarë në muaj.
    Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se nuk është zëdhënësi i kompanisë në fjalë dhe se nuk ka komente për letrat që dërgon ajo në DASH. Sipas Berishës, e rëndësishme është që gjithçka është transparente dhe jo si lobimet e Edi Ramës përmes McGonigal.
    Pyetja: Z.Berisha, pak ditë më parë është publikuar një letër e Continetal Strategy, e cila njoftonte DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non0grata dhe nuk merreshit më me politikë. Por, pak ditë më vonë kjo kompani lobuese në SHBA korrigjoi emrin tuaj duke thënë se, tashmë nuk jeni nëpension por kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keqinformuar ju kompaninë amerikane që ka lobuar dhe po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Marko Rubios ka qenë me informacionet që ajo ka mbledhur vetë?
    Sali Berisha: As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj. Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini. Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej. McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej. Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar. Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës. Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha… Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj. E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini. Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare.
    Pyetja: Z.Berisha, deri më tani kjo kompani rezulton që të ketë bërë dy pagesa nga 3 muaj. Po keqinformojnë DASH në emrin tuaj. Një kompani që merr 250 mijë dollarë në muaj dhe të keqinformojë ëhtë pensionist në Shqipëri?
    Sali Berisha: Kontrata me kompaninë Continental është transparente, drejtohuni asaj! Altin Troplini po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal.

  • Nëse Shtëpia e Bardhë synon të zbardhë ‘Aferën Ruse’, duhet të fillojë duke hetuar McGonigal-in dhe rrethin e tij

    Nëse Shtëpia e Bardhë synon të zbardhë ‘Aferën Ruse’, duhet të fillojë duke hetuar McGonigal-in dhe rrethin e tij

    Nga John R. Schindler, Washington Examiner

    Presidenti Donald Trump ka nisur një “tur hakmarrjeje” për çështjen “Russiagate”. I vendosur të largojë vëmendjen nga skandali i Jeffrey Epstein që e ka përfshirë, ekipi i Trump ka rihapur debatet rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

    Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, akuzoi ish-zyrtarë të lartë të administratës Obama për asgjë më pak se tradhti për shkak të keqmenaxhimit të tyre në hetimin mbi lidhjet e supozuara të fushatës së Trump me Rusinë. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se sjellja e këtyre zyrtarëve ishte aq e rëndë, saqë vendosi t’i referojë ata për ndjekje penale në Departamentin e Drejtësisë. Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, është nën vëmendje të veçantë.

    Është e qartë se nëse zyrtarë të lartë të mëparshëm të sigurisë kombëtare akuzohen nga Departamenti i Drejtësisë për krime të lidhura me atë që ekipi i Trump e quan “mashtrimi rus” (“Russia hoax”), do të ishte një ngjarje që ndryshon lojën. Ndërsa kjo perspektivë gëzon mbështetësit e MAGA-s, të tjerë janë më pak entuziastë për idenë e kriminalizimit të mospajtimeve mes agjencive të inteligjencës për burime dhe metoda. Ky është një precedent i rrezikshëm, pavarësisht se sa joetike mund të kenë qenë veprimet e John Brennan, ish-Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, James Clapper dhe ish-Drejtorit të FBI-së, James Comey.

    Edhe pse ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden kanë mbikëqyrur politizimin e rrezikshëm të inteligjencës për qëllime partiake – për shembull, lidhur me origjinën e COVID-19 ose Sindromën e ashtuquajtur të Havanës – “kura” që ofron Trump mund të rezultojë më e rrezikshme se vetë sëmundja.

    Koha dhe energjia janë të kufizuara, sidomos në kryeqytetin amerikan, dhe duket se e gjithë axhenda e Tulsi Gabbard është të hakmerret për krime të supozuara të komunitetit të inteligjencës të ndodhura gati një dekadë më parë. Ndërkohë që zyrtarët e administratës Trump flasin për rishikimin e të dhënave të inteligjencës për COVID-19 dhe Sindromën e Havanës, gjithë fokusi i Gabbard dhe stafit të saj duket të jetë hakmarrja për ‘Russiagate’. Agjencitë e zbulimit amerikan kanë shumë probleme, dhe viti 2016 është vetëm njëri prej tyre.

    Për më tepër, çfarë ndodhi me axhendën e gjerë për reformimin e komunitetit të inteligjencës, që zyrtarët pro-Trump — dhe janë më shumë nga sa e kupton Shtëpia e Bardhë — besojnë se administrata ia kishte premtuar publikut amerikan? Gabbard dhe rrethi i saj, shumica pa përvojë të drejtpërdrejtë në inteligjencë, duket se nuk e kuptojnë se problemet e agjencive tona të zbulimit nuk lidhen vetëm me individët, por me burokracinë. Nuk ka kuptim të ndëshkohen apo edhe të ndiqen penalisht burokratët e inteligjencës nga koha e Obamës dhe Bidenit, nëse sistemi që i krijoi dhe i ngriti në karrierë mbetet i paprekur.

    Merr si shembull kundërzbulimin, që kjo kolumnë e ka trajtuar gjerësisht si komponentin më të kompromentuar të komunitetit të inteligjencës. Është i organizuar keq, i jep shumë pushtet policëve në dëm të kundërspiunëve dhe bilanci i tij i fundit është i mjerë. Mjafton të shikosh operacionin “Crossfire Hurricane” të FBI-së në vitin 2016, i cili supozohej të zbulonte lidhjet ruse me fushatën e Trump, por në vend të kësaj u zhyt në metoda të dështuara dhe politikë partiake. Kjo është pikërisht ajo lloj veprimtarie e deformuar e inteligjencës — jofunksionale dhe e rrezikshme për liritë civile — që nuk duhet të ndodhë më kurrë.

    Fatkeqësisht, në planin e reformës së Gabbard nuk ka asgjë që sugjeron ndonjë ndryshim të vërtetë. Në fakt, i vetmi plan i prekshëm për reformën e inteligjencës nga Partia Republikane vjen nga senatori Tom Cotton (R-Arkansas), por ai shkon në drejtim të gabuar, duke i dhënë FBI-së edhe më shumë pushtet dhe autoritet në kundërzbulim — pavarësisht dështimeve të saj të rënda në vitin 2016.

    Përkundrazi, FBI-së duhet t’i hiqet misioni i sigurisë kombëtare, dhe misioni i kundërzbulimit kombëtar duhet t’i kalojë një agjencie të re, të pavarur të inteligjencës së brendshme, pa kompetenca të zbatimit të ligjit. Vetëm kjo do të parandalonte një tjetër “Russiagate”.

    Kongresi nuk po merret seriozisht me këtë. Një seancë dëgjimore madhore për reformën e kundërzbulimit e parashikuar nga Komiteti i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve u anulua javën e kaluar, sepse Kryetari i Dhomës Mike Johnson (R-Luisiana) e dërgoi Dhomën në pushim veror në panik pas publikimit të dokumenteve të lidhura me Epstein. Planet përgatitore për atë seancë u ndërprenë dhe askush nuk e di se kur do të riplanifikohet — ndoshta në shtator. Ndërkohë, koha po kalon dhe armiqtë tanë vazhdojnë të na spiunojnë pa pushim, ndërsa Kongresi merret me lojëra politike partiake.

    Përqendrimi i dobët i ekipit Trump në çështje të rëndësishme të kundërzbulimit është shpesh i pakuptueshëm. Është e padiskutueshme që FBI-ja ka nevojë për një reformë rrënjësore pas katastrofës së zgjedhjeve të vitit 2016. Fatkeqësisht, drejtori i zgjedhur nga Trump, Kash Patel, duket se nuk di si të zbatojë ndryshimet e nevojshme. Ai dhe zëvendësi i tij, Dan Bongino, e kanë parë besueshmërinë e tyre midis mbështetësve MAGA të bjerë ndjeshëm pas ngërçit të dosjeve Epstein.

    Si podcastera të zëshëm të krahut të djathtë, Patel dhe Bongino e kanë kritikuar ashpër “deep state” dhe korrupsionin e supozuar të tij, përfshirë edhe çështjen e Epstein-it. Por tani që janë në krye të FBI-së, duken të pafuqishëm dhe pa drejtim të qartë.

    Fundjavën e kaluar, Bongino postoi një mesazh enigmatik në X (ish-Twitter), ku riafirmoi angazhimin e tij dhe të Patel-it për të “çrrënjosur korrupsionin publik dhe politizimin e zbatimit të ligjit dhe operacioneve të inteligjencës”. Ai shtoi një deklaratë të çuditshme: “Ajo që kam mësuar gjatë hetimeve tona të mbështetura dhe të nevojshme mbi këto çështje, më ka tronditur deri në thelb. Nuk mund të funksionojë një Republikë në këtë mënyrë. Nuk do jem më i njëjti pasi mësova ato që mësova.”

    Askush nuk është i sigurt se për çfarë të vërtetash të errëta po fliste Bongino. Por angazhimi i tij dhe i Patel për të reformuar seriozisht FBI-në duket i dyshimtë. Për shembull, skandali ndoshta më i madh në historinë e FBI-së, ai i ish-agjentit të lartë Charles McGonigal, është para syve të tyre, por Patel dhe Bongino heshtin.

    Rasti McGonigal, që përfshin një zyrtar të lartë të kundërzbulimit i cili u korruptua për para nga disa shtete, përfshirë Rusinë, ngre pyetje serioze mbi drejtimin dhe vlerat e FBI-së. McGonigal, si shef i kundërzbulimit në zyrën e FBI në Nju Jork më 2016, ishte thellësisht i përfshirë në Operacionin Crossfire Hurricane. A ka qenë ai i përfshirë në mbledhjen e informacionit të rremë që u përdor për të njollosur Trump-in dhe fushatën e tij?

    Për më tepër, ai përfundoi në listën e pagesave të oligarkut rus Oleg Deripaska, një bashkëpunëtor i afërt i Vladimir Putinit dhe i akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016. Njeriu i ngarkuar me mbrojtjen nga spiunazhi rus u lidh vetë me Kremlinin – dhe kjo ende nuk ka marrë vëmendjen që meriton nga drejtuesit aktualë të FBI-së.

    McGonigal u deklarua fajtor në vitin 2023 për punë të paligjshme me Oleg Deripaska, i cili është nën sanksione amerikane. Ai u dënua me katër vite burg dhe më pas mori edhe 28 muaj shtesë për marrje parash nga zyrtarë shqiptarë për lobim të paligjshëm dhe akuza edhe më të rënda. Shkalla e plotë e tradhtisë së tij mbetet e fshehur nga publiku, dhe askush në FBI-në e Trump-it nuk duket i interesuar ta shpjegojë pse.

