Tag: mbrojtja

  • Nis sot mbrojtja e ish-krerëvve të UÇK-së, kush është zyrtari i lartë amerikan që do të dëshmojë

    Nis sot mbrojtja e ish-krerëvve të UÇK-së, kush është zyrtari i lartë amerikan që do të dëshmojë

    Hashim Thaçi dhe James Rubin. Qershor, 1999

    HAGË- Do të nisë sot në Gjykatën Speciale në Hagë, mbrojtja e katër ish-drejtuesve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët tashmë prej disa vitesh mbahen në qeli. Ky proces i parapriu dje një proteste në Hagë, ku mijëra shqiptarë nga troje të ndryshme kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
    Sot, i pari që do të dalë në bankën e dëshmitarëve është James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.
    Javën e kaluar ai tha se ka shumë për të treguar mbi atë periudhë, ndërsa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 11 prill 2023, Rubin theksoi se “UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”.
    Kush është James Rubin?
    James Rubin është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan me mbi 35 vjet përvojë në politikën e jashtme.Aktualisht, ai shërben si Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
    Rubin ka qenë këshilltar diplomatik i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ndihmëssekretar i Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënës i sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
    Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Përveç karrierës diplomatike, Rubin ka shërbyer si profesor dhe komentator në institucione prestigjioze si Oxford, Universiteti Columbia dhe Shkolla Ekonomike e Londrës, dhe është nderuar me çmime të larta për arritjet e tij profesionale.
    Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria solli 125 dëshmitarë në sallë, si dhe dëshmi të tjera u dhanë me shkrim. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.
    Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u bë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023. Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti. /ZËRI 

  • Radio gjermane DW: Në Hagë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. NATO e përdori UÇK!

    Radio gjermane DW: Në Hagë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. NATO e përdori UÇK!

    -Botuar në radion shtetrore gjermane DW-
    Në Hagë të Holandës të dielën mijëra shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, protestuan duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe u mbështet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK).
    “Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n”
    Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, që kishte shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Specialja, tha se atëbotë ishte udhëzuar nga Qeveria e tij të bënte presion që të themelohej kjo gjykatë.
    Bosch u tha protestuesve se nuk i pëlqente kjo ide “sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time”.
    “Më kujtohet kur e takova Thaçin, ai ishte i shqetësuar. Por, i thash nuk ke pse të shqetësohet sepse gjykimi është i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave”, tha Bosch.
    Ai tha se UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në terren dhe kritikoi akuzën e bërë nga Prokuroria e Specializuar që i cilëson ish-krerët e UÇK-së si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.
    “Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, tha ai.
    Protesta në kryeqytetin holandez u mbajt në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara.

    Gucati: Drejtësia s’duhet të shndërrohet në instrument politik
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nga Haga i bën thirrje Evropës që “të mos lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”.
    Sipas tij, UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri.
    “Drejtësia duhet të jetë e njëjtë”, tha ai, duke shtuar se serbët që kanë kryer krime “gëzojnë lirinë”.
    “Drejtësi për çlirimtarët, liri për të drejtën tonë historike”, tha ai.
    Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati. Fotografi nga arkivi.
    Ish-pjesëtari i UÇK-së, njëherësh bashkëorganizatori i protestës, Fatmir Koci, tha se UÇK-ja nuk ishte as agresore e as pushtuese, por tha se sot ish-krerët e UÇK-së po gjykohen “me akuza të pabaza”.
    “Nuk do të pranojmë asnjëherë këtë padrejtësi ndaj tyre”, tha ai.
    Koci tha shteti serb ka kryer “krime të tmerrshme gjatë luftës dhe nuk ka dhënë asnjë llogari”.
    Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës, pasi argumentoi se ajo “ka heshtur” dhe “nuk ka mbrojtur” shtetasit e saj.
    “Specialja është mjet i padrejtësisë”, tha ai, duke shtuar se “kërkojmë hetim të drejtë e të paanshëm për krimet e kryera gjatë luftës. Kërkojmë drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë”.
    Protesta në Hagë u mbajt pasi më 7 gusht, mijëra persona protestuan në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale.
    Në Speciale rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të nisë dëshminë e tij para Speciales më 15 shtator, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
    Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
    Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
    Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
    Mbrojtja e Thaçit ka deklaruar se 11 dëshmitarët që mëton të thërrasë të japin dëshminë e tyre në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.

