Tag: mbyllura

  • Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

    Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

    Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur.
    ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të mbyllura me familjarët e tyre. Ata po bënin sherr se kush do ta merrte atë një mandat që morën”, tha ai.

    I pyetur nëse atij i’u kërkua në ndonjë moment që të heq dorë nga marrja e mandatit të deputetit, ai u shpreh jo. ”Absolutisht jo. Arlind Qori e pati thënë që në fillim që s’do të kandidonte i pari dhe unë u zgjodha që të isha i pari në listë”.
    Teksa u ndal tek PD, Muçi theksoi se në këtë parti nuk do të ndryshojë asgjë sa kohë në krye të saj qëndron Sali Berisha. ”PD është një parti që është pozicionuar në rehatinë e të qenit partia e parë opozitare. Ata që janë në PD e dinë se sa kohë do të jetë Berisha në krye të asaj partie asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë parti”. Teksa në shtator do të nis edhe sesioni i ri parlamentar, Muçi tha se do përçojë në Kuvend zërin e grupimeve të ndryshme sociale.

  • Tom Doshi djeg mandatet e listës së mbyllur, kush ia zë vendin në Parlament

    Tom Doshi djeg mandatet e listës së mbyllur, kush ia zë vendin në Parlament

    Kryetari i PSD-së Tom Doshi ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listat e mbyllura.
    Këtë të mërkurë, më 23 korrik, partia e drejtuar nga Doshi ka bërë kërkesë në KQZ për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura.
    Kështu, me kërkesë të PSD-së, mandatin e tij në Tiranë, do ta marrë kandidati më i votuar i listës së hapur nga kjo forcë politike, Tedi Mula, nipi i Avni dhe Inva Mulës. Gjithmonë nëse KQZ e konfirmon kërkesën e tij.
    Mula mori 2 mijë e 500 vota në zgjedhjet e 11 Majit.

  • Moti përvëlues ‘mbyll dyert’ e Akropolit për vizitorët deri të premten

    Moti përvëlues ‘mbyll dyert’ e Akropolit për vizitorët deri të premten

    Hyrja e Akropolit dhe vendeve të tjera arkeologjike në Athinë do të mbeten të mbyllura gjatë orarit të drekës, nga sot deri të premten për shkak të një vale të nxehti.

    Sipas njoftimit zyrtar të Eforatit kompetent të Antikiteteve të Qytetit të Athinës, të lëshuar pak kohë më parë, nga data 22/7/2025 deri më 25/7/2025 vendet arkeologjike të Akropolit dhe Shpateve, Olimpianit, Liceut, Agorës Romake, Agorës Antike dhe Bibliotekës së Hadrianit do të mbeten të mbyllura gjatë periudhës 12:00-17:00 për shkak të temperaturave të larta, për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve.

  • Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? Rama kërkon ristrukturim në Bashkinë e Tiranës: Nga 4 në 5 nënkryetarë, secili me profil të caktuar

    Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? Rama kërkon ristrukturim në Bashkinë e Tiranës: Nga 4 në 5 nënkryetarë, secili me profil të caktuar

    Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë, të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara.

    Kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit ka ardhur pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë, të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët.
    Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë për nënkryetarë bashkie.

    Sa i takon nënkryetarëve aktualë, Rama mësohet të ketë thënë se janë të mirëpritur për të vazhduar këtë garë.
    Në mbledhje, Rama nuk u ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarëve aktualë, mëson gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori.
    Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në Bashkinë Tiranë.
    /vizionplus.tv
     

  • FOTOT/ Nga nismat e reja territoriale te paralajmërimet, përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës me ministrat dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës

    FOTOT/ Nga nismat e reja territoriale te paralajmërimet, përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës me ministrat dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës

    Kreu i qeverisë Edi Rama ishte këtë pasdite në një mbledhje të gjatë më dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës.

    Mbledhja ka zgjatur disa orë, ndërsa kreu i qeverisë pati edhe një komunikim më herët me mediat, ku paralajmëroi reformë të re territoriale.
    Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë ‘bllokuar’ nga bizneset me qëllim përfitimi.
    Po ashtu në një postim të bërë në Facebook pasditen e kësaj të hënë njoftoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

    Top Channel

  • Mbledhja me dyer të mbyllura, Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do të zgjidhen nënkryetarët e rinj

    Mbledhja me dyer të mbyllura, Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do të zgjidhen nënkryetarët e rinj

    Një lidershp i ri ekzekutiv për bashkinë e Tiranës në mënyrë që të ndryshojë ritmi për punët që duhen bërë.

    Kjo është ajo që ka kërkuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, por edhe me deputetët.
    “Kemi marrë 83 mandate, janë një peshë e madhe për ne! Janë bekim, por edhe mallkim ndaj duhet një lidership i ri ekzekutiv në bashkinë e Tiranës”, është shprehur Rama duke këmbëngulur të punohet më shumë, më shpejt dhe të dëgjohet në mënyrë sistematike zëri i qytetarëve.
    Qartazi ky është edhe një mesazh për nënkryetaren në detyrë, Anuela Ristani, e cila me shumë gjasë do të angazhohet me dixhitalizimin në të ardhmen.
    Po si do ndahen punët?
    Top Channel ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn do të përzgjedhin 5 nënkryetarët e rinj të bashkisë, nga katër që janë aktualisht.
    Këta të fundit nuk janë të përjashtuar nga mundësia për t’u rizgjedhur, por shanset janë të pakta.
    Numri një i Partisë Socialiste ka thënë se punët e pushtetit vendor nuk mund t’i bëjë qeveria dhe për këtë arsye kërkohet lidershipi i ri në kryeqytet, ndërsa kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në burg.
    Sa i përket mundësisë për zgjedhjet të reja në bashkinë e kryeqytetit, mësohet se kryeministri nuk ka marrë ende një vendim, duke ia lënë të ardhmes.

    Top Channel

  • Nga nismat e reja territoriale te paralajmërimet, përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës me ministrat dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës

    Nga nismat e reja territoriale te paralajmërimet, përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës me ministrat dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës

    Kreu i qeverisë Edi Rama ishte këtë pasdite në një mbledhje të gjatë më dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës.

    Mbledhja ka zgjatur disa orë, ndërsa kreu i qeverisë pati edhe një komunikim më herët me mediat, ku paralajmëroi reformë të re territoriale.
    Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë ‘bllokuar’ nga bizneset me qëllim përfitimi.
    Po ashtu në një postim të bërë në Facebook pasditen e kësaj të hënë njoftoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

    Top Channel

  • A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

    A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Edi Rama

    TIRANË- A do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme në Tiranë? As kryeministri Edi Rama nuk e ka një përgjigje! Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politik të qarkut të Tiranës, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë deputetët, Rama foli për faktin që Bashkia aktualisht është pa një kryetar të zgjedhur nga votat e qytetarëve. Në mbledhjen që aktualisht po zhvillohet me dyer të mbyllura, burime për “Top Channel” bëjnë me dije se kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme. 
    “Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh,”-raportohet të ketë thënë Rama në mbledhje me dyer të mbyllura, duke e lënë me kaq këtë çështje. Por shtoi se u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.
    Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen, Ajola Xoxa ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’. Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI

  • Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Zbardhen qëndrimet e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Zbardhen qëndrimet e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Në 30 minuta mbledhje me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.
    Duke cituar burime nga kjo mbledhje, gazetari Muhamed Veliu raporton se Rama është shprehur se:
    “Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.
    Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.
    “Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”-citohet të ketë deklaruar Rama.
    Ju rikujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët e qarkut të Tiranës për të raportuar problematikat që kanë evidentuar te qytetarët. Duke u ndalur te situata në Theth, ai tha se u goditën 40 subjekte që kishin më shumë se një pronë dhe ishin në shkelje të ligjit, shumë prej tyre, të ndërtuara kohët e fundit. Kreu i qeverisë tha se nuk do të tolerojnë asnjë ndërtim në shkelje të ligjit, ndërsa sa i takon protestave të banorëve në Theth, Rama tha se ata nuk janë ca të shkretë, por shumica nuk janë as banorë të zonës.
    Kritikave për aksionin e ndërmarrë në Theth, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se nuk kanë prerë në besë askënd, por kanë legalizuar 300 objekte në Theth. Sipas kreut të qeverisë, nuk kanë premtuar kurrë lejimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës, ashtu sikurse është aluduar.

  • Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.
    Burime bëjnë me dije se kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.
    Kreu i qeverisë ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Tiranës e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit të Erion Veliajt.
    “Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”, raportohet të ketë thënë Rama në mbledhje me dyer të mbyllura.
    Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.
    “Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”, citohet të ketë deklaruar Rama.