Tag: mbyllura

  • “Koha për protesta”, Bardhi paralajmëron: Autoritarizmi i Ramës po kap majat, PD gati të dalë në rrugë

    “Koha për protesta”, Bardhi paralajmëron: Autoritarizmi i Ramës po kap majat, PD gati të dalë në rrugë

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se Në momentin kur bllokohet çdo mënyrë reagimi, reagimi radikal është e vetmja mënyrë mbetet.
    I ftuar në një emision televiziv, ai ka shtuar se është koha për reagim dhe protesta, gjë që duhet të ndodhë sa herë në këtë vend ndodhin padrejtësi, duke u ndalur në sulmin që u ndërmor ndaj News24 në fillim të muajit gusht.Ai ka deklaruar gjithashtu se pas dyerve të mbyllura në mbledhjen e grupit të PD, u diskutua në lidhje me mënyrën se si duhet të vijojë aksioni opozitar.Kemi pasur shumë diskutime në grupin parlamentar.Ka një pjesë publike të diskutimit të kryetarit të partisë, më pas ka diskutime me dyer të mbyllura mes kolegësh. Mos prisni nga unë të cënoj diskrecionin e mbledhjeve me dyer të mbyllura. Vendimin e publikova unë sapo mbaroi mblehdja. Secili në mbledhje shprehu mendimin e tijNë momentin kur bllokohet çdo mënyrë reagimi, reagimi radikal është e vetmja mënyrë që na mbetet.Në të shkuarën PD ka marrë vendime të forta deri në djegie mandatesh por në afatgjatë doli që ishte gabim. Çdo vendim që duhet marrë do të merret duke llogaritur efektin afatgjatë.Sa i përket protestave, kjo nuk është kompetence e grupit parlamentar.Koha për protestë është çdo ditë.Koha për protestë është edhe kur mbyllet media më e madhe informative në vend. Duhet të reagojmë edhe kur cënohet liria e tjetrit, prona, liria e medias, jo vetëm kur na bëhet ne padrejtësi”, tha ai.

  • ‘Beteja sapo nisi’/ Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së: Kaos në çdo seancë!

    ‘Beteja sapo nisi’/ Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së: Kaos në çdo seancë!

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet që u zhvillua me dyer të mbyllura brenda grupit parlamentar të PD. Bëhet me dije se deputetët demokratë do vahzdojnë me strategjinë e mosbindjes brenda Kuvendit.
    Po ashtu demokratët kanë deklaruar në mbledhje se deri sa të respektohen procedurat dhe rendi i ditës në mënyrë të saktë, seancat plenare nuk do të jenë të qeta dhe pa tensione.
    Sipas tyre për sa kohë që kryeministri Edi Rama nuk ndjek procedurat sipas rendit të ditës, nuk do të ketë seanca të qeta plenare.

  • Tufa me brumbuj dhe dilemat e Murrizit për demokratët pa vota që u bënë deputetë nga lista e mbyllura të PD-së

    Tufa me brumbuj dhe dilemat e Murrizit për demokratët pa vota që u bënë deputetë nga lista e mbyllura të PD-së

