Në Shtetet e Bashkuara po shtohen sinjalet se kryeministri Edi Rama ndodhet nën një vëmendje të fortë politike dhe hetimore. Gazetari Robert Papa thotë se zhvillimet e javëve të fundit në Uashington po krijojnë një panoramë të re, ku emri i Ramës lidhet me disa dosje të hapura nga skandali “McGonigal”, te lidhjet e dyshuara me struktura kriminale dhe deri te kriptomonedhat. “Shkrimi i medias amerikane Washington Examiner e portretizoi në artikullin e fundit Edi Ramën si shtet mafioz dhe i bën thirrje Meksikës, presidentes së majtë meksikane, që të dorëzojë personat e kartelit Sinaloa shqiptarë, t’i ekstradojnë në Amerikë. Në qoftë se ata do dalin përpara gjyqit, mos habiteni që edhe ndaj Ramës të sillen siç janë sjellë ndaj diktatorëve të Amerikës Latine të përfshirë në trafik droge.
Natyrisht, që mund të ketë edhe qëndrime politike. Për shembull Trump ka falur ish-presidentin e Hondurasit, i cili është dënuar nga një gjykatë amerikane për trafikim masiv, rreth 400 tonë heroinë. Por kjo është një arsye politike. Në hemisferën perëndimore, Trump kërkon që Amerika të kontrollojë gjithçka. Janë zgjedhjet në Honduras dhe është një komunist dhe një kandidat tjetër që është i partisë së ish-presidentit të Hondurasit. Ndaj politikisht, Trump ka lëvizur sepse kërkon që të kontrollojë vendet e Amerikës Latine. Politikisht, ka të drejtë.
Ka shumë gjasa që edhe ndaj Ballkanit Trump të ketë doktrinën e tij: “Ballkani Perëndimor të jetë nën zotërimin amerikan fuqimisht”. Washington Examiner nuk është media si Washington Post, si CNN, si Wall Street Journal, por është, një zë konservator. Dhe nga kontaktet me përgjegjësit për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit dhe ata që mbulojnë Shqipërinë, e kupton qartë që ata dinë çdo gjë, dinë edhe emërimin e Troplinit para disa ditësh nga Rama. Natyrisht, ambasada informon. Pra, diagnoza e dhënë nga Washington Examiner njihet në detaje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga stafi i ngushtë i zotit Rubio. Dhe në sytë e administratës Trump, Rama nuk portretizohet thjesht si Noriega, siç e cilësonte Washington Examiner, por këtë radhë është ngritur në nivel shteti mafioz”, tha Papa ndër të tjera
Fund i tmerrshëm, ose tmerr pafund
Sipas Papës, sinjalet politike nga Uashingtoni janë të qarta. Ai kujton telegramin e Donald Trump për festën e 28 Nëntorit, ku përmendeshin hapur çështjet e narkotrafikut dhe rreziku që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të SHBA. “Ndaj, nuk kishte rastësi ai telegram ngushëllimi për festën e 28 Nëntorit, ku haptas përmendeshin narkotrafiqet, rreziku i madh për sigurinë kombëtare. Tek telegrami i Trump-it, e njëjta gjë: Rama is done. Por në qoftë se shikon artikullin e Washington Examiner, Tom Rogan, i cili njihet në Washington si konservator, ideja është: a do ta lejojë Trump t’i japë shtetit mafioz të Ramës ose do të ndryshojë qasjen?.
Thotë, ose do ta pësojë keq. Përmendet Maduro dikur. Në ’97-ën, Washington Post, New York Times, gazeta të majta, kishin një artikull “Njeriu ynë në Shqipëri” për Berishën, e sulmonin shumë. Pra, media përpunon mendimet dhe pasqyron herë pas here edhe qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Rama donte të vinte në New York në 18 Nëntor, mbase frikësohet, mbase do ta shtyjë për Krishtlindje. Duke pasur imunitetin e kryeministrit, nuk mund ta arrestojnë, mos të ketë frikë. Por mesazhet janë: fundi yt i tmerrshëm ose tmerr pafund. Është konsumim skajor dhe çdo ditë dalin fakte të reja”, u shpreh Robert Papa.
