Tag: mbyllet

  • “Dita më e bardhë, kur të mbyllet SPAK! Janë pisa me telekomandë!”/ Përplasje e ashpër në emision. Ja debati

    “Dita më e bardhë, kur të mbyllet SPAK! Janë pisa me telekomandë!”/ Përplasje e ashpër në emision. Ja debati

    Andi Bushati dhe Pano Soko, janë përplasur ashpër gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me mbarimin e mandatit të Dumanit dhe të ardhmen e SPAK.  
    Bushati tha se dita më e bardhë në Shqipëri, do të jetë kur SPAK të mbyllet, pasi ka shkatërruar demokracinë, ndërsa Soko deklaroi se SPAK ka arritur disa suksese nën drejtimin e Dumanit.  
    Debati:  
    Andi Bushati: Kjo çështja që këtyre të SPAK u mbaron mandati, mos mbetemi pa SPAK, do të jetë dita më e bardhë në Shqipëri, kur të mbyllet SPAK! 
    Ylli Rakipi: Tallesh? Se këtë do edhe politika. 
    Andi Bushati: Unë dua që çdo njeri që ka vjedh edhe një cent, të shkojë para drejtësisë, jo përballë ca pisave me telekomandë. A kanë bërë drejtësi këta? Problemi është që këtyre deri tani, dy çështje që kanë çuar në Strasburg, kanë rënë. Shpejtësia do të vazhdojë. Se si veprojnë do ti shohim. Sa më shumë kohë kalon, do të bindemi, që sa më shpejt të mbyllet, aq më të shpëtuar jemi të gjithë. 
    Pano Soko: SPAK merret me 5 mijë vetë në këtë vend. Ne 2 milionë e 400 mijë të tjerët nuk kemi punë me SPAK. Berisha, Rama, Meta, Veliaj, shpëtojnë po u mbyll SPAK.  
    Andi Bushati: Ata janë njerëz që vendosin për të gjithë. 
    Pano Soko: SPAK ka bërë gjëra që nuk i kemi menduar. 
    Andi Bushati: Nuk e kisha menduar edhe unë që mund të pillej një monstër që të shkatërrojë demokracinë me këtë shpejtësi, që do të ringjallej Aranit Çela… 
    Pano Soko: Nuk besoj se do ta kapë njeri standardin e Dumanit, aq lart sa ka shkuar. 
    Andi Bushati: Kurrë mos e kaptë drejtësinë politike. 
    Pano Soko: Atëherë hajde mbajmë Ramën dhe e konsolidojmë dhe gjithë të tjerët, që sot janë në burg. Ai ka nisur rakinë ai djali. Tjetri i falet Zotit. 
    Andi Bushati: Duke u përdorur si vegël politike, ndikon te jeta ime dhe e jotja. 
     

  • Mbyllet përkohësisht Odeoni i Herodes Aticus, simboli antik i artit pranë Akropolit

    Mbyllet përkohësisht Odeoni i Herodes Aticus, simboli antik i artit pranë Akropolit

    Një nga monumentet më të famshme të lashtësisë greke, Odeoni i Herodes Aticus, do të mbyllet pas përfundimit të sezonit artistik të këtij viti për një projekt restaurimi që do të zgjasë rreth tre vite.

    Lajmi është bërë publik nga Ministria e Kulturës së Greqisë, e cila njoftoi se nga mesi i tetorit teatri i gurtë, i ndërtuar në shpatin jugperëndimor të Akropolit, nuk do të jetë më i aksesueshëm për publikun.

    Shfaqja e fundit në këtë skenë ikonike do të mbahet më 16 tetor, me protagoniste kompozitoren e njohur greke Evanthia Reboutsika dhe një orkestër simfonike nga Stambolli, e specializuar në interpretimin e muzikës së filmave dhe veprave klasike.

    Struktura gati 1,900-vjeçare do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të thella për të riparuar dëmet e shkaktuara nga koha, lagështia dhe restaurimet e hershme, që kanë ndikuar në stabilitetin e saj. Efektet e mikroorganizmave mbi gurët antikë janë ndër problemet më shqetësuese që do të trajtohen nga ekspertët.

    Punimet do të përfshijnë forcimin e mureve, modernizimin e hapësirave prapa skenës, si dhe rishikimin e elementeve të strukturës, gjithçka nën drejtimin e një ekipi specialistësh nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës.

    Odeoni, i ndërtuar rreth vitit 160 pas Krishtit nga Herodes Aticus në nder të bashkëshortes së tij të ndjerë, Regilla, ka qenë prej vitit 1955 skena kryesore e Festivalit të Athinës, duke pritur disa nga artistët më të njohur botërorë – nga Maria Callas dhe Frank Sinatra, deri te Luciano Pavarotti, Sting dhe Foo Fighters.
    Rihapja e teatrit është planifikuar për vitin 2028.

    Por Odeoni nuk është i vetmi monument që do të mbyllet këtë tetor. Edhe Kanali i Korintit, një tjetër vepër historike që lidh Gadishullin e Peloponezit me Greqinë kontinentale, do të ndërpresë përkohësisht qarkullimin e anijeve nga 14 tetori, për të mundësuar fazën përfundimtare të restaurimit të shpatit.

    Ky kanal, i gjatë 6.3 kilometra dhe i hapur rreth 140 vjet më parë, shërben si rrethrrotullim i rëndësishëm detar dhe atraksion turistik, duke shkurtuar ndjeshëm distancën mes Detit Adriatik dhe atij Jon, edhe pse përdoret vetëm nga anije me gjerësi më të vogël se 17 metra.

    Dëshira për të kapërcyer istmin e ngushtë të Korintit daton që nga lashtësia. Në atë kohë, anijet transportoheshin mbi një rrugë prej guri, të quajtur “Diolkos”, ku lëviznin me karroca përmes një shtegu rreth 6 kilometra që lidhte Gjirin e Korintit me Gjirin Saronik.

    FOTO GALERI: 

  • Berisha flet me emra: Është në dosjet belge, s’do mbyllet kurrë! Ja kush ishte në takimin e Arubës. Për Ramën di që…

    Berisha flet me emra: Është në dosjet belge, s’do mbyllet kurrë! Ja kush ishte në takimin e Arubës. Për Ramën di që…

    Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë. 
    Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar. 
    I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane. 
    Sali Berisha: Thuhet që në Aruba ka qenë Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian bazuar në interceptimet e dosjes italiane. SPAK e mban të fshehtë. Duhet ta marrim vesh nga belgët, italianët dhe Dumani që kërkonte të zgjaste mandatin, i mbante të fshehta. 

  • Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli.

    Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm.
    Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.

    Top Channel

  • Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, mbyllet një nga pikat më atraktive të Kretës

    Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli.

    Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm.

    Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.

  • Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive turistike

    Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive turistike

    Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli.

    Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm.
    Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.

  • Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

    Turistë me “detyrim”/ Të huajt e arrestuar për drogë duhet të paraqiten disa herë në Shqipëri deri sa gjyqi të mbyllet

    Së bashku me familjen, francezi Kerim Korum mbërriti në Shqipëri në datën 8 gusht.

    Erdhi si turist dhe vizitoi disa qytete bashkë me të ëmën derisa u arrestua në zonën e ish-bllokut.
    Në një kontroll rutinë policia i gjeti me vete 5 gramë hashash. Për policinë Kerim ishte turisti i radhës i gjetur me drogë, kurse për gjykatën ai ishte  përdoruesi i radhës që duhej liruar ndaj urdhëroi detyrim paraqitje.
    Një masë që siç edhe shtetas të tjerë të huaj, ose i mban në Shqipëri derisa gjykimi mbyllet, ose përfundojnë të larguar pa adresë. Avokati i Kerim premton se mbasi 19 vjeçari të mbyllë pushimet e verës, do kthehet sipas kalendarit një herë në muaj detyrim paraqitje në Shqipëri derisa gjyqi të mbyllet.
    Drejtoria e përgjithshme e burgjeve deklaron shifra të larta të të burgosurve që veç krimit që kanë kryer rezultojnë të jenë përdorues.
    “Ka nga të gjitha moshat, jo vetëm të mitur dhe të rinj, por edhe mosha nga 60 dhe 70 vjeç që përdorin kokainë”-shprehet avokati Erjon Kullolli.
    Zyrtarisht nuk ka një shifër të rifreskuar se sa është numri i përdoruesve në Shqipëri.
    Mesatarisht vetëm në Tiranë ndalohen çdo ditë katër deri në gjashtë persona që konstatohen me doza droge, për të cilët më pas gjykata urdhëron masa të lehta. Burgjet konfirmojnë se aktualisht në qeli trajtohen me metadon 118 përdorues droge.

    Top Channel

  • ‘Po mbyllet dritarja e fundit’ për të shmangur urinë në Gaza, thirrja urgjente e OKB-së drejtuar Izraelit

    ‘Po mbyllet dritarja e fundit’ për të shmangur urinë në Gaza, thirrja urgjente e OKB-së drejtuar Izraelit

    “Nuk kemi shumë kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të urisë në Gaza”, tha një zyrtar i lartë i OKB-së, duke i bërë thirrje Izraelit të lejojë shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në enklavën e shkatërruar nga lufta.

    Sipas agjencisë globale të monitorimit të urisë, qindra mijëra palestinezë janë tashmë në rrezik të urisë në zona që përfshijnë Qytetin e Gazës, qendrën më të madhe urbane të enklavës, ku Izraeli thotë se ka nisur një ofensivë kundër Hamasit

    Izraeli, i cili ndaloi rrjedhën e ndihmës humanitare për 11 javë, nga marsi deri në mesin e majit, ka thënë se po bën më shumë për të lejuar hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës në enklavë për të parandaluar mungesat e ushqimit, megjithëse agjencitë ndërkombëtare thonë se nevojitet më shumë.

    “Ekziston një dritare e ngushtë, deri në fund të shtatorit, për të parandaluar përhapjen e urisë në Deir al-Balah në Gazën qendrore dhe Khan Yunis në Gazën jugore. Dritarja tani po mbyllet me shpejtësi”, tha shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher.