Tag: mbyllur

  • Tjetër surprizë për shtatorin, merkato te Partizani nuk quhet e mbyllur

    Tjetër surprizë për shtatorin, merkato te Partizani nuk quhet e mbyllur

    Partizani ishte një nga skuadrat më aktive në merkato, duke bërë deri tani dhjetë afrime. Më i fundit ka qenë ai i Albion Markut, një lëvizje që ka tërhequr vëmendje të madhe. Megjithatë, merkato nuk konsiderohet e mbyllur.
    “Panorama Sport” mëson se po punohet për të sjellë edhe një sulmues krahu, që të vendoset nën urdhrat e Milinkoviç. Dhe pse merkato është mbyllur, bëhet fjalë vetëm për futbollistët që janë pa ekip. Ata që janë të lirë mund të firmosin gjatë kësaj kohe. Reparti i sulmit ka qenë më i prekuri nga ndryshimet gjatë kësaj vere.

    Largimet kanë qenë të shumta dhe kjo ka detyruar klubin të ndërhyjë me afrime të reja. Tani kërkohet një element tjetër, që do të ndihmojë. Lëvizja e pritshme shihet si një hap i matur, duke pasur parasysh se grupi është tashmë i plotësuar me disa alternativa. Vëmendja e skuadrës ndërkohë është e gjitha te kampionati.
    Të shtunën, më 13 shtator në orën 19:00, Partizani do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë. Një sfidë e cila përbën një provë e rëndësishme për kuqtë, që pas dy javësh kampionat kanë siguruar katër pikë. Fitorja ndaj Vorës dhe barazimi me Teutën kanë qenë ndeshjet e para të sezonit për skuadrën e Milinkoviç.Nga ana tjetër, Vllaznia ka grumbulluar tre pikë. Shkodranët kanë zhvilluar dy sfida të vështira, ndaj Egnatias dhe Dinamos, skuadra që shihen si kandidate për titull. Pikërisht kjo e bën edhe më interesante përballjen në “Loro Boriçi”, ku pritet të matet realisht forca e Partizanit në këtë fillim sezoni.

  • Nga bunkeri i mbyllur në Ulpiana Art Center

    Nga bunkeri i mbyllur në Ulpiana Art Center

    Ulpiana Art Center është një hapësirë e re kulturore që do të hapet sot në ora 18:00, shkruan KultPlus. 

    Për këtë përurim ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, e cila ka thënë se kjo qendër kulturore po hapet pas punimeve në bunkerin e dikurshëm, që për vite të tëra ka qëndruar i mbyllur. 

    Kjo qendër do të hapet me ekspozitën “Bleeding Silence” të artistit Vleri Beqaj. Ulpiana Art Center është në parkun e Ulpianës në Prishtinë./ KultPlus.com 

  • KOSOVA MAGJIKE! Dy kundërsulme për manual futbolli godasin Suedinë 45′ e para. Dhe mund të ishin edhe më shumë gola (VIDEO)

    KOSOVA MAGJIKE! Dy kundërsulme për manual futbolli godasin Suedinë 45′ e para. Dhe mund të ishin edhe më shumë gola (VIDEO)

    8 Shtator 2025

    21:37

    Telesport

    Kosova ka mbyllur një pjesë të parë perfekte dhe fantastike duke shënuar dy gola ndaj Suedisë dhe duke treguar karakter dhe forcë sidomos pas humbjes dhe kritikave të shumta të ndeshjes ndaj Zvicrës, e para e grupit kualifikues.
    Sonte në “Fadil Vokrri”, paraqitje e jashtëzakonshme e djemve të Foda që mund ta kishin mbyllur në epërësi edhe më të madhe pjesën e parë pasi patën të paktën 4 raste të mira për shënim, nga të cilat dy i finalizuan me Rexhbecaj dhe Muriqi, në dy kundërsulme vrastare dhe për manual.
    Te goli i pare, aksioni u nis nga Dion Gallapeni, i cili asistoi bukur për Elvis Rexhbecajn. Mesfushori kosovar u gjend ballë për ballë me portierin suedez Robin Olsen dhe pas dy tentimeve arriti të tundë rrjetën në minutën e 25-të.