Telashe të reja për Edi Ramën
Një element që Papa e konsideron kyç është fakti që çështja “McGonigal” nuk është mbyllur. Përkundrazi, ai thotë se federalët po e rihapin në disa drejtime. “Nga burimet e mia, McGonigal është nën hetim edhe për dosjen që quhet “Bitcoin Albania”. A është Rama i përfshirë? Unë them se po. Për çfarë bëhet fjalë? Prodhimi i bitcoin-ëve në Shqipëri kërcënon interesat e sigurisë kombëtare amerikane. Këtu Trump nuk do ta falë. Fakti është që në rihetimin e McGonigal, ka dalë për herë të parë dhe kjo tregon diçka. Ka pasur shkrime nga Washington Examiner përpara dy vjetësh dhe unë kam thënë që janë miliona dollarë të paguar nga politikanët shqiptarë dhe në Kosovë. Natyrisht, këto janë kryer me Bitcoin. Është bërë një mandat arresti për dikë me 2 miliardë. Ky është problem i madh. FBI, që trajnon Byronë e Hetimeve, ka një orientim edhe në këtë pikë. Pra, dosjet po bëhen masive. Dosja McGonigal, foto me Obamën, Sinaloa. Shkrimi i medias amerikane flet shumë për të. Shtohet dhe Bitcoin Albania”, u shpreh ai ndër të tjera.
Tag: mcgonigal
-

Robert Papa: Shtohen dosjet për Edi Ramën në SHBA, zgjerohen hetimet për aferën “McGonigal”, ja pista që mund të…
-

Hoxha: Çështja McGonigal dhe Sinaloa, janë dy dosje nga të cilat ka frikë Edi Rama
Hoxha: Çështja McGonigal dhe Sinaloa, janë dy dosje nga të cilat ka frikë Edi Rama
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, deklaroi se dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht se ai ‘ka problem me veten’. Sipas Hoxhës, dosjet e vërteta që e vënë në pozitë të vështirë Ramën janë ato të hetimeve ndërkombëtare, përfshirë çështjen McGonigal dhe atë të kartelit Sinaloa.
Hoxha u shpreh se Rama ‘është i paprekshëm’ brenda sistemit të drejtësisë shqiptare, ndërsa informacionet që dalin në media ‘rrjedhin nga SPAK’, çka sipas tij shpjegon edhe faktin se ‘personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin
Edi Rama në fakt problem ka veten, nuk ka problem askënd tjetër, por ai është i paprekshëm.
Edhe ato informacione që dalin, rrjedhin nga SPAK, dhe këta kujdesen kaq shumë, sa personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin, ndërkohë ne e dimë se çfarë është aty brenda’, tha gazetari.
Duke komentuar çështjen McGonigal, gazetari tha se hetimet amerikanë zbuluan korrupsion në nivele të larta, duke përfshirë ‘korruptimin e një zyrtari të FBI-së’ për të ndërtuar një narrativë se opozita shqiptare kishte lobuar me para ruse.
‘Edi Rama është në situatë më të rëndë se Belinda, por në çështje që kanë të bëjnë me hetime ndërkombëtare, ky është hetim i brendshëm dhe e ka kollaj.
Është hetim i rëndë McGonigali, sepse doli që qeveria shqiptare, nga zyra e tij, ka dalë informacioni dhe është korruptuar zyrtari i FBI-së, për të krijuar një narrativë se opozita ka lobuar me para ruse. Kështu je i kapur dhe u gjet edhe ai garazhi atje, ku janë dhënë paratë. Edhe pse kjo është maja e ajsbergut se nuk janë dhënë vetëm 220 mijë dollarë aty, por është provë e kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë sot’, theksoi Hoxha në SYRI TV.
Gazetari Artan Hoxha solli në vëmendje edhe çështjen e kartelit meksikan Sinaloa, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA. Sipas tij, pati momente kur në Shqipëri shpërthyen përplasjet mes grupeve të interesit, madje edhe ‘luftë kazinosh’, por ngjarja u mbulua dhe nuk mori vëmendjen e duhur mediatike.
