Vitamina K2 = Super vitamina që mbron arteriet
Studimet tregojnë se 90 mcg K2 (MK-7) mund të ngadalësojë mbi 55% progresin e pllakës në arterien karotide brenda 9 muajve.Sepse K2 është udhërrëfyesi i kalciumit në trup.Si e mbron K2 zemrën?1. Aktivizon Osteocalcin, kalciumi depozitohet në kocka, jo në arterie2. Aktivizon MGP (Matrix Gla Protein), frenon kalcifikimin arterial dhe shpërbën mikrokalcifikimet3. Rrit elasticitetin e arterieve, ul ngurtësinë vaskulare.Doza: 90 mcg MK-7/ditëRezultat: >55% ngadalësim i pllakës karotidePse ka rëndësi kjo? Sepse karotidet lidhen me rrezikun për goditje në tru.Kalciumi nuk grumbullohet në arterie nga ushqimi, por nga mungesa e K2, D3 dhe magnezit. D3 + K2 = skuadër qe veprojne bashkë. K2 ka efekt anti-inflamator në endotel, pra ndihmon shkrirjen e mikrokalcifikimeve.Paradoksi i kalciumit ?shtë ky:shumë kalcium + pak K2 = më shumë kalcifikim arterial. Njerëzit me konsum të lartë K2 = 52% më pak vdekje nga sëmundjet kardiake (Rotterdam Study)Pra vitamina K2 = thelbësore për anti-aging vaskular.Ky studim dha rezultate brenda vetëm 9 muajve.Kujdes! Nuk përdoret me antikoagulantë të tipit warfarin.
Tag: mbron
-

K2, vitamina që ndihmon në mbrojtjen e arterieve, ja çfarë duhet të dini
-

“Sot i pari kryeministër në histori që mbron vjedhjet e tij dhe ministrave”/ Berisha: Rama-Lubi Balluku, dyshja…
Në Ditën e Rinisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë socialiste, ndërsa u ndal tek Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra dhe e marrë nën hetim nga SPAK për aferat me tunelin e Llogarase dhe Unazës së Madhe.
Sali Berisha:
Rama instaloi regjimin me kleptokratik që kanë njohur shqiptarët. Kurrë ky komb nuk ka pasur një dyshe të tillë si Rama dhe Lubi Balluku që e kanë vjedhur as 1-100 që kanë vjedhur këta mostra të grabitjes së pasurive kombëtare. A është sot i pari kryeministër në historinë e Euuropës që mbron vjedhjet e tij dhe ministrave.
Në 10 viet të sundimit të tij plaçkitës, me politikat e tij përzuri mbi 700 mijë të rejë e të rinj nga vendi. Me ndihmën e Soros, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, për të varrosur idealet e dhjetorit. Shpresa e vetme për të përmbysur narkoregjimin është rinia shqiptare, gjenerata Z, ajo që ka bërë historinë në Europë, gjeneratë që përmbysi në Bangladesh diktaturën -

’50 milionët e Ballukut janë kallup’, Paloka: Mjafton skandali i zv/kryeministres dhe i AKSH-it për të rënë qeveria
Deputeti i PD Edi Paloka, ka deklaruara se arsyeja pse kryeministri Edi Rama po mbron Bleinda Ballukun, është se pse ajo e ka ‘zënë ngushtë’ ose sepse ka frikë se do të ketë edhe ai të njëjtin fat
I ftuar në një emision televiziv Paloka u shpreh se shqiptarët duhet të reagojnë për milionat që vidhen me tendera, që i paguajmë të gjithë si shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu edhe ata që “duartrokasin Ramën”.
Në vend të flasim për propagandën dhe skandalet e qeverisë, të Ballukut, AKSH-it e të tjera, që mua më duken të vogla tani, se kemi edhe atë të Beketit, janë 110 mln euro që do paguhen, do i zëvendësojmë ne, qytetarët shqiptarë. Rama po e mbron Ballukun, por duket se ai po mendon se po i vjen radha që të shkojë ai atje së shpejti si po vjen puna. Asnjëherë nuk ia vë fajin opozitës, por populli duhet të reagojë, Janë 50 mln euro i kanë futur në xhep”, tha ligjvënësi demokrat. -

