Tag: mbrojtja

  • Në burg prej më shumë se një viti, mbrojtja e ish-presidentit Meta kërkon shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm

    Në burg prej më shumë se një viti, mbrojtja e ish-presidentit Meta kërkon shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm

    Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti, ka kërkuar shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm.

    Kujtim Cakrani, tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se ka apeluar pezullimin e afateve të paraburgimit. Më tej ka shtuar se nuk është paraqitur mbasi duhet të ndjekë një seancë penale në Durrës.
    Kujtojmë se pak ditë më parë (27 nëntor) Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, për t’u liruar.
     

    Top Channel

  • Mbrojtja e Realit, një katastrofë e vërtetë

    Mbrojtja e Realit, një katastrofë e vërtetë

    Mbape në qiellin e shtatë, Reali fiton në Athinë, por më shumë se te golat e shënuar vëmendja ka qenë e përqëndruar përqëndruar te një fakt tjetër, këtë herë jo i mirë por që është e vështirë të mos bjerë në sy.asfgMbrojtja e Realit është një katastrofë. Elçe i shënon dy herë, përveç pesë golave të Atletikos shënoi kundër tyre, erdhi ndeshja e së mërkurës. Olimpiakos i vuri nën presion duke shënuar tre gola. Përveç golave, grekët regjistruan 18 gjuajtje, tetë në portë. Dhjetë gjuajtje ishin brenda zonës së penalltisë dhe tetë përfunduan jashtë. Madridi kishte pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje dhe kishte mbajtur portën e paprekur në tetë.
    Atlétiko, Elçe dhe tani Olimpiakos janë pikat e tyre të dobëta. Lunin nuk pati një ndeshje të lehtë në duelin e tij të parë me Çabin këtë sezon. Megjithatë, ai nuk mundi të bënte asgjë për golat, veçanërisht dy goditjet me kokë të pakontestueshme, dhe në fakt, bëri dy pritje të shkëlqyera. Real Madridi ka pësuar 17 gola në 18 ndeshjet e tyre deri më tani, dhe gjashtë prej këtyre golave kanë qenë me kokë, duke përbërë 35% të totalit. Para ndeshjes kundër Gironas, mbrojtja do të dobësohet ndjeshëm.
    Lajmi i mirë është performanca e Mendit, pavarësisht se qëndroi jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj, ai dukej i fortë. Megjithatë, Hajsen nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, as Militao, dhe vetëm Rudiger ka një shans për t’u përfshirë në skuadër.

  • Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

    Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

    Nga ky moment i arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës kanë kaluar nëntë muaj vazhdon të mbahet si i paraburgosur, por Erjon Vealiaj këmbëngul se prangosja e tij është antikushtetuese.

    Me një qëndrim të tillë avokatët e kryebashkiakut i dorëzuan gjykatës kushtetuese kërkesën për shfuqizim të masës arrest në lënë në fuqi nga dhjetë shkurti prej të treja shkallëve të gjyqësorit.
    Argumenti i parë është ai rreth jo propocionalitetit ndërsa siç bëjnë me dije burimet pranë gjykatës kushtetuese avokatët  kanë bashkangjitur edhe verdiktet konkrete. Qëllimi i tyre për t’i ilustruar gjyqtarëve kushtetues se nuk ekzistojnë kushtet për ta hetuar në gjendje arresti.
    Mbrojtja i përmend sërish gjykatës kushtetuese edhe raportin e Komisionit të Venecias, që flet nuk mund të ndalohet me burgim kryetarët e pushtetit lokal, në kushtet kur nuk përbën rrezik, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    tre javë më parë gjykata kushtetuese i dha të drejtë kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar qeverinë që e kishte shkarkuar e duke hedhur  poshtë dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. vendimi u dha me pesë vota pro, ndërsa u theksua se ndaj Veliajt u mbajt një proces i parregullt ligjor.
    Me një urdhër të kushtetueses që deklaroi kthimin në detyrë te Erjon Veliajt, procesi penal që bazohet në hetimet e SPAK vazhdon në gjykatën antikorrupsion jo vetëm kundër funksionarit por edhe  29 të pandehurve të tjerë mes tyre biznesmenë dhe  12 janë organizata jo fitimprurëse të cilave dyshohen se u janë miratuar fonde që sipas SPAK kanë përfunduar tek Ajola Xoxa dhe persona të afërt. ky proces është në seancë përgatitore dhe mbas kërkesës për tu njohur me fashikujt e SPAK në paraburgim, procesi do të mbahet të datën dy dhjetor.

    Top Channel

  • Ekskluzive/ Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

    Ekskluzive/ Mbrojtja e Erion Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Të shfuqizohet arresti me burg ndaj kryebashkiakut

    Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik.

    Një burim pranë gjykatës kushtetuese i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxhës se kërkesa është dorëzuar ditën e sotme dhe avokatët kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të vendimeve arrest me burg sepse janë jo propocionale.
    Mes disa arsyetimeve i thuhet kushtetueses që edhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.

    Top Channel

  • Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Shfuqizoni masën e “Arrestit me burg”

    Mbrojtja e Veliajt i drejtohet Kushtetueses: Shfuqizoni masën e “Arrestit me burg”

    Mësohet se në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar një kërkesë nga pala mbrojtëse e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shqyrtimin e vendosjes së masës së arrestit me burg ndaj tij.
    Sipas avokatëve të Veliajt, masa është disproporcionale, dhe për këtë arsye ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta rishikuar vendimin.
    Kërkesa vjen pas vendimit të trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, e cila e gjeti të padrejtë shkarkimin e Veliajt nga Këshilli i Ministrave, duke e lejuar atë të mbajë detyrën si kryetar i Bashkisë Tiranë.

  • Mbrojtja kërkoi kohë të njihej me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

    Mbrojtja kërkoi kohë të njihej me dosjen, Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

    Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
    Më herët, në gjykatë u paraqitën motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
     

  • Allegri rikthehet në derbi pas 12 vitesh, fokusi te mbrojtja për një Milan të hekurt

    Allegri rikthehet në derbi pas 12 vitesh, fokusi te mbrojtja për një Milan të hekurt

    21 Nëntor 2025

    14:00

    Alfred Lleshi

    Massimiliano Allegri rikthehet në pankinë në derbin e Milanos 12 vite pas humbjes 1-0 në dhjetor 2013, një episod që parapriu shkarkimin e tij brenda pak javësh. Gjatë pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) ai përcaktoi formacionin për Interin. I vetmi dyshim mbetet krah i majtë (Bartesaghi duket favorit ndaj Estupinán). Për shkak të dëmtimit të Giménez, pas mbi 100 ditësh rikthehet dueti sulmues Pulisic–Leão.
    Prioritet i trajnerit kuqezi ka qenë mbrojtja. Mungesa e Rabiot e bëri linjën më të brishtë dhe Allegri ka punuar me Tomori–Pavlović–Gabbia si treshen titullare. Milani ende nuk ka pësuar gol nga goditjet ajrore këtë sezon, por kundër Interit (sulmi më i mirë në kampionat), rreziku rritet.
    Allegri ripërsëriti mekanizmat e sistemit miks “zonë–një kundër një” dhe punoi intensisht kundër centrimeve e topave ajrorë brenda 16 metrave, problem që të tijtë e vuajtën ndaj Cremonese e Parma. Qëllimi? Të minimizojnë dëmet dhe të marrë hak për golin e Palacio, sipas parimit: “Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”.
     

  • Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

    Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

    Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij.

    Berberi nëpërmjet avokatëve të tij ka pretenduar se nuk provohen me prova akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave duke kërkuar përfundimisht që ta konsideroj vet gjykata nëse çështja duhet të kthehet për plotësim hetimesh në prokurori.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se nëse nuk pranohet kjo kërkesë, avokatët e Berberit do bëjnë kërkesë për gjykim të shkurtuar.
    Ndërsa mbrojtja e Valter Begajt kërkon që çështja të kthehet në prokurori për plotësim hetimesh. Pra nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

    Top Channel

  • Sulme të reja në Rripin e Gazës, Mbrojtja Civile raporton tre të vdekur

    Sulme të reja në Rripin e Gazës, Mbrojtja Civile raporton tre të vdekur

    Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas granatimeve izraelite në pjesën jugore të enklavës. Ngjarja ka ndodhur në zonën Bani Suhaila, në lindje të Khan Yunis, rreth orës 04:00, sipas një burimi në Ministrinë e Brendshme të drejtuar nga Hamasi.

    Sipas autoriteteve lokale, granatimi goditi një shtëpi ku ndodheshin civilë. Ndërkohë, zjarri i artilerisë izraelite ka vijuar edhe pas kësaj ngjarjeje, pavarësisht se sulmet ajrore raportohet të jenë ndalur rreth orës 05:00.

    Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të vendosur një muaj më parë. E pyetur nga agjencia AFP në lidhje me incidentin, ushtria izraelite deklaroi se ishte duke u informuar për rastin.

  • Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e fenomeneve ekstreme të shkaktuara nga stuhia tropikale “Claudia” që goditi Portugalinë.
    Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, në një njoftim të shkurtër shprehu “solidaritetin me familjet e viktimave pas kalimit të stuhisë tropikale “claudia”, e cila goditi Albufeiran mëngjesin e sotëm”.
    Më herët, Mbrojtja Civile njoftoi në rrjetet sociale se erërat e fuqishme shkaktuan plagosjen e dy personave. Ndërkohë, në një restorant pranë plazhit në zonën e Albufeiras, “rrëzimi i pjesshëm i çatisë shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile.

    An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira

    Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
    — Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

    Një çift të moshuarish u gjet i pajetë të enjten në banesën e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë natës.
    Mbrojtja Civile e Portugalisë bëri të ditur se që nga e mërkura ka regjistruar mbi 3.300 incidente në të gjithë territorin, kryesisht përmbytje dhe rrëzime pemësh, si pasojë e stuhisë tropikale “Claudia”.