Alesia Balliu, anëtare e Partisë Demokratike, thotë se rasti i Elbasanit provon se primaret ishin fiktive. Në studion e MCN Informacion, Balliu tha se në lsitën e mbyllur të Elbasanit është futur një njeri pa kontribute, duke u injoruar angazhimi disavjeçar i anëtarëve të PD në kauzën opozitare.
Në procesin që denoncova, në SMS e Flamur Nokës pranohej që votat për këtë vajzën i kishte bërë Luçiano Boçi. Unë kam qenë në të gjitha protestat, kam qenë kundër korrupsionit. Unë kam dhënë kontributin tim, hyra në një garë. Kur Berisha vjen në Elbasan e sulmon bandat, ti ke Çapjat në listë të mbyllur, kanë hyrë në 4 ditët e fundit, kur ne kemi qenë aty çdo ditë. Me kë do ta godasë Berisha Suel Celën? Kemi qenë aty me Zheni Gjergjin e Silvi Bardhin për 6 muaj. Hyjnë në ditët e fundit në garë dhe presin që ne të heshtim. Ajo që mu bë mua ishte padrejtësi. Askush nuk mund të thotë se kjo u bë për interes personal. Nuk e prisja emrin tim në listë të mbyllur, isha bërë gati për listë të hapur. Por nuk pranoj dot që të vësh një femër të fisit Çapja në listë. Unë jam avokate në profesion dhe e kam luftuar më fort se kushdo tjetër qeverinë “Rama”. Unë nuk e shes dinjitetin tim për pazaret e Flamur Nokës. Në Elbasan kemi pesë kandidatë. Dy dua të veçoj: Haxhinaston dhe Alizotin. Nëse gjen një denoncim në faqet e saj për Edi Ramën dhe qeverinë… Flamur Noka e ka pranuar që votat e kësaj vajze i ka bërë Luçiano Boçi. Nëse bën pazare, si pretendon fitore në Elbasan? Unë fushatën që ka përfaqësues fisin Çapja dhe krimin e organizuar nuk e mbështes. Unë nuk bëj fushatë mbi pazare dhe për ata që përfaqësojnë krimin.
Tag: mbyllur
-

Alesia Balliu, tjetër denoncim PD-së: Në listën e Elbasanit u fut një përfaqësuese e Çapjave!
-

“Politika e PS afrohet nga BE”/ Kandidatja për deputete e PS-së, Iris Luarasi: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër Integrimit”
Pedagogia Iris Luarasi, kandidate për deputete e PS nga lista e mbyllur, në një intervistë televizive, tha se është e surprizuar që është në listë të mbyllur. Ajo shtoi se integrimi i vendit në BE është diçka e mirë për të gjithë shqiptarët.
“Ishte surprizë që të isha në listë të mbyllur. Në listë të mbyllur janë njerëz të rinj, është strategji dhe është strategjia më e mirë. Në PD, shumë figura morën vota në primare dhe më pas u lanë në listë të hapur. Mendoj që PS ka parë tek unë që aktivizohem dhe sërish do të jem aktive, siç kam qenë. Ato gjëra që mendon nga jashtë, mund t’i bëj në parlament. Nuk do të heq dorë nga mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave. RTSH-në nuk e kam aspiruar. Dikur të ishe shqiptar, të kthenin dhe kurrizin. Shqipëria s’është më ai vendi i kriminelëve. Imazhi për Shqipërinë ka ndryshuar për mirë. Politika e PS afrohet nga BE dhe PS e di shumë mirë që vetëm drejtësia e pavarur të dërgon në Bashkimin Europian. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër integrimit në BE”, tha Luarasi.
Më tej, Luarasi foli edhe për rolin e saj të rëndësishëm në shoqërinë civile. Ajo tha se shoqëria civile është sulmuar ashpër, por se ka punuar fort për barazinë gjinore, kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
“Shoqëria civile po sulmohet ashpër, kemi bërë shumë ligje për të mbrojtur gratë dhe vajzat. Kemi regjistrin për personat që kanë kryer krime seksuale, ligji për kodin e familjes, ligjin për barazi mes gjinisë, lufta për të sjellë progresin nuk mbaron kurrë. Ne shqiptarët jemi si gjithë qytetarët e botës. Ndaj dhunës në familje nuk ka imunitet askush. Edhe në Itali ka krime të tmerrshme ndaj grave. Nga ana tjetër, nuk duhet të themi se meqë kjo ndodh në Itali, të ndodhë dhe tek ne. Jo, duhet të ashpërsohen dënimet për dhunuesit. Ka ide që ne duam të ndajmë nga burrat nga gratë, jo ne duam që edhe dhunuesi të ndryshojë sjellje, kur dhuna s’është e tmerrshme gjithmonë”, deklaroi Luarasi. -

