Janë betuar sot 120 deputetë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.Pas takimit konsultativ sot paradite të të gjitha partive u dakordësuan që të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.Ky raport nuk u votua nga opozita në seancën e 15 prillit pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së argumentuan se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.Betimi i hap rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Kjo u arrit në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Deklarata e betimit:Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!/ Kosova Press/Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Janë betuar sot 120 deputetë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.Pas takimit konsultativ sot paradite të të gjitha partive u dakordësuan që të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.Ky raport nuk u votua nga opozita në seancën e 15 prillit pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së argumentuan se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.Betimi i hap rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Kjo u arrit në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Deklarata e betimit:Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!/ Kosova Press/
Tag: mbrojtjen
-

Presidenti polak: Ne duam armë bërthamore franceze
Arsenali bërthamor i Francës mund të ndihmojë në mbrojtjen e Polonisë, tha presidenti polak Andrzej Duda të premten.
Duda, i cili ka bërë thirrje që Polonia të presë disa nga armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara në tokën e saj për të penguar agresionin rus, tha se kokat franceze mund të forcojnë gjithashtu mbrojtjen polake.
“Unë besoj se ne mund t’i pranojmë të dyja zgjidhjet,” i tha presidenti Bloomberg në një intervistë në Varshavë.“Këto dy ide nuk janë as kontradiktore dhe as reciprokisht përjashtuese.”
Presidenti francez Emmanuel Macron ka sugjeruar shtrirjen e të ashtuquajturës ombrellë bërthamore të Francës mbi aleatët e saj evropianë, mes frikës se një Rusi agresive një ditë mund t’i kthejë vështrimet e saj në krahun lindor të Bashkimit Evropian.
Me rreth 300 koka bërthamore, Franca është i vetmi vend anëtar i BE-së që zotëron armë të tilla dhe një nga tre anëtarët e NATO-s së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Polonia dhe Danimarka janë shprehur më parë të hapur ndaj idesë së strehimit nën mbrojtjen bërthamore të Francës.
Varshava ka rritur në mënyrë dramatike ushtrinë e saj konvencionale në vitet e fundit përballë agresionit rus, me forcën e saj luftarake që arrin në 200,000 ushtarë, tani më e madhja në BE, dhe ajo shpreson të ndërtojë një ushtri gjysmë milioni në vitet e ardhshme./vizionplus.tv -

Polonia kërkon armë bërthamore franceze në territorin e saj
“Arsenali bërthamor francez vërtet mund të ndihmojë në mbrojtjen e Polonisë”, tha presidenti polak Andrzej Duda në një deklaratë.Siç shkruan Politico, Duda, i cili më parë ka bërë thirrje që Polonia të presë disa nga armët bërthamore amerikane në tokën e saj për të penguar agresionin rus, tha se kokat franceze mund të forcojnë gjithashtu mbrojtjen polake.
“Unë besoj se ne mund t’i pranojmë të dyja zgjidhjet”, tha presidenti.Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar shtrirjen e të ashtuquajturës ombrellë bërthamore franceze për aleatët evropianë, mes frikës se Rusia një ditë mund të ketë synim një tjetër shtet evropian.
Me rreth 300 koka bërthamore, Franca është i vetmi anëtar i BE-së që zotëron armë të tilla dhe një nga tre anëtarët e NATO-s, së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Polonia dhe Danimarka janë shprehur më parë të hapur ndaj idesë për të qenë nën mbrojtjen bërthamore franceze.
Në mars, kryeministri polak Donald Tusk tha se Polonia po “diskutonte seriozisht” mundësinë me Francën, e cila ka marrë vrull pas paralajmërimeve nga SHBA se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump mund të mos garantojë sigurinë e Evropës në të ardhmen. -

