Tag: mbrojtjen

  • GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

    GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

    Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do e kalojë për gjykim, do ia rikthejë SPAK-ut për plotësim, apo do e pushojë.
    Para gjyqtares Etleva Dedja përfundoi mbrojtjen ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. Ajo nuk ishte e pranishme në seancë, por përmes avokatit të saj kërkoi pushimin e çështjes, me argumentin se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Në rast se kjo kërkesë nuk pranohet, mbrojtja e ish-deputetes, kërkoi gjykimi i shkurtuar dhe moskopetencë të GJKKO për shkak se nuk është më deputete, pra kalim të çështjes ne gjykatën e zakonshme. Ish-deputetja akuzohet nga SPAK se ka ndërhyrë për të penguar hetimet duke intimiduar dëshmitarë.
    Në seancë u paraqit vetëm biznesmeni Elman Abule. Ai ishte i pari që paraqiti mbrojtjen në seancat e mëparshme ku kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë gjykim të shkurtuar. Mbrojtja përfundoi këtë të premte edhe nga avokatet e 2 shoqërive, “Byla”, dhe “Eventus”. SPAK përfaqësohej nga dy prokurorët  Altin Dumani dhe Olsi Dado të cilët kërkojnë dërgim të çështjes për gjykim.
    Në seancën e ardhshme pas 1 jave, pritet të shpalosen argumentet e mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiarnës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 2 prej biznesmenëve të akuzuar, Gentjan Sula e Shkëlqim Fusha dhe shoqërive.
    Në seancën e kaluar paraprake ku Veliaj për herë të parë ishte vetë i pranishëm, kërkoi të mos vendosej në kafaz në sallën e gjyqit, por krah avokatit. Kërkesa u rrëzua në sallë nga gjyqtarja me argumentin se s’e parashikon ligji. Kryebashkiku ka kërkuar gjithashtu një kopje fizike të dosjes 60 mijë faqe, dhe ka kërkuar gjithashtu kohë të njihet me aktet ndaj tij.
    Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Kryebashkiaku Veliaj i lënë në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur procesin të pabazuar në prova.
    gijotina.com/

  • Gjermania miraton planin për të rritur numrin e ushtarëve, Evropa forcon mbrojtjen kundër Rusisë

    Gjermania miraton planin për të rritur numrin e ushtarëve, Evropa forcon mbrojtjen kundër Rusisë

    Bundestagu i Gjermanisë miratoi të premten një projektligj që synon të rrisë rekrutimin ushtarak dhe të forcojë kapacitetet e vendit, ndërsa tensionet me Rusinë shtojnë thirrjet për më shumë pavarësi nga mbrojtja amerikane.

    Projektligji u miratua me 323 vota pro, 272 kundër dhe një abstenim, duke parashikuar rritjen e forcave të armatosura gjermane në rreth 260,000 ushtarë, plus 200,000 rezervistë deri në vitin 2035. Ligji nuk vendos rekrutim të detyrueshëm, por nxit shërbimin vullnetar me paga mujore fillestare prej 2,600 eurosh, një rritje prej 450 eurosh nga niveli aktual.
    Nëse kuotat nuk arrihen, qeveria mund të përdorë “Bedarfswehrpflicht”, një rekrutim të bazuar në nevojë, pas një votimi të ri në parlament. Sipas reformës, të gjithë 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor mbi interesin për shërbim ushtarak, ndërsa nga korriku 2027, burrat do t’i nënshtrohen edhe provimeve të detyrueshme ushtarake.
    Me këtë reformë, Gjermania iu bashkua vendeve të tjera evropiane që po zgjerojnë ose rikthejnë shërbimin ushtarak pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, përfshirë Danimarkën, Letoninë dhe Francën. Që nga pezullimi i shërbimit të detyrueshëm në 2011, ushtria gjermane ka mbetur e nënfinancuar, por reforma synon të përforcojë mbrojtjen evropiane në një kohë sfidash të reja gjeopolitike.

    Top Channel

  • Kina dhe Franca do të nisin një raund të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e pandave

    Kina dhe Franca do të nisin një raund të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e pandave

    Kina dhe Franca ranë dakord të enjten të nisin një raund të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e pandave gjigante.
    Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan së bashku me shtypin, pas bisedimeve të tyre në Pekin.
    Xi tha se të dyja palët ranë dakord të thellojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në kulturë, arsim, shkencë dhe teknologji, si dhe në zonat nënkombëtare. Gjithashtu dakordësuan të nisin një raund të ri bashkëpunimi në mbrojtjen e pandave gjigante.

  • Ligj i ri për sinjalizuesit, mbrojtje për punonjësit që raportojnë korrupsionin

    Ligj i ri për sinjalizuesit, mbrojtje për punonjësit që raportojnë korrupsionin

    Qeveria shqiptare ka propozuar një ligj të ri për sinjalizuesit, me qëllim mbrojtjen e punonjësve që raportojnë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit në sektorin publik apo privat. 

    Qeveria i ka propozuar Kuvendit një projektligj të ri, i cili synon të forcojë sistemin e sinjalizimit dhe mbrojtjen e personave që raportojnë korrupsionin apo shkelje të ligjit. 

    Projektligji, i depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Erion Malaj, parashikon ngritjen e një mekanizmi të unifikuar sinjalizimi brenda institucioneve. 

    Institucionet publike dhe subjektet private me më shumë se 50 punonjës detyrohen të krijojnë struktura të posaçme për pranimin, shqyrtimin dhe administrimin e sinjalizimeve. 

    Çdo person që raporton një shkelje gëzon garanci të forta ligjore kundër hakmarrjes. Ligji ndalon veprime si largimi nga puna apo pezullimi për ata punonjës që kanë raportuar një shkelje ligjore. 

    Projektligji parashikon se punonjësit e institucioneve që kryejnë procedura prokurimi, si dhe persona të tjerë që bien në dijeni të parregullsive, mund të raportojnë raste që lidhen me manipulimin e procedurave të tenderimit. 

    Theksohet se sinjalizimi është veçanërisht i rëndësishëm për mbrojtjen e fondeve të Bashkimit Evropian, të cilat përdoren në projekte publike, zhvillim ekonomik dhe investime infrastrukturore. 

    Me miratimin e këtij ligji në Parlament, shfuqizohet ligji i vitit 2016 për “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. 

  • Vendim i qeverisë/ Projektligj për mbrojtjen e sinjalizuesve të shkeljeve

    Vendim i qeverisë/ Projektligj për mbrojtjen e sinjalizuesve të shkeljeve

    Qeveria ka miratuar projektligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.
    Projektligji përcakton rregulla për mbrojtjen e sinjalizuesve që raportojnë shkelje ligjore nëpërmjet mekanizmave të krijuara.
    Gjithashtu qëllimi i këtij projektligji është të nxisë sinjalizimin e shkeljeve të mundshme.
    Fusha në të cilat do të zbatohet ky ligj përfshijnë veprime të kundërligjshme, që cenojnë interesin publik, përfshirë keqpërdorimin e funksionit publik, korrupsionin e keqadministrimin e fondeve ose të burimeve publike, si dhe çdo veprim tjetër që dëmton transparencën, llogaridhënien e integritetin në administratën publike dhe përbën shkelje të dispozitave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, si dhe të normave të nxjerra nga organizata ndërkombëtare.

  • Shërbimi Sekret Amerikan trajnon truprojet që mbrojnë Dumanin

    Shërbimi Sekret Amerikan trajnon truprojet që mbrojnë Dumanin

    “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.
    Kështu thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku bëhet me dije se së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.
    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet më tej në deklaratë.

    gijotina.com/ 
     

  • “SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

    “SHBA ndihmon në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”, Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

    “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

    Kështu thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku bëhet me dije se së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.
    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet më tej në deklaratë.