Braktisi Metën për Ramën, Brahimllari: Lista e opozitës tregon se nuk kërkon rotacion
Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Endrit Brahimllari, deklaroi se partia e tij është në kërkim të një votë masive përtej ndarjeve tradicionale të majtës dhe të djathtës në zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për RTSH 24, Brahimllari tha se PS është duke u angazhuar për një fitore të thellë dhe jo vetëm për të ruajtur mazhorancën, ndërsa shtoi, se lista e opozitës tregon se nuk kërkon një rotacion politik.
“PS kërkon një votë masive përtej të majtës dhe të djathtës, një votë për të ardhmen e vendit drejt BE-së. Lista e PS tregon se është futur në betejë për një fitore të thellë dhe jo vetëm për të mbajtur mazhorancën. Shikoni listën e kampit tjetër, është mbyllur te lista e mbyllur. Kërkon të ruaj rolin e saj në opozitë dhe jo të sjellin rotacionin. Nëse do të donin rotacionin do të kishin një kompozim tjetër të listës së kandidatëve”, tha Brahimllari.
Për sa i përket kalimit të tij në PS, Brahimllari tha se ka pasur një periudhë reflektimi mbi orientimin e tij politik dhe se është bindur se PS është forca politike që mund të sigurojë zhvillimin e Shqipërisë. Ai ka shtuar se nuk është në një listë të mbyllur dhe po lufton për mandatin e tij.
“Kam mbi një vit që nuk kam qenë i angazhuar në politikë dhe ko periudhë më ka shërbyer si reflektim mbi orientimin dhe vazhdimësinë time politike. PS ka më shumë se një vit që lëshon në opinionin publik mesazhin të një force politike që kërkon hapjen dhe përfshirjen e gjeneratës së re në politikë. Është ky mesazh publik i PS dhe ky orientim që më bëri mua të kem një qartësi në bindjen time që do të japim angazhim në PS. Bindjet e mia janë të qendrës së majtë. Ajo që është e rëndësishme është reflektimi im i pari dhe fuqia e PS për të përfshirë gjeneratën e re dhe vizionin e kryeministrit për të hapur PS me qëllim që rruga evropiane e vendit të jetë e sigurt dhe qytetarët të marrin pasaportën evropiane. Ka pas një kërkesë time publike ku kam kërkuar që do të jap angazhimin tim në zgjedhjet e ardhshme për PS dhe më pas kam komunikuar me ekipin e PS dhe u bëra pjesë e fushatës dhe ekipit të Tiranës. Për mua është vlerësim që jam kandidat për deputete në listën e Tiranës. PS është një forcë politike e mirorganizuar dhe e disiplinuar dhe ka rreth vetes një makineri të tërë elektorale”, tha ai.
Brahimllari u shpreh se nuk ka asnjë marrëdhënie me përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe se ka mbyllur çdo lidhje politike të kaluar.
“Nuk kam kontakt me përfaqësues të Partisë së Lirisë. Unë nuk jam në listë të mbyllur dhe nuk po marr mandat qyl. Unë po luftojë për mandatin tim dhe roli im në politikë është i padiskutueshëm për betejën që bën në terren dhe vendosjen e parimit të meritokracisë. Nuk kam asnjë koment për Ilir Metën dhe kam shumë kohë që nuk e ndjek, jam shkëputur totalisht nga marrëdhënia që kam pasur në të kaluarën. Unë nuk bëj pjesë te politikanët që luaj me dy porta, që këtej jam me një parti dhe nga ana tjetër bëj bashkëpunim me të tjera. Unë jam i qartë. Kam mbyllur publikisht një marrëdhënie politike dhe kam filluar një marrëdhënie të re që sërish e kam bërë publike”, tha ai. -