    Nëse Shtëpia e Bardhë është vërtet e vendosur për të zbardhur çështjen “Russiagate”, duhet të fillojë duke hetuar McGonigal-in dhe rrethin e tij. Ose të paktën të orientojë Tulsi Gabbard-in drejt reformës institucionale, në vend që të fokusohet vetëm te individët.

  • Sulmi ndaj Bankers alibi për t’i marre licencën, në lojë rusët e McGonigal, oligarkët dhe Soros, puset e naftës…

    Sulmi ndaj Bankers alibi për t’i marre licencën, në lojë rusët e McGonigal, oligarkët dhe Soros, puset e naftës…

    Bankers Petroleum akuzohet zyrtarisht nga drejtësia për evazion fiskal, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash për mbi 5.3 miliardë euro naftë të nxjerrë nga nëntoka shqiptare. Megjithatë, gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, këto abuzime janë toleruar nga shteti dhe kompania ka vepruar pa pengesa. Gazeta raportoi në artikullin e kaluar se goditja ndaj Bankers erdhi në një moment kur Rama po kërkon t’ua marrë licencën kinezëve dhe të ia dorëzojë njerëzve të vet. Hetimi u ngrit nga Prokuroria e Fierit, edhe pse çështja është në kompetencën e SPAK. Evazioni fiskal është e vetmja klauzolë që mundëson ndërprerjen e kontratës, e cila përfundon në 2029, me të drejtë rinovimi për 5 vite. Pra kjo goditje shihet si një alibi për t’i marrë licencën, jo për të ndëshkuar shkeljet.
    Në lojë rusët e McGonigal, oligarkët dhe Soros
    Por ndërkohë që qeveria shqiptare shfaqet e ashpër me Bankers, një kompani që për vite të tëra ka vepruar në mënyrë të pandëshkuar, në prapaskenë është zhvilluar një tjetër garë për kontrollin e puseve të naftës në Shqipëri, një garë që për gjithë këto vite pushtet të Ramës janë përfshirë emra të mëdhenj të politikës, inteligjencës dhe oligarkisë ndërkombëtare. Emri më i bujshëm është ai i Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara, por që lidhjet e tij me Shqipërinë janë të shumta dhe të errëta. Në vitin 2017, McGonigal udhëtoi në Tiranë dhe u takua me kryeministrin Edi Rama. Sipas aktakuzës amerikane, ai i kërkoi Ramës që të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e naftës kompanive guackë ruse, një kërkesë që në pamje të parë mund të tingëllojë si qëndrim pro-amerikan, por që sipas dokumenteve hetimore, ishte motivuar nga interesa të ngushta financiare dhe ryshfet. McGonigal dyshohet se ka marrë 225 mijë dollarë në dorë nga Agron Neza mik i Ramës dhe bashkëpunëtor i afërt i McGonigal. Këto para, sipas prokurorëve, janë përdorur për të ndikuar tek Rama dhe autoritetet shqiptare në mënyrë që një koncesion i rëndësishëm nafte t’i jepej një kompanie specifike.
    Në qendër të kësaj skeme qëndron kompania Transoil Group AG e regjistruar në Zvicër, e shpallur fituese në vitin 2018 nga Albpetrol për shfrytëzimin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Transoil drejtohej nga Shefqet Dizdari, një avokat nga Tropoja, i cili më pas shiti aksione të kompanisë së tij ligjore pikërisht McGonigalit dhe Nezës. Transoil kishte lidhje të dokumentuara me gjigandin rus Gazprom, çka i jep kësaj afere një tjetër dimension të rëndë: përmes kësaj skeme, nafta shqiptare rrezikonte të përfundonte nën ndikimin e shtetit rus, nëpërmjet kompanive të kamufluara. Ndërkohë, gjykata administrative e Vlorës konstatoi se dhënia e koncesionit ndaj kompanisë zvicerane (që më pas mori emrin Terraoil Sëiss), ishte e manipuluar, me shkelje të barazisë në garë dhe mungesë të dokumentacionit teknik. Por pavarësisht këtij vendimi, lidhjet e Transoil me emra të fuqishëm si McGonigal, Neza dhe Dizdari, dhe në prapaskenë me vetë Gazprom-in, zbulojnë një skenar shumë më të thellë: një përpjekje e mirorganizuar për të futur ndikimin rus në puset e naftës shqiptare, nën maskën e investimeve të huaja dhe me bekimin e heshtur të qeverisë. Kjo është një prej arsyeve pse goditja ndaj Bankers Petroleum ngjall më shumë dyshime sesa besim.
    Soros dhe Bankers
    Gjithashtu një nga personazhet që është përfolur për interesa financiare në naftën shqiptare është dhe Soros. Ditën e djeshme avokati Ylli Manjani tha se hetime tatimore ndaj Bankers ka pasur edhe në të shkuarën por nuk janë çuar deri në fund për arsye të ndryshme, pasi në ato vite përflitej se kishte interes të blinte aksione Soros. Ai risolli në vëmendje denoncimin e bërë vite më parë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili pretendonte se ishte shantazhuar nga ambasadori amerikan i kohës Donald Lu për të pushuar hetimet ndaj Bankers. “Në 2017 ai denoncoi një debat me Donald Lu që i kishte kërkuar të mbyllte hetimet që Prokuroria e Fierit se kanë interes SHBA. Në ato vite përflitej se kishte interes të blinte aksione Soros”, tha Manjani.
    Ai tha se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur me kohë. “Bankers ka qenë një lopë e mirë për t’u vjelë në të gjitha kuptimet, ka 20 vjet, Shqipëria pi qumështin e Bankers. Në 20 vjet nga Bankers ka përfituar kush ka mundur, qeveri, qeveritarë. Gjithë Fieri ka ngrënë bukë aty sa për dijeni… për shkak të korrupsionit. Sa herë ta shkundsh thesin e Bankers aq herë nxjerr krunde, një kompani që deklaron humbje në 20 vjet po ju them vetëm një ligj, ai i falimentit, asnjë kompani nuk mund të rezistojë në treg në kushte falimenti. Vetëm ky ligj duhet ta kishte kapur vite me parë. Ka pasur hetime tatimore të vazhdueshme, kemi qenë edhe në Arbitarzh me Bankers ku ka fituar shteti shqiptar”, tha Manjani.
    Pazaret
    Pra pas heshtjes së gjatë të qeverisë përballë abuzimeve të Bankers dhe zellit të papritur për ta ndëshkuar tani, fshihen interesa të tjera që lidhen ngushtë me klientelën oligarkike të Edi Ramës. Edhe emra të njohur të biznesit shqiptar, të pasuruar falë tenderëve publikë dhe favoreve të pushtetit, kanë kohë që synojnë kontrollin e resurseve natyrore të vendit. Loja me licencën e Bankers-it nuk është thjesht një çështje fiskale apo ligjore, është një operacion i mirëllogaritur për të spastruar terrenin dhe për ta dorëzuar industrinë e naftës në duart e një rrethi të privilegjuar, që qeveris Shqipërinë nga hijet e një marrëveshjeje të heshtur midis politikës, parasë dhe ndikimit të huaj. Ndaj, më shumë sesa drejtësi për abuzimet, goditja ndaj Bankers mund të jetë preludi i një tjetër pazaresh të errët, ku fituesit janë të njëjtët: një kastë e vogël që përfaqëson fuqinë reale në këtë vend.

