Tag: mbyllen

  • Fundi i grekëve? Mbyllen mbi 700 shkolla në Greqi pas krizës së thellë demografike

    Fundi i grekëve? Mbyllen mbi 700 shkolla në Greqi pas krizës së thellë demografike

    Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.
    Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas Greekreporter.
    Ky fenomen nuk po prek vetëm zonat rurale dhe ishujt, por edhe qendrat urbane si Athina. Popullsia e përgjithshme e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 pritet të jetë rreth 1.21 milion, një rënie prej më shumë se 150,000 nxënësish krahasuar me vitin 2018-2019.
    Rënia e lindshmërisë, emigracioni dhe plakja e popullsisë janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë krizë arsimore, që për shumë ekspertë përfaqëson një kërcënim serioz për të ardhmen demografike dhe sociale të vendit.

    Top Channel

  • Bankat gjermane po mbyllin me shpejtësi degët dhe po zvogëlojnë shërbimet

    Bankat gjermane po mbyllin me shpejtësi degët dhe po zvogëlojnë shërbimet

    Udhëtimi mesatar deri në sportelin më të afërt të bankës në Gjermani po bëhet më i gjatë, pasi bankat vazhdojnë të mbyllin me nxitim degët.

    Vitin e kaluar, bankat dhe bankat e kursimit mbyllën 1 mijë e 631 degë, ose 8.3 për qind. Një total prej 17 mijë e 870 lokacionesh mbetën, njoftoi Bundesbank, raporton KosovaPress.

    Rreth pesë për qind e degëve u mbyllën vitin e kaluar dhe gjashtë për qind në vitin 2022.

    Përveç kësaj, bankat kanë vazhduar të zvogëlojnë shërbimet personale të shtrenjta dhe intensive si pasojë e përhapjes së bankave online dhe pjesërisht e rezultateve të dobëta të biznesit të disa bankave.

    Numri më i madh i degëve, 1 mijë e 280, u mbyllën nga bankat e mëdha, të cilat tani kanë vetëm 3 mijë e 292 degë në të gjithë Gjermaninë. Pjesa tjetër janë banka kursimi, banka të ndërsjella dhe kooperativa.

    Numri i degëve të institucioneve të kreditit po bie gjithashtu, ku vetëm vitin e kaluar 35 për qind e tyre u mbyllën./kosovapress

  • Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

    Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

    Chelsea dhe PSG po luajnë në “MetLife Stadium” të New Jerseyt finalen e madhe të Botërorit të Klubeve.

    Dy skuadrat më të forta të këtij Botërori dhe me një stil krejtësisht të ndryshëm do gtë ndajnë fituesin e trofeut që me sa duket është vendosur që në pjesën e pare.
    Si për çudinë e të gjithëve është Chelsea që ka befasuar PSG-n duke e mbyllur 45 minutëshin në avantazhin e 3 golave.
    Cole Palmer shënon dy herë në portën e Donnarummës në minutat 22 dhe 30, duke i dhënë Chelseat avantazhin e dyfishtë.
    Ndërkohë që për golin e tretë është sërish Palmer protagonist por këtë here duke asistuar pë Joao Pedron në minutën e 43-të.

  • Rama: Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt

    Rama: Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt

    Gjatë takimit me kryebashkiakët ditën e sotme në Durrës, Kryeministri u ka kërkuar kryetarëve të pushtetit vendor se legalizimet duhet të mbyllen brenda mandatit të katërt të PS-së në qeveri.
    “Njeriu që i rri mbi kokë punës i rri mbi kokë punës, kësaj pune s’i keni ndejt mbi kokë, por legalizimet duhet të mbyllen. Brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Nuk ka më pronë që kthehet në pallat. Duhet të shmangim “gjelat” në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshmet, nga IMT, IKMT, policia bashkiake që e ka këtë shtesën me leje po është vetë pa leje. S’mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e llozhave, s’mund të kesh një ndërtim dhe të bësh shtesë pa leje. Shembjen e pastrimin duhet ta bëjë shteti, kush bën pa leje shtesë mbi shtesë duhet të paguajë shumë shtrenjtë. Atyre që merren me ndërtime, po u them mos t’i marrin në qafë administratorët e kantiereve. Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit. Atyre në fshat për një avlli u shfaqet polici në derë, kurse për ata që fitojnë miliona s’ka polici, gjykatë jo. Kjo do të vijojë siç ka filluar”, ka thënë Rama.