    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?
    Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./DW/
    Edi Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant!

  • Në Hagë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Në Hagë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Protesta e organizuar nga veteranët e luftës së UÇK-së në Prishtinë më 7 gusht 2025, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
    Në Hagë të Holandës të dielën shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, po protestojnë duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për siç thanë organizatorët, padrejtësitë që po bëhen në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protesta në kryeqytetin holandez po mbahet në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara.
    Folës në protestë janë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, Fatmir Koci, bashkëorganizator i protestës dhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.
    Specialja “mjet i padrejtësisë”Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se nga Haga i bën thirrje Evropës që “nuk duhet të lejohet që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”.
    Ai tha se UÇK-ja nuk luftoi asnjëherë për pushtet, por për liri.
    “Drejtësia duhet të jetë e njëjtë”, tha ai, duke shtuar se serbët që kanë kryer krime “gëzojnë lirinë”.
    “Drejtësi për çlirimtarët, liri për të drejtën tonë historike”, tha ai.
    Ish-pjesëtari i UÇK-së, njëherësh bashkëorganizatori i protestës, Fatmir Koci, tha se UÇK-ja nuk ishte as agresore e as pushtuese, por tha se sot ish-krerët e UÇK-së po gjykohen “me akuza të pabaza”.
    “Nuk do të pranojmë asnjëherë këtë padrejtësi ndaj tyre”, tha ai.
    Koci tha shteti serb ka kryer “krime të tmerrshme gjatë luftës dhe nuk ka dhënë asnjë llogari”.
    Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës, pasi argumentoi se ajo “ka heshtur” dhe “nuk ka mbrojtur” shtetasit e saj.
    “Specialja është mjet i padrejtësisë”, tha ai, duke shtuar se “kërkojmë hetim të drejtë e të paanshëm për krimet e kryera gjatë luftës. Kërkojmë drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë”.
    Protesta në Hagë mbahet pasi më 7 gusht, mijëra persona protestuan në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë – që njihen edhe si Gjykata Speciale.
    Në Speciale rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
    Protesta në Hagë vjen një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve.
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të nisë dëshminë e tij para Speciales më 15 shtator, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
    Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
    Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
    Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
    Mbrojtja e Thaçit ka deklaruar se 11 dëshmitarët që mëton të thërrasë të japin dëshminë e tyre në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.
    Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
    Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
    Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
    rel

  • Të dielën protestë në Hagë, nisen drejt Holandës veteranët e UÇK-së: Liri për heronjtë tanë

    Të dielën protestë në Hagë, nisen drejt Holandës veteranët e UÇK-së: Liri për heronjtë tanë

    Të dielën e 14 shtatorit, në Hagë, do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
    Përgatitjet kanë nisur prej ditësh ndërkohë që veteranë të UÇK-së, por edhe shumë qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur që me 12 shtator drejt Holandës.
    Me këngë patriotike, rroba me motive ushtarake dhe me thirrje për drejtësi ata u mblodhën rreth 25 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, në Koroman.
    “Mjaft me padrejtësi. Liri për heronjtë tanë”, shkruhej në bluzën e një qytetari.
    Mediat në Kosovë shkruajnë se janë shtatë autobusë që janë nisur nga Kosova.
    Po ashtu edhe shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Europës do të jenë të pranishëm në protestën masive që pritet të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale.
    Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës rreth 5 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
    Protesta do të zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Gjatë konferencës së fundit statusore, mbrojtja e Thaçit tha se do t’i duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmive të dëshmitarëve për këtë rast.
    Ndërkaq, mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon që dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatë, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe këto dëshmi veçse u janë dorëzuar prokurorëve.
    Ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit njoftuan se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet për të paraqitur shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.
    Ky panel parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.
    Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