Kandidatët në listë të mbyllur, Berisha: Më mbështetën mua në kohën e përçarjes së PD, u përballën me presion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar në një intervistë televizive procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të partisë, duke theksuar rolin e individëve që e mbështetën atë gjatë periudhës së përçarjes brenda PD.
Berisha ka shpjeguar se shumë nga emrat që janë në listë kanë qenë mbështetës të tij kur PD kaloi një periudhë të vështirë dhe se ata u përballën me presione të shumta nga qeveria e Edi Ramës. Ai ka theksuar se opozita duhet të jetë e pa kontrolluar nga qeveria dhe ka falenderuar individët që e mbështetën kauzën e tij, duke e quajtur një periudhë kyçe për forcimin e PD.
Në lidhje me primaret, Berisha tha se këto individë, përfshirë Albana Vokshin, Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Ivi Kason, kaluan një proces të rëndësishëm dhe kanë kontribuar me forcën e tyre organizative. Ai gjithashtu theksoi se një pjesë e mirë e kandidatëve në listën e mbyllur vijnë nga primaret.
Përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për qytetin e Tiranës, Berisha shpjegoi se Klevis Balliu ishte renditur i pari dhe se për disa emra, si Hysen Kadiu, mundësia për të qenë në listën e mbyllur nuk ishte e mundur për shkak të kufizimeve në numrin e vendeve. Ai gjithashtu sqaroi se zëdhënësi i partisë, sipas statut, nuk hyn automatikisht në listë, megjithatë u vlerësua puna dhe angazhimi i rinisë.
Në përfundim, Berisha theksoi se shumë të rinj janë përfshirë në listat e mbyllura dhe se ata janë të përfshirë në mënyrë të drejtë, duke iu përgjigjur kritikave për mospërfilljen e tyre.
“PD kaloi një kalvar të ekzistencës, këta njerëz u rreshtuan në mbështetje të PD jashtë kontrollit të Edi Ramës. Albana Vokshi, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso etj, këta u përballën. Këta zgjodhën që të mbështesin një kauzë që zgjodhi Berisha. u përballën nga presione nga më të ndryshme. Besoj se opozita duhet të jetë e pa kontrolluar nga qeveria. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD nuk do të ishte kurrë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e Edi Ramës. Unë mendoj se çështja e një opozitë sovrane nuk është çështje vetme një partie. Është çështje e pluralizmit. Këta individ që u thuhet ju keni qenë, keni qenë por kaluan një proces që meritojnë nderimin më të madh. Përveç kësaj, këta ishin njerëz me fuqi organizative… duhet që të merrte dikush përgjegjësi. Së bashku me ta u bashkua edhe një grup tjetër. U bashkua dhe një grup tjetër si simbol i bashkimit të PD. Në listën e mbyllur janë një pjesë e mirë e tyre, janë nga primaret. I pari i listës së Tiranës në qytetet është Klevis Balliu. Kadiu ishte në rang qarku, do kisha dëshirë që të ishte në listë të mbyllur, por 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin automatikisht në listë të mbyllur. Tiranës i mbetën vetëm dy vende. Këlliçi dhe Klevis Balliu. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Hysen Kadiu, por nuk ishte. Zëdhënësi i partisë në statut nuk hyn automatikisht në listë, nëse do të ishte do të respektohej. Ne në listat e mbyllura kemi një numër të konsiderueshëm të rinj. Ju thoni se nuk u përfillën, por u përfillën”,-tha Berisha. -

Berisha flet për kandidatët që janë në listë të mbyllur: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes
Sali Berisha tregon më shumë për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur. I ftuar në ”Opinion”, Berisha tregoi pse shumë prej emrave që janë në listë të mbyllur për shkak se e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD. Berisha foli dhe në lidhje me reflektimin e primareve në listat e kandidatëve për deputet.
”Albana Vokshi, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso etj u përballën. Këta zgjodhën që të mbështesin një kauzë që zgjodhi Berisha. u përballën nga presione nga më të ndryshme. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD nuk do të ishte kurrë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e Edi Ramës. Unë mendoj se çështja e një opozitë sovrane nuk është çështje vetme një partie.Këta individ që u thuhet ju keni qenë, keni qenë por kaluan një proces që meritojnë nderimin më të madh. Përveç kësaj, këta ishin njerëz me fuqi organizative, duhet që të merrte dikush përgjegjësi. I pari i listës së Tiranës në qytetet është Klevis Balliu.
Kadiu ishte në rang qarku, do kisha dëshirë që të ishte në listë të mbyllur, por 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin automatikisht në listë të mbyllur. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Hysen Kadiu, por nuk ishte. Zëdhënësi i partisë në statut nuk hyn automatikisht në listë, nëse do të ishte do të respektohej. Ne në listat e mbyllura kemi një numër të konsiderueshëm të rinj. Ju thoni se nuk u përfillën, por u përfillën”,-tha Berisha. -

“I bëni takimet ku të doni, por jo duke përdorur strukturën”, Rama mesazh për të gjithë kandidatët, çfarë porosie ka për ata në listë të mbyllur
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ju ka dërguar një emsazh të gjithë akndidatëve socialistë, duke i kërkuar që të mos hapin zyra elektorale përtej zonës që atyre i takon.
Në mesazhin e tij numri një i PS thekson se deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por jo duke përdorur strukturën, pasi kjo e fundit është në funksion të qëllimit të përbashkët dhe jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti.
Mesazhi i Ramës:Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën.
-

