Tag: mbrojtësin

  • Mourinho hedh sytë nga Gjermania, kërkon mbrojtësin portugez

    Mourinho hedh sytë nga Gjermania, kërkon mbrojtësin portugez

    30 Nëntor 2025

    13:37

    Telesport

    Benfica po shqyrton një transferim në merkaton e janarit. Trajneri Jose Mourinho po kërkon të rinovojë skuadrën në ritmet e duhura, që të mbyllë një sezon dinjitoz në vitin e tij të parë te Benfica.
    Sipas mediave portugeze, objektivi i tij i radhës është Raphaël Guerreiro. Mourinho e pëlqen shumë mbrojtësin e majtë dhe e vlerëson përvojën e tij në nivelin më të lartë.
    Guerreiro, më parë te Borussia Dortmund dhe sot te Bayern, mund të tërhiqet gjithashtu nga mundësia për të luajtur më rregullisht, gjë që te Bayern e ka të pamundur.
    Bayern mund ta shesë në janar për më pak se 3 mln euro, sepse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

  • Silvinjo takon mbrojtësin e AEK, e do te Shqipëria

    Silvinjo takon mbrojtësin e AEK, e do te Shqipëria

    Sipas raportimeve të mediave greke, trajneri i ekipit kombëtar shqiptar, Silvinjo, dhe FSHF-ja kanë kontaktuar mbrojtësin e majtë të AEK Athens, Stavros Pilios, në lidhje me një kalim të mundshëm në kombëtare. Pilios, familja e të cilit është me origjinë nga Dropulli, Shqipëri, ka dhënë tashmë një përgjigje pozitive pas një bisede të drejtpërdrejtë me Silvinjon, sipas të afërmve.

    Meqenëse Mario Mitaj është aktualisht i vetmi mbrojtës i majtë në ekipin shqiptar që luan në një nivel më të lartë konkurrues, shtimi i Pilios do të kishte kuptim strategjik. Megjithatë, shoku i ekipit 24-vjeçar i Tomas Strakoshës nuk është titullar i rregullt te AEK Athinë, duke ngritur disa dyshime në lidhje me ndikimin e tij të menjëhershëm.

    Megjithatë, angazhimi i mbrojtësit të AEK mund t’i ofrojë Shqipërisë thellësinë e nevojshme në krahun e majtë.

    Vazhdo leximin

  • 50 mln euro për një 17-vjeçar? Bayern investon për mbrojtësin e së ardhmes

    50 mln euro për një 17-vjeçar? Bayern investon për mbrojtësin e së ardhmes

    21 Nëntor 2025

    16:55

    Telesport

    Tylel Tati është objektivi i i radhës i Bayern. Qendërmbrojtësi është vetëm 17 vjeç dhe luan te Nantes, ku luan si titullar.
    Djaloshi konsiderohet një nga talentet më premtues në Francë dhe kushton shumë. Foot Mercato raporton se Nante kërkon 50 mln euro për kartonin e tij.
    Tati ka interes edhe nga klube të tjera europiane, si Paris Saint-Germain, Juventus, Milan dhe Barcelona.

  • Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar

    Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar

    21 Nëntor 2025

    17:18

    Telesport

    Manchester City po përgatit një blerje të madhe për merkaton e janarit. Sipas TEAMTalk, bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Tino Livramento, i cili luan te Newcastle.
    Newcastle pati mundësinë ta shiste në verën e shkuar, por refuzoi. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2028. E vetmja mënyrë me të cilën Pep Guardiola ta blejë mbrojtësin anglez është portieri James Trafford, për cilin Newcastle vazhdon të jetë shumë i interesuar.
    Pra, një shkëmbim. City mund ta përdorë portierin si pjesë të marrëveshjes për Livramenton, i cili vlerësohet 55 mln paundë.

  • Anglia humb mbrojtësin para ndeshjes me Shqipërinë

    Anglia humb mbrojtësin para ndeshjes me Shqipërinë

    Marc Guehi është larguar nga grumbullimi i Anglisë për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Shqipërisë.
    Mbrojtësi i Crystal Palace mungoi edhe në fitoren 2-0 kundër Serbisë për shkak të një problemi të vazhdueshëm në këmbë.
    Thomas Tuchel shprehu më herët shpresën se lojtari mund të rikuperohej në kohë, por dëmtimi vazhdoi ta shqetësonte. Federata angleze konfirmoi se Guehi është rikthyer te klubi për të nisur fazën e rehabilitimit. Anglia do të udhëtojë drejt Tiranës me 24 lojtarë të gatshëm.
    Që nga momenti kur Tuchel mori drejtimin e skuadrës, Guehi është bërë një element i rëndësishëm i mbrojtjes. Kontributi i tij ka ndihmuar Anglinë të vendosë një rekord prej 10 fitoresh radhazi pa pësuar gol. Anglia kryeson Grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vend të dytë me 14.