  • James Rubin do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    James Rubin do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmësekretar amerikan i Shtetit, tha se javën e ardhshme do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
    Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve më 15 shtator.
    “Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi [ish-kryediplomates së ndjerë amerikane] Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin për emisionin Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti iKosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata mohojnë akuzat.
    Rubin, që ishte një figurë e rëndësishme gjatë luftës në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 2023, kishte folur për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për UÇK-në.
    “Në ditët e para, para se të dija shumë për të, ne i kishim dënuar aktivitetet terroriste që ishin kryer nga grupet shqiptare. Por, me evoluimin e procesit të paqes, UÇK-ja u bë qendra e atij procesi të paqes dhe ishte Hashim Thaçi, në bisedimet e Rambujesë, ai që mori vendimin e guximshëm për të rënë dakord me Marrëveshjen e Rambujesë. Dhe, ky ishte vendimi që lejoi NATO-n t’i mbështeste shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte marrë ai vendim, nuk mendoj se do të rrinim kaq të lumtur dhe të lirë në një qytet modern evropian këtu në Prishtinë.
    Sipas tij, UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit pas përfundimit të luftës.
    Atëbotë, Rubin nuk kishte pranuar që të komentonte lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
    Më 15 shtator ekipi mbrojtës i Thaçit do të nisë paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Pasi të ketë përfunduar ekipi i Thaçit, rastin do ta paraqesë edhe ekipi i Krasniqit.
    Më 16 korrik 2025, ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit njoftuan se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.
    Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se në mesin e dëshmitarëve që do të thërrasë ka edhe figura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
    “Unë nuk mund të them këta emra në publik sepse bëhet fjalë për persona me një staturë të lartë, persona që janë shumë të njohur si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Dole etj”, tha njëri nga avokatët e Thaçit gjatë konferencës statusore të mbajtur më 19 gusht.
    Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi synon të thërras 11-12 dëshmitarë, duke synuar që ata të japin dëshmi në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.

  • Drafti i ri, “bilbilfryrës” çdo biznes dhe institucion me 50 punonjës, rritet mbrojtja e denoncuesve

    Drafti i ri, “bilbilfryrës” çdo biznes dhe institucion me 50 punonjës, rritet mbrojtja e denoncuesve