“Deputetët e listës së mbyllur të mos bëjnë fushatë për ata në listë të hapur”, zbulohet porosia e Ramës: Takimet bëjini ku të doni, por…
Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë një mesazh nga kryesocialisti Edi Rama, me rregulla strikte për fushatën që do të bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rama u kërkon deputetëve të mos hapin zyra jashtë zonës së caktuar dhe në asnjë takim të mos përdorin strukturat e partisë, duke u shprehur se strukturat nuk janë ‘për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti’. Rama urdhëron deputetët e listës së mbyllur të mos bëjnë fushatë për ata në listë të hapur.
Mesazhi i Ramës për deputetët:
1. Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik.
2. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut!
3. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!” Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë.Top Channel
-

Zgjedhjet/ Rama kandidatëve të PS: Deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën
Në prag të nisjes së zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialsiti Edi Rama i është drejtuar me një mesazh kandidatëve për deputetë. Report Tv ka siguruar mesazhin e kryeministrit Rama, i cili u kërkon kandidatëve për deputetë që të mos bëjnë fushatë jashtë zonës që drejtuesit politikë të qarqeve kanë caktuar ndaj tyre.
“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut“, thuhet në mesazh.
Më tej, kryeministri iu kërkon kandidatëve për deputetë në listë të mbyllur që mos e orientojnë votën për kandidatët e listës së hapur, por të bëjnë fushatë vetëm për numrin 5, që PS mban në fletën e votimit.
“Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!” Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë”, thuhet në mesazhin e Ramës. -

“Lista e mbyllur e PD, jo të gjithë besnikë të Berishës”/ Murrizi: Në PS fituesit s’do marrin mandatin
Kandidati për deputet i PD në listë të hapur Myslim Murrizi tha se jo e gjithë lista e mbyllur është me besnikë të Berishës, pasi ky i fundit bërë një gërshetim në lista, të atyre që s’lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. Sipas Murrizit disa prej deputetëve të PS që do dalin fitues nuk do të mundin ta marrin mandatin.
“Berisha ka bërë një gërshetim të atyre që nga 9 shtatori s’lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. Ka ruajtur disa raporte. Çfarë s’i kanë thënë njëri-tjetrin. Nëse e mendoni që të gjithë ata brenda listës së mbyllur janë besnikë të Berishës, po na fyen injorancën, jo më inteligjencën. Jam kundër koalicionet me LSI-në, se është parti e ekstremit të majtë, por dalja në listë të hapur është një dinjitet politik mesatar për staturën e Metës. Unë kam bindjen që asnjë votë e LSI s’vjen te PD, sepse mitra nga kanë lindur është Parti e Punës. Lista e hapur e PD s’ka asnjë nën hetim nga SPAK. Edhe ata që mund të fitojnë në PS, s’do ta marrin mandatin. Do dënohen ose do arrestohen”.
I pyetur mbi Lulzim Bashën, Murrizi tha: “Strategjinë e ka Rama që kërkon ta bëjë faktor. Rama po kërkon të bëjë të madh, atë që e bëri Berisha të madh nga 2013-2023”. -

Shtëpia e Bardhë mesazh të qartë për skandalin e mesazheve, sekretarja e shtypit: Askush s’do pushohet, çështja është mbyllur
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se “çështja është mbyllur” për skandalin “Signal” që tronditi Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kur u pyet për statusin e hetimit të brendshëm.
“Siç e ka bërë shumë të qartë presidenti, Mike Waltz vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të tij të sigurisë kombëtare dhe ky rast është mbyllur këtu në Shtëpinë e Bardhë. Për sa i përket neve, janë bërë hapa për të siguruar që diçka e tillë nuk mund të ndodhë më kurrë, dhe ne po ecim përpara”, u tha Leavitt gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë të hënën.
Leavitt nuk zbuloi asnjë dyshim për të ardhmen e Waltz-it, i cili ftoi gabimisht një redaktor të Atlantikut në një bisedë informacioni të ndjeshëm mes zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare në lidhje me sulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen.
“Presidenti dhe Mike Waltz dhe i gjithë ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë punuar së bashku shumë mirë, nëse shikoni se sa më të sigurta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të udhëheqjes së këtij ekipi”, shtoi ajo.
Javën e kaluar, Kryetari i Shërbimeve të Armatosura të Senatit Roger Wicker dhe demokrati Jack Reed kërkuan një hetim mbi bisedën e Signal me inspektorin e përgjithshëm në detyrë të Departamentit të Mbrojtjes.Top Channel