  • “Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

    “Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

    Në takimin që po mban në Vlorë me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama u ndal përsëri tek Vlora, ku përmendi një fakt të pakonceptueshëm sipas tij, atë të zaptimit të trotuareve.
    Në fjalën e tij, kreu i kabinetit qeveritar ndër të tjera theksoi edhe se legalizimet duhet të mbyllen sa më shpejtë.
    “Ndërkohë qytetarëve ju duhet trotuari sepse ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme dhe mbase ka ndodhur edhe në qytete të tjera, por kur ma thoshin njerëzit më dukej sikur ishte një nga ato hiperbolat vlonjate që kanë hipotekuar trotuaret, se kanë legalizuar tendat. Do ti që ishte e vërtetë kjo. Një gjë e pakonceptueshme. Kjo punë duhet të mbyllet. Legalizimet duhet të mbyllen. Do t’i mbyllim brenda mandatit të 4. Kemi vënë objektiv 2028, duhet të bëjmë brenda 2028. Njerëzit duhet të marrin përfundimisht legalizimet. Nuk ka proces, proces për tenda e barake që pastaj kthehen në pronë e lokale, nuk ka!  Të kesh taksën zero dhe të marrësh”, tha Rama.
    Kryeministri shtoi se janë ato biznese që nuk paguajnë asnjë taksë të cilët kërkojnë që të shtrijnë punë e tyre edhe në trotuare, gjë që sipas tij nuk do të ndodhë më.
    “Një gjë dua t’ju them këtyre që kanë këto lokalet. E kanë taksën zero nga shteti si biznes i vogël edhe pse një pjesë e madhe e tyre bëjnë si biznes i vogël dhe nuk janë biznes i vogël, por kjo do të zgjidhet. Por ama të kesh taksën zero e TVSH zero dhe të hapesh të marrësh trotuarin e parë dhe të dytin dhe pastaj të thuash po më pengojnë, nuk ka për të ndodhur. Dhe për më tepër të futet legalizimi në mes”, tha Kryeministri.
    Kreu i qeverisë ndër të tjera theksoi se kush bën pa leje shtesa do ta paguajë shumë shtrenjtë, teksa shtoi se ato që nuk zbatojnë lejet e ndërtimit do të shkojnë në burg.
    “Kush bën pa leje shtesë mbi shtesë do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Atyre që merren me ndërtime ju them që mos merrni në qafë administratorët e kantiereve. Do të shkojnë të gjithë në burg për moszbatim të lejeve dhe për ndërtim pa leje brenda lejes”, tha Rama.

  • “Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt”, Rama: Të shmangim ‘gjelat’ në prokurori dhe gjykata! Goditje për të mëdhenjtë

    “Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt”, Rama: Të shmangim ‘gjelat’ në prokurori dhe gjykata! Goditje për të mëdhenjtë

    “Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt”, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit.

    Sipas kryeministrit duhet të shmangen ‘gjelat’ në prokurori dhe gjykata, ndërsa i referohet prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli.
    Rama: Njeriu që i rri mbi kokë punës i rri mbi kokë punës, kësaj pune s’i ka ndejt mbi kokë, legalizimet duhet të mbyllen, do t’i mbyllim brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Pronë që kthehet në pallat. Duhet të shmangim gjelat në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshmet, nga IMT, IKMT, policia bashkiake që e ka këtë shtesën me leje po është vetë pa leje. S’mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e llozhave, s’mund të kesh një ndërtim dhe të bësh shtesë pa leje, shembjen pastrimin duhet ta bëjë shteti, kush bën pa leje shtesë mbi shtesë duhet të paguajë shumë shtrenjtë, atyre që merren me ndërtime po u them mis ti marrin në qafë administratorët e kantiereve. Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit. Atyre në fshat për një avlli u shfaqet polici në derë, kurse për ata që fitojnë miliona s’ka polici, gjykatë jo. Kjo do të vijojë siç ka filluar.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Mbyllën një 20-vjeçare në një apartament në Astir, arrestohet Skerdi Sinaj në kërkim Joni Sadikaj

