Teun Koopmeiners, mesfushori i Juventusit, që kohët e fundit po luan në mbrojtje, foli pas barazimit 1-1 ndaj Sporting CP. Ai theksoi agresivitetin e skuadrës dhe nevojën për rezultate: “Duhet ta analizojmë atë që ndodhi, ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Nevojitet për t’u shënuar më shumë gola”.
Për aktivizimin në mbrojtje: “Kam luajtur aty shumë vite më parë, por tani ndihem më mirë. Në këtë rol mund të përdor cilësitë e mia, ta ndihmoj skuadrën. E dua topin, bëj pasime tek Yildiz dhe mesfushorët. Ndihem shumë komod, edhe pse ka ende gjëra që dua t’i përmirësoj për ekipin”.
Roli i Spallettit: “Ka sjellë energji të reja, luajmë më shumë dhe ndryshe. Përgjegjësia është edhe e jona, gjithmonë duhet të vëmë zemrën në fushë. Trajneri na ka treguar detajet ku duhet të përmirësohemi. Me të kemi bërë dy ndeshje solide”.
Koopmeiners pranon se nuk ka luajtur gjithmonë në pozicionin e tij ideal: “Kur luaj në një rol që nuk është imi bëhet më e vështirë. Tani, në këtë pozicion të ri, mund të jem vërtet Koopmeiners. Klasifikimi nuk është i mirë, por duhet të fokusohemi te rezultatet dhe të shënojmë më shumë gola. Çdo ndeshje e Juventusit duhet fituar, sidomos në Champions”.
Tag: mbrojtje
-

Koopmeiners: Në rolin e mbrojtësit mund të jem vetvetja. Spalletti? Ka sjellë energji të reja
-

PD mbështeti Besim Ndregjonin për Avokat të Popullit, Adriana Kalaja shpall kandidaturën: I kam paraqitur Berishës dorëheqjen nga funksionet e partisë
Kandidatja për deputete në listat e PD në zgjedhjet e 11 majit, Adriana Kalaja ka njoftuar se po shpall kandidaturën për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Me anë të një postimi në Facebook Kalaja shkruan se ditën e enjte të javës së kaluar ka depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës së PD, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Postimi i plotë i Adriana Kalasë:
Të nderuar miq.
Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte.
Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë.
Po kështu, do doja t’u “kërkoja ndjesë”, të gjithë atyre, që kur mora funksionet e rëndësishme në PD, nuk ndoqa traditën e të mosbërit asgjë, por punova me përkushtim e nuk mungova në asnjë protestë apo aksion politik, se për mua politika duhet të jetë moral.
Pas marrjes së këtyre funksioneve brenda Partisë Demokratike, më datë 3 qershor 2022, dhënë me votat e 2/3 të Këshillit Kombëtar, zgjedhur në këtë Këshill më datë 30.04.2022, kam punuar me korrektësi, përkushtim dhe seriozitet, së pari për të zbatuar këto funksione në mbrojtje të Statutit të PD-së, por edhe në interesin më të lartë të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç se jam angazhuar maksimalisht në mbrojtje të Statutit, si Kushtetuta e PD-së nga njëra anë, nga ana tjetër, kam dhënë kontributin tim pa kushte në mbrojtje të interesave të çdo demokrati, qytetari apo protestuesi dhe, rrjedhimisht, në ruajtje të demokracisë dhe pluralizmit në vend.
Ndaj sot, ndjehem e detyruar t’Ju bëj me dije, se kam vendosur të shpall kandidaturën time për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se mund t`Ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale.
Njëkohësisht me paraqitjen e kësaj kandidature, më lejoni t`ju bëj me dije, se qëllimi i aplikimit tim është ai për dhënien e kontributit tim profesional (ligjor, financiar) dhe qytetar, në përmbushjen sa më të mirë të rolit dhe pozitës, që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve, pa dallim, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike në vendin tonë, por edhe për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim me organet shtetërore për të zhvilluar e përmirësuar kuadrin rregullator dhe masat organizative, në përputhje me vlerat e parimet, që mbron Kushtetuta dhe në mbrojtje të interesit më të lartë publik e qytetar.
Siç edhe Ju jeni në dijeni, gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Për këtë arsye, Ju bëj me dije se ditën e enjte, kam depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Unë nuk e di si do shkojë procesi i mbështetjes apo i votimit për postin e Avokatit të Popullit, por di se kjo nuk do të thotë, se unë do heq dorë nga ato, që di të bëj më mirë:Të ndjek rrugën e të drejtës dhe të ligjit.
Të jem në krah të çdo individi, që ka nevojë për mua.
Të jem në opozitë me çdo padrejtësi.Deri atëherë, Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe Zoti Ju bekoftë.
Top Channel
-

