Tag: mbrojtja

  • “Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj…”/ Vijon dëshmia në Hagë, Covey: Ish-presidenti ishte urë lidhëse

    “Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj…”/ Vijon dëshmia në Hagë, Covey: Ish-presidenti ishte urë lidhëse

    Jock Covey, i cili ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner, po vijon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
    Ai është dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i cili po gjykohet për krime të pretenduara të luftës në një rast me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
    Në ditën e tretë të dëshmisë së tij në Hagë, Covey po përgjigjen në pyetjet shtesë të avokatit kryesor të Thaçit, Luka Mishetiç. Mbrojtja e pyeti atë rreth disa deklaratave të tij ku kishte thënë se marrëdhënia e Thaçit me veteranët e UÇK-së ishte “në fije të perit”.
    Më pas, dëshmitari u përgjigj duke e përmendur një letër të cilën Thaçi ia kishte dërguar në atë kohë Bernard Kushnerit, përmes së cilës i kërkonte armë për disa persona që ishin pjesë e UÇK-së.
    Covey tha se në atë mënyrë, ata e kishin kuptuar se Thaçi “shërbente si urë lidhëse”.
    “Besoj se dje, apo të paktën këto dy ditë që kam qenë këtu kemi parë një dokument që zotëri Thaçi ia kishte dërguar Bernard Kushnerit ku kërkonte armë për disa persona të UÇK-së, ish-anëtarë të UÇK-së, dhe e dinim që në atë kohë, të paktën sipas mendimit tonë, kjo nuk duhej të ndodhte. Por ne e kuptuam që ishte një urë lidhëse, kjo ishte përshtypja jonë. Ai po kryente detyrën që ia kishin kërkuar të tjerët. Përpiqej të mbante marrëdhënie të mirë me persona që donte t’i mbronte, nuk donte t’i mërziste këta persona, pra ne menduam se pikërisht kjo sjellje u shfaq disa herë, dhe më duhet të shtoj, ky është gjykimi im, do të shtoj edhe episodin që është përshkruar në librin e Jacskon, që ka qe në shumë kohë më pas, zotëri Thaçi nuk kishte marrë shumë pjesë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të lëvizjes së UÇK-së”, tha ai.
    “Dhe nuk më befason që ai e ndjente nevojën që ai të bënte të qartë përkrahjen e tij të fortë për udhëheqjen e UÇK-së, a do të ishte e suksesshme apo jo, kjo do të ishte diçka në vete atë kohë, unë thjesht mund të hamendësoj, por kërkesa e tij që Jackson të shkonte në qytet ta takonte asokohe, ishte shumë serioze, ishte edhe për të qeshur njëkohësisht. Por ky ishte një djalë i ri që po përpiqej të ishte i suksesshëm, ishte një situatë në të cilën i nuk kishte përvojë, ne nuk u befasuam aspak për këtë, ai përpiqej të pozicionohej pra”, shtoi Covey.
    Ai tha se Thaçi “kërkonte të çimentonte pozicionin e vet”.
    “Nuk mendoj se kjo cenon apo ndryshon gjykimin tonë sa i takon marrëdhënies që ai e ka pasur me komandantët e UÇK-së, dhe as nuk kontradikton gjërat që kanë thënë publikisht, ku ka avokuar për të mos pasur akte dhune, të mbroheshin pakicat”, shtoi dëshmitari.
    Dëshmia e Jock Covey vjen pasi në Hagë u dëgjuan dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, si dhe dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan.
    Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
    Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

  • Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervis Berberit, mbrojtja: Të veçohet dosja dhe të përjashtohet gjyqtari nga çështja

    Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervis Berberit, mbrojtja: Të veçohet dosja dhe të përjashtohet gjyqtari nga çështja

    Shtyhet sërish procesi ndaj Ervis Berberit dhe Valter Begajt.

    Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja e Berberit kërkoi veçim të dosjes së klientit të tij.
    Po ashtu avokati mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit nga kjo çështje.
    Kujtojmë se Apeli i GJKKO e ka lënë në burg Berberin, pasi dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash.

    Top Channel

  • Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen në Itali për sulm në grup ndaj një vajze

    Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen në Itali për sulm në grup ndaj një vajze

    Dy prej tyre u dënuan me gjashtë vjet burg, ndërsa i pandehuri i tretë u dënua katër vjet e tetë muaj. Ata gjithashtu duhet t’i paguajnë të resë 60,000 euro dëmshpërblim.

    Gjykata Rajonale e Bolzanos ka dhënë vendimin në gjyqin për përdhunimin e një turisteje finlandeze në Val Gardena dy vjet më parë. Tre punëtorë sezonalë nga Kosova, të moshës 21, 26 dhe 27 vjeç, janë shpallur fajtorë.

