Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L.
Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.
Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Tag: mbyllja
-

E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë
-

Trump sqaron pozicionin e SHBA: Mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk sinjalizon sulm amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbyllja e hapësirës ajrore për Venezuelën nuk duhet interpretuar si shenjë e një sulmi të afërt amerikan. Duke folur në bordin e Air Force One, Trump theksoi se nuk kishte nevojë për “asnjë shpjegim të veçantë” për këtë vendim.
Ai sqaroi se masa u mor për shkak se “e konsiderojmë Venezuelën si një vend jo shumë miqësor”, duke nënvizuar se ky ishte një veprim i kujdesshëm sigurie, jo një sinjal i ndonjë operacioni ushtarak.
Gjatë deklaratës, presidenti konfirmoi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, një lajm i raportuar fillimisht nga New York Times.
-

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura
Mbyllja e papritur e tre kazinove në Meksikë, mes tyre edhe Casino Palermo në Nogales, jo vetëm ka ekspozuar një rrjet ndërkombëtar pastrimi parash që lidhet me emra shqiptarë, por ka qenë edhe një fatkeqësi për qindra punonjës të mbetur rrugëve, pa paga, pa informacion dhe pa asnjë mbrojtje institucionale. Teksa autoritetet amerikane dhe meksikane nisin manovrat financiare që lidhen me sanksionet kundër familjes Hysa, punëtorët e thjeshtë flenë brenda ambienteve të kazinosë për të mbrojtur të vetmen garanci që u ka mbetur — mobiliet që kompania mund t’i zhdukë natën. Historia e tyre është fotografia më e qartë e çmimit njerëzor të një aferë globale. Shkrimi i plotë i lasillarota.com më poshtë:
Shkrimi i plotë i lasillarota.com më poshtë:
Shkrimi i plotë i lasillarota.com më poshtë:
Më shumë se 30 punonjës të Casino Palermo, në pronësi të familjes Hysa po flenë brenda ambienteve të lokalit në Nogales për të ndaluar largimin e pajisjeve pa u garantuar shlyerjet e tyre financiare, pas mbylljes federale të lidhur me një rrjet ndërkombëtar pastrimi parash.
Janë mbi 30 të prekur që thonë se mbyllja u krye në mënyrë të menjëhershme, duke u dëbuar pa paralajmërim dhe pa asnjë shpjegim rreth së ardhmes së tyre në punë dhe të drejtave që u takojnë.
Mbyllja e Palermo-s ndodhi pak orë pasi Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi sanksione kundër një rrjeti të drejtuar nga familja Hysa, me origjinë shqiptare, të cilës i atribuohen operacione masive të pastrimit të parave.
Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) dhe Rrjeti për Zbatimin e Krimeve Financiare (FinCEN) identifikuan të paktën 10 kazino në Meksikë që dyshohen se janë të lidhura me këtë skemë të paligjshme financiare.
Për të shmangur largimin e pasurive që do t’u zvogëlonin mundësinë për t’u shlyer, mbi tridhjetë punëtorët e prekur në Nogales kanë marrë një masë ekstreme: flenë me turne brenda ambienteve të Casino Palermo-s.
Me këtë, ata kërkojnë të ndalojnë njerëzit e kompanisë të nxjerrin mobiliet apo asetet që mund të shërbejnë si garanci pagese, përballë heshtjes së pronarëve.
Pa asnjë shpjegim
Laura López Vieyra, nënë e një familjeje, ndau dëshminë e saj për mediat meksikane duke theksuar mungesën totale të komunikimit: “Mbyllja ishte e papritur dhe i nxorën të gjithë punëtorët pa asnjë informacion. Asnjë autoritet, e aq më pak ndonjë përfaqësues i kazinosë, nuk është afruar të na informojë,” tha ajo, duke pasqyruar dëshpërimin e kolegëve për mungesën e përgjigjeve të qarta.
Kazino që janë mbyllur në Sonora janë Casino Palermo në Nogales, Emine Casino në San Luis Río Colorado dhe Midas Casino në Agua Prieta.
E gjithë kjo pas publikimit të një liste nga qeveria e Shteteve të Bashkuara që lidh këto biznese me dyshime për operacione pastrimi parash të lidhura me krimin e organizuar.
Familje të prekura
Punonjësit ankohen se në veprimin federal, autoritetet nuk kanë sqaruar procedurat administrative të zbatuara në çdo lokal, dhe nuk kanë lëshuar një komunikatë zyrtare që të adresojë situatën e tyre të punës apo mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Punonjësi i Casino Palermo, Octavio Berrelleza, ngriti zërin për të nënvizuar rëndësinë e situatës, e cila shkon përtej dimensionit financiar.
Ai tregoi se menaxherët u kanë premtuar se më 15 do t’u paguanin të gjithëve likuidimet, por nuk janë afruar as për të biseduar, e aq më pak për të paguar pagat e prapambetura dhe shlyerjet.
“Jo vetëm që po dëmtojnë ekonominë familjare, por po shkelin edhe të drejtat tona,” tha ai, duke theksuar se askush nuk ka ardhur t’u ofrojë mbështetje, ndërsa ata ndihen të braktisur përballë mungesës së reagimit nga institucionet e punës./Përkthyer nga lasillarota.com
-

Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria që solli hapjen e grupkapitullit të fundit.
“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për Bashkimin Europian. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë. Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteve për zbatimin e reformave të rëndësishme”, tha Kos në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme daneze, Marie Bjerre, shkruan A2.
“Ky është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Kur jepni rezultate, ecni përpara. Jeni frymëzim për Ballkanin Perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin”, shtoi Kos. -

‘Shqipëria në BE’! Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha forcave politike, mbyllja e kapitujve e vështirë
Silvio Gonzato
TIRANË-Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka qenë pjesë në një event për Edicionin e Dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, ku gjatë fjalës së tij ka komentuar edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Sa i përket hapjes së grupkapitujve të fundit, Gonzato u shpreh se mbyllja e tyre është e vështirë. Ai theksoi se tashmë është koha kur do të shihet vullneti i Shqipërisë për miratuar dhe zbatuar reforma për të harmonizuar ligjet e veta me standardet e BE-së. Gonzato theksoi se është e nevojshme që Shqipëria të përshpejtojë ritmin nëse do që të përmbushë objektivin për të përmbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
Silvio Gonzato; Shqipëria po hyn në një fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit dhe vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve. Ndërkohë që çelja e të gjithë grupkapitujve dhe e përmendi dhe zoti Balla që së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit, por edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme, faza tjetër do të jetë vendimtare dhe do jetë më e vështirë, pasi mbyllja e kapitujve të negociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre. Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reforma rrënjësore e të qëndrueshme për të harmonizuar veten me standardet e BE-së do vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e këtyre reformave. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria do të përmbushë objektivin e vet ambicioz për të mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje tërësore, gjithëpërfshirje dhe vendosmëri. Shtetet anëtare presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent në kohë të reforma që sjellin përfitime për qytetarët në jetën e tyre të përditshme.
Gonzato ngriti shqetësimin edhe për abuzimin me burimet publike gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar se kjo praktikë dëmton ndjeshëm barazinë në garën elektorale. Ambasadori u shpreh se raportet e OSBE/ODIHR kanë evidentuar mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të përdorimit të strukturave dhe burimeve shtetërore në favor të partisë në pushtet. -

Gonzato ‘i ngrin buzëqeshjen’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat është më e vështirë se sa çelja
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli sot për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbushë në mënyrë konsistente reformat në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gonzato, teksa i “preu iluzionet” Ramës, tha se mbyllja e grup kapitujve për anëtarësimin në BE do të jetë një fazë më sfiduese për vendin tonë, pasi ky proces është më i vështire se sa çelja e tyre.
“Shqipëria po hyn në një proces themelor të anëtarësimit, që vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve. Së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit. Edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Faza tjetër do të jetë vendimtare, do të jetë më e vështirë pasi mbyllja e kapitujve të nergociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre.
Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.
Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje të gjithë përfshirjes dhe vendosmëri. Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë një reform konsistente. Anëtarët e BE presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent dhe në kohë të reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët në jetën e përditshme”, tha Gonzato gjatë fjalës që mbajti sot në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.
-

