Tag: mbyllet

  • Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë

    Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë.
    Në njoftim thuhet se arsye është minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.
    “Ju njoftojme se nesēr mē 15.04.2025( E martë) , nē trasen e zgjerimit tē rrugēs nacionale N9.1, segmenti Dollc-Gjakovē L=31, do tē realizohet minimi Nr.1 i masave tē forta shkēmbore pēr zgjerimin e rrugēs. Punimet do tē zhvillohen nē pjesēn e rrugēs nga fshati Volljak. Me kētē rast do tē bēhet ndērprerja e qarkullimit te trafikut Ndērprerja e trafikut do tē bēhet nē intervalin kohore: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30”,
    Ministria ka bërë thirrje që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzohen rrugët alternative.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Protestuesi lihet sërish me ‘arrest në shtëpi’/ Kalaja: Do ta apelojmë, abuzuesve të parave publike u mbyllet dosja dhe amnistohen

    Protestuesi lihet sërish me ‘arrest në shtëpi’/ Kalaja: Do ta apelojmë, abuzuesve të parave publike u mbyllet dosja dhe amnistohen

    Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ’arrest në shtëpi’ sërish për prdtestuesin Sokol Bushkolaj, i cili mbahet nën këtë masë prej afro 1 viti.

    Nga Dhoma Penale, avokatja Adriana Kalja tha se është e papranueshme që prej 6 muajsh prokurorja e çështjes, Esmeralda Keshi nuk ka sjellë asnjë fakt të ri penal për protestuesin që të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.

    Kalaja tha se në Gjykatën e  Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, do të kërkohet zbutje e masës së sigurisë për protestuesin në ‘detyrim paraqitje’, pasi është e papranueshme që për abuzuesit e parave publike, siç është incineratori, Teatri Kombëtar, 5D dhe afera të tjera, të mbyllet dosja dhe të amnistohen personat përgjegjës.

    Një protestues ka që më 1 qershor, gati në vit që më parë ishte në arrest shtëpie e pas veprimeve arbitrare të Prokurorisë Tiranë të prokurores së çështjes, Esmeralda Keshit, që ka mbyllur dosjen 184 dhe për bashkëshortin e saj të lidhur me këtë dosje, ka bërë që protestuesi për një periudhë mbi 6 muaj ndodhet në arrest shtëpie.

    Gjykata pranoi afatin e shuarjes së masës, paraqitëm, të gjitha faktet e provat që për këtë periudhë, veçse prokuroria të vërtetojë akuzat e ngritura, s’ka gjetur fakt të ri për Sokol Bushkolajn, pas pretendimeve tona, jemi para faktit që protestuesi largohet nga ambientet e paraburgimit. Treguam edhe sot mund të kishte dhe një masë më të lehtë, për detyrim paraqitje. Ne do të kërkojmë në Apel heqjen e masës dhe rikthimin në ‘detyrim paraqitje’.

    Një protestues dhunohet nga pikëpamja morale, psikologjike, familjare, baba i papunë, dhe nga ana tjetër abuzuesit me miliona taksa të qytetarëve të Tiranës e jo vetëm, amnistohen e çohen për gjykime me akuza më të lehta dhe u mbyllet dosja në kohë rekord. Është momenti i duhur që PD ta çojë deri në fund kauzën që ka, rikthimin e shtetit ligjor të së drejtës.

  • Kryeministri: Na duhet BE me çdo kusht e çmim! Duhet të mbyllim negociatat në 2027

    Kryeministri: Na duhet BE me çdo kusht e çmim! Duhet të mbyllim negociatat në 2027

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, foli sërish për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku tha se duhet të tregohemi të shpejtë, në mënyrë që të mos na mbyllet dera.
    Rama u shpreh se Shqipëria është pozicionuar mirë në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe në prokurimet publike.

    Ai vuri në dukje se dritarja e mundësisë për mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 është e hapur, por jo e garantuar.
    “Neve na duhet BE si një mundësi që është hapur sot me premisën që deri në fund të 2027-ës mund të mbyllim negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë dhe të fokusuar për ta shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion. Mund të mbyllet sepse historia tregon se ajo derë hapet dhe mbyllet. Historia e zgjerimit të BE tregon se fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe vendeve që janë pas asaj dere, jo gjithnjë përputhen. Interesat jo gjithnjë përputhen dhe ndaj ne jemi shumë të bindur se ky komision, puna e të cilit do vijojë edhe në legjislaturën e ardhshme, është kyç për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me garanci të lirive individuale dhe të barazisë para ligjit”, tha Rama.

  • “Na duhet BE me çdo kusht e çmim”, Rama: Duhet të tregohemi të shpejtë që të mos na mbyllet dera e Bashkimit Evropian!

    “Na duhet BE me çdo kusht e çmim”, Rama: Duhet të tregohemi të shpejtë që të mos na mbyllet dera e Bashkimit Evropian!

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, foli sërish për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku tha se duhet të tregohemi të shpejtë, në mënyrë që të mos na mbyllet dera.

    Më tej kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është pozicionuar mirë në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe në prokurimet publike.
    Ndër të tjera theksoi se Shqipëria është tani vend lider në rajon për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave
    “Kemi hapur dy grup kapituj, kemi ambicie të hapim të tjerë në vijim. Jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në renditjet evropiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit. U ngjitëm 18 vende në Transparency International. Vlerësim që u bë edhe nga Sigma, që na vendosi qartësisht si një vend lider në rajon për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave.
    Në tërësi një vlerësim neve na thotë shumë për të na inkurajuar, por nuk na pengojnë që të vazhdojmë. Konsolidimi i gjithçka që është në proces, pasi gjithçka është ende e brishtë, e kthyeshme, dhe për këtë arsye na duhet BE, me çdo kusht, me çdo çmim. Duhet të hyjmë në atë derë, një derë që është hapur me premisën që deri në fund të 2027 mund të mbyllim negociata dhe si një derë që mund të mbyllet nëse nuk jemi të shpejtë. Historia e zgjerimit tregon se fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe asaj që janë pas asaj dere, jo gjithmonë përputhen. Jemi të bindur se ky komision është kyç jo vetëm për hyrjen në atë derë por hyrjen me një proces të konsoliduar. S’ka liri individuale dhe barazi veç se në sistemin që kemi zgjedhur dhe në BE.
    Kemi treguar që jemi shumë ambicioz, nuk na mjafton të bëjmë minimumin dhe në shumë shembuj që mund të sjell, sjell atë të prokurimeve publike.”, tha Rama.

    Top Channel

  • Berisha: Historia e tërmetit do të mbyllet brenda një viti! Sako është simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi

    Berisha: Historia e tërmetit do të mbyllet brenda një viti! Sako është simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi

    Berisha: Historia e tërmetit do të mbyllet brenda një viti! Sako është simbol i korrupsionit më shumë se GjushiKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për situatën e tërmetit, duke premtuar se brenda një viti historia e pasojave të tij do të mbyllet përfundimisht.

    Lideri i opozitës teksa vizitoi një familje të dëmtuar nga tërmeti në Durrës tha se, qytetarët që kanë nevojë për meremetime do të kenë prioritet në këtë proces, ndërsa kritikoi ashpër Sako-n, duke e cilësuar si një simbol të korrupsionit më të madh dhe duke e krahasuar me ish-kryebashkiakun, Vangjush Dakon.

    “Me 11 maj, kjo merr fund.

    Me 11 maj u garantoj se kjo situatë merr fund menjëherë dhe shtëpia juaj dhe të gjitha shtëpitë që janë për meremetime do meremetohen me përparësi absolute.

    Do të ndërtohen aty ku janë për t’u ndërtuar të reja ku nuk mbajnë dhe duhet të prishen.

    Por, historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti.

    Se këta e kanë përdorur këtë histori për të vjedhur, për t’u pasuruar në mënyrë të tmerrshme.

    Imagjinoni ju Sakon, e cila tejkalon Gjushin. Ajo është një Gjush me pantallona, e cila nuk njeh asnjë limit në kodin etik të zyrtarit.

    Është simbol i korrupsionit më shumë se Gjushi.

    Qindra e qindra familjeve nuk ua ka dhënë bonusin e qirave. Prej një viti e gjysmë nuk u jep bonusin e qirave.

    Sepse këtu e kanë të zakonshme. Edhe rrogat nuk i japin në kohë më. Administrata vetë i vonon rrogat ndonjëherë edhe 10 ditë. Kjo sepse këta luajnë bixhoz me rrogat e qytetarëve. I përdorin për fitime në atë periudhë dhe qytetarët rrinë pa rroga.

    Ligjin e zbaton siç do vetë ai. Absolutisht!

    Për mafien nuk ka ligj.

    Gjithë ky sistem i kalbur varet nga Edi Rama, i cili pasurohet vetë, kurse të rinjtë marrin rrugët.

    I cili pasurohet vetë, rrugët, banesat, shkollat, spitalet rrënohen.

    I cili vjedh vetëm me ministrat e tij buxhetin, taksat dhe mban pensionet qesharake, pensione çnjerëzore.

    Në qoftë se të vjen një fjalë ndërmend kur kujton qëndrimin e Edi Ramës ndaj pensionistëve, ai nuk meriton të quhet ndryshe veçse çnjeri.

    Pse? Si mund të jetojë një pensionist me pension 160 mijë lekë apo 150 mijë lekë, të përballojë të gjitha shpenzimet…

    Urdhëroni, këtij i vijnë 100 mijë lekë drita…

    Kjo sepse i kanë dyfishuar. Ne do i përgjysmojmë tarifat e ujit, do ulim energjinë nga 85 që e bëri ky tani në 70.

    Pensionet, nuk do ketë pension nën 200 euro.

    Pensionisti që merr 120 euro, do marrë 200 euro”, tha Berisha.

  • Mbyllet pjesa e parë, Anglia avantazh minimal ndaj Shqipërisë në “Wembley”

    Mbyllet pjesa e parë, Anglia avantazh minimal ndaj Shqipërisë në “Wembley”

    Mbyllet pjesa e parë në “Wembley”. Anglia në avantazh minimal ndaj Shqipërisë.
    Lewis-Skelly kaloi në epërsi “Tre Luanët” në “Wembley”, në minutën e 20-të.

    Anglezi u asistua nga Jude Bellingham dhe i vetëm përballë Strakoshës, dërgoi topin në rrjetë.