    Përsëri një rast i Suedisë që kthehet në gol me një kundërsulm fantastik nga Kosova, këtë herë me Muriqin i cili shënon një gol spektakolar. Kapiteni i Dardanëve tregon gjithe fuqine e tij dhe saktësinë.
    GOLI I MURIQIT – VIDEO
    Të besuarit e Franco Fodas po zhvillojnë një ndeshje shumë më ndryshe se sa ajo me Zvicrën.

  • Projekti i fundit sekret i David Bowie-t zbulohet i mbyllur në studion e tij

    Projekti i fundit sekret i David Bowie-t zbulohet i mbyllur në studion e tij

    Kur David Bowie ndërroi jetë në vitin 2016, ai la pas albumin Blackstar, një vepër e fundit e formësuar nga diagnoza e kancerit dhe përballja me vdekshmërinë.Por gjatë muajve të tij të fundit, ai kishte nisur edhe një projekt tjetër: një “musikal i shekullit të 18-të”, që mbeti i panjohur për publikun dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, deri sa u gjet i mbyllur në studion e tij.

    Projekti, i quajtur “The Spectator”, u zbulua në një dhomë që ishte gjithmonë e mbyllur me çelës, ku vetëm Bowie dhe asistenti i tij personal kishin akses.Arkivistët e zbuluan ndërsa katalogonin sendet e tij. Tani, ky material i është dhuruar Muzeut V&A dhe do të jetë i qasshëm për publikun në David Bowie Centre që hapet më 13 shtator në Hackney Wick, Londër.

    Në dhomën e punës u gjetën:

    Dhjetëra shënime me ngjitës, me ide që mund të zhvendoseshin për të krijuar një strukturë të muzikës.

    Një fletore spirale, ku Bowie kishte analizuar dhe vlerësuar artikuj nga revista “The Spectator” (botuar në 1711-1712).

    Komente si “mund të jetë një nënshtresë e mirë” ose “8/10 – interesante”.

    Bowie kishte shprehur më parë dëshirën për të shkruar për teatër. Në një intervistë në 2002, ai tha:

    “Që në fillim, doja vërtet të shkruaja për teatër… me qëllimin për të pasur një audiencë të madhe.”

    Ky projekt do të kishte realizuar një nga ambiciet e tij të hershme, por mbeti i papërfunduar për shkak të sëmundjes.

    Rreth 90,000 objekte janë ruajtur në arkivin e tij, nga kostume skenike dhe tekste të shkruara me dorë, deri te lista të koncerteve dhe skica të ndryshme.Rreth 200 prej tyre do të jenë në ekspozitë, por studiuesit dhe fansat mund të kërkojnë të shohin çdo objekt duke plotësuar një formular online.

    Kuratorja Madeleine Haddon thotë:

    “Bowie ishte një pionier për ata që nuk duan të kufizohen në një zhanër të vetëm. Shpresoj që vizitorët të mësojnë jo vetëm ndikimin e tij në kulturën pop, por edhe proceset krijuese që mund të përdorin vetë në punën e tyre.”

    Bowie u magjeps nga jeta kulturore, krimi dhe satira në Londrën e shekullit të 18-të. Ai shqyrtoi:

    Historinë e kriminelit “Honest” Jack Sheppard dhe “kapësi i hajdutëve” Jonathan Wild.

    Sulme nga bandat famëkeqe Mohocks, që përndiqnin qytetarët natën.

    Pasojat e ekzekutimeve publike: “kirurgë që zihen për kufoma”.

    Artistë si William Hogarth dhe Joshua Reynolds dhe krijimi i Akademisë Mbretërore.

    Roli i muzikës dhe artit si formë satire politike, veçanërisht kundër qeverisë së Robert Walpole./BBC/KultPlus.com

  • Miqësorja, mbyllet pa gola pjesa e pare Gjibraltar-Shqipëri

    Miqësorja, mbyllet pa gola pjesa e pare Gjibraltar-Shqipëri

    Pjesa e parë e miqësores mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë është mbyllur pa gola, 0–0.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo zhvilluan një 45-minutësh të vakët, pa ide dhe pa rrezikshmëri përballë një kundërshtari shumë modest.
    Në fraksionin e dytë, Shqipëria pritet të reagojë dhe të tregojë më shumë forcë sulmuese për të mos mbyllur këtë test miqësor me një rezultat zhgënjyes.