‘Tek historia tjetër e Sinaloas, që u shpall nga SHBA si organizatë terroriste. Ti e ne në kryeministri burrin, ne merreshin me Arubën. Ka qenë në një moment në Shqipëri, ku pat luftë kazinosh, por nuk mori vëmendjen e duhur në media, se kjo histori u mbulua.
Çështje që Rama ka problem, ka këto çështjet ndërkombëtare, se aty nuk ka çfarë bën se nuk e ka në dorë situatën’, nënvizoi gazetari.
Sipas Hoxhës, kryeministri nuk po ndërhyn për të mbrojtur Belinda Ballukun, por po dërgon mesazh tek hetuesit që ‘të mos guxojnë të afrohen te telefoni i tij’. Duke komentuar çështjen Balluku, gazetari tha se pas saj fshihet një rrjet i gjerë interesash politike, ekonomike dhe kriminale.
‘Në rastin konkret ai nuk po mbron fare Belindën, por po u thotë atyre që po hetojnë çështjen dhe kanë telefonat aty, po u rikujton që u tha, mos guxoni të afroheni tek telefoni im.
Në çdo çështje korrupsioni, po nisi hetimi dhe u tërhoq litari, ai shkon në bulevard. Askush nuk e le litarin të shkojë në bulevard, por e presin.
Po të ishte ndjekur standardi me çështjet e tjera, SPAK duhej të shkonte në parlament dhe ta linte topin në derën e tyre, dhe ti thoshte parlamentit që unë ta solla dhe duke mos i dhënë kohë dhe Ramës.
Rama do vetëm 1 javë kohë sa të rivendosë kontaktet. Belinda Balluku është maja e ajsbergut të një grupi të madh interesash politike, ekonomike, kriminale. Është një botë pas saj. Dhe në momentin që ti do heqësh Belindën do u thuash këtyre mbrapa që, unë jam, unë e kontrolloj situatën dhe do vazhdoni me mua’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha. -

PS refuzoi komisionet hetimore për ‘McGonigal’ dhe ’11 majin’, PD e dërgon në Gjykatë Kushtetuese
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi Partia Socialiste refuzoi kërkesën e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, atë për ‘McGonigal’ dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kërkesa mban firmën e 38 deputetëve të opozitës.
Në kërkesën e depozituar zyrtarisht, demokratët kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të detyrojë Kuvendin për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore të propozuara nga opozita atë për McGonigal dhe për zgjedhjet e 11 majit. Opozita arsyeton se rrëzimi nga mazhoranca me votë politike i kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore përbën cënim të drejtpërdrejtë të një të drejte kushtetuese që i takon pakicës parlamentare.
“Ne deputetët e pakicës parlamentare jemi të vendosur për të qëndruar të angazhuar në proceset demokratike brenda sistemit institucional, por nuk do të pajtohemi kurrë me asgjësimin e parlamentarizimit apo mohimin e të drejtave tona kushtetuese. Një vend që pretendon antarësimin në Bashkimin Europian, që cenon rregullat minimale të bashkëjetesës demokratike brenda Kuvendit, ku mazhoranca ka rolin e saj dhe opozita përgjegjësitë e saj, nuk mund të jetë asgjë më shumë se një propagandë e papërgjegjshme për një normalitet të rremë demokratik. Këtë realitet të rremë mund dhe duhet ta korrigjojë sistemi i garancive kushtetuese institucionale – ku rolin kyç e ka Gjykata Kushtetuese.”- thuhet në kërkesë. -

Foto-lajm/ Berisha vendos foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë
Para se të niste replikat komike me Ulsi Manjën për kostumet e shtrenjta, Sali Berisha tentoi të vendoste një foto të Edi Ramës me Charles McGonigal, në ulësen e kryeministrit.
Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, sapo lideri i demokratëve kthehet në foltore për të nisur fjalimin, Toni Gogu e rrëzon foton me një të fryrë.
Top Channel
-

VIDEO/ Berisha në Kuvend tenton të vendosë foton e Ramës dhe McGonigal, Gogu e rrëzon me një të fryrë
Një situatë komike është krijuar në parlament para pak minutash.
