Tag: mbrojtje

  • Rama: Anëtarësimi në BE do të thotë mbrojtje nga rreziqet që mund të na kanosen

    Rama: Anëtarësimi në BE do të thotë mbrojtje nga rreziqet që mund të na kanosen

    Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, është ndalur në Kashar mbrëmjen e së premtes ku ka zhvilluar një takim me qytetarët.
    Rama tha edhe njëherë se 11 maji nuk është thjeshtë një datë zgjedhjesh, por është një ditë takimi me historinë.
    Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të arrihet vetëm me PS-në në pushtet. Ai tha se anëtarësimi në BE na duhet sot më shumë se kurrë pasi rreziku është i pranishëm për të gjithë.

    “Në një kohë kur bota po ndryshon ku rreziqet po shtohen ku lufta është kaq e pranishme dhe nuk është një film bardhezi, është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të fortë…duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë dhe në rastin e BE, mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe shumë të forta edhe për mbrojtjen tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen”, tha Rama.

  • Kërcënimet ndaj prokurorëve, Dumani: Është siguruar mbrojtje më e mirë fizike për ata dhe familjarët e tyre

    Kërcënimet ndaj prokurorëve, Dumani: Është siguruar mbrojtje më e mirë fizike për ata dhe familjarët e tyre

    Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e këtij institucioni gjatë vitit 2024. Dumani ka bërë me dije se me ndryshimet e dhjetorit 2023 është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike për prokurorët që janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Ai tha se është rritur mbrojtja jo vetëm ndaj prokurorëve por edhe për familjarët e tyre në rastet kur ata janë kërcënuar nga bandat.
    “Për ta përmbledhur sidomos në ndryshimet e dhjetori 2023 për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme është siguruar një mbrojte më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike dua të vlerësoj kontributin dhe vlerësimin e policisë së shtetit që deri më tani kanë marrë të gjithë masat e duhura në mbrojtje të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, kur ata kanë qenë të ekspozuar nga rreziqet e krimit të organizuar”, tha Dumani.

  • Tragjedia me 61 të vdekur në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

    Tragjedia me 61 të vdekur në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

    Rajoni E Shtunë, 12 Prill 2025 21:33
    Në kuadër të hetimeve për zjarrin tragjik në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, policia ka ndaluar ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim , Shaban Saliu,
    Sipas skemës, në listë janë shtuar të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë, pozitë kjo që mbahej kryesisht nga BDI dhe që prek periudhën nga viti 2012 kur për herë të parë diskoteka ‘Puls’ u pajis me licencë e deri në vitin 2024, kur rinovoi në mënyrë të falsifikuar licencën e punës.

    Të ndaluar janë ministri aktual dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim Shaban Saliu, ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi.
    Aktualisht Kuçi është ambasador në Norvegji, ndërsa në rrjetet sociale ai ka konfirmuar kontrollin e policisë në shtëpinë e tij dhe ka theksuar se do të kthehet në vend për procedurat.
    “Besoj në drejtësinë për të mirën e përgjithshme. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për tu arsyetuar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme”. ka shkruar Kuçi në rrjetet sociale.
    Ndërkohë janë ndaluar edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami, ish drejtor i Inspektoratit të Tregut dhe inspektorë ndërtimi të cilët kanë punuar në komunën e Koçanit. Nuk jepen më shumë detaje për aksionin, ndërsa Prokuroria shkurt vetëm konfirmon aksionin.
    “Me urdhër të prokurorit publik në rrjedhë është aksioni për ndalimin e më shumë personave, në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan. Autoritetet kompetente do ta informojnë opinionin në mënyrë të koordinuar në momentin që do të përfundojnë veprimet që janë në rrjedhë”, theksuan nga Prokuroria”.
    Paraprakisht Prokuroria ngriti procedurë hetimore për 34 persona fizikë dhe 3 juridikë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ish-kryetarë të komunës së Koçanit dhe ish-drejtues të Inspektoratit të Tregut.
    Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.
     

  • Krerët e NATO-s mblidhen në Bruksel, nervozizëm për Rubion: Transatlantist apo jo?

    Krerët e NATO-s mblidhen në Bruksel, nervozizëm për Rubion: Transatlantist apo jo?

    Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s mblidhen të enjten për një samit dy ditor në Bruksel, ku sytë duket se do të jenë të drejtuar nga shefi i diplomacisë amerikane.

    Kur Marco Rubios iu dha fillimisht roli në administratën e re të presidentit Donald Trump, shumica e europianëve u gëzuan, sepse ai shihej një “transaltantist” i zjarrtë, kujton REL.
    Por tani sipas diplomatëve, në radhët e aleancës ka një lloj nervozizmi. Ndërsa disa thonë “ai ende na kupton ne dhe aleancën”, ata pyesin se sa ndikim ka realisht ai brenda Qeverisë amerikane dhe çfarë do të thotë ai kur bëhet fjalë për Ukrainën, Rusinë dhe Kinën.
    Ashtu si Pete Hegsethe në samitin e ministrave të mbrojtjes në muajin shkurt, Rubio do të këmbëngulë në mesazhin se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe të ketë në shumë hise sa i përket ndarjes së barrës. Aleatët sërish shpresojnë se SHBA-ja do të rikonfirmojë angazhimin e saj ndaj NATO-s dhe nenit 5 të traktatit, që ka të bëjë me mbrojtjen e ndërsjellë.
    Duke qenë se takimet e vetme të tjera të NATO-s para samitit të qershorit janë takime joformale të ministrave të Jashtëm që do të mbahen në Turqi në mesin e majit dhe të Mbrojtjes në fillim të qershorit, takimi i kësaj jave shërben, në shumë mënyra, si provë gjenerale për samitin e Hagës që do të mbahet më 24-26 qershor.
    Qëllimi i atij takimi është i qartë: Të mbajë të bashkuar aleancën, duke rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon që të çdo aleat të zotohet se do të shpenzojë të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin, me shpresën se kjo do ta qetësojë presidentin amerikan, Donald Trump.

    Top Channel