    SYRI TV/ Mbyllën një 20-vjeçare në një apartament në Astir, arrestohet Skerdi Sinaj në kërkim Joni Sadikaj

    Pas arrestimi të Skerdi Sinës ditën e djeshme, teksa tentoi t’i ikte policisë është zbardhur dhe emri i personit tjetër që ishte në makinë me të dhe po drejtonte mjetin tip Audi. Bëhet fjalë për Joni Sadikaj, një emër jo pak i njohur për policinë. Sadikaj ashtu si Sina është në kërkim për ngjarjen e muajit janar në zonën e Astirit ku dyshohet se mbyllën në një apartament një vajzë. Atë kohë, Sadikaj së bashku me 4 shokë të tij, kishin kaluar natën me dy vajza duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike dhe më pas e mbyllën në banesë 20-vjeçaren.

    Syri tv

    Ky është moment kur forcat e policisë arrestojnë Skerdi Sinën, personi i cili ishte të mërkurën në mjetin tip audi që tentoi ti largohej policisë.

    Gjithashtu është zbuluar identiteti i personit tjetër i cili udhëtonte pasditen e së mërkurës së bashku me Skerdi Sinën në mjetin tip Audi. Burime nga policia bëjnë me dije se personi që drejtonte mjetin dhe që ka mundur t’i shpëtojë policisë është Joni Sadikaj, një person me precedentë penalë dhe në kërkim nga policia e Tiranës që në janar të këtij viti. Ndërkohë blutë kanë gjetur dhe një armë e cila është hedhur në tokë dhe dyshohet se i përket njërit prej dy personave. Joni Sadikaj është në kërkim pasi akuzohet se së bashku me Skerdi Sinën dhe disa persona të tjerë mbyllën në një apartament një vajzë 20-vjeçare. 20-vjeçarja ishte e dashura e Sadikaj dhe ishte njohur me të prej disa ditësh.

    Ngjarja ndodhi në 10 janar, kur vajza 20-vjeçare telefonoi prindërit duke i thënë se ishte marrë peng dhe prindërit më pas lajmëruan policinë, e cila pas negociatash të shumta mund të nxjerrë nga banesa vajzën. Nga hetimet rezultoi se joni Sadikaj kishte marrë dy apartamente me qira ditore dhe se bashku me 4 djem të tjerë kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike se bashku me dy vajza. Gjatë kontrollit në banesat e marra me qira blutë atë kohë gjetën 2 armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Joni Sadikaj është një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia.

  • Suksesi i Ramës: Të zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë dhe…