  • “Cikloni” amerikan mbi Ramën, nga riaktivizimi i dosjes “McGonigal”, te mbyllja e dyerve nga administratat Trump, si…

    “Cikloni” amerikan mbi Ramën, nga riaktivizimi i dosjes “McGonigal”, te mbyllja e dyerve nga administratat Trump, si…

    Rigels Seliman
    Prej vitesh dihet tashmë se Edi Rama është një figurë e lidhur fort me rrjetin globalist të George Soros. Lidhja e tij me fondacionet liberale e vendos automatikisht përballë çdo administrate konservatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos atë të Donald Trump. Kjo nuk është thjesht një çështje aleancash ideologjike, por një përplasje e drejtpërdrejtë interesash. Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, kryeministri Rama dhe njerëzit e tij shpresonin hapur për fitoren e Kamala Harris, si pjesë e klanit Soros. Madje, burime politike pohuan se në Tiranë ishin rezervuar fishekzjarrë nëse Harris shpallej presidente. Por kjo nuk ndodhi. Presidenti Donald Trump u rikthye dhe bashkë me të u rihapën plagët politike të të gjithë atyre që kishin bashkëpunuar me Sorosin në dekadën e fundit. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, Rama hodhi në lojë planin B: një projekt turistik në Sazan që i ofrohej dhëndrit të Trump. Por edhe ky “pazar” nuk funksionoi. Ishte tepër vonë dhe tepër transparent për t’u pranuar nga qarqet e reja konservatore. Në shkurt të këtij viti, në Konferencën e Mynihut, kryeministrit shqiptar iu anulua në moment të fundit një takim me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, për shkak se nga administrata Trump konsiderohet si njeri i Soros. Por izolimi u konfirmua edhe në Vatikan. Gjatë varrimit shtetëror të Papa Françeskut në prill të këtij viti, ku morën pjesë dhjetëra liderë botërorë, Rama nuk mori ftesë. Shqipërinë e përfaqësoi presidenti Begaj. Kryeministri u la jashtë, ndonëse kishte shpresuar se ceremonia do t’i shërbente për të realizuar foto me liderë si Trump.
    Asnjë urim për zgjedhjet e 11 majit
    Ndërkohë kjo linjë vijoi edhe pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 në Shqipëri. Ndryshe nga viti 2021, kur administrata Biden përgëzoi Ramën për fitoren, këtë herë ambasada amerikane nuk ia përmendi emrin. Urimi erdhi vonë, dhe iu drejtua vetëm “popullit shqiptar”. Një sinjal i qartë ftohjeje. Një mesazh i heshtur: nuk ka më partneritet të privilegjuar.
    Dasma e Aleks Soros dhe Samiti i NATO-s
    Por në vend që të përpiqej të ndreqte marrëdhënien me republikanët, Rama zgjodhi të përforcojë lidhjen me Sorosin. Ai pak ditë më parë u shfaq me familjen në dasmën luksoze të Alex Soros (djalit të armikut të presidentit Trump) në SHBA, një provokim diplomatik i lexueshëm në çdo tryezë të Uashingtonit. Ishte më shumë se një festë. Ishte një deklaratë politike. Rama përqafoi publikisht boshtin Soros, në kulmin e kthimit të Trump në skenën botërore. Ky vendim e thelloi më tej izolimin. Në Samitin e NATO-s në Hagë më 24-25 qershor  të muajit që shkoi, ku morën pjesë 32 liderë botërorë, Rama nuk arriti t’i jepte dorën Trump-it. Stafi i Trump dyshohet se urdhëroi që ai të mos i afrohej. Termi “bufoni i Sorosit” përdorej hapur në rrethin e ngushtë të presidentit amerikan për të përshkruar kreun e qeverisë shqiptare.
    Dosja “McGonigal” dhe mungesa në festën e Pavarësisë së SHBA
    Ndërkohë, dosja “McGonigal” rikthehet në qendër të vëmendjes. Me ardhjen e republikanëve, Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka rihapur hetimin. Në këtë skandal, Edi Rama përmendet si figura që përfitoi politikisht nga një ndërhyrje e paligjshme e një ish-agjenti të FBI. Edhe pse zyrtarisht jo i akuzuar, në qarqet amerikane konsiderohet i përlyer. Mirëpo, goditja finale u pa javën që shkoi gjatë festës së Pavarësisë së SHBA në Tiranë, ku për herë të parë Rama mungoi. Nuk ishte ftuar. Në vend të tij, përfaqësimi politik ishte i zvogëluar dhe simbolik. Ky bojkoti diplomatik shënon zyrtarisht ndarjen e qeverisë shqiptare nga Uashingtoni i kohës Trump.
    Mesazhi
    Megjithatë e gjithë kjo panoramë tregon se qysh nga viti 2023, kryeministri Rama ka humbur sistematikisht çdo mundësi për t’u rreshtuar si aleat i besueshëm i SHBA-ve. Ai nuk ftohet më në darka elitare. Nuk zhvillon më takime zyrtare. Nuk pritet më në Kongres. Nuk ka më akses te Republikanët, të cilët kontrollojnë tashmë skenën amerikane. Në këtë klimë, lidhjet me Sorosin nuk janë më mburojë, por barrë. Pjesëmarrja e Ramës në dasma nuk mbulon injorimin që administratat Trump i kanë bërë në samite. Dhe fotot me Alex-in nuk zëvendësojnë dorën e refuzuar të Trump. Kryeministri Rama sot është më i izoluar se kurrë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Madje as përpjekjet për ta afruar me anë të lobimeve nuk po japin rezultat. Zërat në Uashington thonë se nuk ka më derë të hapur për Ramën në asnjë zyrë të nivelit të lartë. Pra kryeministri i Shqipërisë është sot më i izoluar se kurrë më parë nga SHBA. Rreshtimi i tij me Sorosët, dosja McGonigal, refuzimet e njëpasnjëshme në skenën ndërkombëtare dhe përjashtimi nga evenimentet zyrtare tregojnë qartë, se, romanca mes Tiranës dhe Uashingtonit ka marrë fund. Dhe kjo ndarje është e dhimbshme. Jo për SHBA, por për një njeri që mendoi se do ishte përherë në qendër të skenës. Thënë troç, në një kohë kur Trump dhe republikanët rikthehen në pushtet me një axhendë agresive anti-Soros, Rama është në anën e gabuar të historisë.

  • Edi Rama në telashe, rihapet në SHBA dosja “McGonigal”, prokurorët amerikanë marrin në pyetje sërish ish-agjentin…

    Edi Rama në telashe, rihapet në SHBA dosja “McGonigal”, prokurorët amerikanë marrin në pyetje sërish ish-agjentin…