  • Milan nuk e ka mbyllur ende merkaton, Tare po punon edhe për një transferim të fundit me kosto zero

    Milan nuk e ka mbyllur ende merkaton, Tare po punon edhe për një transferim të fundit me kosto zero

    3 Shtator 2025

    20:03

    Telesport

    Edhe pse ka shpenzuar mbi 164 milionë euro, Milan duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton. Gazetari Alfonso Sciascia tregon se Igli Tare është në negociata me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Takehiro Tomiyasu.
    26-vjeçari japonez mund të luajë si qendërmbrojtës ose edhe si mbrojtës në ty krahët. Ai mund të jetë një alternativë e mirë për trajnerin Max Allegri gjatë sezonit.
    Dyshimi i vetëm që ekziston te drejtuesit e kuqezinjve është fakti që japonezi ka vuajtur nga një dëmtim i gjatë në shpinë dhe janë në mëdyshje për formën e tij fizike. Por, fakti që japonezi mund të vijë si lojtar i lirë, është një mundësi e mirë që drejtuesit e Milanit po e shqyrtojnë.

  • Shuarja e vendeve të punës/ Falimentojnë 700 biznese në 6 muaj në Kosovë, shkak shtrenjtimi i…

    Shuarja e vendeve të punës/ Falimentojnë 700 biznese në 6 muaj në Kosovë, shkak shtrenjtimi i…

    Rreth 700 biznese janë mbyllur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë. Rritja e importit, shtrenjtimi i energjisë elektrike, mungesa e fuqisë punëtore, konkurrenca jo e drejtë dhe mungesa e një ligji për mbrojtjen e bizneseve, konsiderohen disa nga faktorët që ndikuan në mbylljen e qindra bizneseve.
    Ndonëse, ka edhe një numër të bizneseve të reja të regjistruara në këtë periudhë, vlerësohet se kjo shifër e shuarjes duhet të jetë sinjal alarmues për qeverinë dhe institucionet e vendit.
    Me falimentimin e bizneseve, konsiderohet se po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.
    Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thotë për KosovaPress se në vend të mbylljes, Kosova ka nevojë për hapjen e bizneseve të reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese, por përballja me sfida të shumta, siç potencon ai, po e vështirëson këtë proces.
    Ahmeti thekson se kostoja e lartë e punës, inflacioni, varësia nga importi dhe rritja e çmimit të rrymës janë ndër faktorët kryesorë që po rrezikojnë qëndrueshmërinë e bizneseve.
    Ai shtoi se konkurrenca e ashpër nga produktet e importuara, rritja e çmimeve dhe mungesa e një ligji që mbron bizneset vendore, po e bëjnë të vështirë mbijetesën e tyre.
    Një tjetër problem serioz, sipas Ahmetit, përveç mungesës së punëtorëve, është edhe largimi i atyre me përvojë, gjë që po e dëmton rëndë tregun vendor.
    Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) thonë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë mbyllur 698 biznese. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i mbylljes së bizneseve ishte 833, ndonëse krahasuar me periudhën përkatëse të vitit të 2024, këtë vit ka një rënie të numrit të bizneseve që janë shuar.
    “Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë shuar/mbyllur 698 biznese, për derisa, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin 2024 janë shuar/mbyllur 833 biznese. Për periudhën kohore, Janar – Dhjetor 2024 janë shuar/mbyllur 1633 biznese”, thuhet në përgjigjen e MINT-it dërguar për KosovaPress.
    Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, thotë se mbyllja e bizneseve viteve të fundit nuk po ndodh vetëm tek bizneset sezonale, siç ishte më parë, por sipas tij po prek edhe ndërmarrjet e mëdha me shumë punëtorë.
    Siç thekson Qorrolli, shkaktarët kryesorë janë kostot e larta nga importi, shpenzimet institucionale dhe presionet nga borxhet publike.
    Ai thotë se kostoja nga energjia elektrike dhe shërbimet e tjera që vijnë nga importi po e rëndojnë ndjeshëm situatën.
    Edhe Qorrolli potencon se mungesa e fuqisë punëtore dhe pamundësia për të funksionuar me staf të reduktuar po e shtojnë pasigurinë, ndërsa kompanitë më të mëdha janë ato që po përballen me rrezikun më të madh të mbylljes.
    Krahas përgjigjes për mbylljen e bizneseve, MINT-i thotë se nga janari deri në qershor të këtij viti janë hapur mbi 6 mijë e 600 biznese të reja. Shifër kjo më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
    “Janar – qershor 2024 janë hapur gjithsej 6065 biznese të reja. Janar – qershor 2025 janë hapur gjithsej 6642 biznese të reja”, thuhet në përgjigjen e MINT-it.
    Lidhur me profilizimin e bizneseve të reja, Kushtrim Ahmeti drejtor ekzekutiv në DHTIK thotë se pjesa dërrmuese e bizneseve të reja që janë hapur vitet e fundit janë shërbyese ose tregtare, por jo prodhuese.
    Ai potencon se mungesa e gatishmërisë për të hapur biznese prodhuese po ndalon rritjen e prodhimit vendor, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin ekonomik të vendit.
    Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, thotë bizneset e reja po hapen kryesisht me nga 5 deri në 10 punëtorë, e që sipas tij nuk ofrojnë siguri për zhvillim afatgjatë.
    Sipas tij, kur këto biznese të përpiqen për zgjerim, ato po përballen me sfida të mëdha që mund t’i pengojë të mbijetojnë.
    KosovaPress ka pyetur MINT-in edhe për natyrën (profilin) e bizneseve që janë mbyllur dhe atyre që janë hapur, porse nuk ka marrë përgjigje.
    Megjithatë në vitin 2024 janë mbyllur mbi 1 mijë e 600 biznese. Ndërkaq, në vitin 2023 kanë falimentuar afro 1 mijë e 500 biznese
    Ndërsa, ditë më parë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati shkroi në Facebook se numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Sipas Muratit, në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që sipas tij përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.
    ‘’Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara’’, ka shkruar ai.