Mbyllja e qeverisë/ Vijon kaosi, mbi 1,000 fluturime të anuluara dhe rreth 4,000 të vonuara
Mbi 1,000 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,900 të tjera janë vonuar sot në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga FlightAware.
Shkak për ndërprerjet janë problemet me stafin e kontrollorëve të trafikut ajror dhe shkurtimi prej 4% i fluturimeve nga FAA për shkak të mbylljes së qeverisë.
Vetëm për të dielën, 820 fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos dhe vonesa të mëdha për udhëtarët në të gjithë vendin.
Mbyllja e qeverisë amerikane është tani më e gjata në historinë e SHBA-së, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 35 ditësh të vendosur në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Donald Trump.Top Channel
-

Anulohen qindra fluturime në SHBA, mbyllja e qeverisë krijon kaos, më të prekura janë…
Miliona pasagjerë mund të përballen me anulime fluturimesh të papritura këtë fundjavë, ndërsa mbyllja e qeverisë amerikane vazhdon.
Duke filluar nga e premtja, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka paralajmëruar një ulje të fluturimeve në 40 aeroporte kryesore të SHBA-së, me një reduktim të mundshëm prej deri në 10% deri në fund të javës, nëse mbyllja nuk përfundon.
Mbyllja e qeverisë ka krijuar kaos në industrinë e aviacionit, duke detyruar kompanitë ajrore të anulojnë qindra fluturime për të përmbushur kërkesat e FAA-së për kufizimin e trafikut ajror. Për momentin, janë parashikuar anulime të fluturimeve për të premten dhe fundjavën, me mundësinë që shkurtime të tjera të ndodhin në javët në vijim.
Që nga e premtja, fluturimet në 40 aeroporte të SHBA-së do të reduktohen me 4%, dhe ky numër mund të rritet në 10% deri në fund të javës, nëse mbyllja vazhdon. Shkurtime të fluturimeve mund të përhapen në qytete të tjera, pasi linjat ajrore duhet të rregullojnë oraret për të përballuar ndikimet e mbylljes dhe rregullave të FAA-s. Kjo mund të rezultojë në mijëra fluturime të anuluara gjatë ditëve në vijim.
Linjat ajrore të mëdha amerikane, përfshirë Delta Air Lines, United Airlines, American Airlines, dhe Southwest Airlines, kanë njoftuar tashmë anulimin e qindra fluturimeve. Delta ka anuluar rreth 170 fluturime për të premten, ndërsa United ka hequr 200 fluturime, kryesisht ato rajonale. American Airlines ka ulur oraret e fluturimeve me 4%, duke anuluar rreth 220 fluturime çdo ditë, dhe Southwest do të anulojë rreth 100 fluturime për të premten.
Për ata që kanë plane për të fluturuar këtë fundjavë, është e rëndësishme të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të nisen, pasi anulimet mund të shtohen gjatë ditëve në vijim. Kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se anulimet mund të përhapen në disa aeroporte të ndryshme, duke krijuar një ndikim të gjerë në udhëtimet ndërqytetëse dhe ndërkombëtare. Sipas FAA-s, fluturimet mund të reduktohen me 6% të martën, 8% të enjten dhe deri në 10% të premten e ardhshme, nëse mbyllja vazhdon.
Administratori i FAA-s, Bryan Bedford, tha se ulja e fluturimeve është një masë për të shmangur mbingarkesën e sistemit ajror, duke siguruar që fluturimet të mbeten të sigurta për pasagjerët. Ndërkohë, linjat ajrore kryesore kanë theksuar se do të bëjnë gjithçka që mundin për të minimizuar ndikimin mbi pasagjerët, por kanë kërkuar që Kongresi të veprojë shpejt për të përfunduar mbylljen.
Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon, udhëtarët në SHBA mund të përballen me një periudhë të vështirë udhëtimesh, me anulime fluturimesh të mundshme dhe ndërlikime të tjera. Pasagjerët që planifikojnë të fluturojnë këtë fundjavë duhet të qëndrojnë të informuar dhe të kontrollojnë statusin e fluturimeve para udhëtimit.Top Channel
-