“Pas Ballukut radhën e ka ai”/ Ivi Kaso: Rama, shefi i aferave që mbron të pandehurit
Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se pas zv.kryeministres Belinda Ballukut radhën e ka vetë kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit është shefi i të gjitha aferave që janë bërë publike.
Duke folur në Kuvend ai u shpreh se modeli i qeverisjes së Ramës është: tenderat si pronë private dhe ministrat si vasalë të shtetit.
“Është dëshmia më e mirë e modelit të qeverisjes së Edi Ramës. Modeli është i thjeshtë: tenderat si pronë private, ministrat si vasal të shteti. Institucionet si mburojë për të pandehurit, siç na dëshmoi duke bërë edhe avokatinë e min9stres në GJK. Ministrja Balluku është vetëm një produkt i kësaj kulture. Kur Drejtësia nuk guxon të prekë këtë nyje,
Rama menjëherë i del në mbrojtje. Jo për ligjin, as për shtetin por për të pandehurin e tij. Kryeministri mashtron publikisht që Drejtësia të pezullojë ministre.
E kundërta është e vërtetë: në Rumani, Bosnjë dhe Itali, janë përjashtuar dhe pezulluar. Vetëm në Shqipëri Rama e kthen korrupsionin në normë, dhe e mbron atë me arrogancë.
Ky precedent që kërkohet të instalohet nga kryeministri, për të mbrojtur veten, sot mbron Ballukun dhe nesër çdo hajdut të pushtetit. Sepse e ka fare të qartë që pas Ballukut i vjen vërtet atij i vjen radha. E ka ai radhën sepse Rama është shefi i aferave që tashmë janë bërë të njohur nga Drejtësia.”, tha Kaso. -

Buffon mbron kombëtaren: Më erdhi turp nga fishkëllimat në minutën e 55-të…
27 Nëntor 2025
13:58
Alfred Lleshi
Gianluigi Buffon, legjendë e futbollit italian dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares italiane, komentoi në studiot e DAZN humbjen në “San Siro” ndaj Norvegjisë. Ai u shpreh i tronditur nga reagimi i tifozëve: “Nuk kam parë kurrë një kombëtare që në minutën e 55-të të fillojë të ofendohet dhe të kontestohet. M’u duk diçka e padëgjuar, u turpërova, sepse mund ta fishkëllesh në minutën e 90-të, por jo në mes të ndeshjes”.
Buffon theksoi se një klimë e tillë nuk është aspak ndihmuese: “Nuk ka asgjë konstruktive që të të japë besim drejt një objektivi si Botërori. Duket sikur njerëzit kënaqen duke krijuar zhurmë dhe përçarje, Italia nuk e meriton këtë”.
Ai paralajmëroi se ky negativitet mund ta dëmtojë Italinë edhe në rast kualifikimi: “Edhe nëse shkojmë në Botëror, një gjë e tillë e ndot ekipin”. Buffon e përfundoi me një thirrje: “Të gjithë duam të rikrijojmë emocione, por më parë duhet të jemi të gatshëm t’i jetojmë ato”.
-

Reagimi/ Rama mbron Ballukun dhe sulmon drejtësinë
Një ditë pasi e çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese , kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrotje të Zv/kryeministres së pezulluar. Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook, për të shprehur “angazhimin” e tij për drejtësinë duke e quajtur atë “të papërgjegjshme” kur merret me rastin e Ballukut.
Në postimin e tij Rama citon ish-prokurorin amerikan Robert H. Xhekson: “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”
Duke e lidhur këtë me situatën e Ballukut, Rama shton: “Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.”
Me fjalë të tjera, kryeministri duket se po i mëson shqiptarëve se drejtësia “e papërgjegjshme” është problem vetëm kur preket dikush që ai nuk e mbron.
Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.
Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe. -

Mos u habisni pse PD mbron Veliajn, është duke mbrojtur një qytetar që i shkelen të drejtat
Gazetari Alfred Lela, komentoi zhvillimet e fundit sa i takon shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj dhe ‘mbrojtja’ që po i bën Partia Demokratike. Lela tha se Partia Demokratike po mbron një qytetar që po i shkelen të drejtat.
Vendimin e presidentit Begaj, Lela e komentoi se vendimet e tij janë komform interesave të qeverisë dhe se është një president i instrumentalizuar.
“Është një katapultim i narrativës për ta bërë PD-në të duket sikur i ka standartet e dyfishta. Ka qenë PD që ka shkarkuar Veliajn me rezistencën, padinë në SPAK, luftën e një grupi njerëzish në vapë. PD është duke mbrojtur parimin, Berisha është vetë mbrojtësi i parimit.
Nuk ka habi pse PD mbron Veliajn, është duke mbrojtur një qytetar që i shkelen të drejtat. PD e ka armik politik Veliajn, po kjo s’do të thotë ta trajtojë me armiqësinë e Kushtetutës. Pse duhet të bëhesh me armikun politik Begaj dhe jo atë Veliaj. Të gjitha vendimet janë të shkuarit pas berihajit të qeverisë. Kemi parë një president të instrumentalizuar. Ne zgjedhim Kushtetutën.” -