Berisha është përpjekur të vendosë një foto të kryeministrit Rama me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.
Si për të treguar se sa peshë kanë akuzat, ministri Gogu e rrëzon foton me një të fryrë të lehtë.
-

Komision hetimor për McGonigal? Berisha: I përfshirë në procesin e vettingut! Çuçi: Kërkesa bazohet në spekulime
Në seancën plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare të kohës.
“Ky skandal ndërkombëtar bashkon kryezbuluesin e FBI-së, McGonigal, kryeministrin Edi Rama, ministra dhe zyrtarë, gjykatës e prokurorë, ndërsa dimensionet e tij janë ende të papërcaktuara. Një gjë është e sigurt: McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u sul në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin. Në kushtetutën e tij u bë një me Edi Ramën“, tha Berisha.
Ai shtoi se ish-agjenti i FBI-së ishte përfshirë edhe në procesin e vettingut dhe veprime që vendosën gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë: “U përfshi në akte të shumta korruptive që i kushtuan shqiptarëve qindra miliona euro, duke hequr licensa një kompanie dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër ruse. U përfshi edhe në procesin e vettingut“.
“E gjithë kjo u bë që ky njeri, që kishte humbur integritetin moral dhe besnikërinë ndaj vendit të tij, të përdorej kundër opozitës shqiptare,” tha Berisha.
Kreu i PD-së theksoi rëndësinë e hetimit parlamentar: “Hetimi është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Në këtë vorbull është kreu i ekzekutivit, dhe nga kjo vorbull ai nuk del kurrë i paangazhuar.”
Çuçi: Kërkesa për komisionin McGonigal nuk përmbush kriteret ligjore
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, 30 tetor, deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka folur lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal. Ai theksoi se pavarësisht dakordësisë për shqyrtimin e kërkesës, dokumenti i paraqitur nuk përmbush kriteret ligjore të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas Çuçit, kërkesa e dytë e paraqitur nga opozita nuk përmban ndryshime nga ajo e para dhe nuk ofron një objekt alternativ, as ndarje tematike sipas rekomandimeve kushtetuese. Ai theksoi se formatimi formal nuk mjafton kur mungon përmbushja e kushteve ligjore.
“38 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal. Në mbledhjen e kryetarëve për të caktuar datën për ngritjen e këtij komisioni kemi rënë dakord që objekti nuk ka qenë i plotë dhe, pavarësisht se ligji nuk e detyron drejtpërdrejt konferencën që t’i japë kohë hartuesve të kësaj kërkese për ta parë dhe sjellë në kushte ligjore, duke zbatuar jurisprudencën, ne i dhamë kohë hartuesve ta sjellin kërkesën në kushte ligjore. Kanë sjellë kërkesën e dytë pa ndryshime nga kërkesa e parë dhe, me keqardhje them, që konstatoj se nuk ka asnjë objekt alternativ të propozuar, nuk ka identifikim të një fushe tjetër hetimore me tjetër tematikë, dhe nuk ka ndonjë ndarje sipas rekomandimeve që ka bërë Gjykata Kushtetuese. Pra, sërish nuk kemi një formulim alternativ.”, tha Çuçi.
Deputeti socialist rikujtoi se për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të ekzistojnë prova konkrete që ngrejnë dyshime, dhe se e drejta për hetim parlamentar nuk është e pakufizuar. Ai citoi tre kriteret e Gjykatës Kushtetuese.
“Formati dhe mënyra e paraqitjes janë në përputhje me vlerësimet formale, por nuk mjaftojnë kur nuk zbatojnë kushtet ligjore. Neni pesë përcakton qartë që Komisionet Hetimore ngrihen kur ekzistojnë prova konkrete që ngrejnë dyshime. Gjykata Kushtetuese ka pohuar se e drejta për të ushtruar hetim parlamentar nuk mund të jetë e pakufizuar. Me qëllim që objekti i hetimit t’i zbatojë këto standarde, Gjykata Kushtetuese parashikon 3 kritere që duhet të zbatohen: Çështja duhet të ketë lidhje me çështje ligjore. Objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje dhe subjekte konkrete. Dhe tre, duhet të ekzistojnë të dhëna apo hetime të mjaftueshme për ekzistencën e një çështjeje për të cilën është i nevojshëm hetimi. Në rastin konkret, fatkeqësisht vëmë re që nuk paraqiten të dhëna e prova të mjaftueshme që vërtetojnë që institucionet ligjvënëse kanë kryer veprime të paligjshme.”, tha Çuçi.
