Tag: mbylljen

  • “Politika e Shqipërisë në linjë me BE-në”, Rama me Kallas: Folëm për mbylljen e negociatave deri më 2027

    “Politika e Shqipërisë në linjë me BE-në”, Rama me Kallas: Folëm për mbylljen e negociatave deri më 2027

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me shefen e diplomacisë së BE-së, njëherësh nënpresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas, ku foli edhe për tematikat e bisedimeve me dyer të mbyllura.
    Në nisje të fjalës së tij, Rama falenderoi Kallas që mbajti fjalën e saj për vizitën në Shqipëri. Më tej Kryeministri tregoi se gjatë takimit me të  u diksutua ambicia e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.

    “Kënaqësi që të kemi për herë të parë nënpresidenten e Komisionit Europian Kaja Kallas. Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, e kishe dhënë më parë fjalën si përfaqësuese e vendit tënd por edhe e vendeve tona. Kemi pasur një vlerësim pozitiv mes nesh, nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur mes nesh, përkundrazi kemi ravijëzim të plotë në të gjitha aspektet. Kjo tregohet edhe nga politika e jashtme e Shqipërisë, që është 100% e linjëzuar me atë të BE-së. Është folur për ambicien e Shqipërisë për integrimin në BE, ambicien për mbylljen e negociatave në vitin 2027, për rajonin dhe problematikat në rajon. Në një moment që ne e kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku padyshim të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE. Dhe ku ky desitinacion është një pikë referimi e dobishme dhe ndikuese për të ndihmuar në politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim për t’u anëtarësuar në BE.
    Thënë të gjitha këto, kemi prekur me nënpresidenten dhe çështjen e bashkëpunimit strategjik. Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton se pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE -në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.
    Sot Kallas u prit nga kryeministrin Edi Rama, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, ndërsa pritet të ketë edhe një takim me presidentin Bajram Begaj.

  • Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

    Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

    Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

    Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që do t’i ndihmojë ata në mbylljen e plotë të TikTok, por ekspertët e teknologjisë theksojnë se kjo mund të cenojë privatësinë dhe të dhënat personale të shqiptarëve.

    Besmir Semanaj, eskpert i sigurisë dhe teknologjisë i tha BIRN se implementimi i kësaj teknologjie pa asnjë bazë ligjore rrezikon t’i hapë rrugën shkeljes së të drejtave dixhitale të qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi gjithashtu se DPI përdorej aktualisht për censurë apo survejim nga regjime diktatoriale apo autokratikeNëse ata vendosin të aplikojnë një teknologji të tillë, do ishte mirë të kishte një bazë ligjore,” tha Semanaj, duke iu referuar qeverisë shqiptare dhe autoriteteve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.

    kemi shtete të tjera si Irani dhe Turqia që i përdorin këto pajisje për censurë,” shtoi ai, duke theksuar se baza ligjore është e domosdoshme për të parandaluar keqpërdorime të tilla.

    “Deep Packet Inspection” është një teknologji e avancuar që monitoron dhe filtron aktivitetin e përdoruesve të internetit në mënyrë të detajuar, duke mundësuar më tej kufizimin apo bllokimin e disa faqeve apo linqeve të caktuara.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, i zhvlerësoi shqetësimet në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke theksuar se qëllimi i përdorimit të DPI lidhej me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Mbylljen e TikTok-ut.

    AKSK sqaroi më tej se përdorimi i DPI-ve ishte pjesë e masave të ndërmarra në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për ndërprerjen e përkohshme të aksesit të TikTok, përfshirë edhe ngritjen e një grupi teknik për gjurmimin e DNS-ve, SNI-ve dhe IP që përdorin platformën TikTok.

    Por ndryshe nga ekspertët, Autoriteti pretendon se teknologjia DPI nuk përpunon të dhëna personale, por identifikon aplikacionet që përdoren dhe shërben për mbrojtjen kibernetike.