    Suksesi i Ramës: Të zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë dhe…

    Gjatë vitit të kaluar, 27 biznese me mbi 50 punonjës u mbyllën ose ranë poshtë pragut të punësimit 50+ prej vështirësive që ka krijuar rënia e euros dhe sfidat demografike në qarqe.
    Të dhënat tregojnë se Elbasani humbi një të pestën e bizneseve të mëdha (-21 %), duke reflektuar vështirësitë në metalurgji, përpunim druri e fasoneri.
    Lezha, Dibra, Kukësi, Gjirokastra regjistruan rënie nga 4% në 14%, ku përveç kursit të këmbimit, tkurrja e shpejtë e popullsisë nuk po favorizon bizneset më shumë punonjës.
    Tirana që zotëron strehon 56% të totalit të bizneseve me mbi 50 punonjës përjetoi vitin e kaluar 13 falimente, kryesisht prodhues tekstilesh dhe përpunim ushqimor.
    Nga ana tjetër, Berati dhe Vlora, Durrësi dhe Korça kishin rritje në numër të bizneseve me mbi 50 punonjës si pasojë e zhvillimeve pozitive në turizëm dhe logjistikë.
    Prej dy vitesh, Euro ka humbur rreth 15% të vlerës kundrejt lekut. Ky dobësim ka rrënuar fitimet e sektorëve si fasoneria, përpunimi i metaleve, drurit dhe materialeve të ndërtimit etj.
    Teksa bizneset nuk munden të rrisin çmimet e eksporteve në tregjet e Eurozonës, nga ana tjetër kosto e pagave, energjisë dhe lëndëve të para brenda vendit u rriten prej zhvillimeve në kursin e këmbimit.
    Çdo kompani në grupin 50+ punëson mesatarisht 90-100 vetë, ndaj humbja e 27 bizneseve do të thotë rreth 2500 vende pune potencialisht të humbura.
    Përveç Euros, edhe rënia e popullsisë po ndikon në mbylljen e bizneseve me shumë punonjës në qarqe.
    Dy qarqet me rënien më të madhe të popullsisë Shkodra dhe Dibra po humbasin edhe sipërmarrjet me shumë “50+”
    Emigrimi i grup-moshave 20-40 vjeç ka boshatisur bazën e punëtorëve të tekstilit, përpunimit ushqimor dhe drurit. Kompanitë po përballen me vonesa të porosive dhe rritje pagash për të mbajtur stafin. Me pak banorë dhe ekonomi më të vogël, degët bankare në Dibër e Shkodër kanë zvogëluar portofolin e kredisë në disa qarqe, teksa falimentet po rriten.

  • Dështon edhe seanca 27-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

    Dështon edhe seanca 27-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

    Ka dështuar për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
    Edhe përpjekja e 18 për të ngritur komisionin për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë dështoi, pasi për të votuan pro vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerët e saj të vegjël.
    Ndërsa jashtë Kuvendit pati protesta simbolike me qytetarë që mbyllën në mënyrë simbolike derën e hyrjes së Kuvendit, në mënyrë që deputetët të mbyllën brenda deri në zgjidhjen e situatës.

  • Integrimi, Rama: Nuk e them unë që në 2027 mbyllen negociatat, BE na ka hapur derën! Nuk është iluzion

    Integrimi, Rama: Nuk e them unë që në 2027 mbyllen negociatat, BE na ka hapur derën! Nuk është iluzion

    Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Repolitix” në Report TV, tha se nuk është ai që ka thotë se negociatat do të mbyllen në vitin 2027, por BE. Në përgjigje të një pyetje që bëri analisti Arjon Sulo, i cili përmendi një deklaratë të ish-kryenegociatorit të Shqipërisë në BE Zef Mazi se mbyllja e negociatave në vitin 2027 është një iluzion, Rama tha se këtë periudhë e kanë me plan dhe kalendar në tryezë.
    “Nuk e them unë se në 2027 do të mbyllim negociatat. Zef Mazi është miku im, njeriu që ka qenë kryenegociator në fazën e parë por ka kohë që ka dalë informacion dhe nuk ka ndoshta updetuar informacionin. Këtë e kemi në tryezë me plan dhe kalendar.
    Nuk ka asnjë por. Në tryezë me BE ne kemi kalendarin dhe plani i dakordësuar me ata është që ky është kalendari, ja kjo është rruga për të mbyllur negociatat brenda 2027. Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë më përpara. Nuk është hapur dera më përpara.”, tha Rama.
    Më tej, Rama tha se BE unanimisht jo vetëm që nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet. Teksa analisti i përmendi Malin e Zi, kryesocialisti tha se vendi fqinj i ka nisur prej vitesh negociatat dhe ende nuk i ka mbyllur, ndërkohë që Shqipëria në kaq pak kohë ka bërë përparim të madh.
    “Nuk është hapur dera për Shqipërinë asnjëherë më përpara sot është hapur. Ta shpjegoj edhe Malin e Zi. Dera nuk ka qenë e hapur më përpara. Këtë muhabet mund ta bësh ti, Zefi e kushdo tjetër përpara kësaj faze. Mund të thoshin ore shiko ju këtë thoni, ata këtë thonë por ndërkohë ja ku janë negociatat. Sot jemi në kushte të tjera. Kushtet e reja janë këto. E para BE unanimisht jo vetëm nuk e refuzon më idenë e zgjerimit por edhe e mbështet”, u shpreh Rama.