Tag: mbyllen

  • Shumica i përdorin aty ku s’duhet, ja kur duhet të vihen thonjëzat…

    Shumica i përdorin aty ku s’duhet, ja kur duhet të vihen thonjëzat…

    Nga Rami Memushaj

    Thonjëzat janë shenja grafike që tregojnë se fjalët ose fjalitë e mbyllura në to nuk janë të një natyre me tekstin. Në praktikën shqipe të shtypshkrimit përdoren dy lloje thonjëzash: të traditës (« ») dhe më të rejat ( ˵˶).

    Këto të fundit mund të jenë dyshe ose njëshe. Kur në një tekst me citate, citime, ligjëratë të drejtë, tituj botimesh, emra ose emërtime të përveçme, ka edhe shpjegime të kuptimit të një fjale apo përkthimi i një fjale shqip, mund të përdoren dy palë thonjëzash: të traditës për të parat, kurse më të rejat për shpjegimet e kuptimeve apo përkthimet e fjalëve.

    1.      Thonjëzat përdoren në ligjëratën e drejtë dhe në citime për të veçuar fjalët që riprodhohen nga fjalët e autorit ose nga teksti ku janë futur (shih f.259-264). 2.       Vihen në mes thonjëzash parullat kur jepen në tekst: Ndërkohë dje janë botuar lajme lidhur me shpërndarjen në Tiranë të trakteve që bënin thirrjen: « Të largohet mbreti nga Shqipëria ».  

    3.       Mbyllen në thonjëza fjalë të përdorura me kuptim ironik: Sidoqoftë, çdo njeri e merr me mend se, në këtë rast, mjeshtri « u zu me presh në duar ».

    Këta njerëz janë të vetëquajturit «ekspertë ». ! Shqiptarë dhe «ekspertë» !Po ekspertë në ç’degë? Në gjithë degët e botës, dhe në ca të tjera përveç të gjithëve. (F.Konica) 4.       Mbyllen në thonjëza fjalë e shprehje që janë marrë prej dikujt për t’i dhënë më shumë forcë e vërtetësi a saktësi asaj që thuhet e në raste të tjera për ta bërë më të fortë polemikën: Me anë të një antiteze në mbyllje të skicës, kur ai flet për « horizonte të reja » e «botë ylberore», autori lë të kuptohet se shpëtimi i gruas shqiptare është çështje e së ardhmes…

    5.       Mbyllen në thonjëza pseudonimet dhe nofkat:

    Për të kryer atentatin u ngarkua partizani me pseudonimin «Krokodili », i cili nuk ishte nga ai fshat. Kush e di ç’qesëndi ka ndier Musa  efendiu, kur e mësoi se e thërrisnin «Shtërg »! 6.       Mbyllen në thonjëza emrat e përveçëm a sintagmat emërore që emërtojnë: a) gazeta, revista, libra, vepra artistike: Në gusht të vitit 1884, kur doli numri i parë i revistës «Drita »-«Dituria»  revista «Flamuri i Arbrit», që drejtohej nga arbëreshi Jeronim de Rada, bënte vitin e dytë të botimit. Duke lexuar romanin «Gjenerali i ushtrisë së vdekur », spikat më së miri përpjekja e autorit për të nxjerrë nga fakti kuptimin.

    b) rrugë, shëtitore, sheshe, instituione kulturore-arsimore, ndërmarrje, anije, njësi të luftës etj,: Pas pritjes në hotel «Rogner », të ftuarit bënë një shëtitje më këmbë në shëtitoren «Dëshmorët e Kombit ». Të shtunën në stadiumin kombëtar «Qemal Stafa» u ndeshën «Partizani» dhe «Teuta». Përkujtohen betejat heroike të batalioneve partizane «Thoma Lula», «Thanas Ziko» e «Lefter Talo» dhe të njësive të tjera të kësaj brigade që lindi midis krismave. c) markat e produkteve të ndryshme, si të cigareve, pijeve, makinave etj.: Ishte një paketë e bardhë me cigare «Diamant» të mbështjella me kristaf dhe të hekurosura. Një makinë tip «Tojota » ndaloi para hotelit dhe prej saj zbritën dy të panjohur.