Adriana Kalaja ikën nga PD, në fokus ka një post publik
Ardiana Kalaja ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike. Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, Kalaja bën me dije se ka shpallur kandidaturën për pozicionin e Avokatit të Popullit. ”Gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”,-shkruan Kalaja.
Postimi i plotëTë nderuar miq. Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte. Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë. Po kështu, do doja t’u “kërkoja ndjesë”, të gjithë atyre, që kur mora funksionet e rëndësishme në PD, nuk ndoqa traditën e të mosbërit asgjë, por punova me përkushtim e nuk mungova në asnjë protestë apo aksion politik, se për mua politika duhet të jetë moral.
Pas marrjes së këtyre funksioneve brenda Partisë Demokratike, më datë 3 qershor 2022, dhënë me votat e 2/3 të Këshillit Kombëtar, zgjedhur në këtë Këshill më datë 30.04.2022, kam punuar me korrektësi, përkushtim dhe seriozitet, së pari për të zbatuar këto funksione në mbrojtje të Statutit të PD-së, por edhe në interesin më të lartë të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç se jam angazhuar maksimalisht në mbrojtje të Statutit, si Kushtetuta e PD-së nga njëra anë, nga ana tjetër, kam dhënë kontributin tim pa kushte në mbrojtje të interesave të çdo demokrati, qytetari apo protestuesi dhe, rrjedhimisht, në ruajtje të demokracisë dhe pluralizmit në vend.
Ndaj sot, ndjehem e detyruar t’Ju bëj me dije, se kam vendosur të shpall kandidaturën time për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se mund t`Ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale.
Njëkohësisht me paraqitjen e kësaj kandidature, më lejoni t`ju bëj me dije, se qëllimi i aplikimit tim është ai për dhënien e kontributit tim profesional (ligjor, financiar) dhe qytetar, në përmbushjen sa më të mirë të rolit dhe pozitës, që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve, pa dallim, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike në vendin tonë, por edhe për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim me organet shtetërore për të zhvilluar e përmirësuar kuadrin rregullator dhe masat organizative, në përputhje me vlerat e parimet, që mbron Kushtetuta dhe në mbrojtje të interesit më të lartë publik e qytetar.
Siç edhe Ju jeni në dijeni, gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, Ju bëj me dije se ditën e enjte, kam depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e di si do shkojë procesi i mbështetjes apo i votimit për postin e Avokatit të Popullit, por di se kjo nuk do të thotë, se unë do heq dorë nga ato, që di të bëj më mirë:
Të ndjek rrugën e të drejtës dhe të ligjit.Të jem në krah të çdo individi, që ka nevojë për mua.Të jem në opozitë me çdo padrejtësi.Deri atëherë, Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe Zoti Ju bekoftë. -

Plani i bujshëm i Interit për vitin e ardhshëm, goditje dyshe në mbrojtje
2 Nëntor 2025
17:54
Telesport
Inter ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme, ku synimi kryesor është të bëjë dy përforcime “big” në mbrojtje.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Inter synon transferimin e Marc Guehi dhe Dayot Upamecano. Anglezi do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë nga Crystal Palace dhe për të ka interes nga shumë klube të mëdha.
E njëjta situatë edhe me Dayot Upamecano, francezi nuk po rinovon me Bayern Munich, sepse nuk po i plotesohën kushtet e vendosura prej tij, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë.
Duke qenë se Acerbi, De Vrij dhe Darmian, janë në përfundim të karrierës ose kontratës aktuale, klubi zikaltër po mendon riorganizimin e mbrojtjes me dy emra të njohur si Guehi dhe Upamecano. -

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje
India dhe SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë për të zgjeruar bashkëpunimin në mbrojtje gjatë 10 viteve të ardhshme.
Pakti u njoftua pas një takimi midis Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dhe homologut të tij indian, Rajnath Singh, në Kuala Lumpur.
Marrëveshja do të përmirësojë “koordinimin, ndarjen e informacionit dhe bashkëpunimin teknologjik” dhe do të përparojë “stabilitetin dhe parandalimin rajonal”.Bëhet e ditur se ky vendim vjen ndërsa të dy vendet po përpiqen të mbyllin një marrëveshje tregtare dhe të qetësojnë marrëdhëniet e tensionuara pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi tarifa prej 50% ndaj Indisë , duke përfshirë një gjobë prej 25% për blerjen e naftës dhe armëve ruse.
Marrëveshja pritet të ofrojë drejtim politik për të gjithë spektrin e marrëdhënieve mbrojtëse Indi-SHBA.
“Paralajmëron një dekadë të re partneriteti. Mbrojtja do të mbetet një shtyllë kryesore e marrëdhënieve tona dypalëshe. Partneriteti ynë është kritik për të siguruar një rajon Indo-Paqësor të lirë, të hapur dhe të bazuar në rregulla”, tha Singh.
Ndryshe, pakti është i fundit në një seri marrëveshjesh midis dy vendeve që e kanë bërë “më të lehtë për dy ushtritë të arrijnë ndërveprimin, Indinë të ketë akses në teknologji dhe dy sektorët e mbrojtjes të punojnë së bashku”.
India dhe SHBA-të kanë rritur vazhdimisht lidhjet e tyre mbrojtëse kohët e fundit. Mbrojtja ishte një temë kryesore diskutimi midis kryeministrit indian Narendra Modi dhe Trumpit gjatë vizitës së të parit në SHBA në shkurt të këtij viti, me Trumpin që tha se SHBA-të do të rrisnin shitjet e pajisjeve ushtarake në Indi me miliarda dollarë, duke i hapur rrugën furnizimit të Delhit me aeroplanë luftarakë të fshehtë F-35.
Por që atëherë, varësia e Delhit nga nafta ruse me çmime të ulëta, si dhe marrëdhënia e saj e gjatë me Moskën, kanë qenë një pikë e rëndësishme acarimi për administratën Trump. -

Grenell në mbrojtje të Thaçit: Mos i fal! Kur të dalësh paditi të gjithë në Hagë
I dërguari i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Ka shumë arsye përse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve europianë që heshtin për Hagën e cila mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat”, ka shkruar Grenell në platformën X. -

“Rëndohet statusi i ish-kryebashkiakut”/ Veliaj-Rama luftë e hapur, Meçe: Avokatët po i përgatisin mbrojtje politike…
Analisti Arben Meçe thotë se avokatët e ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj po i përgatisin atij mbrojtje politike, dhe jo ligjore. I ftuar në një studio televizive, Meçe u shpreh se kjo do e rëndojë statusin e Veliajt.
Arben Meçe:
“Do sjell tre momente që vijnë si argumente. Para ca kohësh, disa drejtorë të 5D, u shpehën se armiku i tyre është Erion Veliaj. Sepse kur ishin në hallin e madh, Veliaj tha t’i ballafaqohen drejtësisë. Së dyti, dëgjoja një komentator politik nga Kosova, thoshte se, është e vërtet që sapo u bë mitingu i madh i UÇK, nuk ka ekzistuar në Kosovë thoshte, por ishte lëvizje marksitike. Dhe strategjia e avokatëve të Thaçit në Strasburg, ishte që ky ishte drejtues politik dhe kaq. Së treti, dje personi më agresiv kundër Ramës, ka qenë Arben Ahmetaj. Arrij një konkluzion që natyra njerëzore qenka e çuditshme.
Ka një fakt që, në raportin që publikuan avokatët ameirkanë, kanë strategji për mbrojtjen e Veliajt, për ta bërë të dënuar politik. Unë kam qenë mbrojtësi i Erion Veliajt, e kam parë dosjen, nuk përbën arsye për izolimin e tij. Erion Veliaj ka detyrë të mbrohet para ligjit. Gjykata Kushtetuese gjykon një vendimmarrje, nëse duhet të shkarkohet ose jo si kryetar bashkie. Ai është nën arrest, praktikisht ai nuk është kryetar bashkie. Lufta e tij, në një moment është egoiste. Në moment tjetër është aksion juridik. Unë shoih aregument tjetër, që goditja e tij është politike. Avokatët i kanë dhënë akses mbrojtje politike”. -