Mandiq: Vuçiq ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët për të arrestuar organizatorët e protestave në Serbi
Sofija Mandiq nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd ka thënë se Vuçiq, për shkak të zemërimit pas protestave të qytetarëve, ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët duke u thënë që të arrestojnë organizatorët e protestave.
Këtë e bëri të ditur në konferencën rajonale për Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, në panelin e dytë diskutues me temën “Reforma në drejtësi dhe ndikimi i saj: Forcimi i drejtësisë dhe llogaridhënia në Ballkanin Perëndimor”.
“Por, edhe nga protestat që po ndodhin mund ta imagjinoni se cili është niveli i pakënaqësisë mes qytetarëve. Kemi edhe presidentin Vuçiq që është i zemëruar dhe thotë se këta organizatorë duhet të arrestohen. Po i referohet edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve, që i ka kërcënuar duke u thënë se ju duhet t’i arrestoni”, tha ajo.
Sipas saj, në Serbi ka pasur gjëra që kanë ndikuar në sistemin e ngritjes së vetëbesimit në sistemin gjyqësor, shkruan Betimi per Drejtësi.
“Gjyqtarët dhe prokurorët tanë po flasin haptas për problematikat që po i hasin, sepse në harmoni ndoshta edhe me kornizën ndërkombëtare, dhe shpesh ata flasin publikisht. Po ashtu, nuk u pëlqen kur një shtyllë e tretë u përzihet dhe ka një tendencë kur gjyqtarët dhe prokurorët po flasin për vendime”, tha Mandiq.
Mandiq theksoi rëndësinë e procesit të reformës në sistemin gjyqësor.
“Është me rëndësi çfarë thotë ligji, por është me rëndësi që njerëzit që punojnë në sistemin gjyqësor, në emër të qytetarëve, t’i mbrojnë ata nga fenomenet negative si korrupsioni. Si shoqëri civile, jemi në përkrahje të prokurorëve dhe gjyqtarëve kur ata ngritin pakënaqësi”, tha ajo.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, më 10 dhe 11 prill 2025 (e enjte dhe e premte), me përkrahje të National Endowment for Democracy (NED) dhe fondeve programatike të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, organizojnë: “Konferencën Rajonale për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit”, si dhe “Takimin Vjetor të Koalicionit të Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.
Në këtë konferencë, marrin pjesë përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe vende të tjera.
-

Ministrja Denaj: Me mbrojtjen e tokave nga përmbytjet rrisim prodhimin dhe shtojmë vlerën e produkteve “Made in Albania”
“Mirëmëngjes me punimet drejt përfundimit të mbrojtjes nga lumi Osum në Havaleas, Kuçovë, ku përmes rehabilitimit të mbrojtjes lumore me gabion në një gjatësi prej 350 m, garantohet siguria për investimet dhe tokat e fermerëve të zonës.7,4 miliardë lekë janë investuar për rehabilitimin dhe ndërtimin e rreth 120 km argjinatura në lumenjtë kryesorë të vendit (Drin, Buna, Mat, Shkumbin, Osum, Seman, Vjosë etj), ndërsa janë sistemuar gjithashtu rreth 30 km kanale të ujërave të larta dhe shtretër lumorë e përrenj.Me mbrojtjen e tokave nga përmbytjet, rrisim rendimentin e prodhimit dhe i shtojmë vlerë produkteve #MadeInAlbania, duke i bërë ato më konkurruese në tregjet ndërkombëtare”, shkruan Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale.
-

“Shqipëria një partner i fortë i BE”, Kallas në Tiranë: Sot nis dialogu për sigurinë dhe mbrojtjen, BE 90 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë
Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana theksoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave. Ajo lajmëroi se do të lançohet edhe dialogu i parë BE-Shqipëri për sigurinë.
“Jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtë të BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, bashkë me mbështetjen tuaj humanitare e politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtim tuaj ndaj vlerave të BE. Në aspektin politik kjo nuk është gjithmonë e lehtë për tu bërë. Jeni të vlefshëm sa i përket bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët tona. Për BE ne jemi të angazhuar për të fuqizuar marr më tej me Shqipërinë. Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot di të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma”, tha Kallas.
A mund ta kapë Shqipëria vitin 2030 për anëtarësimin në BE dhe negociatat në vitin 2027? Si është niveli i Shqipërisë në lidhje me reformat e kërkuara?
Këto ishin dy nga pyetjet që iu drejtuan fillimisht shefes së diplomacisë së BE-së, kaja Kallas, gjatë konferencës së sotme.
Kallas tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është realitet prezent, vetëm duhet që vendi ynë të bëjë detyrat.
“Së pari 2030 është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës, Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i bashkimit europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë”, tha ajo. -