Bllokimi i qeverisë amerikane, SHBA do shkurtojë fluturimet në 40 aeroporte
Mbyllja e qeverisë amerikane tashmë konsiderohet si më e gjatë në historinë e vendit, me një bllokadë të rrezikshme që po ndikon te autoritetet, qytetarët dhe ekonomia.
Përfshirja e Kongresit në një mosmarrëveshje për buxhetin ka bërë që vendi të jetë në krizë që nga tetori me vonesa të pagave, pushime të detyruara nga puna e së fundi, edhe edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja: Mijëra fluturime kërcënohen me anulime në aeroportet kryesore të SHBA-së duke filluar nga e premtja. Arsyeja është mungesa e pagesës për kontrollorët e trafikut ajror.
“Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon, do të ketë një ulje prej 10% të kapacitetit të udhëtimit ajror në 40 aeroporte kryesore të SHBA-së nga e premtja. Vendimi vjen sepse kontrollorët e trafikut ajror kanë raportuar probleme me lodhjen. Është e pazakontë, ashtu siç është e pazakontë mbyllja, ashtu siç është e pazakontë fakti që kontrollorët tanë nuk janë paguar për një muaj“-shprehet Sean Duffy, Sekretari amerikan i Transportit.
“Askush nuk fiton në një mbyllje të qeverisë”, u shpreh senatori republikan Mike Rounds për CNBC. Ai tha se SHBA-ja po humbet 15 miliardë dollarë në prodhim ekonomik çdo javë si rezultat, por shtoi se do të përpiqen të diskutojnë mundësi të ndryshme me kolegët e tyre demokratë dhe është optimist se kjo tani do të jetë e mundur.
Kongresi Amerikan duhet të kishte rënë dakord për një buxhet të ri federal para fundit të shtatorit. Megjithatë, një propozim për buxhet kalimtar i paraqitur nga Partia Republikane e Trumpit nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në Kongres. Më parë, një propozim i Demokratëve gjithashtu pati dështuar. Pa fonde buxhetore në dispozicion, disa operacione qeveritare janë pezulluar.Top Channel
-

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA-të anulojnë fluturimet duke filluar nga e premtja
Për shkak të mbylljes së vazhdueshme, fluturimet në SHBA do të anulohen duke filluar nga e premtja: Kapaciteti i planifikuar i fluturimeve do të “reduktohet me dhjetë përqind në 40 aeroporte në të gjithë vendin”, u tha gazetarëve të mërkurën Sekretari i Transportit Sean Duffy.
Sipas kreut të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), këto janë “40 aeroportet më të ngarkuara” në vend. Masa synon të lehtësojë barrën mbi kontrollorët e trafikut ajror, të cilët janë prekur veçanërisht nga mbyllja e vazhdueshme e qeverisë.Sekretari i Transportit Duffy paralajmëroi të martën për mbyllje të mundshme të hapësirës ajrore, sepse shumë kontrollorë të trafikut ajror po lajmërohen për shkak të lejes së papaguar. Kjo mund të shkaktojë kaos në aeroporte përpara dy fundjavave të gjata festive në nëntor, veçanërisht para Ditës së Falënderimeve më 27 nëntor, kur mblidhen shumë familje amerikane. Aeroportet kryesore si Hjustoni, Teksas, kanë përjetuar tashmë vonesa me orë të tëra dhe anulime fluturimesh në javët e fundit.
Më shumë se 60,000 të papaguar
Më shumë se 60,000 kontrollorë të trafikut ajror dhe punonjës të TSA-së po punojnë pa pagesë. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se mungesat në rritje në punë mund të çojnë në kaos në sportelet e regjistrimit.
Punonjësit e aeroportit që lajmëruan se ishin të sëmurë në vend që të punonin pa pagesë – gjë që shkaktoi vonesa të konsiderueshme – ishin një faktor kryesor në përfundimin e mbylljes së mëparshme në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së
Ngrirja aktuale e buxhetit ka qenë në fuqi që nga 1 tetori sepse republikanët dhe demokratët në Senat nuk mund të bien dakord për një projektligj të përkohshëm shpenzimesh. Demokratët po kërkojnë fonde shtesë për individët me të ardhura të ulëta, sigurimi shëndetësor i të cilëve rrezikon të skadojë në fund të vitit.
Mbyllja e qeverisë është tani më e gjata në historinë e SHBA-së dhe po ka një ndikim gjithnjë e në rritje: Rreth 42 milionë qytetarë amerikanë që mbështeten në ndihmën ushqimore nuk kanë mundur ta kenë atë që nga fundjava. Një total prej afërsisht 1.4 milionë punonjësish federalë janë pezulluar ose punojnë pa pagesë./ Der Standard.