    “Deep Packet Inspection mund të konsiderohet si një zyrtar poste, që nuk e hap dot letrën e mbyllur, por shikon zarfin, madhësinë, destinacionin dhe shpeshtësinë e dërgesës dhe në bazë të kësaj, mund të marrë vendime ose të bëjë analiza,” e përshkroi AKSK rolin e teknologjisë DPI që po planifikon të implementojë për bllokimin e TikTok.

    “Kjo teknologji mund të kuptojë cilin aplikacion po përdor (p.sh., TikTok), dhe mund të bllokojë disa lloje trafiku, për shembull një platformë të caktuar, sulmet volumetrike (DDoS), sulmet kërcënuese (malëare, ransomëare), fushatat phishing, etj,” shtoi Autoriteti.

    Sipas AKSK, platforma DPI e instaluar në operatorët e ofrimit të shërbimit të internetit është në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit dhe rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave, GDPR.

    Por Semanaj theksoi se veprimi në përputhje me GDPR nuk është bërë e qartë.

    “Shtetet europiane që e përdorin këtë teknologji kanë specifika të saktësuara, sipas ligjit të GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale për mënyrën si do të përdoren, nga kush dhe përsa kohë, por në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore,” përfundoi ai./ Reporter.al/

  • PD kërkesë KQZ për mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë: Kanë thyer ligjin

    PD kërkesë KQZ për mbylljen e zyrës zgjedhore të PS-së në Delvinë: Kanë thyer ligjin

    Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas selisë blu, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndonëse ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit.

    Denoncimi fillimisht u bë nga kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ndërkohë që më vonë, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” depozitoi në KQZ një kërkesë për mbylljen e kësaj zyre elektorale.

    “Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një zyrë zgjedhore e PS-së në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet te kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar edhe qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas informacioneve nga terreni, kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur janë edhe pamjet e denoncimit në fjalë.

    Hapja e një zyre zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga qendrat e votimit apo KZAZ ndalohet nga kuadri ligjor në fuqi, për të shmangur ndikimin te zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë shkelje dhe të marrë urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore për mbylljen e menjëhershme”, thuhet në kërkesë.

  • Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s

    Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s

    Bota E Shtunë, 29 Mars 2025 16:00
    Me arsyetimin se një lëvizje e tillë përbën rastin “klasik të një vendimmarrjeje arbitrare”, një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.
    Gjykatësi James Paul Oetken nuk e lejoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, që të shkarkojë më shumë se 1200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë stafi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi reduktimin e financimit të këtij organizmi.

    Oetken ka lëshuar ​​një urdhër të përkohshëm kufizues i cili ia ndalon kësaj agjencie “çdo përpjekje të mëtejshme për të ndërprerë punën e reduktuar stafin, dhe për të dërguar punonjësit apo kontraktorët në pushime me ose edhe pa pagesë”.
    Urdhri ia ndalon po kështu  USAGM-në që të ndërpresë financimin e granteve për media të tjera duke përfshirë këtu dhe Radion Europa e Lirë.
    “Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, si dhe një kritikë e ashpër” ndaj administratës Trump për “shpërfilljen e plotë të parimeve që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati i VOA-s, Andreë G. Celli Jr.

  • “Vendimmarrje arbitrare”, Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s!

    “Vendimmarrje arbitrare”, Gjykata bllokon përpjekjet e Trump për mbylljen e VOA-s!

    Me arsyetimin se një lëvizje e tillë përbën rastin “klasik të një vendimmarrjeje arbitrare”, një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar amerikan Zëri i Amerikës.

    Gjykatësi James Paul Oetken nuk e lejoi Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila drejton Zërin e Amerikës, që të shkarkojë më shumë se 1200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë stafi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi reduktimin e financimit të këtij organizmi.
    Oetken ka lëshuar ​​një urdhër të përkohshëm kufizues i cili ia ndalon kësaj agjencie “çdo përpjekje të mëtejshme për të ndërprerë punën e reduktuar stafin, dhe për të dërguar punonjësit apo kontraktorët në pushime me ose edhe pa pagesë”.
    Urdhri ia ndalon po kështu  USAGM-në që të ndërpresë financimin e granteve për media të tjera duke përfshirë këtu dhe Radion Europa e Lirë.
    “Kjo është një fitore vendimtare për lirinë e shtypit dhe Amendamentin e Parë, si dhe një kritikë e ashpër” ndaj administratës Trump për “shpërfilljen e plotë të parimeve që përcaktojnë demokracinë tonë”, tha avokati i VOA-s, Andreë G. Celli Jr.
    Punonjësve të Zërit të Amerikës u ishte kërkuar t’i përfundonin transmetimet e tyre të drejtpërdrejta më 15 mars dhe më pas ta lironin selinë. Menjëherë pas kësaj, ata humbën qasje në sistemet kompjuterike të agjencisë, përfshirë e-mailin, ndërsa faqja e lajmeve të VOA-s, që prej atëherë, nuk është përditësuar.

    Top Channel

  • Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart

    Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart

    Kryeministri vendit Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij “Sy m’Sy”, se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart.

    Ai u shpreh gjithashtu se “të gjithë duhet ta dinë se mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur të ashtuquajturat VPN falas është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”.
    “Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok ca kohë deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe do të paraqesë planin e rritjes së sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët, në mënyrë që të gjithë të jemi të lumtur, edhe kompania, edhe prindërit, edhe fëmijët, edhe mësuesit, edhe ne”, tha kryeministri.

  • “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama-qytetarëve: VPN falas ju vjedh të dhënat e telefonit

    “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama-qytetarëve: VPN falas ju vjedh të dhënat e telefonit

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar. Rama ka paralajmëruar ata që po përdorin VPN-të falas për hapjen e rrjetit social. Kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN, pasi u rrezikohen të dhënat nga hakerat. 

    Edi Rama: Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.
    Përdorimi i VPN
    Pas lajmit për mbylljen e platformës Tik Tok, përdoruesit nisën që të kërkojnë alternativa për të siguruar lundrimin në aplikacion, duke kërkuar mundësi për të ndryshuar lokacionin e përdorimit. “Proton VPN”, shërbim VPN i operuar nga një kompani zvicerane ka pasur një “boom” shkarkimesh në celularë. Sipas tyre, përdorimi i ProtonVPN në Shqipëri është rritur 1200% dhe ende nuk ka të ndalur. 

    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkoi zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok” deri më datë 13 mars, por mbyllja nuk ka ndodhur ende. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë. Gjithsesi mbyllja ende nuk ka ndoshur dhe shumica e përdoruesëve të Tik Tok, vijojnë të kenë akses në platformë.

    Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë.
    Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

  • “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama: Mos përdorni VPN sepse…

    “Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama: Mos përdorni VPN sepse…

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin per mbylljen e TikTok ne vend.
    Ai keshilloi te rinjte qe te mos perdorin VPN per te aksesuar rrjetin ne fjale, pasi rrezikohen nga hackerat e huaj.
    “Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, theksoi ai.

  • Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese

    Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan sot pranë Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave mbi mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri.
    Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, përpara godinës së Gjykatës Kushtetuese se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale. Sipas tij ky vendim cënon lirinë e shprehjes.
    “Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.
    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkoi zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok” deri më datë 13 mars, por mbyllja nuk ka ndodhur ende. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë. Gjithsesi mbyllja ende nuk ka ndoshur dhe shumica e përdoruesëve të Tik Tok, vijojnë të kenë akses në platformë.
    Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë.
    Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

  • Mbyllja e TikTok, Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon çështjen në “Kushtetuese”: Krijon precedent të rrezikshëm

    Mbyllja e TikTok, Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon çështjen në “Kushtetuese”: Krijon precedent të rrezikshëm

    Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTok.

    Isa Myraj, në një deklaratë para GJK u shpreh se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale apo edhe mbyllje përfundimtare të Internetit.

    “Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.