    Muslim Murrizi ka shpërthyer ndaj deputetëve që dolën nga lista e mbyllura të PD-së, pasi tha se janë një tufë ‘brumbujsh’ që nuk kanë marrë asnjë votë. Ndërsa më tej, ish-deputeti demokrat bëri thirrje për ndryshimin e reformës zgjedhore.
    “Aty janë një tufë brumbujsh, që u futën në listat e mbyllura si qelbësira, dhe tani flasin në emër të qytetarëve! Të kujt qytetarëve? Këta nuk kanë asnjë votë në kurriz. Më thuaj sa vota ka marrë Berisha? 0, se 7250 vota janë të miat. Shumicën e votave, PD i mori nga emra, 18 mijë ka Tabaku, 17 mijë Alihmehmeti, 7330 Asllan Dogjani, 7200 Myslimi. Pra sa vota ka Strazimiri, Ina Zhupa, Gaz Bardhi, Gent Strazimiri  apo Boçi? Që unë të shkoj pas tyre, duhet që këta sot të flasin për reformën zgjedhore që t’i japin fund këtij çifti bastard Bylykbashi-Gjiknuri.
    Opozita ka vetëm fjalën dhe të marrë nisma që të mbrojë qytetarët dhe kauzat e tyre. Ato nisma që duhet ti dëgjoj nga opozita, i dëgjoj nga goja e Ramës, sepse për sa kohë që unë nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga Berisha për 101 deputetët kam dilemat e mia”, theksoi Murrizi.
    Një ndër temat që u diskutua ishte gara për Bashkinë Tiranë, teksa Murrizi përmendi emrin e Jorida Tabakut si kandidate potenciale.
    “Unë mendoj se morëm një mësim në 11 maj dhe deputetja më e votuar ishte Tabaku. Duke qenë se është e artikuluar, tironse apo ka qenë në të njëjtën bankë me Manasterliun, do të ishte një betejë e mirë zonjash. Do të na motivonte. Tiranës i duhet një administratore, dhe Jorida me formimin e saj të ekonomisë është e duhura”, u shpreh Murrizi

  • ‘Rama me Diellën talli veriun’, ‘shpërthen’ Murrizi: Deputetët e PD nga listat e mbyllura, tufë brumbujsh

    ‘Rama me Diellën talli veriun’, ‘shpërthen’ Murrizi: Deputetët e PD nga listat e mbyllura, tufë brumbujsh

    Ish-deputeti i PD-së Myslim Murri i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke filluar nga qeveria e re, problemet në PD dhe kandidatin e PD-së për Bashkinë Tiranë.
    Murrizi ka deklaruar se ministrja e gjeneruar nga Artiligjenca Artificiale ‘Diella’, është tallja me 4 prefekturat e veriut, pasi sipas tij Rama nuk ka vendosur asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë.
    “Është antikushtetuese që të dekretosh një abstrakte që nuk jeton. e dyta ne nuk heqim dorë nga mentaliteti komunist, po të ishte funksionale, Japonia, SHBA apo Singapori kishte bërë 10 Diella, por e bën Rama njësoj sikur rrit fiktivisht numrin e femrave në qeveri dhe Parlament.
    Me këtë ka dashur të tallet me 4 prefekturat e veriut, nuk ka asnjë ministër nga veriu. Asnjë nga Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Dibra.
    Është një lokal në Lezhë, Diella, siç duket duhet të ketë qenë Rama atje kur ka qenë në opozitë, se tani shkon tek Nusreti, edhe veshjen e ka marrë nga veriu”, tha Murrizi.
    Ndërsa sa i përket ndryshimeve të njëanshme në rregulloren e Kuvendit, Murrizi tha se Rama shkeli marrëveshjet 35-vjeçare mes mazhorancës dhe opozitës.
    “Unë shoh edhe gabimet drastike të PD. që nga 2017, duke filluar me çadrën. Hymë në zgjedhje rrëmujthi, bëmë 22 ditë fushatë dhe me një marrëveshje që nuk u morë kurrë vesh. Një pjesë e asaj marrëveshje qëndron edhe sot. Avokatja e Popullit një ndër to.
    Por sot Rama i prishi të gjitha marrëveshjet 35-vjeçare. Edhe rregullorja e Kuvendit miratohet me dakordësinë e dy palëshe, sot ai nuk i pyeti. Kryetari i KLSH, ka qenë një marrëveshje që e merrte opozita, u shkel edhe kjo. Të gjitha këto nuk janë në ndonjë rregullore, ka dashur politika dhe e ka bërë dhe kur e ka pasur mirë me veten, është mjaftuar me këtë kontratë demek mes palëve”.
    Murrizi po ashtu ka shpërthyer ndaj deputetëve që dolën nga lista e mbyllura të PD-së, pasi tha se janë një tufë ‘brumbujsh’ që nuk kanë marrë asnjë votë. Ndërsa më tej, ish-deputeti demokrat bëri thirrje për ndryshimin e reformës zgjedhore.
    “Aty janë një tufë brumbujsh, që u futën në listat e mbyllura si qelbësira, dhe tani flasin në emër të qytetarëve! Të kujt qytetarëve? Këta nuk kanë asnjë votë në kurriz. Më thuaj sa vota ka marrë Berisha? 0, se 7250 vota janë të miat. Shumicën e votave, PD i mori nga emra, 18 mijë ka Tabaku, 17 mijë Alihmehmeti, 7330 Asllan Dogjani, 7200 Myslimi. Pra sa vota ka Strazimiri, Ina Zhupa, Gaz Bardhi, Gent Strazimiri  apo Boçi? Që unë të shkoj pas tyre, duhet që këta sot të flasin për reformën zgjedhore që t’i japin fund këtij çifti bastard Bylykbashi-Gjiknuri.
    Opozita ka vetëm fjalën dhe të marrë nisma që të mbrojë qytetarët dhe kauzat e tyre. Ato nisma që duhet ti dëgjoj nga opozita, i dëgjoj nga goja e Ramës, sepse për sa kohë që unë nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga Berisha për 101 deputetët kam dilemat e mia”, theksoi Murrizi.
    Një ndër temat që u diskutua në ‘Frontline’ ishte gara për Bashkinë Tiranë, teksa Murrizi përmendi emrin e Jorida Tabakut si kandidate potenciale.
    “Unë mendoj se morëm një mësim në 11 maj dhe deputetja më e votuar ishte Tabaku. Duke qenë se është e artikuluar, tironse apo ka qenë në të njëjtën bankë me Manasterliun, do të ishte një betejë e mirë zonjash. Do të na motivonte. Tiranës i duhet një administratore, dhe Jorida me formimin e saj të ekonomisë është e duhura”, u shpreh Murrizi.