    Sinjalizimi i shkeljeve ligjore brenda institucioneve apo subjekteve private që bëhet nga një njësi specifike që përcaktohet nga një ligj i vitit 2016 pritet të rregullohet me një kuadër të ri që po konsultohet me grupet e interesit. Drafti i ri “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” parashikon së pari shtrirjen e kësaj njësie në ndërmarrje më të vogla duke përfshirë kështu më shumë subjekte private dhe publike. Aktualisht këtë detyrim për ngritjen e kësaj njësie që raporton pranë  Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) e kanë institucionet me mbi 80 punonjës ndërsa sipas draftit të ri do ta kenë atom bi 50 punonjës.Po kështu projektligji i ri parashikon ngritjen e re mekanizmave të sinjalizimit:Sinjalizimi i brendshëm, i kryer përmes njësive përgjegjëse të ngritura në autoritetet publike ose subjektet private, brenda mjedisit të punës ku individi ka aktualisht një marrëdhënie pune;Sinjalizimi i jashtëm, i realizuar përmes autoritetit kompetent – ILDKPKI, jashtë strukturës së autoritetit publik ose subjektit privat ku është konstatuar shkelja;Sinjalizimi publik, që konsiston në bërjen publike të informacionit mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor nga sinjalizuesi.Sipas relacionit që shoqëron draftin gjithashtu parashikohet zgjerim i fushave të veprimit s ai takon shkeljeve që raportohen.“Një nga risitë e projektaktit është zgjerimi i objektit të sinjalizimit dhe fushëzbatimit të tij, ku përfshirja e çdo shkelje të mundshme të kuadrit ligjor shkon përtej objektit të ligjit aktual në fuqi. Fusha e zbatimit të këtij projektligji përfshin jo vetëm veprime të kundërligjshme që përbëjnë shkelje të dispozitave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, por edhe të normave të nxjerra nga organizata ndërkombëtare, në rastet kur, nëpërmjet një marrëveshjeje të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i këtyre normave në fushat e mëposhtme:a) përdorimi i fondeve të buxhetit të shtetit, Bashkimit Evropian apo organizatave ndërkombëtare;b) prokurimi publik;c) shërbimet financiare, produktet dhe tregjet financiare, parandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit;ç) siguria dhe përputhshmëria e produkteve;d)siguria e transportit;dh) mbrojtja e mjedisit;e) mbrojtja nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;ë) siguria ushqimore dhe ushqimit për kafshë, shëndeti dhe mirëqenia e kafshëvef) shëndeti publikg) mbrojtja e konsumatoritgj) mbrojtja e të dhënave personale, privatësia dhe siguria e rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit” thuhet në relacion.Qëllimi i draftligjit të ri është edhe ofrimi i një mbrojtje më të mirë për sinjalizuesit duke i nxitur kështu të bëjnë denoncime dhe duke u ofruar atyre mbrojtje nga hakmarrja.“Projektligji u njeh sinjalizuesve një sërë të drejtash thelbësore, përfshirë: të drejtën e konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, ruajtjen e fshehtësisë së burimit të informacionit dhe mbrojtjen nga çdo formë hakmarrjeje.Mekanizmi i sinjalizimit ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: (i) parashikimin e një procedure të re ligjore për shqyrtimin e pretendimeve të sinjalizimit mbi shkeljet e mundshme dhe (ii) sanksionimin e masave mbrojtëse ndaj sinjalizuesve nga çdo formë hakmarrjeje e ushtruar nga autoritetet publike apo subjektet private, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, përfshirë kërcënime, masa diskriminuese, disiplinore ose çdo veprim tjetër të padrejtë që dëmton interesat e ligjshëm të sinjalizuesit si pasojë e raportimit” nënvizon relacioni. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbrojtja e pronës dhe territorit/ Rama prezanton paketën e re: Masa për ndalimin e ndërtimeve pa leje

    Mbrojtja e pronës dhe territorit/ Rama prezanton paketën e re: Masa për ndalimin e ndërtimeve pa leje

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të paketës ligjore, Rama u shpreh se paketa e re është punuar me intensitet nga një grup ekspertësh, juristësh dhe me kontributin e deputetëve aktivë në komisionin e ligjeve. Kreu i qeverisë theksoi se paketa ligjore është një tërësi masash, përmes së cilave do të ketë instrumente të reja për të mbrojtur territorin.
    “Për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që është zhvilluar gradualisht gjatë gjithë periudhës së verës dhe besoj shumë që duke bërë parantezën që padiskutim nuk është asgjë e përkryer, as kjo paketë nuk është e përkryer, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumenta të reja për të mbrojtur territorin, duke filluar nga suksesi përfundimtar i një ofensivë që po do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme, ndoshta gjatë gjithë mandatit të ri, për ndalimin pa kthim të çdo shfrytëzimi për të ndërtuar pa leje, duke vazhduar deri te mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike, të cilat gjatë gjithë kësaj kohe që kur në Shqipëri ka filluar të ndërtohet, janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve, gjë që sigurisht i kthen në praktikisht pothuajse formale vendimmarrjet që marrin njësitë përkatëse të qeverisjes vendore. Dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme mashtrimi që iu bëhet blerësve duke iu shitur objekte që ka marrë leje me pamjet e lejes të paraqitura”,- tha Rama.

