Xhud Bellingam u përzgjodh si lojtari i ndeshjes me Shqipërinë, nga tifozët e Anglisë. Ylli i Realit megjithatë është sulmuar nga media, për shkak të ndërrimit të fanellës me Kristjan Asllanin në pushimin e ndeshjes, si edhe për reagimin pas zëvendësimit apo aludimet se nuk festoi golin e dytë të Kejn.
Legjenda e sulmit anglez, Ian Rajt, ka folur në mbrojtje të Bellingam. 62-vjeçari vlerëson maksimalisht 22-vjeçarin.
“Ata duhet ta krijojnë këtë sepse nuk ka asgjë për të folur deri në Botëror. Kështu që do të merren me këtë gjithë kohës deri në Botëror. Ata urrejnë faktin që nuk mund të ndikojnë negativisht te influenca në karrierën me klube, siç kanë bërë me shumë të tjerë para tij. Një i ri i bekuar me talent dhe dashuri me bollëk”, u shpreh ish-sulmuesi për Bellingam.
Rajt ishte pjesë e historisë tek Arsenali. Në 288 ndeshje ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në 185 raste.
Tag: mbrojtje
-

Kritikohet pas fitores me Shqipërinë, ja kush i del në mbrojtje Bellingamit
-

Peshqit e vegjël përdorin anemonat e detit si mburoja kundër grabitqarëve
Në brigjet e Tahitit, zhytësit kanë vërejtur një përshtatje të habitshme tek një peshk i vogël, i quajtur bramida e Majersit (Brama myers). Ky peshk i argjendtë, me trup të sheshtë, është fotografuar duke “hipur” mbi një larvë anemone deti, të vendosur midis pendëve të tij barkore. Sipas zhytësve, peshku e përdor këtë anemonë si armë mbrojtëse, duke shfrytëzuar qelizat e saj pickuese për t’u mbrojtur nga grabitqarët.
Fenomeni nuk është unik. Në West Palm Beach të Floridës, peshq të sapodalë nga vezët janë parë duke mbajtur larva anemonash në gojë, të mbyllura me dhëmbët e tyre të mprehtë. Një peshk i tillë është vërejtur duke notuar me kujdes, pa tentuar të arratisej, dhe më pas e lëshoi anemonën e padëmtuar, duke treguar se nuk kishte ndër mend ta hante.
Marrëdhëniet simbiotike midis peshqve dhe anemonave njihen mirë, siç tregon edhe shembulli klasik i “Finding Nemo”. Anemonat helmuese ofrojnë mbrojtje, ndërsa peshqit u sjellin atyre ushqime. Por fotot e reja të botuara në Journal of Fish Biology zbulojnë se këto marrëdhënie janë më të ndryshme dhe më të thella se sa mendohej.
Sipas Rich Collins, zhytës dhe këshilltar në Florida Museum of Natural History, “disa lloje peshqish të rinj përdorin kafshë pa shtyllë kurrizore për mbrojtje, gjejnë diçka që pickon ose është e padurueshme dhe e mbajnë me vete.” Fotot janë realizuar gjatë zhytjeve të natës në ujëra të hapura, deri në 18 metra thellësi, në zonën epipelagjike ku ende depërton drita e diellit.
Ekipi pa disa lloje peshqish që mbanin në gojë larva anemonash. Këto anemone, pjesë e grupit anthozoa, përfshijnë edhe koralet dhe kanë qeliza mikroskopike helmuese që lëshojnë një fije helmues në kontakt. Goditja e një larve nuk do ta vriste grabitqarin, por do ta bënte pre që nuk ka shije të mirë, shpjegon autori kryesor i studimit, Gabriel Alfonso.
Fotot mund të përfaqësojnë një formë të re të bashkëjetesës: peshku përfiton mbrojtje, ndërsa anemona mund të shpërndahet në zona të reja. / Discover Magazine – Syri.net
-

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin e bashkisë, Muçllari reagon pas daljes nga burgu: Ishin ditë shumë të..
Kevi Muçllari ka reaguar për mediat pas lirimit të tij nga burgu, pasi Gjykata e Korçës e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm. Ai u arrestua pak ditë më parë për shkak të një konflikti fizik që pati me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, Engjëll Shyti.
Ai shtoi se veprimet e tij nuk kishin për qëllim dhunën, por mbrojtjen e një kauze që lidhej me interesat e komunitetit.
“Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës”, tha ai.
Muçllari falenderoi gjithashtu gjyqtarin për vendimin që e cilësoi “të drejtë” dhe banorët që protestuan për lirimin e tij.
“Falenderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cënoheshin interesat tona.
Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumenta dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent”, tha ai, ndërsa shtoi se diët në qeli për të ishin të vështira.
Kujtojmë se sherri mes tyre nisi pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira. Sipas dëshmitarëve, këshilltari Engjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej përfaqësuesve të banorëve të Çërravës.
Reagimi i plotë:
Së pari falenderoj familjarët, miqtë dhe shokët të cilët më janë gjendur pranë në këto ditë shumë të vështira. Gjykata dha vendimin që pritej. Arrestimi im u shpall i paligjshëm sepse realisht ashtu ishte.
Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të një kauze që ne e kemi menduar si të drejtë dhe e mendojmë si të drejtë. Nuk ishte qëllimi im që të dhunoja dikë për shkak të detyrës. Ky ishte një vendim thellësisht i padrejtë. Kam një falenderim për gjyqtarin që mori një vendim të drejtë në raport me mua.
Falenderoj banorët të cilët ishin pranë meje në këto ditë shumë të vështira, dolën protestuan sepse e kuptuan që ne po protestonim jo për të marrë diçka në këmbim por thjesht sepse atje cënoheshin interesat tona.
Ishim të prekur drejtpërsëdrejti, ndaj ne duhej që ta mbronim interesin tonë me argumenta dhe me fakte, ashtu siç edhe ju ishit prezent. Me thënë të drejtën, sinqerisht ishin ditë shumë të vështira. Nuk e prisja kurrë se do isha i burgosur e që do përjetoja atë tmerr që do përjetoja. -

Andorra-Shqipëri, Sylvinho mendon për formacionin, ka dilema në mbrojtje dhe sulm
Faza play-off e Eliminatoreve të Botërorit 2026 është më afër se kurrë për Shqipërinë, e cila pas fitores në transfertë përballë Serbisë i duhet sot një tjetër tri pikësh larg “Air Alabania”-s.
Këtë herë rivalja është Andorra, një ekip modest, por që bazon lojën në mbrojtje. Për këtë motiv formacioni i zgjedhur nga Sylvinho duhet që të jetë si i kujdesshëm në mbrojtje, por edhe i mprehtë në sulm për të gjetur sa më shpejt golin që do të zhbllokonte “këmbët” dhe emocionet e lojtarëve.
Për këtë takim komisari teknik brazilian do të rreshtojë të tijtë me skemën 4-3-3. Në portë Strakosha është titullar i padiskutushëm ashtu siç janë edhe dy mbrojtësit e krahurt Hysaj dhe Mitaj. Ndërsa në qëndër Gjimshiti ende nuk di se kush do të jetë partneri i tij pasi Sylvinho është në dyshim mes Ajetit dhe Ismajlit.
Mesfusha është një tjetër repart ku nuk priten ndryshime krahasaur me takimet e kaluara. Shehu, Asllani dhe Laçi rikonfimohen pas provës së madhe të treguar në Leskovac. Sa i përket sulmit Manaj duket i sigurt për vendin e tij në majën e repartit ashtu si edhe Broja, i cili do të aktivizohet në të djathtë. Ky repart do të plotësohet nga Uzuni ose Hoxha, të cilët janë në balotazh për një vend titullari. -

Shehaj/ Mafia lëviz me mbrojtje nga policia, alarm kombëtar
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka analizuar vrasjen e ditës së djeshme në Rinas. Shehaj deklaroi se SPAK ka ngritur disa herë alarmin për dekonspirimin e aksioneve policore nga brenda strukturave, deklaratë e cila i referohet edhe faktit se i plagosur në këtë atentat mbeti edhe një punonjës i AMP, Muçi Shaljani ose Sheqeri.
Shehaj tha se bosi i krimit Glimando Dani u vra ndërkohë që truprojë i tij ishte punonjësi i AMP.
“E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh” thekson Shehaj.
Kreu i Mundësia i bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen tek hetimet dhe arrestimet e banditëve, por “të shkojë deri lart tek politika që i mbron.
Në një vend normal, një atentat mafioz pranë Aeroportit do të ishte alarm kombëtar.
Kur një bos krimi vritet në mes të ditës, i shoqëruar nga një Agjent i Mbrojtjes Policore i cili kthehet në ‘truprojën’ e kriminelit, kjo tregon qartazi se sa e implikuar është Policia e Shtetit me krimin.
E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh”.
Shehaj hodhi akuza në drejtim të ministres Koçiu dhe tha se mafia lëviz me mbrojtje nga Policia dhe Shqipëria nuk është vend i sigurt.
“Ndërsa ministrja flet për suksese, realiteti është se mafia lëviz me mbrojtje nga policia.Shqipëria nuk do të jetë e sigurt derisa pushteti të ndahet nga krimi dhe drejtësia të mos ndalet te bandat, por të shkojë deri lart te politika që i mbron”, deklaroi Shehaj. -