  • Sistemi Zgjedhor ose Kaosi i pashmangshëm Opozitar

    Sistemi Zgjedhor ose Kaosi i pashmangshëm Opozitar

    Nga Andi Mustafaj/

    Nga duhet të fillojmë për ta trajtuar këtë çështje? Ndoshta nga pranimi i një të vërtete të thjeshtë: sistemi zgjedhor i 11 majit 2025 ishte më i keqi që ka pasur Shqipëria, dhe pa dyshim një nga më të këqijtë që mund të studiohen në botë. Ky sistem (proporcional rajonal me lista të mbyllura) ishte një kurth i tmerrshëm që u mbyll mbi opozitën.

    Për hir të së vërtetës, nuk jam i sigurt nëse ishte ndërtuar me vetëdije të plotë nga arkitektët e tij, apo nëse bisha i shpëtoi krijuesit. Sepse sado djallëzor të jesh, është e vështirë të parashikosh degëzimet e kaosit që ky sistem prodhoi në momentin e intensifikimit të fushatës elektorale. Ky kurth krijoi dy realitete krejt të kundërta për pushtetin dhe opozitën, të cilat ndryshuan nga themeli tipologjinë e fushatës.

    Listat e mbyllura: ngërçi i parë konceptual

    Qasja ndaj ndërtimit të listës së mbyllur është krejtësisht ndryshe kur je një parti e cila ka 12 vite në opozitë përballë një regjimi, nga ajo që ka partia e regjimit e cila ka 12 vite në pushtet. Kjo qasje prodhon pasoja krejt të kundërta, veçanërisht për sa i përket dy koncepteve themelore që janë “shpërblimi” dhe “ekuilibri” politik.

