Tag: mbyllja

  • Irani gati të mbyllë Hormuzin, ja si ndikon te çmimi i naftës

    Irani gati të mbyllë Hormuzin, ja si ndikon te çmimi i naftës

    Ngushtica e Hormuzit përshkohet çdo ditë nga rreth 17 milionë fuçi naftë, që përfaqëson më shumë se 20% të konsumit ditor global. Mbyllja e saj konsiderohet një akt me pasoja të rënda ekonomike dhe gjeopolitike.
    Menjëherë pas njoftimit, tregjet ndërkombëtare reaguan me rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke kapur nivelet më të larta të muajve të fundit. Analistët paralajmërojnë një krizë energjetike që mund të preki sidomos vendet importuese si Japonia, India dhe shtetet europiane, të cilat varen nga nafta e Gjirit Persik, shkruan A2 CNN.
    Mbyllja e ngushticës shihet si një hap i rrezikshëm që mund të ndezë një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të sjellë pasiguri të forta në ekonominë globale. Zhvillimet në orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse bota po shkon drejt një konfrontimi të ri apo do të dominojë rruga e diplomacisë.
    Raportohet se pas sulmeve amerikane ndaj objekteve iraniane, komponenti i “risk premium” (premiumi për rrezikun gjeopolitik) është shtuar ndjeshëm. Analistët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve, duke e çuar Brent-in drejt niveleve prej 100–130 USD për fuçi në skenarin më ekstrem shihet si logjik.
    Aktualisht, çmimet janë në 75–80 USD, por kjo varet nga zhvillimet e ardhshme në rajon: nëse Irani ndërhyn në tregtinë e naftës përmes ngushticës së Hormuzit, çmimet mund të kapërcejnë $100 .

  • Mbrojtësi kërkon ndjesë pas pezullimit: Nuk doja ta mbyllja kështu këtë sezon me Juventus

    Mbrojtësi kërkon ndjesë pas pezullimit: Nuk doja ta mbyllja kështu këtë sezon me Juventus

    15 Maj 2025

    12:11

    Telesport

    Mbrojtësi i Juventus, Pierre Kalulu, ka thyer heshtjen pasi u përjashtua me karton të kuq kundër Lazio në ndeshjen e fundit në kampionat. Kjo solli një dënim prej dy ndeshjes ndaj francezit, që nuk do të luajë në dy sfidat e fundit të këtij sezoni.
    Pra, ai ka mbyllur para kohe sezonin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalulu përshkroi zhgënjimin e ti: “Nuk është kjo mënyra se si doja ta mbyllja këtë sezon”.
    “Ajo që është e sigurt është se edhe në tribunë do të jem tifozi numër një i ekipit. Le ta përfundojmë punën së bashku! Forza Juve”, shkroi më tej mbrojtësi francez.
    Kalulu do të humbasë dy ndeshjet e fundit kundër Udinese dhe Venezia. Te Juventud do të mungojnë sit ë skualifikuar edhe Thuram e Savona. Për këtë arsye, Tudor do të duhet të menaxhojë emergjencën, veçanërisht në mbrojtje.

  • Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Edi Rama mbërrin në selinë e Partisë Socialiste

    Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Edi Rama mbërrin në selinë e Partisë Socialiste

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS pak para mbylljes së votimit për zgjedhjet e 11 Majit.
    Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave.
    Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.

  • Më pak se dy orë nga mbyllja e votimit, çfarë tregon pjesëmarrja deri tani në Shqipëri

    Më pak se dy orë nga mbyllja e votimit, çfarë tregon pjesëmarrja deri tani në Shqipëri

    Kur kanë mbetur më pak se 2 orë nga orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pjesëmarrja deri në orën 17:00 është 38,89 për qind ose 821669 zgjedhës që kanë votuar.
    Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 48.22% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.

    Pas saj renditen Kukësi me 44.40 % dhe Tirana me 43.75 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 28.82%.
    Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

    BERAT: 19,810 votues – 38.07 %
    DURRËS: 61,753 votues – 37.75 %
    ELBASAN: 44,593 votues – 39.27 %
    FIER: 54,110 votues – 41.20 %
    GJIROKASTËR: 15,793 votues – 36.03 %
    KORÇË: 51,648 votues – 38.95 %
    LEZHË: 16,390 votues – 39.53 %
    SHKODËR: 31,016 votues – 33.92 %

  • Mbyllja e “TikTok”/ Arlind Qori i shqetësuar: Vendim brutal, e bën të pabarabartë garën politike

    Mbyllja e “TikTok”/ Arlind Qori i shqetësuar: Vendim brutal, e bën të pabarabartë garën politike

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, e quajti absurd vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e rrjetit social “Tik Tok”.
    Ai theksoi se ky vendim është akt censure dhe cenon mendimin e lirë.
    Gjatë bisedës me gazetarin Sokol Balla, Qori theksoi se mbyllja e  Tik Tok cenon edhe ato biznese të vogla, të cilat nuk kanë para për të paguar reklama në mediat tradicionale.
    “Përdorimi VPN nuk është i paligjshëm. As në Shqipëri as në vendet e tjera të votës, sa kohë nuk është i paligjshëm, është i ligjshëm. Mbyllja e tik tok nga qeveria është një akt i rëndë censure, që cenon shprehjen e lirë të mendimit politik dhe e bën shumë të pabarabartë garën politike.
    Ne në rrjete sociale kemi gjetur hapësirën, që nuk e kemi gjetur në mediat tradicionale . Kemi gjetur një publik mjaft të gjerë. Adresa ime në tik tok mund të jetë ndoshta adresa e dytë sa i takon popullaritetit pas asaj të Edi Ramës.
    Një vendim brutal një muaj e pak para zgjedhjeve, që na mbyll këtë kanal komunikimi është i rrezikshëm politikisht dhe një precedent që nuk duhet të kishte ndodhur. Mbylla e tik tok cenon bizneset e vogla, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë reklamë nëpër televizione dhe përdorin rrjetet sociale, sidomos tik tok për të afirmuar veten.