4 Prill, dita ndërkombëtare e kafshëve endacake
Më 4 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kafshëve Endacake, një ditë që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët endacake dhe mbrojtjen e tyre. Këto kafshë janë ato që gjenden natyralisht në një vend të caktuar dhe nuk janë të pranishme në vende të tjera pa ndërhyrje të njeriut.
Ato janë të rëndësishme për ekosistemet e tyre, por shumë herë kërcënohen nga humbja e habitatit, gjuetia dhe ndryshimet klimatike. Dita e kafshëve endacake ka për qëllim të theksojë rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjen e këtyre kafshëve nga zhdukja.
Aktivitetet gjatë kësaj dite përfshijnë fushata edukative, mbledhje fonde për ruajtjen e tyre dhe sensibilizim për ndikimin e njeriut në ekosistemet e tyre. Kjo ditë është një mundësi për të mësuar më shumë për këto kafshë dhe për të mbështetur iniciativat që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e tyre. -

Trashëgimia kulturore në rrezik, Shqipëria neglizhon rekomandimet e UNESCO-s
Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendittonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dyqytete në vendin tonë.“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për tëadresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë eListës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës,Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike nëinstitucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka njëplan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjësecila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnëtrashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipasKLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që ngaviti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen tëgjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjene Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti iParkut Ujor Drilon Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet eKomitetit që nga viti 2020 e në vijim.I njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësiminë konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore tëmerret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.“Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen epasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka tëpërcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh.,çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë“Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi HIA”.Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë“Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti ngaKomiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerëuniversal” nënvizohet në auditim./MONITOR/
-

Rubio: SHBA nuk do të largohet nga NATO, vendet anëtare do të duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se administrata Trump është e përkushtuar të qëndrojë në NATO dhe u bëri thirrje 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të angazhohen për t’i rritur shpenzimet në mënyrë që ta përforcojnë mbrojtjen e saj.
Duke folur pasi mbërriti në takimin dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Rubio tha se Shtetet e Bashkuara janë “më aktive se kurrë” në aleancë. Ai u përpoq t’i qetësonte aleatët e shqetësuar se presidenti amerikan, Donald Trump, po dëmton marrëdhëniet transatlantike.
“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai e mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Rubio para se të hynte në takim.
“Ne duam të largohemi nga ky takim se e kemi kuptuar qartë se jemi në rrugë reale ku çdo anëtar i NATO-s është i përkushtuar dhe po përmbush premtimin për të arritur deri në 5 për qind të shpenzimeve. Kjo përfshin edhe SHBA-në”, tha ai.
Para takimit, shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjithashtu u përpoq t’i shuante shqetësimet në lidhje me përkushtimin e Trumpit ndaj aleancës, duke thënë se, sipas tij, përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s “është absolutisht i qartë.”
“E di që ka pasur disa deklarata të ashpra. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut që janë shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s,” tha Rutte më 2 prill.
“Unë e di që ka pasur retorikë të ashpër. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s”, tha Rutte.
“Amerikanët e kanë përsëritur vazhdimisht: ‘Ne jemi të përkushtuar ndaj NATO-s. Ne jemi të përkushtuar ndaj Nenin 5’”, shtoi ai, duke iu referuar zotimit të aleancës për mbrojtjen kolektive.
“Jam absolutisht i bindur se kjo aleancë do të vazhdojë të ekzistojë me SHBA-në. Angazhimi i tyre është absolutisht i qartë”, tha Rutte.
Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar.
Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.
Rubio mund të përballet me pyetje nga aleatët, të cilët janë të alarmuar, të zemëruar dhe të hutuar nga lëvizjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të përmirësuar raportet me Rusinë dhe nga sulmet e saj verbale ndaj partnerëve të kamotshëm transatlantikë.
Bazuar në atë që kanë parë dhe dëgjuar që kur Trump mori detyrën në janar, zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësime të thellë mbi rolin e ardhshëm të SHBA-së në aleancën ushtarake perëndimore.
Rubios ka gjasa t’i bëhet presion që të shpjegojë dëshirën e shprehur të Trump për ta bërë Kanadanë, aleaten e NATO-s, shtetin e 51-të të SHBA-së, si dhe përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën, që është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, një tjetër aleate e NATO-s.
Rubio ka arritur në Bruksel më 3 prill. Me të në Bruksel do të jetë edhe ambasadori i sapokonfirmuar i SHBA-së në NATO, Matt Ëhitaker.
Ai pritet të përcjellë mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të ndajnë më shumë barrën financiare.
Në qershor, udhëheqësit e NATO-s pritet të vendosin nëse do të rrisin objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen për çdo anëtar nga minimumi aktual prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Administrata e Trumpit ka hedhur idenë e një minimumi prej 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë, Rutte po shtyn përpara idenë që çdo aleat të angazhohet për të shpenzuar të paktën 3.7 për qind për mbrojtjen sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin.
Por, disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor.
Sybiha pritet të njoftojë homologët për informacionet e fundit lidhur me situatën në fushëbetejë.
Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, por shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas do të vazhdojë të operojë.
Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s.
Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca./ REL
-