    Shpërblimi. Një parti që nuk është në pushtet nuk ka mekanizma të shumtë shpërblimi për personat që mbajnë poste të ndryshme drejtuese jashtë periudhave elektorale. Ajo nuk ka poste apo privilegje për të dhënë. Ajo nuk ka as kapacitetin e qeverisë për të shpërndarë “hirin e pushtetit” te militantët e saj. E vetmja mënyrë për të njohur dhe vlerësuar ata që kanë përgjegjësi drejtuese brenda partisë në opozitë, që kanë qëndruar “besnikë” në vite, që kanë mbrojtur liderin në publik etj. është vendosja e tyre në lista të mbyllura.

    Këtu nuk bëhet fjalë për një gjykim moral mbi cilësinë e secilit (gjë që është një debat krejt tjetër i cili duhet kryer), por për një mekanizëm politik që bën të mundur mbijetesën e një strukture hierarkike rreth një drejtuesi. Sigurisht, në një botë ideale “shpërblimi” duhet të bëhet në bazë të peshës elektorale, por ne nuk jemi në një botë të tillë. Ndoshta personat e shpërblyer në listë të mbyllur nuk kanë peshë elektorale (edhe pse kjo mbetet për tu parë), por një drejtues ka nevojë për njerëz që besojnë në të, që punojnë për të, që ia realizojnë filozofinë gjatë periudhës kur është në opozitë.

    Nëse ata vendosen në listë të hapur, do të perceptohet me siguri nga ana e tyre si mosmirënjohje dhe mund të krijojë kushte të sabotimit të brendshëm dhe të tradhtisë. Duke parë pozicionet e tyre ndër vite nëpër struktura, ky është një rrezik i madh për t’u marrë në prag të fushatës.

    Gjithashtu, nëse drejtuesi i nxjerr në listë të hapur krijon edhe idenë se nuk ka rëndësi roli drejtues në parti, duke krijuar një rrezik tjetër: atë të personave që angazhohen vetëm në prag të fushatave, duke lënë kështu plotësisht në rang dytësor rolet drejtuese në strukturat e partisë.

    Ekuilibri. Opozita është një koalicion i vazhdueshëm dhe i ndryshueshëm. Kur je përballë një regjimi autokratik, nuk e ke luksin të zgjedhësh kush hyn në betejë, ashtu si një ushtri e rrethuar nuk ka luksin të refuzojë ata që dinë të mbajnë armë. Nëse opozita do të tregojë koherencë me rrëfimin e saj publik si “front i gjerë kundër regjimit”, duhet të bëjë vend për rrymat e brendshme dhe për aleatët e saj. Lista e mbyllur është, pra, një fushë ku bëhen negociatat, por edhe ku mbahen bashkëjetesat politike që ndryshe do të shpërthenin në armiqësi.

    Këtij elementi parimor i shtohet një pragmatik, sistemi zgjedhor prodhon realitete ku 100 mijë vota sjellin 1 deputet ose 30 mijë vota sjellin 3 deputetë. Në këtë drejtim, çdo votë kundër regjimit duhet maksimizuar dhe të mos lejohet të ketë rrjedhje, siç pati në zgjedhjet e vitit 2021. Një parti opozitare që nuk shtrin dorën është e destinuar të mbetet e vetmuar dhe, si pasojë, të fragmentarizojë votën.

    Ndërkohë, për partinë në pushtet është e kundërta. “Shpërblimin” nuk e bën drejtuesi për ata që i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira por ata që drejtuesi u ka dhënë një pjesë të tortës së regjimit ndër vite. Paradigma këtu e vet konceptit kthehet përmbys.

    Në listat e mbyllura, ai mund të bëjë eksperimente me fytyra të reja, të cilat i shet si “rinovim” përpara opinionit publik, por që në të vërtetë janë deputetë të dobët, pa peshë politike, plotësisht të varur nga Kryeministri në dëliret e ndryshme që ai mund të ketë në të ardhmen.

