Tag: mbrojtje

  • Agim Janina: Lahuta e çiftelia pas viteve ‘90 janë “zhdukur”, sot kemi shumë pak dhe duhen marrë në mbrojtje nga shteti

    Agim Janina: Lahuta e çiftelia pas viteve ‘90 janë “zhdukur”, sot kemi shumë pak dhe duhen marrë në mbrojtje nga shteti

    Nga Julia Vrapi
    Përfshirja e lahutës në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje lidhet edhe me rrezikun real, ku ndodhet sot tradita jonë muzikore popullore. Humbja e këtyre objekteve autentike duhet të nxisë institucionet në vend të marrim masa urgjente: të identifikohen, të ruhen dhe të merren në mbrojtje shtetërore. Prej ditës së martë, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje, një lajm që u mirëprit shumë, por dhe që i vendos institucionet tona në qendër për të marrë masa për ruajtjen.
    Studiuesi i artit Agim Janina shpreh shqetësimin se vegla të rralla popullore pas viteve 1990 janë zhdukur, ku sipas tij kërkohet një mbrojtje shtetërore për thesaret e çmuara të identitetit tonë kulturor. “Përfshirja e lahutës në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s është një lajm shumë i bukur për vendin dhe asaj se çfarë ne trashëgojmë. Kur shprehet se “nevojë urgjente për mbrojtje”, duhet ta ketë fjalën se veglat muzikore si lahuta, çiftelia, etj, vegla popullore pas viteve ’90 janë “zhdukur” dhe sot mesa di nuk kemi më shumë se dy apo tre lahuta mbi 300 vjeçare.
    Kjo të shtyn të marrësh masa që ndoshta dikush mund të ketë e duhen ruajtur e marrë në mbrojtje nga shteti”, shprehet Agim Janina studiues arti. Arti i lahutës, i këndimit dhe i krijimit të lahutës është një nga thesaret më të çmuara të kulturës sonë dhe shpallur tashmë si pjesë e pasurisë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u renditur në listën për mbrojtje urgjente, një njohje e rëndësishme që nënvizon vlerën e tij të jashtëzakonshme. Në UNESCO më parë janë regjistruar dhe dukuri të tjera jomateriale tonat, të cilave ju shtua së fundi edhe lahuta shqiptare, ku iso-polifonia popullore shqiptare u regjistrua në vitin 2005, xhubleta në vitin 2022, transhumanca – tradita e shtegtimit të bagëtive në vitin 2023 dhe K’cimi i Tropojës në vitin 2024.
    Lahutarët në vend
    Në vendin tonë lahutarët po bëhen gjithnjë e më të rrallë. Mjeshtëria e tyre, që dikur transmetohej natyrshëm brez pas brezi, sot rrezikon të humbasë. Për këtë arsye, sipas studiuesit të artit Agim Janina ata lahutarë që kanë mbetur duhet të regjistrohen, të dokumentohen dhe të mbrohen si bartës të një tradite të vyer. “E dyta, mendoj se lahutarët po bëhen gjithnjë e më të rrallë, ndaj ata që kanë mbetur duhen marrë në mbrojtje, duhen regjistruar. E treta, si do të jetë e ardhmja e lahutës dhe e lahutarëve në të ardhmen, kur rrezikohen të mos jenë më në përdorim si vegël dhe si instrumentist e këngëtar”, vijon më tej studiuesi i artit Agim Janina, i cili dhe më parë në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje një sërë problemesh që lidhen me trashëgiminë kulturore në vend. Për ruajtjen dhe promovimin e traditës së lahutës dhe këngëve epike më parë janë zhvilluar edhe veprimtari të ndryshme. “Takimi i Lahutarëve Shqipfolës” u zhvillua si një aktivitet kulturor me karakter promovues dhe ruajtës të trashëgimisë shqiptare, që ka në qendër lahutën si një instrument tradicional dhe këngët epike që lidhen me mitologjinë, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Ky aktivitet në Bashkinë Malësi e Madhe solli në skenë lahutarë nga të gjitha trojet ku flitet shqip.
    Një regjistrim i ri në listën për nevojë urgjente mbrojtjeje
    Pas viteve 1990 trashëgimia kulturore shqiptare është goditur shumë rëndë e në disa raste ka shkuar deri në zhdukje përfundimtare të saj. Lahuta shqiptare, këndimi dhe arti i prodhimit të saj tashmë janë pasuri botërore e UNESCO-s, lista e trashëgimisë në mbrojtje urgjente, por më parë herë pas here edhe studiues të ndryshëm të trashëgimisë kulturore kanë sjellë në vëmendje problemet me të cilat përballet prej kohësh kjo trashëgimi kulturore jomateriale. “Një regjistrim i ri në listën për nevojë urgjente mbrojtjeje.
    Arti i të luajturit, të kënduarit dhe të punuarit të lahutës”, shkruhet në njoftimin e vetë UNESCO-s, shoqëruar dhe me foton e një të riu, që po merr mësime se si të luajë këtë instrument. “Lahuta është një instrument prej druri me një tel të vetëm, me një trup rezonues të mbuluar me lëkurë dhe një qafë të gdhendur, i cili prodhohet, luhet dhe shoqërohet me këngë nga komunitetet rurale të Shqipërisë së veriut dhe veriperëndimit”, është përshkrimi  i UNESCO-s. Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ( United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization) ose UNESCO është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Shqipëria ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe natyrore, që njihet dhe mbrohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Këto pasuri përfshijnë si trashëgiminë kulturore dhe natyrore materiale, ashtu edhe trashëgiminë kulturore jomateriale.

    Dosja për lahutën, një proces kërkimor i udhëhequr nga një grup studiuesish  
    Përfshirja e lahutës shqiptare si pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO, në listën për nevojë urgjente mbrojtjeje vjen si rezultat i një procesi të gjatë kërkimor i udhëhequr nga një grup studiuesish Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge. Ky grup studiuesish në bashkëpunim me komunitetet lokale, kërkimet në terren dhe dokumentimin e detajuar, ata arritën të përgatisin një dosje të standardeve të UNESCO-s. Dosja u dorëzua zyrtarisht në UNESCO në mars të vitit 2024. Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës në partneritet me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, në kuadër të programit për përgatitjen dhe forcimin e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare. Një reagim për artin e të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës që u shpall zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme pati dhe nga Akademia jonë e Shkencave.
    “Përfshirja e lahutës në këtë listë ndërkombëtare jo vetëm e ngre këtë traditë në vëmendjen globale, por edhe thekson nevojën për ruajtjen e saj të menjëhershme, për të siguruar vazhdimësinë e një simboli të rrallë të identitetit shqiptar. Shqipëria konfirmon angazhimin për ta mbrojtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të çmuar, duke mbajtur të hapur bashkëpunimin me Kosovën dhe aktorët e tjerë kulturorë në rajon”, thuhet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.  Lahuta, instrument muzikor tejet i lashtë, ka qenë një simbol i rëndësishëm i shpirtit të popullit shqiptar, duke e shoqëruar atë në shumë aspekte të jetës: nga këngët heroike dhe ato epike, tek ato rituale dhe festive. Përhapja e lahutës dhe praktika e saj janë të lidhura ngushtë me krahinat veriore të Shqipërisë, ku ajo ka qenë pjesë e pandashme e ceremonive dhe aktiviteteve sociale. Rajone si Malësia e Madhe, Rrafshi i Dukagjinit, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia kanë pasur një ndikim të madh në formësimin e traditave muzikore të këtij instrumenti.
     
     
     
     

  • “Sulmet e tij ndaj Kushtetueses, janë të papara ndonjëherë”/ Berisha: Rama pa kurrfarë mbrojtje, ka hallin e Lubisë

    “Sulmet e tij ndaj Kushtetueses, janë të papara ndonjëherë”/ Berisha: Rama pa kurrfarë mbrojtje, ka hallin e Lubisë

    Kreu i PD, Sali Berisha hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut.
    “Sulmet ndaj Kushtetueses në këtë çështje janë të pa para ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Kërcënimet dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi deri në darkë, për shkak të tyre gjykata në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent pranoi të shqyrtojë kërkesën. U dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit.
    Mbetet vetëm fjala dhe guximi juaj për të folur për vete për çdo shqiptar kudo që është, për mbarë europën dhe botën. Kjo përpjekje tij për të mbrojtur veten përmes Kushtetueses, do ketë pasoja direkt mbi të. Se populli shqiptar s’do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë. Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë Komisionin e Venecias mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shqyrtuar se ky komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri. Tani nuk e përmend më, duket se ka pasur reagime.
    Tani ka vetëm hallin e tij, por hallin e tij e ka krijuar vetë duke urdhëruar Ballukun, duke e bërë bashkëpunëtore në krim, Rama është pa kurrfarë mbrojtje. Ajo e ka marrë vendimin do të të marrë me vete. Vlerësoj reagim e shoqatës së gjyqtarëve si një reagim në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës. Protestat janë dhe do jenë rruga jonë e vetme për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë”, tha Berisha.

  • Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

    Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

    Një fushatë e re në rrjetin social X po përhapet me shpejtësi në mbrojtje të Bashkimit Europian, pas thirrjes së Elon Musk për “të shfuqizuar BE-në” dhe strategjisë së re të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, e cila ka tronditur marrëdhëniet transatlantike.
    Mijëra përdorues nga i gjithë kontinenti po postojnë flamurin blu me yjet e verdhë të BE-së, të shoqëruar me moton “This is my flag”, “Ky është flamuri im”. Ata theksojnë se flamuri simbolizon unitetin, lirinë, paqen, demokracinë, barazinë, diversitetin, shtetin e së drejtës, shkencën dhe forcën, duke e cilësuar si vlerat më të rëndësishme për të cilat ia vlen të luftosh.
    Kujtojmë se Komisioni Europian e gjobiti Musk–un me 120 milionë euro për mungesë transparence, ndërsa ai reagoi duke kërkuar hapur “të fshihet BE-ja nga hartat”. Kjo ka nxitur reagime të forta në rrjet, ku shumë përdorues kanë shtuar mesazhe të drejtpërdrejta kundër tij.
    Ndër të parët që iu bashkua fushatës ishte Jacques Attali, këshilltar i disa presidentëve francezë duke nisur nga Mitterrand te Macron, i cili shkroi: “Ky është flamuri i disa prej vendeve më të lira, paqësore dhe demokratike në botë. Është edhe flamuri im.”
    Në X po qarkullon edhe një variant i flamurit europian me mbishkrimin latin “In varietate concordia” (në shumëllojshmëri, harmoni). Një vëzhgim i shpejtë nga La Repubblica, tregon se fushata ka marrë mijëra mbështetje nga e gjithë Europa, duke u shndërruar në një valë krenarie për BE-në. Dikush, për ta bërë mesazhin edhe më të qartë, ka shtuar: “f..k you Elon”.

  • Nuk ndalet Rama/ mesazhe Gjykates Kushtetuese ne mbrojtje te Ballukut dhe kreut te ARRSH dhe OSHE

    Nuk ndalet Rama/ mesazhe Gjykates Kushtetuese ne mbrojtje te Ballukut dhe kreut te ARRSH dhe OSHE

    Nuk ndalet Rama/ mesazhe Gjykates Kushtetuese ne mbrojtje te Ballukut dhe kreut te ARRSH dhe OSHE
    Edi Rama ka reaguar sërish në mbrojtje të ushtares së tij këtë të diel, në podcastin e përjavshëm “Flasim”, lidhur me çështjen e pezullimit të zv/Kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Rama e ka quajtur një precedent kërcënues, sipas tij, ndërhyrjen siç ai ka konstatuar të gjykatës dhe prokurorisë në pushtetin ekzekutiv.
    Përsa i përket masës arrest shtëpie ndaj drejtorit të ARRSH dhe drejtorit të KESH-it, Rama lë të kuptojë qartazi se nuk i intereson aspak çfarë ndodh me to, pasi sipas tij “kjo po është punë e prokurorit dhe gjykatësit”.
    Ai shprehet se arrestet pa gjyq janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri.
    Ajo që e shqetëson Ramën është fakti se Balluku nuk mund ti zëvendësojë ata përsa kohë vijon të jetë e pezulluar nga detyra.
    Duket se lideri paska harruar që drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin duke zbatuar urdhrat e Ballukut. Apo ato nuk përbëjnë kërcënim për liderin dhe ndaj nuk i merr në mbrojtje si Ballukun…?!
    “Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.
    Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykate, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
    Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
    Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri.
    Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë.
    Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejtën e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
    Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar“, tha Rama.

  • Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

    Bota E Diel, 7 Dhjetor 2025 10:55
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.
    Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.

    “Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.

    Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.
    Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë.
    *Shënim: Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në shtator të vitit 2025, duke e ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, si emër të dytë.
    REL

  • SHBA: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

    SHBA: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.
    Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.
    “Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.
    Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.
    Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë.
    *Shënim: Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në shtator të vitit 2025, duke e ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, si emër të dytë./REL

  • Rritja e buxhetit të NATO-s për ushtrinë, Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

    Rritja e buxhetit të NATO-s për ushtrinë, Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.

    Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.

    “Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.

    Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

    Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë./REL

  • Real Madridi, çfarë kaosi në mbrojtje! Xabi Alonso e ka ndryshuar formacionin 12 herë

    Real Madridi, çfarë kaosi në mbrojtje! Xabi Alonso e ka ndryshuar formacionin 12 herë

    29 Nëntor 2025

    10:33

    Alfred Lleshi

    Një kokëçarje e vërtetë për Xabi Alonson. Trajneri i Real Madridit po përballet me një sezon të vështirë për shkak të emergjencës në mbrojtje, duke përdorur 12 formacione të ndryshme në vetëm 18 ndeshje. Dëmtimet e shumta kanë qenë një problem i vazhdueshëm, duke i pamundësuar Alonsos të krijojë linjë të qëndrueshme përpara Courtois. Në disa raste, trajneri është detyruar të përdorë lojtarë jashtë rolit, si Valverde në krahun e djathtë.
    Fillimisht, ideja ishte të përdorej qendra Militao-Huijsen, Carreras në të majtë dhe alternimi Carvajal–Trent Alexander-Arnold në të djathtë. Dëmtimet e Trent dhe më pas Militao e prishën vazhdimësinë. Para “El Clásico”, kombinimi i Valverde, Militao, Huijsen dhe Carreras u përdor kundër Barcelonës, Villarrealit, Valencias dhe Liverpool-it, duke u bërë formacioni më i përdorur në 4 ndeshje.
    Numrat janë të pamëshirshëm; 10 mbrojtës të skuadrës kanë humbur 53 ndeshje për shkak të dëmtimit. Megjithatë, Real Madridi ka pësuar vetëm 17 gola në 18 ndeshje dhe Courtois ka regjistruar 8 porta të paprekura, duke treguar aftësinë e trajnerit bask për ta menaxhuar emergjencën.

  • Suedia do të investojë 3.5 miliardë dollar për të rritur mbrojtjen ajrore

    Suedia do të investojë 3.5 miliardë dollar për të rritur mbrojtjen ajrore

    Suedia ka njoftuar këtë të martë se po investon 3.5 miliardë dollar shtesë në mbrojtje ajrore, mes kërcënimit në rritje nga dronët dhe format e tjera të sulmeve ajrore.

    Duke folur në Halmstad, në jugperëndim të Suedisë, në regjimentin e mbrojtjes ajrore, ministri i mbrojtjes, Pal Jonson tha:

    “Mbrojtja e Suedisë duhet të forcohet kundër kërcënimeve të tilla si raketa e dronë. Mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe lirinë është investimi në mbrojtje. Porositë e mjeteve të nevojshme për mbrojtje gjithashtu kontribuojnë në rritje, vende pune dhe siguri të furnizimit. Ato gjithashtu përmirësojnë mundësitë e rritjes së kapacitetit të prodhimit në industrinë e mbrojtjes”, u shpreh ai.

    Sakaq, investimet e reja përfshijnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe sisteme moderne radarësh.

  • I del në mbrojtje vëllait pas sulmeve nga tifozët/ Xhaka: Krenaria e shqiptarëve

    I del në mbrojtje vëllait pas sulmeve nga tifozët/ Xhaka: Krenaria e shqiptarëve

    Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky rezultat iu mjaftoi “Helvetikëve” për të mbyllur grupin në krye.
    Në këtë fushatë kualifikuesesh, Granit Xhaka ka qenë figura qendrore e kombëtares zvicerane, duke e udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër.
    Megjithatë, mbrëmë ai u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në Prishtinë, një reagim që vetë mesfushori nuk e kishte pritur.
    Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili i doli publikisht në krah:
    “Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai në rrjete sociale.