  • Zvicra trondit Kosovën brenda 45 minutash: mbrojtja katastrofale. Edhe Jashari i Milanit në stadium sonte (VIDEO+FOTO)

    Zvicra trondit Kosovën brenda 45 minutash: mbrojtja katastrofale. Edhe Jashari i Milanit në stadium sonte (VIDEO+FOTO)

    5 Shtator 2025

    21:38

    Telesport

    Kosova ka nisur kualifikueset për Botërorin 2026 në Amerikë me një rezultat të tmerrshëm në 45′ e para duke u tronditur nga Zvicra në Bazel. Skuadra helvete ka shënuar 4 gola, teksa mbrojtja e Dardanëve sonte ka qenë thuajse inekzistente, ashtu si edhe sulmi ka “ngacmuar” pak fare portën e Sommer.
    Një 4-0 që në 45′ është mëse i merituar për volumin e lojës së krijuar nga vendasit, ndërsa Kosova ka qenë më shumë një “spektatore pa pagesë” sonte.
    GOLI I AKANJI 1-0 (VIDEO)
    GOLI I EMBOLO 2-0 (VIDEO)
    Që në minutën e 22′ ishte Akanji ai që kërceu mbi debutuesin Avdullahu duke realizuar me kokë. Më pas, Emboli dyfishoi shifrat në 2-0 pas harkimit të bukur nga krahu, ndërsa Ëidmer do të shënonte minutën e 39′ dhe sërish Embolo në fund të pjesës së parë.
    GOLI I WIDMER 3-0 (VIDEO)
    GOLI I EMBOLO 4-0 (VIDEO)
    Në stadium, edhe mesfushori i dëmtuar i Milanit, Ardon Jashari, që do të kthehet në mes të nëntorit për kuqezinjtë.

     

  • Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë

    Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë

    Ish-krerët e uÇk-së

    HAGË- Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes. Në seancën e 15 shtatorit, që do të fillojë në orën 09:00, do të paraqitet dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit. 
    Më 15 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës e njohur si Gjykata Speciale, do të nisin fazën e re të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, me paraqitjen e provave nga mbrojtja.
    Bëhet me dije se seanca do të jetë kryesisht publike dhe do të transmetohet me 45 minuta vonesë në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes zyrtare të DHSK-së.
    Deri më tani, në këtë proces kanë dëshmuar 127 dëshmitarë – 125 të thirrur nga Prokuroria dhe dy nga Mbrojtja e Viktimave – ndërsa janë pranuar edhe 137 deklarata me shkrim.
    Trupi gjykues ka paralajmëruar se paraqitja e provave nga mbrojtja pritet të mbyllet më 14 nëntor 2025, ndërsa dosjet përfundimtare dhe deklaratat mbi pasojat për viktimat duhet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.
    Ndërkohë, më 15 prill 2025, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Aktakuza e konfirmuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u dorëzua më 30 shtator 2022 dhe përmban dhjetë pika, ku të akuzuarit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./ZËRI

  • Faza e mbrojtjes/ Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë

    Faza e mbrojtjes/ Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë

    Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën e mbrojtjes, më 15 shtator paraqitet dëshmitari i parë
    Më 15 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës e njohur si Gjykata Speciale, do të nisin fazën e re të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, me paraqitjen e provave nga mbrojtja.
    Në seancën që do të fillojë në orën 09:00, pritet të dëgjohet dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit. Seanca do të jetë kryesisht publike dhe do të transmetohet me 45 minuta vonesë në shqip, serbisht dhe anglisht përmes faqes zyrtare të DHSK-së. Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u konfirmua më 2020 dhe është ndryshuar disa herë deri më 2023.
    “Të katër janë të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe katër krime lufte, përfshirë përndjekje, burgim, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë personash, që pretendohet se ndodhën mes viteve 1998–1999 në Kosovë dhe Shqipërinë veriore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
    Deri më tani, në këtë proces kanë dëshmuar 127 dëshmitarë – 125 të thirrur nga Prokuroria dhe dy nga Mbrojtja e Viktimave – ndërsa janë pranuar edhe 137 deklarata me shkrim.
    Prokuroria mbylli paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa mbrojtja e viktimave përfundoi prezantimin në korrik. Trupi gjykues ka paralajmëruar se paraqitja e provave nga mbrojtja pritet të mbyllet më 14 nëntor 2025, ndërsa dosjet përfundimtare dhe deklaratat mbi pasojat për viktimat duhet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.