Përpjekjet për armëpushim në Ukrainë, kryediplomatët e NATO-s takohen sot në Bruksel
Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”.
Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike.
“Unë e di që ka pasur retorikë të ashpër. E di që ka pasur aleatë, për shembull, në këtë anë të Atlantikut, të cilët janë të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj NATO-s”, tha Rutte.
“Amerikanët e kanë përsëritur vazhdimisht: ‘Ne jemi të përkushtuar ndaj NATO-s. Ne jemi të përkushtuar ndaj Nenin 5’”, shtoi ai, duke iu referuar zotimit të aleancës për mbrojtjen kolektive.
“Jam absolutisht i bindur se kjo aleancë do të vazhdojë të ekzistojë me SHBA-në. Angazhimi i tyre është absolutisht i qartë”, tha Rutte.
Aleatët e NATO-s janë të vendosur të paraqesin një front të bashkuar për të kundërshtuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, por aleatët evropianë po ndiejnë se përpjekjet e tyre janë margjinalizuar.
Në kërkim të një marrëveshjeje të shpejtë për armëpushim, Uashingtoni ka sugjeruar se Ukraina mund të duhet të bëjë koncesione territoriale. SHBA-ja po ashtu ka ndërmarrë hapa për të rinisur dialogun me Rusinë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të marrë pjesë në takim së bashku me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiha, dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Rubio mund të përballet me pyetje nga aleatët, të cilët janë të alarmuar, të zemëruar dhe të hutuar nga lëvizjet e administratës së presidentit, Donald Trump, për të përmirësuar raportet me Rusinë dhe nga sulmet e saj verbale ndaj partnerëve të kamotshëm transatlantikë.
Bazuar në atë që kanë parë dhe dëgjuar që kur Trump mori detyrën në janar, zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësime të thellë mbi rolin e ardhshëm të SHBA-së në aleancën ushtarake perëndimore.
Rubios ka gjasa t’i bëhet presion që të shpjegojë dëshirën e shprehur të Trump për ta bërë Kanadanë, aleaten e NATO-s, shtetin e 51-të të SHBA-së, si dhe përpjekjen e tij për të aneksuar Grenlandën, që është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, një tjetër aleate e NATO-s.
Rubio ka arritur në Bruksel më 3 prill. Me të në Bruksel do të jetë edhe ambasadori i sapokonfirmuar i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker.
Ai pritet të përcjellë mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të ndajnë më shumë barrën financiare.
Në qershor, udhëheqësit e NATO-s pritet të vendosin nëse do të rrisin objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen për çdo anëtar nga minimumi aktual prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Administrata e Trumpit ka hedhur idenë e një minimumi prej 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërkohë, Rutte po shtyn përpara idenë që çdo aleat të angazhohet për të shpenzuar të paktën 3.7 për qind për mbrojtjen sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin.
Por, disa aleatë evropianë do të hezitojnë që të zotohen shpejt për shpenzime të mëdha në mbrojtje, duke pasur parasysh se po përballen me rritje të ngadalshme ekonomike dhe me rritje të deficitit buxhetor.
Sybiha pritet të njoftojë homologët për informacionet e fundit lidhur me situatën në fushëbetejë.
Anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk është në agjendë për momentin, por shumica e aleatëve evropianë janë të interesuar që të paktën të sigurohen se armët amerikane do të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë dhe se misioni për trajnime i NATO-s për ushtarët ukrainas do të vazhdojë të operojë.
Deri më tani, gjithçka po vazhdon si më parë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim as sa i përket pozicionit të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s.
Ajo që ka ndryshuar, megjithatë, është se SHBA-ja më nuk e kryeson Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si Grupi Ramshtajn, i cili koordinon mbështetjen ushtarake për Kievin. Mbretëria e Bashkuar e ka drejtuar takimin e fundit të grupit të mbajtur në shkurt, dhe takimi i radhës, i planifikuar për 11 prill, mund të bashkëdrejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. /RELTop Channel
