Tag: mbrojtja

  • Mbrojtja e Veliajt lexon argumentet: Këshilli Bashkiak nuk veproi mbi baza ligjore, ishte i motivuar politikisht

    Mbrojtja e Veliajt lexon argumentet: Këshilli Bashkiak nuk veproi mbi baza ligjore, ishte i motivuar politikisht

    Mbrojtja e Erion Veliajt po paraqet argumentet në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe dekretit të presidentit për zgjedhjet në Tiranë. Mbrojtja tha se veprimet e ndërmarra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk veproi mbi bazat ligjore por ndërmori veprime të motivuara politikisht. Mbrojtja përmendi se neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
    Po ashtu, mbrojtja përmendi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Endri Shabani drejtuar këshillit Bashkiak për shkarkimin vetëm pak ditë pas arrestimit të Veliajt në muajin shkurt. Po ashtu edhe kërkesën pas tre muajsh mosparaqitjeje në detyrë të veliajt, të bërë nga këshilltarët e PD-së në Bashki. Këto kërkesa, thotë mbrojtja, nuk u morën parasysh, por në ditën kur u votua propozimi i këshilltarëve socialistë, u votuan edhe këto dy kërkesa të mëparshme.
    “Në lidhje me pretendimet për shkeljen e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, vetëm 15 pas arrestimit Veliajt, këshilltari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani i paraqiti kërkesë këshillit për nisjen e procedurave për shkarkimin se nga arrestimi ishte krijuar boshllëk në bashki. Shkak që nuk parashkrohet as në Kushtetutë dhe as në ligjin për qeverisjen vendore. Pra Shabani propozoi shkarkimin bazuar në një shkak ekstra juridik. Kjo kërkesë nuk u trajtua. Më 09.05. 2025, këshilltari demokrat Ilir Alimehmeti drejtoi kërkesën për shkarkimin e Veliajt për shkak të mangësisë 3 mujore. Edhe për këtë kërkesë nuk u mor vendim. Më 18.9.2025, këshilltarët e PS në Tiranë kërkuan propozimin e shkarkimit të Veliajt për shkak të mungesës për më shumë se tre muaj në detyrë dhe siç thuhet në kërkesë në zbatim të orientimeve politike të partisë që përfaqëson. Mbledhja e këshillit është thirrur vetëm në zbatim të kërkesës së grupit të PS, pra në rend dite ka qenë kjo kërkesë por po në këtë relacion është propozuar nga maxhroanca dhe është votuar pro kërkesës së këshilltarëve të PD dhe Shabanit. Pas kësaj janë miratuar tre kërkesat e mësipërme pra si shkak për propozimin e shkarkimit ka qenë edhe shkaku ekstra ligjor nga Shabani. Në këtë situatë është cenuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë parimi i shtetit të së drejtës se vetë nisma për shkarkimin është nisur nga një bazë ekstra juridike. Ligji parashikon qartë rastet e përfundimit të mandatit por nuk njeh si shkak shkarkimi boshllëkun. Kjo dmth se këshilli nuk ka vepruar mbi baza ligjore por mbi motive nga diskursi politik, duke e shndërruar një procss administrative në një në një veprim politikisht të motivuar”, tha ai.

  • Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Presidenca: Dekreti nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja! Mbrojtja e Veliajt: Kompetencë e juaja 

    Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Presidenca: Dekreti nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja! Mbrojtja e Veliajt: Kompetencë e juaja 

    Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt. Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra që të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, me argumentin se nuk është kompetencë e saj. I njëjti argument u mbështet edhe nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa, mbrojtja e Erion Veliajt tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese. 
    “Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.
    “I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, tha Mbrojtja e Veliajt.  Trupa Gjykuese është tërhequr për të marrë vendim për kërkesën e Presidencës.  
     