    Kështu mbyllet kurthi i parë: opozita është e detyruar të përdorë listat e mbyllura për të shpërblyer dhe ruajtur ekuilibrat, ndërsa qeveria i përdor për të rigjeneruar veten me figura pa peshë, duke u shitur qytetarëve imazhin e rinovimit dhe forcuar në këtë mënyrë propagandën. Rezultati është një pabarazi therrëse konceptuale: opozita mbetet peng i së shkuarës, ndërsa pushteti shitet si i së ardhmes. Një pabarazi që do përsëritet në çdo palë zgjedhje.

    Listat e hapura: fragmentimi opozitar

    Në teori, listat e hapura duhej të ishin hapësira e meritokracisë: secili të hynte në garë dhe qytetari të zgjidhte më të mirin. Në praktikë, për opozitën shqiptare ato u shndërruan në një fushë minash.

    Në to u hodhën kryesisht figurat e “reja” (jo doemos në moshë, por në ushtrimin e funksioneve publike apo partiake): profesionistë nga shoqëria civile, akademikë, qytetarë të respektuar në komunitetet e tyre. Dhe Partia Demokratike kishte shumë emra të denjë, me integritet dhe me kurajo për të hyrë në betejë.

    Por ata hynë në një garë krejt të pabarabartë. Përballë tyre nuk qëndronin vetëm kandidatët e regjimit, por mastodontë politikë të kalitur nga12 vite korrupsion, të blinduar nga krimi, të ushqyer nga paratë publike dhe pushteti, të cilët kishin çdo gjë për t’ia provuar dhe kthyer autokratit.

    Në Sarandë, për të marrë vetëm këtë shembull (i cili gjendej në çdo rreth të vendit), kandidatët opozitarë duhej të ndesheshin jo vetëm me makinerinë e patronazhimit që kishte kthyer qytetin në laborator të manipulimit, por edhe me Damian Gjiknurin, Vullnet Sinajn dhe të preferuarin e Ramës, Ardit Bidon. Ç’mund të bënte një i ri i ndershëm kundër një rrjeti të tillë? Ishte si të hidhje një notar të vetëm në mes të oqeanit përballë një flote luftanijesh.

    Sikur të mos mjaftonte kjo pabarazi, në mënyrë që të sigurohej një rregull, krejt natyrshëm kandidatëve të opozitës iu caktuan “zona elektorale”. Në teori, strukturat e partisë duhej të punonin për secilin prej tyre në zonën përkatëse. Në praktikë, ato zona nuk kishin vota të mjaftueshme për të nxjerrë një mandat. Në praktikë gjithashtu, strukturat e partisë në ato zona mund të kishin (çka është krejt njerëzore dhe e kuptueshme) kandidatë të tjerë që preferonin brenda qarkut.

    Këta dy elemente krijonin një efekt gërshërë që detyronte kandidatët të dilnin nga këto zona elektorale për të siguruar një rezervuar votash të mjaftueshëm për t’u zgjedhur, por edhe të shihnin strukturat brenda zonave elektorale të mos punonin detyrimisht për ta ose “vetëm” për ta.

    Fushata, në këtë mënyrë, u bë individuale aty ku duhej të ishte kolektive. Kjo krijoi një iluzion shkatërrues dhe një shpresë dërrmuese: çdo kandidat mendonte se mund të fitonte. Por kur të gjithë mendojnë se kanë shanse, në fakt askush nuk fiton. Shpresa e tepërt u kthye në dëshpërim dhe uniteti i partisë u copëtua. Nga një trup i vetëm opozitar, sistemi prodhoi një mozaik individësh, secili me mesazhin e vet, secili në konflikt me tjetrin.