Shoqata e gjyqtarëve i del në mbrojtje Asim Vokshit: Sulmet ndaj tij janë shndërruar në denigrime personale
ASIM VOKSHI
TIRANË- Shoqata e Gjyqtarëve i ka quajtur të papranueshme sulmet e nxitura së fundi në drejtim të anëtarit të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi. Duket iu referuar lajmeve në Top Channel, që e cilësojnë zgjedhjen e Vokshit në shkelje të ligjit, duke aluduar se ai ka qenë agjent i shërbimeve inteligjente, Shoqata thotë se sulme të tilla kalojnë çdo kufi të kritikës dhe lirisë së medias.
Reagimi i plotë:
Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.
Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.
Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.
Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske. Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.
Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë. -

2.7 miliardë lekë për mbrojtje nga përmbytjet deri në 2028, ja zonat ku do të ndërhyhet
Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të bëhen ndërhyrjet?
Deri më tani janë investuar rreth 580 milionë lekë në vitin 2024 dhe 2025, për mbrojtje nga përmbytjet si dhe rehabilitimin e argjinaturave.
Ndërkohë për tre vitet e ardhshme parashikohet investim për rreth 2 miliard e 115 milion lekë. Në vitin 2026 parashikohet një investim prej rreth 855 milion lekë, ndërsa në 2027, rreth 620 milionë lekë. Me këto investime do të bëhet mbrojtje nga Lumi Kalasë, Shushicë në Vranisht dhe Drashovisë të Vlorës, lumi Vjosë, Buna, Drin e Mat etj.
Gjithashtu do të kryhen edhe riparim të argjinaturës mbrojtjëse të Kolektorit K17 Butrint, argjinatura mbrojtëse e lumit Shkumbin, si dhe të lumit Buna. Ndërsa në vitin 2028, janë parashikuar të investohet në objekte të mbrotjes nga përmbytja me një vlerë prej rreth 640 milionë lekë.
Por cilët do të jenë hidrovorët që do të rikonstruktohen?
Katër projekte të rikosntruktimtit të hodrovorëve janë process i vazhdimit të përmirësimit që prej viti 2024, ndërsa hidrovorët që vijojnë të rikonstruktohen janë ai në Grethe, në Synej, Orikum dhe në Hamallaj.
Ndërsa vlera totale nga viti 2024, deri në 2028 është rreth 700 milion lekë. Në 2026, janë parashikuar investime në rreth 160 milion lekë, në 2027 parashikohet 46,500 lekë. Por në vitin 2028 parashikohen rreth 200 milion lekë investime për rehabilitimin e hidrovoreve. -

Rama shperfill akuzat e SPAK ndaj Ballukut, e merr ne mbrojtje publikisht
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e pandehur dhe zyrtarisht me akuza nga SPAK vijon shfaqjen në publik.
Sot ajo është parë të dalë në krah të kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”
Kujtojmë që prej dhjetë ditësh numri dy i qeverisë është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë, kjo është dalja e parë e të dyve, bashkë.
-

Shabani i del në mbrojtje Gonzatos: Avokati më i mirë i integrimit europian të Shqipërisë
Endrit Shabani ka reaguar pas debateve të fundit që kanë përfshirë ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Përmes një reagimi publik, Shabani ka dalë në mbrojtje të diplomatit, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.
“Shqiptarët janë populli më pro-europian, dhe aspirata për t’u bërë pjesë e familjes evropiane është po aq e vjetër sa shteti shqiptar. Në këtë rrugëtim të vështirë, pak kush i është gjendur Shqipërisë me aq përkushtim sa Ambasadori Silvio Gonzato, i cili është avokat i palodhur i integrimit tonë në BE,” – shkruan Shabani.
Ai e cilëson të padrejtë dhe të padenjë sulmin e fundit ndaj Gonzatos, duke e quajtur të papranueshme përdorimin e insinuatave mbi jetën private të një përfaqësuesi ndërkombëtar.
“Të godasësh një përfaqësues ndërkombëtar me insinuata për jetën e tij private nuk është politikë, dhe nuk ka asnjë lidhje me interesin publik. Është thjesht cënim i dinjitetit njerëzor,” – shton Shabani.
Në përfundim, ai paralajmëron se ky lloj mentaliteti përçarës dëmton shoqërinë shqiptare dhe e largon nga rruga europiane:“Ky nuk është interesi i popullit shqiptar, dhe as i Shqipërisë,” përfundon Shabani. -

‘Ditë zie kombëtare’/ Thirrje për protestë në orën 19.00: Të bashkuar në mbrojtje të fëmijëve, familjes e kombit!
Qytetarët rikthehen sërish në mbrëmje këtë të martë 6 nëntor, teksa Parlamenti do të diskutojë projektligjin për Barazinë Gjinore.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, koalicioni shqiptar pro familjes & jetës, u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e tubimit dhe protestës, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore.
‘Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!’, thuhet në thirrjen për protestë.
Statusi
KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!
PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare!
Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj!