Tag: mbyllet

  • Miqësorja, mbyllet pa gola pjesa e pare Gjibraltar-Shqipëri

    Miqësorja, mbyllet pa gola pjesa e pare Gjibraltar-Shqipëri

    Pjesa e parë e miqësores mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë është mbyllur pa gola, 0–0.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo zhvilluan një 45-minutësh të vakët, pa ide dhe pa rrezikshmëri përballë një kundërshtari shumë modest.
    Në fraksionin e dytë, Shqipëria pritet të reagojë dhe të tregojë më shumë forcë sulmuese për të mos mbyllur këtë test miqësor me një rezultat zhgënjyes.

  • Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor. Kur do zhvillohen provimet e maturës dhe klasave të 9-ta

    Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor. Kur do zhvillohen provimet e maturës dhe klasave të 9-ta

    Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026.
    Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes dative 1-26 qershor. Për klasat e 9-ta, provimet do të mbahen në 15:26 qershor 2026.

    Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht.

  • Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor! Provimet..

    Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor! Provimet..

    Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026. Kështu ka informuar kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Sipas postimit të kryeministrit për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Për klasat e 9-ta, provimet do të mbahen në 15:26 qershor 2026.
    Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht.

  • Java mbyllet me temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të premte

    Java mbyllet me temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të premte

    Kjo e premte do të vijojë me temperatura të larta dhe kthjellime.

    Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi maksimale 13m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Top Channel

  • ”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    ”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    Drafti i Kodit të ri Penal, është lexuar edhe nga akademiku Artan Fuga. Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore, janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal. Për të ka rrezik që shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës.
    ”Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen të mbrojë të drejtën për t’u informuar. Të quajë vepra penale ato veprime që rrezikojnë e pengojnë gazetarin, censurojnë median”, thotë akademiku Artan Fuga për Top Channel.

    Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal, aktualisht në fazë konsultimi publik, është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga edhe për formulimet e paqarta dhe përdorimin e gjuhës metaforike që sipas tij bie ndesh me precizitetin që ka ligji. ”Teksti është i mbushur me metafora poetike dhe prozaike të cilat nuk janë koncepte ligjore dhe, duke qenë të tilla, ato mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik. Kjo do të krijojë probleme pafund. P.sh. thuhet: ndëshkohet përdhosja e kombit. Çdo gjë mund të quhet përdhosje, edhe një kritikë. Ose thuhet: pamjet e një personi që e bëjnë të neveritet nga opinioni. Çfarë do të thotë kjo? Zgjatje e proceseve gjyqësore, subjektivizëm”.

    Një tjetër çështje që e sheh me shqetësim është ndëshkimi i individëve që publikojnë të dhëna sensitive, si një cenim i lirisë së informacionit, nën alibinë e pengimit të drejtësisë. ”Ka pafund publikues anonimë. Sot jetojmë në kohën e web-it. Nuk jetojmë në kohën e gazetës Zëri i Popullit. Publikuesi kush është? Pronari i medias? Ai që mban platformën? Është gazetari që mban përgjegjësi? Apo të gjithë këta? Nxjerrja e një sekreti mund të pengojë drejtësinë, por edhe mund ta ndihmojë, sepse merret sikur gazetari është armik i drejtësisë”.

  • “Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë” / Akademiku Fuga kritikon propozimet për ndryshim: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    “Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë” / Akademiku Fuga kritikon propozimet për ndryshim: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    Bashkëjetesa me të mitur pritet të ndëshkohet deri me 16 vite burgim. Gjithashtu edhe prindërit që e lejojnë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

    Rrezik për t’u prangosur edhe për martesat e dyfishta. Në qeli mund të përfundojë edhe kush lëviz me makinë të pakoloduar.
    Pas hekurave rrezikojnë të qëndrojnë edhe ata që vendosin tarifa të papërshtatshme shërbimi.
    Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore; janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal.
    “Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet: nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen të mbrojë të drejtën për t’u informuar. Të quajë vepra penale ato veprime që rrezikojnë e pengojnë gazetarin, censurojnë median”, thotë akademiku Artan Fuga.
    Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal, aktualisht në fazë konsultimi publik, është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga edhe për formulimet e paqarta dhe përdorimin e gjuhës metaforike që sipas tij bie ndesh me precizitetin që ka ligji.
    “Teksti është i mbushur me metafora poetike dhe prozaike të cilat nuk janë koncepte ligjore dhe, duke qenë të tilla, ato mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik. Kjo do të krijojë probleme pafund. P.sh. thuhet: ndëshkohet përdhosja e kombit. Çdo gjë mund të quhet përdhosje, edhe një kritikë. Ose thuhet: pamjet e një personi që e bëjnë të neveritet nga opinioni. Çfarë do të thotë kjo? Zgjatje e proceseve gjyqësore, subjektivizëm”, shton ai.
    Një tjetër çështje që e sheh me shqetësim është ndëshkimi i individëve që publikojnë të dhëna sensitive, si një cenim i lirisë së informacionit, nën alibinë e “pengimit të drejtësisë”.
    “Ka pafund publikues anonimë. Sot jetojmë në kohën e web-it. Nuk jetojmë në kohën e gazetës Zëri i Popullit. Publikuesi kush është? Pronari i medias? Ai që mban platformën? Është gazetari që mban përgjegjësi? Apo të gjithë këta? Nxjerrja e një sekreti mund të pengojë drejtësinë, por edhe mund ta ndihmojë, sepse merret sikur gazetari është armik i drejtësisë!”, përfundon akademiku.
    Fuga e konsideron problematike edhe mospërputhjen e ndryshimeve të kërkuara me realitetin digjital.

    Top Channel

  • “Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga kritikon propozimet për ndryshim: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    “Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga kritikon propozimet për ndryshim: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

  • Java mbyllet me temperatura ekstreme, sot termometri pritet të shënojë 43 gradë Celsius

    Java mbyllet me temperatura ekstreme, sot termometri pritet të shënojë 43 gradë Celsius

    Kjo javë do të mbyllet me temperatura ekstremisht të larta.

    Kjo e premte pritet të shënojë temperatura të cilat kanë qenë në një trend rritës gjatë javës.
    Temperaturat këtë mëngjes kanë qenë 16 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri në 28 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

    Top Channel

  • Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

    Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

    Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara nga mungesa e ndërhyrjeve për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve pranë strukturës së saj.
    Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja u mor si masë sigurie pasi ura përbën rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është i pamundur.
    Megjithatë, nuk është dhënë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparim apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.
    Kjo situatë ndodh në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin për shkak të fluksit turistik.
    Mungesa e urës pritet të shkaktojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-daljet e Lezhës, duke ndikuar në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve.
    Tv Klan

  • ”Ura e Zogut” mbyllet përfundimisht

    ”Ura e Zogut” mbyllet përfundimisht

    Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin. Vendimi ka ardhur pas dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, kjo të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.
    Mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.

    Kjo situatë vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot-Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik. Mungesa e urës pritet të krijojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve.