Tag: mbyllen

  • Berisha thirrje diasporës: 11 Maji është kushtrim ndaj çdo shqiptari për të shpëtuar Shqipërinë

    Berisha thirrje diasporës: 11 Maji është kushtrim ndaj çdo shqiptari për të shpëtuar Shqipërinë

    Gjatë fjalës së mbajtur në Selanik, lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që janë, që në 11 maj të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë.
    ‘Ky është një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë’, theksoi Berisha.
    Pjesë nga fjala
    Të dashur miq, Shqipëria këto 12 vite ka njohur të këqija që nuk i mban vendi në tërë historinë e saj. Asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë zi buke, nuk ka arritur në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, siç ka arritur regjimi i Edi Ramës.
    Dhe ju jeni dëshmitarë, se ai arriti me dhunë, arriti me varfëri, arriti me përçmimin dhe me poshtërim të shqiptarëve.
    Të dashur miq, qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.
    Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindshmërinë më të ulët në botë.
    Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shndërruan shkollat miq, si dikur zyrat e kooperativës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur.
    Po, shkollat? Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen? Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës.
    A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë.
    Zoti bekoftë votën tuaj, por Shqipëria ka nevojë për qindra mijë nga ju që të vërshoni drejt saj e më 11 maj të firmosni që t’i riktheni rininë Shqipërisë.
    Firmosni për të rikthyer demokracinë, që askush të mos mendojë me të marrë mandatin e deputetëve apo të arrestojë krerët e opozitës që të fitojë.

  • Hotelet në zonat malore mbyllen gjatë dimrit, referencat duhet të studiohen më mirë

    Hotelet në zonat malore mbyllen gjatë dimrit, referencat duhet të studiohen më mirë

    Bizneset turistike në zonat malore kërkojnë që referencat e vendosura nga qeveria për shfrytëzimin e kapaciteteve të hoteleve të rishikohen për muajt e dimrit.

    Fatmir Berishta thotë se periudha e sezonit në zonat malore, konkretisht në Theth është gjatë mujave Prill-Tetor. Më pas hotelet sipas tij mbyllen pasi numri i turistëve është i kufizuar dhe nuk e justifikon qëndrimin hapur të tyre.

    “Ne ende nuk jemi të qartë për ketë vendim. Sezoni për ne nuk ka nisur ende në Theth. Për sezonin veror ne jemi dakord me referencat në masën 65 % si një normë dysheme. Por në dimër kjo masë prej 30% e shfrytëzimit është jo realiste. Ne i mbyllim hotelet në dimër, pasi nuk kemi turistë. Madje këto dy vitet e fundit e kemi bërë me rotacion që disa prej hoteleve të qëndrojnë hapur vetëm që tu shërbejmë atyre pak vizitorëve”, tha Berishta në Vizion Plus.

    Ky është viti i parë i zbatimit ndaj dhe ky sezon do të jetë një test edhe për bizneset turistike.

  • Rama: Negociatat të mbyllen deri në 2027, dera e BE nuk rri e hapur pafundësisht

    Rama: Negociatat të mbyllen deri në 2027, dera e BE nuk rri e hapur pafundësisht

    Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027, tha kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë për Shqipërinë 2030 në BE.
    ”Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtimin e 38 negociatorëve të ndarë në grupe duhet të negociojnë çdo lloj gjëje për të bërë marrëveshjen deri në 2027 që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Nga ana tjetër janë 1 mijë të tjerë që merren me çdo detaj me zogjtë, peshqit, kafshët, pemët, ujërat, industrinë, shëndetësinë, me drejtësinë, të gjitha, çdo gjë që lidhet me shtetin.

    Këto negociata deri në 2027 janë negociatat më të shpejta në historinë e BE-së pas një rasti shumë të veçantë që ka qenë Finlanda që i ka bërë për një vit. Tre vjet negociata se mund t’u thonë çfarë është kjo histori ka 12 vjet Edi Rama thotë se do ju çojë në BE dhe tani thotë më jepni katër të tjera se 12 nuk më dolën. Po Mali i Zi që ishte shumë përpara nesh kur morëm detyrën në 2013 i kishte filluar negociatat në 2012 pse nuk është në BE. Meqë e ka fajin këtu Edi Rama, po Maqedonia e Veriut që është bërë kandidate në 2005”.

  • Rama: Legalizimet mbyllen në 2028! Lideri socialist premton edhe pension minimal 200 euro

    Rama: Legalizimet mbyllen në 2028! Lideri socialist premton edhe pension minimal 200 euro

    Nga Cërriku gjatë një takimi më fermerët, kryesocialisti Edi Rama premtoi se brenda 2030 pensioni minimal do të shkojë 200 euro.
    “Na ra goja duke iu thënë njerëzve që mos e hani karamelen që në sipërfaqe është e ëmbël, por në brendi është e hidhur të marrjes së pagave në dorë. Të duket sikur merr pak më shumë por në fakt po i bën gropën vetes kur të dalësh në pension. Ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin. Kjo ka sjellë të rritet në mënyrë të ndjeshme kontributi në sigurime shoqërore. Në Shqipërinë 2030, synojmë që minimumi, kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, pensionin minimal 200 euro për të gjithë që është ajo që thatë ju”, tha Rama.
    Sa i përket legalizimeve, Rama  njoftoi se do të mbyllen të gjtiha brenda viti 2028.

    “Janë kryer 270 mijë legalizime. Kanë mbetur edhe rreth 60 mijë tjera, sepse janë shumë. Duam që të mbyllet bashkë me inventarizimin përfundimtar të pronës në 2028, dhe për këtë arsye kemi futur edhe bashkitë në lojë, që ta mbyllim këtë proces. Shpresoj shumë që kush ka pritur gjatë nuk do presin më aq sa ka pritur, por duhet edhe pak durim. Kur ne kemi marrë detyrën janë bërë 21 mijë legalizime, dhe një pjesë e tyre ishin kriminale komplet, të paimagjinueshme”, tha Rama.
    Në mbyllje, Rama iu bëri thirrje fermerëve të Cërrikut për investime të përbashkëta duke argumentuar se bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre projekteve./vizionplus.tv

  • Java e 34-të e Abissnet Superiore nis me emocione dhe gola në pjesët e para

    Java e 34-të e Abissnet Superiore nis me emocione dhe gola në pjesët e para

    Sfidat e javës së 34-të në Abissnet Superiore po zhvillohen njëkohësisht, duke sjellë emocion që në minutat e para në disa prej stadiumeve kryesore të vendit.
    Në “Elbasan Arena”, skuadra vendase ka kaluar në avantazh ndaj Bylisit falë një goli me kokë nga Kristi Qose, ish-mesfushori i Kombëtares. Asisti erdhi nga Bledar Lila, me verdheblutë që mbyllën pjesën e parë në epërsi 1-0.

    Në Shkodër, Vllaznia është duke udhëhequr ndaj Dinamos. Goli i vetëm i pjesës së parë u realizua nga Klinti Qato në minutën e 26-të, duke i dhënë avantazhin vendasve para pushimit.
    Në Korçë, një duel vendimtar për mbijetesën po luhet mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët kaluan në epërsi në minutën e 35-të me golin e radhës të sulmuesit të tyre kryesor, Saleh Nasr. Edhe kjo sfidë u mbyll 1-0 në 45-minutat e para.
    Ndërkohë, në dy takimet e tjera – Partizani ndaj Egnatias dhe Teuta përballë Laçit – munguan golat dhe pjesët e para u mbyllën pa rrjeta të tundura, 0-0.

  • Vr*sja e Eglit, mbyllen hetimet. Dalin në gjyq 4 të pandehurit

    Vr*sja e Eglit, mbyllen hetimet. Dalin në gjyq 4 të pandehurit

    Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Egli Progës, mbi 4 të akuzuarit dhe pritet që ditën e sotme të bëjë komunikimin në IEVP ndaj të pandehurve. Ata më pas do të përballen me akuzat e ngritura dhe provat e grumbulluara nga hetuesit në gjykatë.
    Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi.

    Vijon hetimi për shpërdorim detyre për punonjësit e policisë dhe çështja është ndarë. Egli Proga la pas dy fëmijë, kur u vra mbrëmjen e 10 gushtit të vitit të kaluar në afërsi të vendit quajtur “Agjencia”, tek rreth-rrotullimi, në lagjen nr.2 në Pogradec. Pas ngjarjes tragjike, në muajt që pasuan, u mbajtën protesta dhe akuza politike. Shkaktoi reagim të madh në media dhe opinion publik për shkak se në fillim u raportua si aksidental dhe më pas u zbulua se mund të bëhej fjalë për një vrasje.