Në përfundim, Çuçi tha se nuk ka asnjë dokument zyrtar nga hetimet amerikane që të përmbajë akuza apo të vërtetojë vendimmarrje mbi akte të falsifikuara. -

FOTO/ Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
Berisha duke ironizuar, tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë.“I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend.
-

Çekan mbi kokën e Ramës/ Lala: Lepuri i aferës McGonigal fle në dosjen amerikane! Veliaj ka betejë të gjatë me drejtësinë
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘A Show’ përballë Adi Krastës tha se cështja McGonigal do të qëndrojë si çekan mbi kokën e Ramës edhe kur të lërë qeverinë.Lala tha se çështja ka ngecur nbë pritje të letërporosive dhe se përmasa e asaj dosje do të kuptohet nga SPAK në momentin që vjen dosja amerikane.
“Çështja McGonigal nuk do të jetë çështje e vdekur në SPAK. Pra një çështje e mbyllur. Mendoj se ajo do të qëndrojë si çekan mbi kokën e kryeministrit edhe kur ta lërë qeverisjen. Do të jetë njollë e barrë shumë e rëndë e kryeministrit sido që të jetë e në çfarëdo kohe.
Çështja ka ngecur në pritje të letërporisve. Nuk mbyllet çështja. Do të paragjykoja çdo prokuror nëse do të mbyllet cështjen McGonigal pa pritur dosjen amerikane. Se aty fle lepuri. Përmasa e asaj dosje do të kuptohet nga SPAK në momentin që vjen dosja amerikane. Nëse një prokuror do ta mbyllte pa e marrë dosjen amerikane unë si gazetare do të thoja se këtu ka dicka dhe këta po mbyllin një aferë shumë të madhe korruptive dhe për shkaqe afatesh po e bëjnë këtë gjë”
Lala u pyet dhe për dosjen e ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Adi Krasta: Çfarë ndodh me ish kryetarin e bashkisë Tiranës, Veliaj
Klodiana Lala: Ka nisur ballafaqimi normal i tij me drejtësinë shqiptare. Ndryshe nga Veliaj që akuzonte dhe sulmonte gjithkënd tashmë ka ndryshuar strategji.
A do të diskutohen inceneratorët në raport me të?
Klodiana Lala: Është çështje e hapur. Të premten Veliaj është në Gjykatë Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin. Përballja e tij me drejtësinë do të jetë shumë e gjatë. -

Berisha: Mirë që gënjen, po pse vallë? McGonigal dhe agjenti rus i kanë kallur tmerrin ‘Maduros së Beogradit’?
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me tone ironike dhe akuzuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “Maduron e Beogradit” dhe duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e reagimeve të tij lidhur me çështjen “McGonigal”.
Në një video të ndarë në FB teksa Rama thotë se nuk ka kryer asnjë vizitë në Moskë të takojë Kremlinin, ndërsa rezulton që në vitin 2020 kur Shqipëria ka patur drejtimin e OSCEE, ka shkuar për një vizitë në Rusi.
Berisha shkruan: Mirë që gënjen, po pse vallë? McGonigal dhe agjenti rus i dënuar i kanë kallur tmerrin Maduros së Beogradit?
Berisha nënkupton se lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal dhe me një agjent të dënuar rus po e rëndojnë gjithnjë e më shumë figurën e tij politike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në sytë e ndërkombëtarëve.
-

Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, dënohet me dy muaj burgim
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, u dënua me dy muaj burgim nën akuzat se kishte gënjyer agjentët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara.
