Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë të ndërkombëtarëve, prej orës 09:00 deri në orën 14:50, ku kanë paraqitur platformat e tyre dhe kanë prezantuar punët dhe dosjet që kanë hetuar ndër vitet e karrierës.
Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, dhe do të ketë një rregullore të re. Votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit.
Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.
Tag: mbyllet
-

Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin
-

“Asnjë fluturim”/ Trump: Hapësira ajrore e Venezuelës do të mbyllet
Bota E Shtunë, 29 Nëntor 2025 14:16
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë përmes rrjetit të tij social Truth Social, duke njoftuar se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të mbyllet plotësisht.
Në postimin e tij, Trump ka theksuar se ky vendim vlen për të gjitha linjat ajrore dhe pilotët, por gjithashtu ka përfshirë edhe tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që ta konsiderojnë këtë hapësirë ajrore si të mbyllur në tërësi.“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi ta konsideroni hapësirën ajrore sipër dhe përreth Venezuelës të mbyllur në tërësi. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP”, shkroi ai.
Ky njoftim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Venezuelës mbeten të tensionuara, duke shtuar edhe më tej pasigurinë për transportin ajror dhe aktivitetet ndërkombëtare në rajon.
-

SHBA godet përfundimisht industrinë serbe të naftës, Vuçiq: Rafineria mbyllet në fundjavë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se shteti nuk ka marrë sinjal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me çështjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe se rafineria do të mbyllet të shtunën ose të dielën.
“Ne të shtunën ose të dielën dalim nga ‘ecja e qetë’. Atëherë, me shumë gjasë, rafineria duhet të mbyllet. Nuk kemi marrë sinjal nga SHBA-ja se do të marrim licencën për të rinisur prodhimin e derivateve të naftës. Por çfarë të bëjmë”, tha udhëheqësi serb në një paraqitje të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Ai tha se, bazuar në informacionet që disponon Beogradi, OFAC ishte në pritje të miratonte dhënien e licencës, por vendimi ende po pritet nga Departamenti i Shtetit, raporton nova.rs.
Ende nuk ka një vendim. Kjo na vë në një pozitë të vështirë. Jemi të përgatitur. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen as për ngrohjen, as për energjinë elektrike, as për pikat e karburantit. U kemi thënë që të na japin kohë që t’i japim kohë pronarit të vërtetë të shesë pronën e tij, dhe keni garancitë tona se gjithçka do të jetë ashtu siç keni kërkuar. Nëse kjo nuk ju mjafton, atëherë kam frikë se pas gjithë kësaj fshihen gjëra të tjera”, deklaroi Vuçiq.Ky i fundit kujtoi se sot është dita e pesëdhjetë që asnjë litër nafte nuk ka kaluar nëpër naftësjellësin e Janaf-it, por se askush në Serbi nuk ka ndier apo parë asnjë problem.
Ndryshe, NIS u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së më 10 janar për shkak të të ashtuquajturit “rrezik dytësor”, pra pronësisë me shumicë ruse.
Sanksionet e SHBA-së synojnë, ndër të tjera, parandalimin e financimit të luftës në Ukrainë, përmes parave që vijnë nga kompanitë ruse të energjisë. -

Mbyllet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Berisha zbulon: Deri në shkarkimin e Ramës dhe Ballukut
Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur.
Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kjo protestë do të zgjasë çdo javë deri sa kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku të japin dorëheqjen.
Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë folën gjithashtu deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe disa protestues
Protesta ishte e qetë, në të cilën nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. -

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura.
45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi.
Lajmi i vetëm i mirë është që paralelisht Anglia po fiton ndeshjen e saj ndaj Serbisë, me pjesën e parë të mbyllur 1-0 për “Tre Luanët”, falë golit të Bukayo Saka.
Aktualisht, Shqipërisë do t’i duhej vetëm një gol për të hyrë zyrtarisht në playoff-in e Botërorit. -

Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, procesi i votimit mbyllet në orën 18:00
Procesi i votimit për vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ka filluar që në orën 7 në 473 qendrat e votimit, sipas orarit zyrtar, ndërsa votimi pritet të mbyllet në orën 18:00.
Në shumë prej qendrave të votimit ka pasur gabim në printimin e materialeve ku afishohet orari i votimit, ku është shkruar se procesi përfundon në orën 19:00, ndërkohë që me ligj kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetor deri më 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
Prej ditës së djeshme në qendrat e votimit është shpërndarë materiali nga KQZ ku KZAZ janë njoftuar për orarin zyrtar. -

Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, sa parashikohet të arrijnë temperaturat
Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Ditën e sotme do të ketë alternime të vranësirave dhe motit të kthjellët.
Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7m/s, duke krijuar në brigjet detare 3 ballë.Top Channel
-

Polemikat për arbitrat, Allegri: Për gabimet në favor mbyllet një sy, për ato kundër hapet edhe i treti…
27 Tetor 2025
13:33
Alfred Lleshi
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, komentoi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Atalantës edhe çështjen e polemikave mbi arbitrat: “Duhet të shkojmë përpara, nuk mund të kthehemi pas. Arbitrimi është i vështirë, sidomos në këtë futboll me ritëm të shpejtë.
VAR ka përmirësuar shumë gjëra, por kur situatat bëhen subjektive lindin debate. Arbitrat duhet të lejohen të gjykojnë, edhe ata gabojnë si të gjithë ne. Duhet pak më shumë qetësi. Kur gabimet janë në favor, mbyllet një sy; kur janë kundër, hapet edhe i treti. Disa arbitra janë të rinj, iu duhet eksperiencë, por gjithçka do të rregullohet”.
Allegri shtoi: “Duhet të shohim vetëm lojën tonë. Vendimet e arbitrave pranohen si të mira, ashtu edhe të këqija. Gabimet njerëzore janë normale. Unë gjithashtu kam momente të nervozizmit, por duhet të përpiqem të kontrollohem”.