    e) emra konvencionalë, sidomos të sferës ushtarake: Planet «Zjarr » dhe «Shpella sekrete» ishin përgatitur me kujdes nga « Furtuna» përpara se të «arratisej».

    d) tituj, urdhëra, medalje: Për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri iu dha urdhri «Naim Frashëri» i Klasës II. Veprat e autorëve që u nderuan me çmimet e Republikës e me titujt e lartë «Artist i Popullit», «Skulptor i Popullit», etj, janë të lidhura pazgjidhmërisht me gjeninë krijuese të popullit.

    7.       Në vepra shkencore vihet në thonjëza përkthimi a shpjegimi i një fjale të huaj ose përkthimi në gjuhë të huaja i një fjale të shqipes.  Fjala kustodhi ˵roje˶ nuk mund të merret si një indic për burim prej arbërishtes së Italisë, sepse ajo ka qenë edhe e greqishtes së koinesë. (E. Çabej) Në veprën e Bogdanit hasen edhe nja dy emra të tjerë me burim foljor, si: ˵scienza, krahas të ditunë ˵instructio˶ dhe të paditunë ˵ignoranza˶… (Shkëputur nga libri “Shqipja standarde-Si ta flasim dhe ta shkruajmë nga autori Rami Memushaj) Përgatiti: ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    CHARLIE CHAPLIN: NUK NDIEJMË SA DUHET… NA MUNGON NJERËZILLËKU…

  • “Në 2026 nis mbyllja e kapitujve”, raportuesi për Shqipërinë: Ndalni sulmet ndaj SPAK!

    “Në 2026 nis mbyllja e kapitujve”, raportuesi për Shqipërinë: Ndalni sulmet ndaj SPAK!

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin europian Andreas Schieder është shprehur optimist sa I takon ecurisë së integrimit. Në një konferencë për mediat në Tiranë, ai tha se në nëntor pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli i fundit, ndërsa mbyllja e tyre do të nisë vitin e ardhshëm.
    “Nga ana teknike ka mundësi që nëntor të hapet kapitulli i fundit, që do të thotë Shqipëria ti ketë hapur dhe të jetë duke negociuar të gjithë kapitujt dhe në 2026 të jetë viti ku kapitujt të mbyllen njëri pas tjetrit. Ky është një proces shumë strikt, ne shohim nëse janë përmbushur kushtet. Mesa ndoqa kam besim që vitin e ardhshëm shumica e kapitujve do të mbyllen. Që do të thotë në 2027 të kemi mundësinë që të gjithë kapitujt të mbyllen.”
    Eurodeputeti nuk harroi të komentonte dhe punën e drejtësisë, duke i dhënë nota pozitive institucionit të SPAK.

    “SPAK është komplet i pavarur. Më i pavarur se institucionet e tjera të ngjashme në vendet e BE. Ka një nivel të lartë pavarësie, kjo shkakton shumë diskutime. Kam dëgjuar kritika nga disa nën hetim nga SPAK që e kritikojnë, që thonë se duhet të hetojë më shumë nga palët e tjera, partitë e tjera. Ne si politikanë nuk është puna të gjykosh çështjet, prandaj kemi ekspertë, prokurorë e gjyqtarë. Duhet t’ua lëmë atyre të bëjnë punën.”
    Zgjedhjet e 11 majit, Schieder i cilësoi të mirë-organizuara megjithatë apeloi që partitë të zbatojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe të mos transformojnë atë ç’ka është e shkruar në letër.
    “Sinqerisht kur shoh zgjedhjet e fundit në Shqipëri, nëse janë lokale apo parlamentare, janë të njëjtët njerëz që thonë të njëjtat gjëra për çfarëdo lloj zgjedhjesh. Ka një lloj tendence në politikën shqiptare që t’i bëjnë gjërat më dramatike seç duhet. Disa përdorin fjalë për zgjedhjet që nuk i shikon fare në raport, kam parasysh ata që i bëjnë më dramatike seç duhet. Dhe iu them shikoni dhe lexoni raportin me kujdes.”Më herët, opozita dhe mazhoranca kanë pasur qëndrime të kundërta sa i përket raportit të OSBE-ODIHR ku të majtët e cilësuan pozitive ndërsa të djathtët e quajtën raportin, më negativin që Shqipëria ka marrë sa i përket zgjedhjeve.
    /vizionplus.tv