  • Interi ka rilindur nga mbrojtja në sulm, Chivu është gati “ta fundosë” Napolin

    Interi ka rilindur nga mbrojtja në sulm, Chivu është gati “ta fundosë” Napolin

    25 Tetor 2025

    6:13

    Alfred Lleshi

    “Interi ka rilindur nga mbrojtja te sulmi”, thotë Cristian Chivu, i gatshëm për ta sfiduar direkt Napolin. Pas golit të Adzic, në barazimin ndaj Juventusit, skuadra zikaltër ka regjistruar 7 fitore radhazi në kampionat dhe Champions League, me vetëm një gol të pësuar dhe 18 të shënuar. Napoli i Antonio Contes, “i plagosur”, ka pësuar humbjen 6-2 ndaj PSV-së në Champions dhe një goditje nga Simeone në kampionat.
    Përballja e së shtunës në “Maradona” pritet të jetë për “zemra të forta”. Chivu ka tre kandidatë për dy vende sulmuese në formacionin 3-5-2. Lautaro Martinez është i sigurt, ndërsa Bonny dhe Pio Esposito luftojnë për të qenë në krahun e argjentinasit. Mungesa e Thuram ndikon, por sulmi i Interit po rikthehet me intensitet.
    Pas ndeshjes së Champions-it, disa lojtarë kyç si Dimarco, Barella dhe Mkhitaryan do të rikthehen në start, ndërsa Acerbi dhe Akanji rikuperojnë vendet në mbrojtje. Forca e Interit qëndron në gatishmërinë e ekipit për të dhënë më shumë për njëri-tjetrin, teksa Sommer ka rikuperuar formën e tij të mirë. Napoli do të jetë një sfidë më e vështirë se kundërshtarët e mëparshëm, e ngjashme me “larje hesapesh” mes dy pretendentësh.
     

  • Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, njëri burgim të përjetshëm

    Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, njëri burgim të përjetshëm

    Jepet vendimi për familjen e Pëllumb Metës. Hysen Meta dënohet me burgim të përjetshëm.
    Hysen Meta dënohet me burgim të përjetshëm, pushim të veprës për fshehje të kufomës
    Mbrojtja:Ndryshim të kualifikimit ligjor dhe dënim më të butë
    Hygerta Meta dënohet me 8 vite burg. U shpall e pafajshme për veprën penale të vrasjes
    Mbrojtja pati kërkuar pafajësi për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim
    Amarildo Meta dënohet me 5 vite burgim, mbrojtja ka kërkuar dënimin e tij me kohën e paraburgimit
    Nëna e tyre, Blerina Meta 3 vite burgim, mbrojtja pati kërkuar pafajësi

  • Vrasja e pronarit grek dhe mikut shqiptar/ Përfundon pas 6 orësh dëshmia e të riut të akuzuar. Flet avokati…

    Vrasja e pronarit grek dhe mikut shqiptar/ Përfundon pas 6 orësh dëshmia e të riut të akuzuar. Flet avokati…

    Mbrojtja e 22-vjeçarit greko-britanik të akuzuar për vrasjen e dyfishtë në kampingun e Finikoundës ka përfunduar pas gjashtë orësh.
    Sipas avokatit të tij, i riu këmbënguli në pretendimin e tij fillestar se nuk ishte autori fizik dhe pretendoi se “bashkëpandehuri është ai që hyri në vendin e krimit”.
    Bashkëpandehuri 22-vjeçar mori radhën e tij në zyrën e oficerit hetues, mbrojtja e të cilit filloi para orës 8:00 të mbrëmjes.
    Avokati i greko-britanik, Dimitris Gavelas, deklaroi se mbrojtja e klientit të tij “ishte një maratonë” dhe “duhet ta pranoj se kishte një vështrim depërtues nga oficeri hetues dhe se klienti i tij u përpoq të raportonte faktet ashtu siç i ka përjetuar vetë në çdo fazë të këtij procesi.
    “Klienti im përshkroi ngjarjet ashtu siç ai i përjetoi në çdo fazë të kësaj procedure. Procesi hetimor ka ende rrugë për të ndjekur,” tha avokati për mediat.
    Ai shtoi se klienti i tij e mbron të njëjtën linjë që prej fillimit të hetimeve: Ai nuk është autori i vrasjes me paramendim. Pretendon se nuk ka hyrë asnjëherë në vendin e ngjarjes, por se këtë e ka bërë bashkëpunëtori i tij.
    Kur u pyet se çfarë pretendon 22-vjeçari në lidhje me faktin se ai u identifikua nga i vetmi dëshmitar okular i krimit, zGavelas u përgjigj: Çfarë shpjegimi mund të jepet kur identifikimi i supozuar është i pasaktë?
    Unë dhe kolegët e mi e kemi shqyrtuar me kujdes deklaratën e betuar të këtij dëshmitari okular të supozuar ose të vërtetë dhe ajo është plot me pasaktësi.
    Ai nuk solli armë, nuk qëlloi vetë me të. Ai ishte jashtë në motoçikletë.
    22-vjeçari pretendon se ishte në Finikounda sepse ne ndihmuam autorin e një akti zhvatjeje. Ky është pretendimi i tij. Sidoqoftë, rezulton se ai nuk e solli vetë kitarën.
    Avokati thotë se klienti i tij nuk i njihte dy viktimat dhe se ai nuk kishte qenë kurrë më parë në Finikounda.