    Dosja “McGonigal” është rikthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë amerikane. Sipas gazetarit Robert Papa autoritetet federale në SHBA kanë rihapur hetimet dhe kanë marrë për herë të tretë në pyetje ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Papës, kjo dosje ka mbi 8 mijë faqe, të cilat duhet të ishin analizuar më herët, por që tani janë rikthyer në qendër të hetimeve.
    Ai thekson se SPAK mund ta marrë si nga FBI, ashtu edhe nga gjykatat amerikane këtë dosje, dhe kjo situatë ka sjellë nervozizëm të dukshëm te kryeministri shqiptar. “Prokurori i Washington D.C. ka kryer intervistën e tretë me McGonigal në ambientet e burgut, sepse kanë hapur dhe njëherë dosjen nga e para. Kanë dalë fakte të reja. Ju kam thënë disa herë që dosja McGonigal ka 8000 faqe. Duhet ta kishte marrë Altin Dumani me kohë dosjen amerikane. Kam pasur një intervistë me Dan Friedman, gazetar i njohur i Mother Jones, i cili më ka thënë qartë që dosja mund të merret nga e FBI, por dhe dosja nga gjykata.
    Kjo bën që Rama të jetë i nervozuar”, tha ai. Robert Papa shpjegon se ish-agjenti i FBI-së McGonigal do të hetohet si një potencial spiun rus, lidhjet e ngushta të kryeministrit shqiptar Edi Rama me oligarkët rusë do të dalin patjetër gjatë hetimit të thelluar. “Në qoftë se do të ketë hetim të thellë, edhe pse McGonigal do të hetohet si potencial spiun rus, përsëri lidhjet e Duçkës, Nezës dhe Ramës me oligarkët rusë do të dalin”, shprehet gazetari.
    Injorimi i Ramës në Samitin e NATO
    Papa shprehet se çështjet e ndjeshme dhe dyshimet për përfshirjen e Edi Ramës në korrupsion kanë sjellë dhe injorimin e tij nga të gjithë liderët në samitin e NATO-s. “Nuk kishte rastësi që u injorua nga thuajse të gjithë në samitin e NATO-s, edhe pse pretendon se është një mbret, por këtë radhë mbreti doli lakuriq. Ka shkuar me çarter privat, thuhet 35.000 euro, nuk ka transparencë.
    Iku nga Manhattani pa paguar. Rama duhet të sqarojë kush ia pagoi. Me ligj kryeministri shqiptar nuk mund të pranojë dhurata më shumë se 50 dollarë. Por ata që i paguan 250.000 dollarë në aktivitetin politik përpara disa muajve në Manhattan, me sa duket e kanë marrë peng. Në qoftë se do të shikoni tek faqja e uebit të NATO-s për samitin e Hagës, liderë të ndryshëm europianë kanë pasur takime bilaterale. Bie fjala, Erdogan me Macron. Presidenti Trump pati me Zelensky-n. Asnjë takim i kryeministrit shqiptar.
    Veshja e tij përsëri jo që nuk ishte serioze, por si sfiduese. Nuk mund të dalësh me atlete në foton zyrtare. Në darkën e ftuar nga mbreti dhe mbretëresha e Hollandës, në ambientet e mbretërore, ishte me këpucë, por përsëri nuk kishte veshjen e kostumit si të gjithë të tjerët me protokoll. Dhe ajo që krijoi ide të keqe kur ka folur zoti Trump te darka, të gjithë janë çuar në këmbë, Edvini jo. Natyrisht ai ka probleme të thella me kolonën kurrizore, ndaj mban dhe atlete. Ndaj sa herë që vjen në Manhattan, vizitohet në një klinikë. Ndaj çdo vit kur vjen në Manhattan përfundon në urgjencë. Kur nuk je mirë nga ana shëndetësore, mos shko. Mund të kishe dërguar dhe Bajramin. Sepse në fund të fundit na përfaqëson të gjithëve”, tha ai.
    Nga ana tjetër, Papa shprehet se çështja “McGonigal” është shumë e thellë. “Rama ka disa përgjime dhe janë oligarkët e tij të cilët kanë paguar miliona dollarë sipas mediave amerikane, me trysninë që do të hiqeshin nga lista e zezë nga McGonigal, se ata silleshin sikur njiheshin prej shumë vitesh”, shprehet gazetari ndër të tjera.

  • Çështja “McGonigal” nxin Edi Ramën në SHBA, kryeministri krushk në dasmën e Alex Soros, karshillëk presidentit Trump…

    Çështja “McGonigal” nxin Edi Ramën në SHBA, kryeministri krushk në dasmën e Alex Soros, karshillëk presidentit Trump…

    Vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara nuk ishte thjesht një udhëtim privat me familjen për të marrë pjesë në dasmën e Alex Soros. Ajo ishte një pasqyrë e qartë e izolimit politik të Ramës në skenën amerikane, e nxitur nga skandali “McGonigal” dhe përplasjet në rritje me qarqet konservatore që janë rikthyer në pushtet me Donald Trump. Ajo që duhej të ishte një dalje me profil të lartë ndërkombëtar, u kthye në një udhëtim familjar pa ftesa zyrtare, pa takime të nivelit të lartë dhe pa interes diplomatik. E vetmja “pritje” ku u shfaq kryeministri ishte ajo e Sorosëve, një sinjal politik i fortë, me pasoja konkrete në marrëdhëniet e tij me krahun republikan amerikan.
    Që nga momenti kur u publikua dosja e Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI që pranoi se kishte marrë para dhe kishte ndërhyrë në hetime për llogari të një qeverie të huaj, figura e Edi Ramës në SHBA është e kontaminuar. Me ardhjen e Trump në pushtet, kjo dosje është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të disa provave të reja që janë zbuluar së fundmi dhe për këto arsye, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur çështjen ndaj McGonigal.  Edhe pse Rama nuk është zyrtarisht i akuzuar, në qarqet diplomatike dhe inteligjente të Uashingtonit ai shihet si një lider që ka manipuluar partneritetin me SHBA-të për interesa të brendshme politike. Kjo e ka bërë të papëlqyeshëm në administratën e Trump, e cila duket se po përgatitet për një qëndrim të rreptë ndaj atyre që kanë bashkëpunuar me rrjete liberale, sidomos me Sorosët.
    “Krushku” i Sorosëve
    Në këtë klimë izolimi dhe mosbesimi, pjesëmarrja e Ramës në dasmën e Alex Sorosit është më shumë se një rastësi familjare. Është një deklaratë politike. I refuzuar nga qarqet e afërta të Trumpit, Rama kaloi oqeanin për të përfunduar në një nga dasmat më private dhe simbolike të elitës së majtë globale. Në shoqërinë e George Soros, një figure që Trump dhe rrethi i tij e akuzojnë prej kohësh si financues të destabilitetit dhe ndërhyrjeve politike, Rama u paraqit me gjithë familjen, duke sinjalizuar një kthim të plotë në boshtin Soros. Nëse deri më sot kishte tentuar të fshinte gjurmët e kësaj lidhjeje, madje kishte hequr foto e deklarata nga rrjetet sociale  tani zgjedh ta shfaqë sërish hapur këtë aleancë. Për Ramën, pjesëmarrja në dasmën e Aleks Sorosit në kulmin e fushatës amerikane dhe në prag të kthimit të Trump në pushtet, është një veprim që e pozicionon hapur përballë administratës së ardhshme republikane. Është një zgjedhje që nuk kalon pa pasoja. Trump dhe njerëzit e tij e kanë bërë të qartë se do të ndëshkojnë të gjitha strukturat dhe individët që kanë bashkëpunuar me Sorosin. Rama, duke u rreshtuar sërish me këtë grup, jo vetëm që dërgon një mesazh karshillëku ndaj Trumpit, por edhe rrezikon marrëdhëniet e Shqipërisë me një SHBA të dominuar nga republikanët.
    Fjalimi i Ramës
    Sipas një artikulli të New York Times, ceremonia e dasmës së Alex Sorosit dhe Huma Abedin në Hamptons ishte një ngjarje madhështore. Në mesin e shumë personazheve të njohur si Hillary dhe Bill Clinton, Kamala Harris, Nancy Pelosi, Chuck Schumer dhe Anna Wintour, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Jo vetëm kaq, por sipas raportimit të medias amerikane, Rama mbajti edhe një nga fjalimet kryesore urimi gjatë dasmës, duke u paraqitur si një prej miqve të ngushtë dhe përkrahësve të çiftit. Ky fjalim i Ramës në një ceremoni kaq të rëndësishme e zyrtarizon dhe e evidenton më tej lidhjen e tij të fortë me rrjetin Soros, në një moment kyç politik, ku këto lidhje janë objekt i kundërshtimit të ashpër nga administrata republikane. Një pjesëmarrje që nuk është thjesht sociale, por me peshë politike, dhe që ndikon drejtpërdrejt në pozicionimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara.