    Top Channel

  • Krimi i organizuar në fokus/ SHBA rrit mbrojtjen e zyrtarëve dhe prokurorëve të SPAK, trajnim special për Gardën

    Krimi i organizuar në fokus/ SHBA rrit mbrojtjen e zyrtarëve dhe prokurorëve të SPAK, trajnim special për Gardën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë trajnuar tetë anëtarë të Gardës së Republikës dhe prokurorë të SPAK, në luftën ndaj krimit të organizuar.
    Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se është krenare që ofron trajnime të rregullta me individë të guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarë të drejtësisë në Shqipëri.
    “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, njofton Ambasada Amerikane.

  • Një nga masat më të forta në botë për mbrojtjen e të miturve në internet, Australia ndalon çdo rrjet social për fëmijët nën 16 vjeç

    Një nga masat më të forta në botë për mbrojtjen e të miturve në internet, Australia ndalon çdo rrjet social për fëmijët nën 16 vjeç

    Australia ka vendosur një nga masat më të forta në botë për mbrojtjen e të miturve në internet, duke ndaluar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç.

    Vendimi erdhi nga Komisionerja e Sigurisë Elektronike, Julie Inman Grant, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për ndikimin e platformave dixhitale tek adoleshentët.
    Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka filluar tashmë fshirjen e llogarive të përdoruesve australianë që nuk plotësojnë kushtin e moshës. Qindra mijëra adoleshentë kanë marrë njoftime se profilet e tyre do të hiqen deri më 10 dhjetor. Kompania ka kërkuar nga prindërit të verifikojnë datat e lindjes së fëmijëve dhe të mos ndihmojnë në anashkalimin e kufizimeve të reja.
    Autoritetet theksojnë se metodat e mëparshme të përdorura nga të rinjtë për të shmangur kontrollet e moshës nuk do të funksionojnë më.
    Qeveria australiane ka publikuar listën zyrtare të platformave që ndalojnë aksesin për të miturit nën 16 vjeç. Ndër to përfshihen: Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, YouTube, Reddit, Kick.
    Shërbime si WhatsApp, Messenger, Discord, Roblox dhe Twitch janë të përjashtuara nga rregulli.
    Mazhoranca e platformave rrezikojnë gjoba deri në 49.5 milionë dollarë për shkelje të kufizimeve.
    Zyrtarët e Meta pranojnë se zbatimi i rregullave është kompleks dhe kërkon teknologji më të avancuara për verifikimin e moshës, të cilat ruajnë privatësinë e përdoruesve. Kompanitë po punojnë për zgjidhje më efektive, por balancimi mes sigurisë dhe privatësisë mbetet sfidë.
    Qeveria ka bërë thirrje që prindërit të marrin një rol aktiv në monitorimin e aktivitetit online të fëmijëve. Bashkëpunimi i familjeve shihet si thelbësor për zbatimin e masës dhe për parandalimin e përpjekjeve për anashkalim të rregullave.
    Vendimi i Australisë ka ngjallur interes global, teksa shumë shtete po shqyrtojnë masa të ngjashme për mbrojtjen e të miturve në internet. Debati për kontrollin e moshës dhe sigurinë dixhitale pritet të intensifikohet në muajt e ardhshëm.

    Top Channel

  • Hapet gara për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ja kush janë 15 aplikantët

    Hapet gara për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ja kush janë 15 aplikantët

    Në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë kandidatët si më poshtë:
    1. Arben Shkëmbi
    2. Brunilda Menalla
    3. Edison Hoxha
    4. Endri Papajorgji
    5. Ermal Hoxha
    6. Ermonela Xhafa
    7. Fatjona Male
    8. Genta Tafa
    9. Gëzim Allaraj
    10. Ismail Tafani
    11. Lulzim Hamitaj
    12. Mirela Rrumbullaku
    13. Robert Gajda
    14. Sonila Bejtja
    15. Sonila Hysi
    Mes aplikantëve dallojnë emrat e Genta Tafës apo Lulzim Hamitajt, pjesë e ish-orgenave të Vetingut; Sonila Bejtja, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, mandati i së cilës sapo ka përfunduar; apo dhe Robert Gajda, komisioneri aktual që rikandidon.