    Në anën tjetër, pushteti vepronte si një orkestër e drejtuar nga një dirigjent i vetëm. Linja strategjike ishte e qartë, e unifikuar, e mbështetur nga burime financiare, nga administrata publike e kthyer në makineri votash dhe nga bandat që kontrollonin terrenin. Kandidatët e regjimit nuk kishin nevojë të bindnin, mjaftonte të shfaqeshin, sepse gjithë makineria punonte për ta.

    Për më tepër, ata kishin duart e lira për të gjithë paligjshmëritë e tyre, kur shihnin që drejtësia, edhe pas 4 viteve, nuk kishte gjykuar dosjet e mëdha të vjedhjeve elektorale, siç është, për shembull, dosja 184 në Dibër.

    Në opozitë, mungonin instrumentet për t’i mbajtur njerëzit bashkë. Nuk kishte poste për të shpërndarë, nuk kishte privilegje për të blerë paqe mes fraksioneve. Çdo konflikt i vogël brenda opozitës merrte përmasa të mëdha, çdo ego individuale bëhej rrezik për të gjithë. Ishte një betejë ku secili luftonte për veten, ndërsa pushteti vepronte si një trup i vetëm.

    Në teori, ky është një sistem demokratik, i hapur, që garanton garë të lirë. Në praktikë, ai është një skemë që shkakton në mënyrë të pashmangshme kaos të brendshëm në kampin opozitar, ndërsa pushteti mbetet i pathyeshëm.

    Kur një shoqëri futet në një cikël ku vota nuk sjell ndryshim, dëmi nuk është vetëm elektoral, është kulturor, moral dhe shoqëror. Çdo palë zgjedhje të humbura nga opozita, jo për shkak të mungesës së mbështetjes popullore, por për shkak të rregullave të lojës, i shton një tullë murit të apatisë.

  • Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

    Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Takimi u mbajt pasditen e së martës, rreth orës 16:00 me orën lokale, në një seancë me dyer të mbyllura.
    Dumani u prit nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Vetë institucioni amerikan e konfirmoi takimin në agjendën zyrtare ditore, duke i dhënë rëndësi të veçantë.
    Vizita e Dumanit në Uashington vjen në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që pas pak javësh të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme ndërsa shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Vitin e kaluar Dumani u nderua me çmimin “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, dhënë nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

  • Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë

    Takimi ‘kokë më kokë’ mes Trump dhe Putin me dyer të mbyllura, reagon Shtëpia e Bardhë

    Zëvendësshefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

    “Po ndodh tani në orën 17:25 EST—POTUS, Trump, sekretari Rubio  dhe Steve Witkoffende po takohen pas dyerve të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë”, shkruan ai.
    Shtëpia e Bardhë kishte shmangur qëllimisht parashikime të sakta kohore për samitin e sotëm, duke qenë të vetëdijshëm se çdo devijim do të interpretohej si shenjë suksesi ose dështimi. Kremlini, megjithatë, kishte thënë më herët se takimi mund të zgjaste shumë orë.

    Top Channel

  • Shtyhet vendimi i Apelit për 10 të arrestuarit e Bankers, Ambasada e Kinës kundër seancës me dyer të mbyllura

    Shtyhet vendimi i Apelit për 10 të arrestuarit e Bankers, Ambasada e Kinës kundër seancës me dyer të mbyllura