  • Dosja McGonigal rikthehet në vëmendje në SHBA, çfarë rreziku ka për Edi Ramën?

    Dosja McGonigal rikthehet në vëmendje në SHBA, çfarë rreziku ka për Edi Ramën?

    Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të disa provave të reja që janë zbuluar së fundmi. Dhe për këto arsye, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur çështjen ndaj McGonigal. Por jo vetëm në SHBA, pasi çështja e McGonigal merr një rëndësi të madhe dhe në vendin tonë, për shkak se në dosjen ndaj tij, përmendet kryeministri Edi Rama.
    Cila është akuza tjetër që rëndon ndaj McGonigal?
    Sipas medias amerikane ‘The Federalist’, mbi Charles McGonigal tashmë rëndon dhe akuza e spiunazhit. provat e reja kanë dalë në momentin që McGonigal është punësuar në vitin 2018 si Zëvendëspresident i Lartë për Sigurinë Globale nga Brookfield (kompani menaxhimi asetesh me vlerë trilion dollarë). McGonigal punonte atje kur Mark Carney erdhi si drejtues ekzekutiv në vitin 2020 dhe u bë kryetar në vitin 2022. Dyshimet e para për McGonigal kanë qenë, kur ai është mbajtit për tu marrë në pyetje ndërsa kthehej nga Amerika e Jugut për punë në Brookfield.

    Cilat janë aktakuzat e tjera të McGonigal?

    Dosja.al ka risjell dhe njëherë akuzat që janë ngritur ndaj McGonigal nga dy prokurori të ndryshme, të New Yorkut dhe Columbias.
    Në aktakuzën e New York-ut, McGonigal akuzohet për shkeljen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë. McGonigal akuzohet edhe për pastrim parash përmes një kompanie amerikane, që e përdori për të marrë pagesa nga Banka e Rusisë, për shërbime të ofruara ndaj oligarkut të sanksionuar rus Oleg Deripaska.
    Aktakuza e dytë, e bërë publike në Washington D.C., akuzon McGonigal se gjatë kohës kur shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së, mori $225,000 fshehurazi nga një person, të cilin më pas e përdori si dëshmitar në hetimin e nisur prej tij, pa informuar FBI-në për marrëdhënien që kishte me këtë person. Hetimi lidhej me një shtetas amerikan, të kontraktuar për të lobuar në SHBA në emër të një ‘politikani shqiptar të një partie tjetër’ nga ajo e Kryeministrit të Shqipërisë.
    Ku përmendet Rama në aktakuzën e McGonigal?
    Sipas dokumenteve të dosjes McGonigal, Rama dhe Shqipëria përmenden vetëm në njërën prej dy aktakuzave të ngritura ndaj Mcgonigal. Në aktakuzën e dytë të prokurorisë së Columbias, kryeministri Edi Rama përmendet 14 herë në 16 faqet të aktakuzës. Rama nuk është i vetmi politikan apo biznesmen shqiptar që përmendet në të, por është personi që identifikohet me lehtë mnga të gjithë. Kjo pasi, personat e tjerë që përfshihen në dosje janë me referencat ‘politikani kosovar’, ‘shtetasit të huaj’ apo ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’.
     