  • Sulmet ukrainase shkatërrojnë një depo nafte në Krime, mbrojtja ajrore e Rusisë aktivizohet dhe godet gabimisht avionin luftarak rus

    Sulmet ukrainase shkatërrojnë një depo nafte në Krime, mbrojtja ajrore e Rusisë aktivizohet dhe godet gabimisht avionin luftarak rus

    Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë konfirmuar se një sulm me dronë gjatë natës shënjestroi një depo nafte dhe një strukturë industriale pranë bazës ajrore ruse Gvardeyskoye, në Krime.

    Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e goditjes, të pasuar nga një zjarr masiv.
    “Rezultati i veprimeve të suksesshme të Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës është shkatërrimi i depos së naftës në fshatin Gvardiyskyi”, thuhet në deklaratën zyrtare të njësive speciale.
    Ky sulm ishte pjesë e një operacioni më të gjerë me dronë, i cili goditi disa objektiva ushtarake ruse në territoret e pushtuara dhe brenda vetë Rusisë.
    Sipas zëdhënësit të Marinës Ukrainase, Dmytro Pletenchuk, gjatë përpjekjeve për tu mbrojtur nga sulmi, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi gabimisht një avion luftarak të vetin, mbi Krimenë veriperëndimore. Sipas komunikimeve të përgjuara, dyshohet  se piloti humbi jetën pasi të dy motorët e avionit u përfshinë nga flakët.
    Kanali lokal në Telegram “Era e Krimesë” raportoi shpërthime të fuqishme dhe një zjarr të madh në zonë, ndërsa pamjet konfirmojnë djegien e infrastrukturës së karburantit.
    Sulmet me dronë raportohet se kanë goditur gjithashtu infrastrukturën ushtarake në Donjetsk, ndërsa mbrojtja ajrore u aktivizua edhe në qytetin rus të Soçit, rreth 400 kilometra nga kufiri ukrainas. Më shumë se dhjetë aeroporte ruse pezulluan përkohësisht operacionet e tyre për shkak të alarmit ajror.
    Ukraina vijon të synojë objektivat ushtarake dhe logjistike të Rusisë si pjesë e strategjisë për të dobësuar kapacitetet ofensive të Moskës në vijën e frontit.

    Top Channel

  • E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Tedi Blushi në QUO VADIS

    E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Tedi Blushi në QUO VADIS

    Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës në datën 9 nëntor. Me 8 vota pro dhe asnjë kundër, gjyqtarët vendosën si masë sigurie pezullimin e dekretit të kreut të shtetit për zgjedhjet në Tiranë.
    Deputeti i PL, Tedi Blushi, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, pohoi se mbrojtja e Kushtetutës është shumë e rëndësishme për shtetin.
    Blushi nënvizoi se Ilir Meta është presidenti i fundit që ka kryer një shërbim të lartë, duke shprehur kështu kritika ndaj Presidentit aktual, Bajram Begaj.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Si e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm si deputet, por edhe duke u bazuar te eksperienca në Presidencë dhe konflikti që keni pasur me gjyqësorin në atë kohë?
    Blushi: I vetmi konflikt i Presidencës në atë kohë ka qenë me mazhorancën, pavarësisht se kush ishin përfaqësuesit e saj. I vetmi konflikt ka qenë mbrojtja e Kushtetutës, për të cilën Meta thirri edhe popullin, dhe mbrojtje që është certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias dhe të gjitha institucionet që faktuan se interesi më i lartë dhe detyra më e rëndësishme e kreut të shtetit është mbrojtja e Kushtetutës. Qëndrime shumë të drejta të Metës në raport me Kushtetutën. Më vjen keq ta them që ndoshta është presidenti i fundit që kreu një shërbim të lartë.
    Borakaj: E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
    Blushi: Nuk ka asgjë më të rëndësishme për një shtet se mbrojtja e Kushtetutës. Ajo që të vjen keq, është fakti që me këtë dekret faktohet se edhe kështjella e fundit e mbrojtjes së interesit kombëtar, për fat të keq, ka rënë.
    /vizionplus.tv

