Berisha: Nuk ka gjë në botë që të mbyllë dosjen e Ramës! Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave
Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar ndaj mungesës së kryeministrit Edi Rama në seancë, duke e cilësuar atë si shenjë frike dhe shmangie nga interpelancat e kërkuara.
Berisha deklaroi se, Rama vetë ka pasur gjithmonë pasion të veçantë për t’iu përgjigjur çdo interpelance gjatë kohës së tij në qeveri, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përpiqet të justifikojë mungesën e Ramës.
“Në përgjigje të trillimit që bëri parafolësi që nuk jam paraqitur në seanca, kam pasur një pasion të veçantë për t’iu përgjigjur çdo interpelance që është bërë.
Dhe ky pasion nuk ndikohet as nga personi, as nga tematika.
Po ju nuk keni faj.
Ku e keni Ramën?
Ku e keni?
Pas Lubisë, ku e keni?
A e kuptoni që është bërë gaz?
Ku e keni?
A e kuptoni se ku jeni katandisur?
Nuk guxon me ardhë në parlament.
Ai dhe Lubia nuk guxojnë të dalin para shqiptarëve nga ky parlament.
Ju keni rënë, ju kot votoni, kot sillni ligje e buxhete, etj.
Ju keni marrë fund.
Frika e tij ka kufi vetëm qiellin.
Po zhvillohet një betejë, do ua deshifroj pak më vonë betejën që po zhvillohet.
Po gjë në botë që të mbyllë dosjen e tij nuk ka.
Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave”, u shpreh Berisha.
Tag: mbyllë
-
Berisha: Nuk ka gjë në botë që të mbyllë dosjen e Ramës! Prandaj nuk guxon të vijë t’u përgjigjet interpelancave
-

Polonia do të mbyllë konsullatën e fundit ruse pas sabotimit në hekurudhë
Polonia ka njoftuar se do të mbyllë konsullatën e fundit ruse në qytetin verior polak të Gdanskut, pas sulmit ndaj një linje hekurudhore nga Varshava për në Ukrainë, duke fajësuar Moskën për incidentin.- Advertisement –
“Kam vendosur të mbyll konsullatën ruse në Gdansk”, u tha gazetarëve të mërkurën Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.
Sikorski tha se e kishte paralajmëruar vazhdimisht Rusinë se prania e saj diplomatike dhe konsullore do të reduktohej më tej nëse nuk do të ndërpriste veprimet armiqësore kundër Polonisë.
Ndërkohë, i vetmi mision diplomatik rus që do të mbetet i hapur në Poloni do të jetë ambasada në Varshavë.
“Marrëdhëniet me Poloninë janë përkeqësuar plotësisht. Kjo është ndoshta një manifestim i këtij përkeqësimi, dëshira e autoriteteve polake për të reduktuar në zero çdo mundësi të marrëdhënieve konsullore ose diplomatike”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për mbylljen e konsullatës.
“Tani mund të shpreh vetëm keqardhje. Kjo nuk ka të bëjë fare me logjikën e shëndoshë” është shprehur ai.
-

Sa shanse ka Shqipëria të mbyllë grupkapitujt në 2027? Kos: Është e mundur, por ka shumë punë për t’u bërë
Gjatë prezantimit të raport-progreseve të vendeve kandidate për në BE përpara Komisionit të Jashtëm të PE, Marta Kos, i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse Shqipëria mundet të mbyllë grupkapitujt në vitin 2027.
Marta Kos shton se është shumë punë për tu bërë dhe se vendet kandidate kanë mbështetjen e mekanizmave evropianë për të përmbushur qëllimet e tyre.
“Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur. Këto janë ambicie të Shqipërisë. Ne nuk e ndajmë Be me vendet kandidate. Do të shohim çfarë do të bëjë qeveria dhe deri në 2027 është e mundur,, por ka akoma shumë punë për tu bërë. Mendoj se procesi negociues ka nevojë për 1 apo 2 vite për të parë deri në vitin 2027 për t’iu bashkuar Komisionit Evropian”, tha Marta Kos.
-

BE uron kabinetin “Rama 4”: Presim që Shqipëria të mbyllë negociatat deri në vitin 2027
Në një reagim zyrtar, Delegacioni i BE-së në Tiranë ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar për marrjen e detyrës.
Në postim thuhet se Shqipëria mund të arrijë të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në urimin e delegacionit të BE-së.Në përfundim te urimit Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se pret të bashkëpunojë me qeverine Rama për ta kthyer anëtarësimin e Shqipërisë në një arritje historike.
“Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, vijon më tej urimi.
Qeveria Rama ka shpallur si objektivin e saj kryesor anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030-të./vizionplus.tv -

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Delegacioni i BE ka uruar qeverinë “Rama 4” disa ditë pas betimit në Presidencë.
Në reagimin e delegacionit në BE vlerësohen arritjet e vendit tonë në procesin e integrimit, ndërsa theksohet se me këto ritme Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në vitin 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë.”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë. -

“Synon t’i mbyllë gojën”/ Banesa e deputetit Mziu u sulmua me tritol, reagon Berisha: Edi Rama do mbajë përgjegjësi
Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat.
Sali Berisha:
Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.
Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.
Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale. -

Berisha: Edi Rama po bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës, por do të dështojë
Në konferencën me gazetarët të zhvilluar këtë të mërkurë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Edi Rama po bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës.
Mirëpo, sipas tij, do të dështojë edhe në këtë nismë të tij.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar. Ajo ç’ka mund të ju them mu, Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini…
… Nuk kam dijeni, nuk kam parë një komunikatë për takimin…
… Edi Rama bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës. Por të garantoj që është i dështuar dhe do të dështoj.
Zëri i opozitës, pavarësisht se do kryesojë apo jo, këtë apo atë komision, do të jehojë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë kundër këtij narkodiktatori dhe regjimin e tij…
… Partia Demokratike do i shqyrtojë. Këto që thoni ju, qarkullojnë, por PD nuk ka një gjë zyrtare. Përgjigja ime vërtetë ishte e përgjithshme, por ishte dhe konkrete. Këto do jenë qëndrimet tona.
-

Kapri: Administrata në SHBA kërkon të mbyllë vatrat e konfliktit, fokusi kryesor është Kina
Historiani Erald Kapri flet për situatën në rajon pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.
Për të zgjedhja e figurave të caktuara konservatore në kabinetin e Trump pas fitores së tij dhe vetë deklaratat e presidentit tregojnë qartë rolin e administratës së tij në çështjen e konfliktit Kosovë-Serbi.“Zgjedhja e figurave si Rubio në kabinetin e tij dhe deklarata e Trump ku tregon se Serbia është shtet agresor e pozicionin qartë rolin e administratës Trump në të ardhmen.
Administrata Trump kërkon të mbyllë disa vatra konflikti që të ketë një pozicion më të hapur në frontin me Kinën,” tha Kapri mes të tjerash.