Shqiptimi i dënimit ndaj Sergei Shestakovit mbyll një kapitull në rastin që turpëroi FBI-në, por po ashtu hodhi dritë të re mbi Oleg Deripaskën, një miliarder të lidhur me Kremlinin i cili prej kohësh ka qenë në shënjestër të FBI-së.
Në dokumentin përfundimtar të gjykatës, prokurorët amerikanë argumentuan se Shestakov, 71 vjeç, që ka punuar si përkthyes i autorizuar në një gjykatë federale pasi mori shtetësinë amerikane më 2013, ishte i vetëdijshëm se ishte vepër penale të gënjente agjentët e FBI-së të cilët po e hetonin agjentin në pension të FBI-së, Charles McGonigal.
Në kohën e pensionimit më 2018, McGonigal ishte një nga agjentët kryesorë të posaçëm në zyrat e FBI-së në Nju Jork dhe kishte mbikëqyrur hetimet kundër spiunazhit në rastet e spiunëve rusë dhe oligarkëve.
Në seancën e 16 tetorit, gjykatësi amerikan, Jed Rakoff, e udhëroi Shestakovin të qëndronte në burg për dy muaj, dy vjet lirim të mbikëqyrur dhe gjobë prej 100 dollarësh. Ky është dënim më i lehtë sesa paraprakisht kishin kërkuar prokurorët. Ai do të nisë vuajtjen e dënimit në shkurt.
Avokatja e Shestakovit kishte që dënimi i tij të jetë në përputhje me kohën sa ka qëndruar në paraburgim, që nënkupton për periudhën e shkurtër kohore që ai qëndroi në paraburgim më 2023 para se të lirohej me kusht.
Në qendër të rastit ishin bisedat që Shestakov zhvilloi me Yevgeny Fokin, një ish-diplomat rus, të cilin e cilësonte mik të vjetër.
Fokin, një drejtues i lartë në kompaninë kryesore të Deripaskës, En+, nisi të vëzhgohej nga FBI-ja në korrik të vitit 2019, sipas dokumenteve gjyqësore, dhe pajisjet elektrike iu sekuestruan gjatë hyrjes në SHBA në gusht të vitit 2021.
Viza e tij amerikane iu revokua një vit më pas me kërkesë të FBI-së. Sipas FBI-së, ai ishte i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.
Sipas dokumenteve gjyqësore, prokurorët amerikanë po ashtu kanë pretenduar se Forkin ishte një “bashkëpunëtor ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë” i Shestakovit dhe ish-agjentit të FVI-së McGonigal.
Deripaska, të cilit FBI-ja ja bllokoi vizën në fillim të vitit 2000, u sanksionua nga SHBA-ja në prill të vitit 20198 për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin. Më 2022, ndaj tij u ngrit aktakuzë nën dyshimet se kishte planifikuar që e dashura e tij shtatzënë të lindje në SHBA, në mënyrë që fëmija të ishte shtetas amerikan.
Sipas dokumenteve gjyqësore, McGonigal u njoftua me Fokinin përmes Shestakovit. McGonigal më vonë hetoi një tjetër oligark rus që ishte rival i Deripaskës, si dhe pranoi pagesa përmes një kompanie në Qipro.
Gjatë gjykimit, avokatët mbrojtës thanë se puna u bë në emër të En+, e jo të Deripaskës, duke përmendur një dëshmi të Fokinit.
Më 21 nëntor 2021, në një takim me agjentët e FBI-së, Shestakov kishte minimizuar raportin e tij dhe raportin e McGonigalit me Fokinin. Agjentët ia sekuestruan telefonin.
Një javë më vonë, në bazë të ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj, ai zbuloi se punonte për Fokinin dhe En+.
Në janar të vitit 2023, Shestakov u arrestua në shtëpinë e tij në Konektikat dhe ndaj tij u ngritën pesë akuza, përfshirë akuzën se kishte gënjyer për raportin e tij me Fokinin, por edhe agjentët e FBI-së dhe regjistrin për agjentët e huaj. Qershorin e kaluar, pasi autoritetet amerikane hoqën katër akuza, ai pranoi fajësinë./REL