     
    Dosja hetimore
    Gjithsej nga prokuroria e Columbias janë 9 akuza ndaj McGonigal që thuhet se ai ka fshehur informacion nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në lidhje me takimet apo marrëdhënien me disa persona. Ndër personat që McGonigal fshehu takimet, janë Kryeministri Rama dhe të paktën dy persona të tjerë me shtetësi shqiptare (në aktakuzë njihen si: Personi A dhe Personi B).
    Kush janë Personi A dhe Personi B në dosje?
    Personi A = Agron Nezaj
    Sipas aktakuzës amerikane, Personi A (Agron Nezaj) është një shtetas shqiptar, me pasaportë amerikane, që jeton dhe ka një biznes në New Jersey (Spectrum Risk Solutions, Inc dhe A&E International). Një dokument i Gjykatës së SHBA-së drejtuar FBI-së, ku kërkon mbledhjen e më shumë informacioneve nga dëshmitarët e çështjes, konfirmon se ‘Personi A’ është Agron Nezaj.
    Personi B = Dorian Duçka
    Dorian Duçka është shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjitik kinez. Vepronte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit Edi Rama, me llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare. Identiteti i Personit B si Dorian Duçka, është zbuluar përmes dokumentit të Gjykatës së SHBA-së. Në aktakuzën amerikane theksohet se Dorian Duçka dhe Agron Nezaj ishin miq dhe bashkëpunëtor në biznes me njëri-tjetrin.
    Takimet e McGonigal me Edi Ramën?
    Gjithsej në aktakuzë, thuhet se Charles McGonigal është takuar me Ramën 4 herë brenda një viti. Sipas drejtësisë amerikane, Rama dhe McGonigal janë takuar katër herë në vitet 2017-2018, dy herë në Shqipëri dhe dy herë të tjera në SHBA. Por për këto takime, McGonigal në formularin e FBI-së, ka raportuar gënjeshta mbi takimet ose nuk i ka raportuar fare ato.
    Shkaku për nisjen e hetimit ndaj dosjes Nick Muzin?
    Dosja Nick Muzin që njihet gjerësisht në Shqipëri ka të bëj me kontratën e lobimit që lidhi Partia Demokratike në vitin 2017 pak para zgjedhjeve të atij viti. Kontrata kapte vlerën totale prej 675 mijë USD. Për këtë kontratë, McGonigal hapi një hetim duke përdorur FBI-në, por ajo që nuk kishte deklaruar sipas dokumenteve të dosjes hetimore, janë informacionet që kishte marrë për këtë kontrate lobimi.
    Kontrata e lobimit e PD
    Informacioni McGonigal i kishte ardhur nga Dorian Duçka, këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Në dosje thuhet se McGonigal i fshehu FBI-së faktin se katër ditë para se të niste hetimit, ai kishte qenë në Shqipëri ku kishte takuar Duçkën dhe kryeministrin Rama. McGonigal i ka marrë informacionet mbi lobistin e kontraktuar nga Partia Demokratike Shqiptare nga Agron Neza, i cili është bërë informator për këtë hetim.
    Çfarë thotë Rama për këtë dosje?
    Vetë kryeministri Edi Rama në 2 Mars të vitit 2023 ka komentuar për herë të parë këtë dosje, gjatë fjalës në Kuvend. Rama teksa ka cituar disa nga takimet që ka patur me McGonigal apo përmendjet e emrit të tij në dosjen amerikane, ka deklaruar se nuk ka asgjë kompomentuese në këtë dosje. Sipas Ramës takimet e tij me McGonigal janë normale dhe se nuk ka asnjë krim apo kompromentim për këtë.
    ‘Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë natë kryeministri përsëritet 14 herë në aktakuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit. Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo komprometimi ku është ? Ish-shefi i kundër-inteligjencë në Neë York më ka thënë të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqërinë ruse, por ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt? Dhuratat simbolike shkëmbehen rëndom kur bëhen vizita. Në rastin në fjalë drejtori më dhuroi një kapele e kam edhe sot në zyrë. Unë vetë lexoj aktakuzën dhe citoj të gjitha 14 herë ku sipas jush. E kam thënë kur e kam pyetur muaj më parë, ku është krimi apo komprometim për të mbajtur një marrëdhënie me shefin e kundër-inteligjencës së FBI-së. Ai është takuar me mua në Shqipëri, krimi dhe komprometimi ku është? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, por thotë këto që po lexoj unë. Bisedat imagjinare pastaj janë një gjë tjetër. Në nëntor , se mbaj mend por në 20 nëntor McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë, thuhet. E vërteta është se Shefi i FBI nuk më ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar, se e di mirë kufirin etik mes pozicionin të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Por pyetja që unë shtroj ku është kompromenti. Pra është një narrativë sa halucinante aq edhe qesharake për mënyrën se si funksionojnë shtetet,’ tha Rama.
    Çfarë kërkon Opozita nga dosja Mcgonigal?
    Opozita në atë kohë ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e ‘McGonigal’. Kërkesa e firmosur nga 45 deputetë u dorëzua në Kuvend nga deputetët Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi, por nuk mori asnjë përgjigje pozitive dhe as që u mor për bazë.
    Rikthimi i McGonigal, pse u rihap hetimi? A rrezikon Edi Rama?
    Në këtë komision hetimor, u paralajmërua të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal, por kjo nuk ndodhi kurrë. Dhe që të mos ngrihej ky komision është siguruar vetë kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.