    Dënimet ishin më të ulëta se ato të kërkuara nga prokurori publik. Prokurori kishte kërkuar një dënim prej dhjetë vjetësh burg për secilin dhe mbi 300,000 euro dëmshpërblim. Pala civile kishte kërkuar gjithashtu pagesën e kësaj shume.

    Gjatë procedurave u shfaqën vështirësi në lidhje me mendimin e një eksperti. Mbrojtja kishte kërkuar që një lexues buzësh të analizonte regjistrimet video të heshtura për të sqaruar keqkuptimet e mundshme në komunikimin midis viktimës dhe të pandehurit. Mbrojtja në fund kërkoi lirim nga akuzat.

    Krimi ndodhi në janar të vitit 2023, kur turistja finlandeze u sulmua seksualisht disa herë. Arsyetimi i vendimit do të shpallet brenda 90 ditëve. Mbrojtja do të ketë më pas mundësinë të apelojë. Vendimi nuk është ende përfundimtar.

     

  • Inter me dy “fytyra”, zikaltrit shënojnë rregullisht, por alarmon mbrojtja

    Inter me dy “fytyra”, zikaltrit shënojnë rregullisht, por alarmon mbrojtja

    Inter rigjeti suksesin edhe në Serie A pas fitores ndaj Sassuolos të dielën dhe asaj të mesjavës së shkuar ndaj Ajax për Champions League.
    Megjithatë për Interin, ky fillim sezoni ka sjellë një kontrast të qartë mes sulmit dhe mbrojtjes. Bastoni, Dumfries dhe Dimarco kanë ndihmuar vërtet shumë në shënimin e golave për ziklatrit, duke e bërë mbrojtjen pjesë të pandashme të krijimit të mundësive për gol. Goli i Bastonit në debutim kundër Torinos, ai i Dumfries ndaj Udineses, dhe goli i Dimarco në fitoren ndaj Sassuolos janë dëshmi e këtij trendi.

    Ky sistem, që ka funksionuar me shumë sukses edhe në vitet e shkuara nën drejtimin e Simone Inzaghit, vazhdon të jetë i njëjti nën udhëheqjen e Cristian Chivut. Për të kuptuar dimensionin e këtij fenomeni, mjafton të kujtojmë se vitin e kaluar Interi shënoi 31 gola nga mbrojtësit, me Dumfries që ishte lideri i këtij kapitulli me 11 gola.
    Por, pavarësisht këtij impakti pozitiv nga mbrojtësit, Chivu dhe ekipi i tij kanë ende një sfidë të madhe për të përballuar: mbrojtja e dobët. Pavarësisht përpjekjeve të pasura sulmuese, Interi ka pësuar tashmë shtatë gola në Serie A, më shumë se çdo sezon tjetër të fundit. Shifra alarmante është ndikuar jo pak nga humbja e dhimbshme ndaj Juventusit, përfunduar me rezultatin 4-3 në favor të bardhezinjve.
    Një situatë që Chivu ka komentuar pas fitores ndaj Sassuolos, duke pranuar se ekipi ka nevojë të “mbyllë ndeshjet më herët”.
    Interi duket i fuqishëm në sulm, por për të rivalizuar për titujt, mbrojtja duhet të jetë po aq e fortë. Sfida për Chivun dhe futbollistët e tij është tani të gjejnë balancin mes një sulmi të fuqishëm dhe një mbrojtjeje të qëndrueshme.
    © BalkanWeb

  • Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Sot dëshmia e një britaniku

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Sot dëshmia e një britaniku

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dëshmive të ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams, sot do të dëgjohet edhe një dëshmitar i tretë.
    Bëhet fjalë për një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të japë dëshminë e tij.
    Mbrojtja e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të akuzuar për krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vazhdim.

    Dy dëshmitarë të tjerë do të paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur dëshmitarë.
    Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me Rubinin, i cili gjatë tri ditëve foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë.
    Sipas tij, Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së, por çdo vendim i rëndësishëm ushtarak duhej të miratohej nga komandantët.
    Ai tha se nuk kishte asnjë informacion që lidhte Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje.
    Williams, gjatë dëshmisë së tij, tha gjithashtu se Thaçi përfaqësonte UÇK-në si negociator i besueshëm, por nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët rajonalë.
    Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

  • Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes

    Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me dy procese gjyqësore paralele në Gjykatën Speciale. Njëri, për akuzat e krimeve të luftës dhe tjetri, i ngritur më vonë, për pengim të drejtësisë. Por kjo akuzë e dytë, sipas avokatëve mbrojtës, nuk po u jep mundësinë për një proces të drejtë. Në një letër drejtuar gjykatës, ata thonë se vendimi për të mos kontaktuar dëshmitarët i ka vënë përballë një sfide të pazakontë.
    “Mbrojtja kërkon të ndërmarrë hetime. Hetime të tilla do të kërkojnë kontakt me disa nga individët që janë dëshmitarë të ZPS-së, si në ‘Rastin 06’ ashtu edhe në ‘Rastin 12’. Kontakti me individë të tillë është i pashmangshëm në hetimet e mbrojtjes së Rastit 12, sepse rasti është ndërtuar kryesisht rreth provave të këtyre dëshmitarëve që mbivendosen”.
    Avokatët nënvizojnë se janë të diskriminuar në krahasim me ekipet e tjera të avokatëve që mund të kontaktojnë dëshmitarët e nevojshëm.
    “Pasoja është se, ndërsa ekipet e tjera të mbrojtjes të Rastit 12 kanë liri të konsiderueshme veprimi në intervistimin e dëshmitarëve të ZPS-së, mbrojtja e Thaçit përballet me kufizime të konsiderueshme nëse dëshiron të kryejë të njëjtat hapa hetimorë”.
    Avokatët mbrojtës nënvizojnë se të dyja proceset e ngritura njëkohësisht janë kontradiktore dhe se ky është një zhvillim i pashembullt në të drejtën ndërkombëtare penale.
    Javën që kaloi, në Gjykatën Speciale të Hagës nisën të paraqiten dëshmitarët e parë të thirrur nga mbrojtja, ku të parët ishin ish-zyrtari amerikan James Rubin dhe ish-këshilltari i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams.

  • Vazhdon mbrojtja e ish-krerëve të UÇK, juristi amerikan: Thaçi e dinte që do të hetohej

    Vazhdon mbrojtja e ish-krerëve të UÇK, juristi amerikan: Thaçi e dinte që do të hetohej

    Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë po vazhdon ende. Mbrojtja e ish presidentit, Hashim Thaçi, thirri në sallë, Paul Williams, juristin amerikan që ka shërbyer si këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.
    Avokatët theksuan se ai do të sqarojë rolin e Thaçit në UÇK dhe se ai nuk kishte kompetenca për të marrë vendime apo firmosur dokumente. Williams konfirmoi se delegacioni i Kosovës i kishte dhënë mbështetje krijimit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë dhe se Thaçi e dinte që kjo mund të përfshinte edhe hetime të mundshme ndaj anëtarëve të UÇK-së.
    Dëshmitari shtoi se Masakra e Reçakut ishte arsyeja pse delegacioni i Kosovës kërkoi që Tribunali të kishte qasje edhe në Kosovë.

  • Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori në Hagë: Dje foli populli, liria ka zemër dhe zë

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori në Hagë: Dje foli populli, liria ka zemër dhe zë

    Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 14:36
    Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
    Ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko ka dhënë një prononcim. “Dje foli populli”, u shpreh Kuko, ndërsa shtoi se shpreson për drejtësi në këtë proces gjyqësor.

    “Unë kisha vetëm një koment të shkurtër: dje foli populli. Dhe ne kuptuan që liria ka jo vetëm emër por edhe zë të lartë, të fortë. Shpresojmë shumë për drejtësi në këtë proces”, u shpreh ai për TCH.

  • Mbrojtja e të dhënave personale –  Kujdes Gjobat!

    Mbrojtja e të dhënave personale – Kujdes Gjobat!

    Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili në përafrim të plotë me direktivën e BE-së, parashikon një sërë risish dhe detyrimesh për subjektet kontrolluese dhe përpunuese. Po kështu, parashikon masa administrative deri në 20 milionë euro. Por, teksa po punohet me grupe interesi për t’i mirinformuar, paralelisht kanë filluar gjobat…

  • Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nis paraqitja e provave nga mbrojtja. Dëshmon ish-diplomati amerikan

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nis paraqitja e provave nga mbrojtja. Dëshmon ish-diplomati amerikan

    Sot mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave të saj për gjyqin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara nga Hagë.
    Mbrojtja e Hashim Thaçit ka thirrur 11 dëshmitarë, një pjesë e të cilave janë figura të larta dhe të rëndësishme.
    Dëshmitari i parë që është ftuar është James Rubin, ish-diplomati dhe ish-ndihmësi i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Ai do të nisë sot duke filluar nga ora 09:00 dëshminë e tij para Gjykatës Speciale.
    Mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
    Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra, në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
    Seanca zhvillohet një ditë pasi në Hagë u zhvillua një protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
    Mijëra shqiptarë u zhvendosën nga ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara, masë kjo e autoriteteve holandeze.
    Organizatore e kësaj proteste ishte diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.
    Ata thanë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, po mbahen padrejtësisht në Hagë për 5 vite me radhë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
    Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) thirri 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale.
    ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
    Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Sipas akt-akuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
    Akt-akuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
    Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.