    Në një proces me dyer të mbyllura dhe që nuk u pranua monitorimi i gjyqit prej përfaqësuesve të ambasadës kineze në Tiranë, Apeli shqyrtoi kërkesat e dhjetë të dyshuarve që konsiderohen të implikuar në skemën Bankers, sipas emrit të kompanisë Bankers Petroleum që dyshohet se kryen evazion fiskal. Hongping Xiao, që nga nëntori 2024 rezulton të jetë numri një i Bankers i kërkoi Gjykatës së Apelit ndryshimin e masës së arrestit vendosur nga gjykata e Fierit.
    Burimet e pranishme në gjykatë pohuan se i dyshuari kishte sjellë prova të reja, sikurse edhe ish drejtori Leonidha Çobo i cili insistoi në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Por një hetim i prokurorisë së Fierit ka dyshime se dy funksionarët e së bashku me ta edhe tetë të tjerë me masa më të lehta kryesisht auditues, financiarë dhe pjesë e stafit krijuan skema mashtruese për të shmangur pagimin e detyrimeve në shtet, fshehën të ardhurat, pastruan para dhe shpërdoruan detyrën.
    Katër të tjerë që vijojnë në kërkim janë ish drejtues të Bankers ndër vite të gjithë shtetas kineze dhe njëri prej tyre kanadez, mbasi siç dyshon prokuroria kanë kryer evazion fiskal duke shmangur detyrimet ndaj shtetit shqiptar, përmes bilanceve vjetore që e shfaqnin aktivitetin e Bankers me humbje. “
    Por prokuroria thotë që është e pamundur të ishin me humbje për sa kohë vetëm në një vit për 2016 rezulton që kompania u ka paguar si shpërblim drejtuesve shumën e 1 milion eurove”. Po ashtu, si arsyetim sillet shitja e kompanisë përmes një transaksioni përmbi 400 milionë dollarë që sipas prokurorisë nëse do të ishte një aktivitet me humbje nuk mund të kishte këtë vlerë.
    Është e pamundur thotë prokuroria që nga aktiviteti që lidhet me shfrytëzimin e naftës dhe nënprodukteve të saj të raportohet humbje duke sjellë mos fitim nga ana e shtetit shqiptar Gjatë këtij aktiviteti janë dëmtuar dhjetëra banesa në patoz marinë thotë prokuroria. Zyrtarët e Bankers sipas prokurorisë nuk i kanë deklaruar fitimet e konsiderueshme të parave që më pas ka dyshime se janë pastruar.

  • Kabineti qeveritar jep llogari para Edi Ramës, çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Kabineti qeveritar jep llogari para Edi Ramës, çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme kabinetin qeveritar, ku mësohet se po diskutohet dhe bëhet analiza e punës së çdo ministrie. Ashtu si mbledhja e kaluar e 24 korrikut, bëhet me dije se dhe ky takim po mbahet me dyer të mbyllura dhe “larg” mediave.
    Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se pas takimit që ende vazhdon brenda Kryeministrisë në fund do dalin konkluzionet, pikat dhe direktivat që ka caktuat Rama.

  • Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Ndoja, nis mbledhja në KAS! Sefa: Të respektohet kuota gjinore

    Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Ndoja, nis mbledhja në KAS! Sefa: Të respektohet kuota gjinore

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimin e ankimimit të kandidates së PD-së për zgjedhjet e 11 majit për qarkun Durrës, deputetes aktuale Andia Ulliri, e cila nuk u rizgjodh dot nga lista e hapur për legjizlaturën e ardhshme.Kandidatja ka kërkuar që të zbatohet Kodi Zgjedhor për kuotën gjinore, dhe t’i jepet asaj mandati i deputetes që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja.
    Ulliri u përfaqësua në këtë mbledhje nga mbrojtësi i saj ligjor Indrit Sefa, i cili deklaroi se duhet të respektohet Kodi Elektoral për kuotat gjinore, pasi vihet re se në listat e mbyllura, jo vetëm në Durrës por edhe qarqe të tjera, nuk është respektuar.
    Ai tha se në raste si lezha ka vetëm burra në listat e mbyllura dhe se mandati në Durrës i takon kandidates Ulliri, pasi nga 5 fituesit e listës së mbyllur aty gjendet vetëm një grua dhe sipas kuotës 30%, emri i radhës, pra i gjashti, i takon pikërisht Ullirit.
    Përfaqësuesit e KQZ u shprehën kundër, duke deklaruar se është bërë shpërndarja e mandateve sipas listave përkatëse, të mbyllura dhe të hapura në listë rendore, apo fituese.