Berisha: Rama mbron bandat e drogës, kryeministri nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet
Partia Demokratike do të shfrytëzojë mbledhjen e Parlamentit nesër për të kërkuar përsëritjen e votimit për programin politik dhe qeverinë Rama javën e kaluar. Mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat zgjati rreth 1 orë dhe kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin se mbështet bandat që merren me trafikun e lëndëve narkotike.
“Le të thotë çdo lavdërim, çdo gjë. Unë e garantoj se po mbron një kryetar të një organizate kriminale. Ndaj dhe ai në parlament sillet sikur të ishte Franc Çopja, sikur të ishte Çela, Elvis Doçi apo me radhë. Asnjë dallim nuk kanë qëndrimet e tyre ndaj rregullave dhe demokracisë”, tha Berisha.
Sipas Berishës, mungesa e kryeministrit Edi Rama në New York nuk është rastësi.“Nuk shkoi dot në New York. Kishte fiksuar dreka dhe darka që ta dinë shqiptarët me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan”, tha ai.
Ndërkaq, mësohet se PD do të çojë emrat e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.
Po sot, Grupi Parlamentar i PD dorëzoi dy padi në Gjykatën Kushtetuese. E para për shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe e dyta për shfuqizimin e dekretit “Diella.”/vizionplus.tv -

Vaksina VPN: Pse duhet ta bëjnë djemtë, mbron kancerin e transmetuar seksualisht
Një nga vaksinat që shpesh ngatërrohet nga prindërit është ajo e njohur si HPV. Në fakt, bëhet fjalë për vaksinën kundër papillomavirusit human (HPV), një nga vaksinat më të rëndësishme të shekullit XXI, që parandalon një sërë sëmundjesh serioze.
Çfarë është vaksina HPV?
HPV është një virus shumë i përhapur që transmetohet kryesisht seksualisht dhe që mund të shkaktojë lytha gjenitale, por mbi të gjitha lidhet ngushtë me disa lloje kanceresh (kanceri i qafës së mitrës, penisi, anusi, goja dhe fytit). Vaksina HPV është krijuar për të mbrojtur nga variantet më të rrezikshme të këtij virusi.
Pse u duhet djemve?
Për një kohë të gjatë vaksina është lidhur vetëm me vajzat, pasi mbron nga kanceri i qafës së mitrës. Por sot mjekët theksojnë se edhe djemtë kanë të njëjtën nevojë:
• Virusi prek edhe meshkujt, duke shkaktuar kancer në penis, anus dhe fyt.
• Duke u vaksinuar, djemtë mbrojnë edhe partneret e tyre, pasi nuk e transmetojnë virusin.
• Më pak infeksione, më pak kancere dhe një shëndet më i fortë në të ardhmen.Kur duhet bërë vaksina?
– Rekomandohet për vajza dhe djem të moshës 9–14 vjeç, kur sistemi imunitar krijon mbrojtjen më të fortë.
– Mund të bëhet deri në moshën 26 vjeç, dhe në disa raste deri në 45 vjeç, sipas këshillës së mjekut.
– Sa më herët të bëhet, aq më efektive është. -

3 ndeshja pa pësuar gol, Ancelotti ngre “murin” te Brazili: Unë jam italian, mos e harroni këtë…
8 Shtator 2025
15:00
Alfred Lleshi
Kriza e rezultateve dhe e identitetit që rrëzoi Dorival Júnior, Fernando Diniz dhe Ramon Menezes e çoi Brazilin te trajneri i huaj, Carlo Ancelotti. Me të, “Seleçao” ka gjetur stabilitet: 3 ndeshje, 3 porta të paprekura. Debutoi me barazimin 0-0 ndaj Ekuadorit, mundi Paraguajin 1-0 dhe shkatërroi Kilin 3-0.
“Unë jam italian, mos e harroni këtë, – tha me humor italiani. – Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Jam i bindur se kemi mundësinë t’i fitojmë edhe sfidat që vijnë, meqë arritëm ta mbajmë portën të paprekur në këto 3 ndeshje. Kemi një ekip kompakt, që mbron mirë. Futbolli modern është në duart e sulmuesve, nëse ata punojnë fort, ekipi mbron mirë”.
Gabriel Martinelli shtoi: “Ancelotti na kërkon shumë fokusim dhe të japim maksimumin nga minuta e parë”. Casemiro vlerëson ndikimin e italianit: “Me ardhjen e Ancelottit morëm hov, po shkon mirë me tifozët dhe dhomën e zhveshjes”. Gabriel Magalhães përfundon: “Më e rëndësishmja është të mos pësosh gola… Ai është një mjeshtër”.