  • Berisha: SPAK, “mburojë” e korrupsionit, dosjet e zyrtarëve po mbyllen kundrejt rryshfetit

    Berisha: SPAK, “mburojë” e korrupsionit, dosjet e zyrtarëve po mbyllen kundrejt rryshfetit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe këtë të mërkurë me sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë. Nga selia blu, përpara deputetëve, kryedemokrati ngriti akuza se dosjet kriminale mbyllen kundrejt ryshfeteve.
    “Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve. Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po. Zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi. Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.”
    Kreu i opozitës gjithashtu pretendoi se përfaqësuesit e drejtësisë ndikohen edhe nga eksponentët e qeverisë.

    “Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar. Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.”
    Rritja e nivelit të korrupsionit dhe përkeqësimi i situatës në drejtësi, për Berishën, tregon se reforma ka dështuar.
    “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Kuvend përbën ngjarjen më të veçantë dhe ndër më të rëndësishme për çdo qytetar. Sot të dhënat e padiskutueshme faktojnë dështimin dhe kolapsin e sistemit që u krijua mbi bazën e reformës së Soros.”
    Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha apeloi që deputetët të shtrojnë çdo problematikë që hasin në parlament.
    /vizionplus.tv

  • Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit në Lituani u mbyllën për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit në Lituani u mbyllën për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Aeroportet e Vilniusit dhe Kaunasit u mbyllën të premten në mbrëmje, pasi në hapësirën ajrore të Lituanisë hynë balona meteorologjike nga Bjellorusia, njoftoi Ministria e Transportit e vendit.

    Sipas autoriteteve, funksionimi i dy aeroporteve u pezullua për arsye sigurie deri të paktën në orën 22:00, pasi radarët zbuluan dhjetëra balona që po lëviznin në drejtim të territorit lituanez.
    Aeroporti i Vilniusit ishte mbyllur përkohësisht edhe më herët — të martën dhe më 5 tetor — pasi në pistë kishin mbërritur balona që transportonin cigare kontrabandë.
    Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė, njoftoi gjithashtu mbylljen e dy pikave kufitare me Bjellorusinë deri në mesditën e së dielës, siç kishte paralajmëruar më herët gjatë javës, në rast se incidente të ngjashme do të përsëriteshin.
    Në javët e fundit, funksionimi i disa aeroporteve evropiane është ndërprerë përkohësisht për shkak të pranisë së dronëve me origjinë të panjohur, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë ajrore në rajon.

    Top Channel

  • Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

    Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

    Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, njofton Alsat M. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:30 pjesëmarrja në votime ka arritur në 46.65%, duke shënuar një interes të moderuar nga qytetarët për këtë proces zgjedhor.

    Mbi 803 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë në komunat e vendit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi në përgjithësi është zhvilluar pa incidente madhore.

    Rezultatet e para të numërimit të votave pritet të publikohen brenda pak orësh, duke dhënë një panoramë fillestare të fituesve në garat lokale.

  • “Po sfidon shtetin, e mbyllën dhe e hapën prapë”/ Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal

    “Po sfidon shtetin, e mbyllën dhe e hapën prapë”/ Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë. 
    Braçe, që e raportoi edhe më herët të njëjtin rast, thotë se ‘zaptuesit’ janë rikthyer, ‘për t’i marrin shpirtin banorëve’. 
    “Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe. 
     
     

  • Jo vetëm në Shqipëri! Mbyllen mbi 700 shkolla në vendin fqinj

    Jo vetëm në Shqipëri! Mbyllen mbi 700 shkolla në vendin fqinj

    Bota E Shtunë, 6 Shtator 2025 14:19
    Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin
    Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.

    Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas Greekreporter.
    Ky fenomen nuk po prek vetëm zonat rurale dhe ishujt, por edhe qendrat urbane si Athina. Popullsia e përgjithshme e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 pritet të jetë rreth 1.21 milion, një rënie prej më shumë se 150,000 nxënësish krahasuar me vitin 2018-2019.
    Rënia e lindshmërisë, emigracioni dhe plakja e popullsisë janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë krizë arsimore, që për shumë ekspertë përfaqëson një kërcënim serioz për të ardhmen demografike dhe sociale të vendit.

  • Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

    Nuk ka nxënës, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

    Qindra shkolla në Greqi pritet të mbyllen gjatë vitit akademik 2025-2026, për shkak të rënies së numrit të lindjeve dhe uljes së regjistrimeve të nxënësve.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, nga 13,478 shkolla në të gjithë vendin, 721 do të pezullohen këtë vit pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 15 nxënësish. Pjesa më e madhe e mbylljeve prek arsimin fillor, me 324 shkolla dhe 358 kopshte që do të mbyllen, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019.
    Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e dukshme në zonat rurale, në ishuj, por edhe në qytete të mëdha si Athina. Popullsia shkollore pritet të jetë rreth 1.21 milion nxënës, mbi 150 mijë më pak se shtatë vite më parë.
    Një shkollë që pezullohet për tre vite rresht mbyllet përfundimisht, duke detyruar fëmijët, sidomos në zonat e thella, të udhëtojnë deri në 80 kilometra në ditë për të ndjekur mësimin. Zyrtarët e kanë cilësuar këtë situatë si një “Armagedon demografik.”
    Lajmi ka marrë edhe vëmendje ndërkombëtare. Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, reagoi të martën në platformën ‘X’, ku shpërndau një artikull për këtë zhvillim nga Visegrád 24, duke shkruar vetëm dy fjalë: “Vdekja e Greqisë.” Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda disa orësh dhe duke ndezur debat në rrjetet sociale.
    Kjo krizë lidhet drejtpërdrejt me rënien e lindshmërisë, emigrimin masiv të të rinjve , si dhe plakjen e popullsisë. Me një shkallë lindshmërie prej vetëm 1.3 fëmijë për grua, një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian, Greqia përballet me një problem afatgjatë që pritet të ndikojë shoqërinë dhe ekonominë për dekada të tëra. (Greek Reporter)

  • VIDEO/ Kriza demografike, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

    VIDEO/ Kriza demografike, Greqia mbyll mbi 700 shkolla

    Qindra shkolla në Greqi pritet të mbyllen gjatë vitit akademik 2025-2026, për shkak të rënies së numrit të lindjeve dhe uljes së regjistrimeve të nxënësve.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, nga 13,478 shkolla në të gjithë vendin, 721 do të pezullohen këtë vit pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 15 nxënësish. Pjesa më e madhe e mbylljeve prek arsimin fillor, me 324 shkolla dhe 358 kopshte që do të mbyllen, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019.
    Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e dukshme në zonat rurale, në ishuj, por edhe në qytete të mëdha si Athina. Popullsia shkollore pritet të jetë rreth 1.21 milion nxënës, mbi 150 mijë më pak se shtatë vite më parë.
    Një shkollë që pezullohet për tre vite rresht mbyllet përfundimisht, duke detyruar fëmijët, sidomos në zonat e thella, të udhëtojnë deri në 80 kilometra në ditë për të ndjekur mësimin. Zyrtarët e kanë cilësuar këtë situatë si një “Armagedon demografik.”
    Lajmi ka marrë edhe vëmendje ndërkombëtare. Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, reagoi të martën në platformën ‘X’, ku shpërndau një artikull për këtë zhvillim nga Visegrád 24, duke shkruar vetëm dy fjalë: “Vdekja e Greqisë.” Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda disa orësh dhe duke ndezur debat në rrjetet sociale.
    Kjo krizë lidhet drejtpërdrejt me rënien e lindshmërisë, emigrimin masiv të të rinjve , si dhe plakjen e popullsisë. Me një shkallë lindshmërie prej vetëm 1.3 fëmijë për grua, një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian, Greqia përballet me një problem afatgjatë që pritet të ndikojë shoqërinë dhe ekonominë për dekada të tëra. (Greek Reporter)