  • Merr fund “telenovela” e Lapajt, Kolegji i jep mandatin Ana Dajkos, pritet të “vuloset” rezultati përfundimtar

    Merr fund “telenovela” e Lapajt, Kolegji i jep mandatin Ana Dajkos, pritet të “vuloset” rezultati përfundimtar

    Ana Dajko do të jetë deputetja e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Parlamentin e ri. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Adriatik Lapajn, i cili u tërhoq nga beteja për t’u bërë deputet, e këtë herë kërkonte nga gjykata që mandatin e deputetes ta merrte Kleana Xhuveli, e renditur e katërta në listën e mbyllur të kandidatëve për qarkun e Tiranës.

    Më 23 korrik, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi të pranojë dorëheqjet nga kandidimi të kandidatëve të listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, por Celibashi vendosi të njohë edhe të drejtën e kandidatëve për të ndryshuar qëndrim, duke ia dhënë mandatin Kleana Xhuvelit, e renditur e katërta në listën e mbyllur.
    Lapaj, i cili pretendonte që duhej të pranoheshin të gjitha dorëheqjet dhe mandati t’i kalohej atij si më i votuari, shkoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të rrëzuar vendimin e Celibashit.

    Por KAS argumentoi se nuk ekziston dorëheqja nga kandidimi pasi printohet fleta e votimit, dhe në çdo rast një deputet i zgjedhur mund ta japë dorëheqjen vetëm në Parlament.
    Sipas KAS, Ilirjan Celibashi nuk ka asnjë tagër ligjor të pranojë apo refuzojë dorëheqje, ndaj mandati i deputetes i shkon Ana Dajkos, e renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit mes Adriatik Lapajt e Endri Shabanit.
    Pas vendimit të gjykatës sot, të gjithë deputetët në të ardhmen që dëshirojnë të lënë mandatin mund ta bëjnë këtë vetëm në Parlament.
    Por ky vendim nuk prek vendimet e mëparshme të Ilirjan Celibashit. Vendimi i tij për të pranuar dorëheqjen e 12 kandidatëve në listën e mbyllur të partisë së drejtuar nga Tom Doshi dhe vendimi për t’i dhënë mandatin socialistes Zegjine Caushi pas dorëheqjes së kandidates Maldrita Bardho mbeten në fuqi, pasi askush nuk i ankimoi.
    Vendimi i sotëm i Kolegjit shënon fundin e betejës ligjore për procesin e 11 majit dhe pritet që brenda pak ditësh Komisioni Rregullator të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare./vizionplus.tv

  • Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

    Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

    Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve për procesin e 11 majit.
    Në gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që mandati i vetëm të transferohet nga e para e listës së mbyllur te i pari në listën e hapur, të cilën e udhëheq vete, duke shpresuar në rrëzimin e vendimmarrjes së Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, por një lëvizje e tillë duket mision i pamundur.
    Pesë anëtarët e KAS në vendimin e tyre te 30 korrikut për t’ia kaluar mandatin Ana Dajkos, të parës së listës së mbyllur kanë analizuar edhe elementin e kuotës gjinore. Në argumentin e kësaj trupe edhe nëse bëhet transferimi i mandatit, në të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qarte se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë, raporton Top Channel.
    “Nëse kandidatja zgjedh të mos bëhet pjesë e Kuvendit, atëherë është Kuvendi që ka kompetencën të vejë në lëvizje KQZ-në, duke i kërkuar emrin e kandidatit zëvendësues, i cili, në zbatim të pikës 2, të nenit 164, të Kodit Zgjedhor duhet të vijë gjithashtu nga lista e mbyllur e subjektit dhe duhet t’i përkasë gjithashtu gjinisë së nën-përfaqësuar”, thuhet ne vendimin e KAS.
    Çështja e kuotës gjinore u reflektua në Kodin Zgjedhor si një mekanizëm që burrat të mos u zënë vendin grave, një element i ëndësishëm, të cilën Adriatik Lapaj duket se nuk e kishte menduar mirë. Në rast dorëheqjeje të Ana Dajkos, e para në listë, radha i shkon të dytës, Livia Stavri, partneres së Endri Shabanit, qëndrimet e të cilit ishin shkëndija që i dhanë jetë telenovelës verore.
    Cilido që të jete vendimi i Kolegjit për mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet”, nuk prek rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm i jep dritën jeshile certifikimit të rezultatit në mënyrë që, edhe de jure 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet të kenë mundësi të betohen në seancën e parë të legjislaturës së re parlamentare që nis më 10 shtator.

  • Vendimi i KAS/ Adriatik Lapaj mbetet jashtë parlamentit, mandati do t’i kalojë…

    Vendimi i KAS/ Adriatik Lapaj mbetet jashtë parlamentit, mandati do t’i kalojë…

    Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve  për procesin e 11 majit.
    Në  gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që  mandati i vetëm të transferohet nga  e para e listës së mbyllur te i pari në listën e hapur, të cilën e udhëheq vete, duke shpresuar në  rrëzimin e vendimmarrjes së Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve, por një lëvizje e tillë duket mision i pamundur.
    Pesë anëtarët e KAS në vendimin e tyre  te 30 korrikut për t’ia kaluar mandatin Ana Dajkos, të parës së listës së mbyllur  kanë analizuar edhe elementin e kuotës gjinore. Në argumentin e kësaj trupe  edhe nëse bëhet transferimi i mandatit,  në  të gjitha rastet duhet të kalojë në dorën e një zonje, pasi Kodi Elektoral përcakton qarte  se një grua nuk mund të zëvendësohet me një burrë.
    “Nëse kandidatja zgjedh të mos bëhet pjesë e Kuvendit, atëherë është Kuvendi që ka kompetencën të vejë në lëvizje KQZ-në, duke i kërkuar emrin e kandidatit zëvendësues, i cili, në zbatim të pikës 2, të nenit 164, të Kodit Zgjedhor duhet të vijë gjithashtu nga lista e mbyllur e subjektit dhe duhet t’i përkasë gjithashtu gjinisë së nën-përfaqësuar”, thuhet ne vendimin e KAS.
    Çështja e kuotës gjinore u reflektua  në Kodin Zgjedhor si një mekanizëm që burrat të mos u zënë vendin grave,  një element i  ëndësishëm, të cilën Adriatik Lapaj duket se nuk e kishte menduar mirë.  Në rast dorëheqjeje të Ana Dajkos, e para në listë, radha i shkon të dytës, Livia Stavri, partneres së Endri Shabanit, qëndrimet e të cilit ishin shkëndija që i dhanë jetë  telenovelës verore.
    Cilido që të jete vendimi i Kolegjit për mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet”, nuk prek rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm i jep dritën jeshile certifikimit të rezultatit  në mënyrë që, edhe de jure  140 deputetët e dalë nga zgjedhjet të kenë mundësi të betohen në seancën e parë të legjislaturës së re parlamentare që nis më 10 shtator.