  • E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

    E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

    Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës në datën 9 nëntor. Me 8 vota pro dhe asnjë kundër, gjyqtarët vendosën si masë sigurie pezullimin e dekretit të kreut të shtetit për zgjedhjet në Tiranë.
    Deputeti i PL, Tedi Blushi, i ftuar në një emision televiziv, pohoi se mbrojtja e Kushtetutës është shumë e rëndësishme për shtetin.
    Blushi nënvizoi se Ilir Meta është presidenti i fundit që ka kryer një shërbim të lartë, duke shprehur kështu kritika ndaj Presidentit aktual, Bajram Begaj.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Si e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm si deputet, por edhe duke u bazuar te eksperienca në Presidencë dhe konflikti që keni pasur me gjyqësorin në atë kohë?
    Blushi: I vetmi konflikt i Presidencës në atë kohë ka qenë me mazhorancën, pavarësisht se kush ishin përfaqësuesit e saj. I vetmi konflikt ka qenë mbrojtja e Kushtetutës, për të cilën Meta thirri edhe popullin, dhe mbrojtje që është certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias dhe të gjitha institucionet që faktuan se interesi më i lartë dhe detyra më e rëndësishme e kreut të shtetit është mbrojtja e Kushtetutës. Qëndrime shumë të drejta të Metës në raport me Kushtetutën. Më vjen keq ta them që ndoshta është presidenti i fundit që kreu një shërbim të lartë.
    Borakaj: E mbështesni vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
    Blushi: Nuk ka asgjë më të rëndësishme për një shtet se mbrojtja e Kushtetutës. Ajo që të vjen keq, është fakti që me këtë dekret faktohet se edhe kështjella e fundit e mbrojtjes së interesit kombëtar, për fat të keq, ka rënë.

  • Reagon Gjykata Kushtetuese: Mbrojtja e gjyqtarëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit!

    Reagon Gjykata Kushtetuese: Mbrojtja e gjyqtarëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit!

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi këtë të hënë pas një seance gjyqësore. 
    Në një deklaratë zyrtare, Gjykata Kushtetuese përcjell ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, ndërsa thekson se “Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj parimeve themelore të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës”. 
    Më tej, Gjykata Kushtetuese thekson se mbrojtja e së drejtës për jetë, si dhe e sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve, qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe të publikut të gjerë është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit. Kjo sipas Kushtetueses kërkon veprime të menjëhershme, të vendosura dhe të qëndrueshme. 
    REAGIMI I PLOTË 
    “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen më të thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja. 
    Gjykata përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij, duke nderuar kujtimin e një magjistrati që i ka shërbyer me përkushtim e dinjitet drejtësisë. 
    Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetem per individin, por edhe per vete parimet e drejtesise dhe shtetin e së drejtës. 
    Gjykata Kushtetuese vlerëson se mbrojtja e së drejtës së jetës, sigurisë fizike dhe institucionale te gjyqtarëve, qytetarëve që kërkojnë drejtësi ne këto gjykata dhe e publikut të zakonshëm është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, që kërkon veprim të menjëhershëm, të vendosur dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë, e pavarësisë së saj dhe e besimit të publikut tek institucionet shteterore. 
    Në këto momente të dhimbshme, Gjykata Kushtetuese qëndron pranë familjes së të ndjerit, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që po përballen me këtë humbje, duke riafirmuar vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin e gjyqësorit si shtyllë themelore e rendit kushtetues. Gjykata Kushtetuese uron gjithashtu shërim të shpejtë për dy qytetarët e plagosur.” 
     
     
     

  • Vrasja e gjyqtarit, Kushtetuesja: Mbrojtja e jetës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit

    Vrasja e gjyqtarit, Kushtetuesja: Mbrojtja e jetës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit

    Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.

    Në deklaratën e saj, Gjykata Kushtetuese shpreh tronditjen dhe dhimbjen më të thellë për humbjen e jetës së gjyqtarit, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

    ‘Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj vetë parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës’, thuhet në reagim.

    Gjykata thekson se mbrojtja e jetës, sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve dhe qytetarëve që kërkojnë drejtësi është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.

    ‘Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë, e pavarësisë së saj dhe e besimit të publikut tek institucionet shtetërore’, nënvizohet në deklaratë.

    Në përfundim, Gjykata Kushtetuese shpreh solidaritet me familjen e gjyqtarit të ndjerë dhe kolegët e tij, duke riafirmuar vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin e gjyqësorit si shtyllë themelore të rendit kushtetues.