  • Arteta dhe Alonso merren vesh për merkaton? Trajneri i Arsenalit e pranon publikisht

    Arteta dhe Alonso merren vesh për merkaton? Trajneri i Arsenalit e pranon publikisht

    17 Tetor 2025

    19:21

    Telesport

    Mikel Arteta ka zbuluar se ruan ende miqësi të fortë me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, dhe ka marrë këshilla nga ky i fundit para se të transferonte mbrojtësin Piero Hincapie gjatë merkatos së verës.
    Arteta e kontaktoi mikun e tij të afërt për të marrë informacion të detajuar mbi ish-mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, të cilin Alonso e njeh mirë.
    “Po, sigurisht që e pyeta. E njoh shumë mirë, i besoj plotësisht. Askush nuk e njeh më mirë Hincapien se ai”, konfirmoi Arteta për gazetarët.

  • Bayern në bisedime me mbrojtësin, gati rinovimi

    Bayern në bisedime me mbrojtësin, gati rinovimi

    Bayern dëshiron të rinovojë me mbrojtësin Dayot Upamecano. Presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer është shprehur se bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit po vijojnë.
    “Negociatat për të zgjatur kontratën e tij janë duke vazhduar. Ne natyrisht do të donim që ai të qëndronte me ne për një kohë të gjatë.” – tha Hainer.

    Në javët e fundit, kanë qarkulluar thashetheme për interesin e mundshëm të Real Madridit, me disa media spanjolle që madje spekulojnë se vetë lojtari i është afruar “Los Blancos”. Megjithatë, diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi Upamecano dëshiron qëndrimin te Bayern.
     
    © BalkanWeb

  • Lajm i mirë nga infermieria për Amorim, trajneri rikuperon mbrojtësin dhe mesfushorët pas dëmtimeve

    Lajm i mirë nga infermieria për Amorim, trajneri rikuperon mbrojtësin dhe mesfushorët pas dëmtimeve

    24 Shtator 2025

    11:06

    Telesport

    Pas fitores së vështirë ndaj Chelsea në Premier League, një lajm i mirë ka ardhur për trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim. Portugezi ka sërish në dispozicion mbrojtësin Diogo Dalot, që ishte dëmtuar pak kohë më parë.
    Diogo Dalot është rikthyer në stërvitje me Manchester United pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi portugez pësoi një dëmtim gjatë kohës që ishte i grumbulluar me kombëtaren, duke mos luajtur ndaj Manchester City dhe Chelsea.
    Lojtari ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore të martën. Ndërkohë, edhe Matheus Cunha e Mason Mount u rikthyen në stërvitje, duke lënë pas problemet muskulore që patën në fitoren e së shtunës ndaj Chelsea në Old Trafford.
    Gjithsesi, “djajtë e kuq” do të jenë pa Casemiro për ndeshjen e radhës ndaj Brentford pas kartonit të tij të kuq kundër Chelsea. Braziliani po vuan një pezullim prej një ndeshjeje. Njëzet e një vjeçari Sam Mather, një mesfushor nga akademia, ishte gjithashtu pjesë e seancës të martën.

  • Marmoush injoron Van Dijk dhe Saliba, zgjedh yllin e Chelsea-t si mbrojtësin më të vështirë

    Marmoush injoron Van Dijk dhe Saliba, zgjedh yllin e Chelsea-t si mbrojtësin më të vështirë

    Ylli i Manchester Cityt, Omar Marmoush, ka zgjedhur kapitenin e Chelseat, Reece James, si mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur në karrierën e tij.
    Egjiptiani është përballur me lojtarë si Virgil van Dijk i Liverpool-it dhe William Saliba i Arsenal-it, por zgjodhi anglezin.
    Duke folur për mediat, Marmoush kujtoi përballjen e tij në fushë me mbrojtësin e Chelsea-t. Ai tha:
    “Deri tani, kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur është Reece James. Ishte ndeshja ime e parë në Premier League. Ai është i shpejtë, i fortë dhe i mirë me topin. Më vuri në vështirësi. Nuk kam luajtur shumë në Premier League akoma, por do të them James për momentin”.
    Marmousih nuk është i vetmi yll i Manchester Cityt që zgjodhi James si kundërshtarin e tij më të vështirë.
    Shoku i tij i skuadrës, Jeremy Doku, foli për SPORTbible në vitin 2024 dhe e quajti anglezin si mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur në karrierën e tij.
    “Kam luajtur kundër shumë mbrojtësve të mirë. Tani është bërë shumë më e vështirë me ekipet që luajnë më shumë në mbrojtje.
    “Do të thoja Reece James. Mendoj se ai është një mbrojtës shumë i fortë dhe i mirë, dhe një nga më të fortët kundër të cilëve kam luajtur ndonjëherë”, tha Doku.

  • Partizani rikthen mbrojtësin Albion Marku

    Partizani rikthen mbrojtësin Albion Marku

    Albion Marku rikthehet në futbollin shqiptar. Klubi i Partizanit njoftoi pak më parë se ka firmosur me mbrojtësin anësor për një edicion dhe mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

    Vazhdo leximin