Opozita ‘shpërtheu’ me akuza dhe kritika, Shehaj i del në mbrojtje Dumanit: Ka bërë më shumë se drejtësia në 35 vite
Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka dalë në mbrojtje punës së SPAK dhe kreut Altin Dumani, pas akuzave dhe kritikave të opozitës në Kuvend.
Shehaj theksoi se rezultatet e shënuara nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gjatë 3 viteve të fundit, janë më të mëdha se rezultatet e gjithë drejtësisë shqiptare në 35 vite demokraci.
“Dumani na qenka fajtori dhe këtu nuk i bëjmë një gjyq. Një pjesë e kuvendit hesht se ia merr urdhrin politik dhe pjesa tjetër mendon se fatkeqësia e këtij vendi është Dumani. Do kishim dashur që kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria të dilte para drejtësisë. Në 3 vitet e fundit Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit. Kur ka ndodhur që numri 2 i kryeministrit të shkojë në burg? Kritikat duhen bërë me masë. Kush e sheh nga jashtë dhe dëgjon, thotë këta janë çmendur. Dumani po i vjedh shqiptarët? Dumani po vjedh popullin më të varfër në Europë?”,- tha Shehaj. -

Shoku i skuadrës i del në mbrojtje Lamal-it: Carvajal të sqarohej privatisht, jo kështu. Nuk ka thënë se “Reali vjedh”
26 Tetor 2025
19:31
Telesport
Kapiteni Frenkie de Jong i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës, Lamine Yamal, pas sherrit të ndodhur në fund të “El Clasico-s”, që nisi nga përplasja mes Dani Carvajal dhe 18-vjeçarit të Barcelonës, më pas u përfshinë edhe lojtarë të tjerë madrilenë si Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior.
De Jong shprehet se Carvajal veproi gabim dhe duhej të ishte sqaruar privatisht me Lamine Yamal, duke qenë shokë të Kombëtares.
“Nëse je shok skuadre dhe e njeh, mund ta telefonosh në vend që të bësh atë skenë në fushë. Ai nuk kishte nevojë ta bënte këtë. Carvajal mund të ishte sqaruar privatisht në telefon me Lamal. Yamine nuk ka thënë se “Real Madrid vjedh dhe ankohet”, deklarata e tij është keqkuptuar”, tha mesfushori holandez i Barcelonës, në intervistën pas ndeshjes. -

Ministri Salla: Serrat me mbrojtje biologjike, drejtimi i ri i bujqësisë shqiptare
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë.
Gjatë takimit me punonjësit e qendrës, ministri Salla theksoi rëndësinë e këshillimit profesional për fermerët, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë nga agronomët e zonës për rritjen e rendimentit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore.
Në kuadër të vizitës, ministri vizitoi edhe serrat eksperimentale ku aplikohet mbrojtje biologjike, ku pa nga afër dhe vlerësoi rezultatet e një modeli të suksesshëm që pasqyron drejtimin e ri të bujqësisë shqiptare: prodhim të lartë dhe cilësi konkurruese në tregjet ndërkombëtare.