Kontrata e Dajot Upamekanos me Bajernin skadon në fund të këtij sezoni. A do ta zgjasë mbrojtësi kontratën në Mynih? Francezi mbeti i paqartë.
“Ndihem mirë këtu dhe jam i lumtur që mund të punoj me një trajner shumë të mirë dhe lojtarë të mëdhenj. Agjenti im po flet me drejtuesit e Bajernit. Bisedimet janë në vazhdim. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Do të shohim çfarë do të ndodhë,” thotë Upamekano.
Ai tashmë është një titullar fiks në qendër të mbrojtjes nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani. Pala e lojtarit synon një “kontratë të madhe” me Bajernin, sipas mediave.
“Nuk ka afat,” komentoi së fundmi drejtori sportiv Kristof Frojnd për lidhur me këtë çështje: “Tani që kemi mbyllur merkaton, po kalojmë tek çështjet e tjera, dhe Upa është padyshim një faktor i rëndësishëm në këtë.”
Tag: mbrojtësi
-

Acerbi: 5-0 ndaj PSG? Askush s’ma heq dot krenarinë e dy finaleve të Champions-it në tri vite
20 Shtator 2025
9:37
Alfred Lleshi
Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, në autobiografinë e tij “Io, Guerriero” ka rrëfyer momente të veçanta të karrierës. Ai kujtoi emocionet e golit ndaj Barcelonës në minutën e fundit: “Në atë çast mendova për gjithçka që kisha përjetuar te Lazio, te Sassuolo, nga sëmundja (kanceri), golin e parë në Champions, fitoret dhe humbjet. E gjithë karriera ime u përmblodh në një sekondë”.
Acerbi foli edhe për finalen e humbur 5-0 ndaj PSG: “Futbolli nuk të dhuron asgjë. Në finale shkuam, por epilogu nuk ishte ai që ëndërruam. Ata ishin më të qartë, më cinikë, më të mirë. Megjithatë, mbetet krenaria për rrugëtimin e jashtëzakonshëm dhe zhgënjimi për fundin”.
Mbrojtësi zikaltër e mbyll me fjalë të forta: “Nuk kam asgjë për ta qortuar veten apo ekipin. Dy finale Champions-i në tri vite, mes mijëra vështirësive, janë krenari që askush s’mund të ma heqë. As humbja 5-0 në finale”. -

Ngarkesa në stërvitje ‘ndal’ Kumbullën, në dyshim ndeshjet e radhës
Marash Kumbulla u rikthye sërish në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së verës, por tashmë duke luajtur me fanellën e Majorkës.
Mbrojtësi i Kombëtares, ka zënë një vend titullari në skuadrën e tij, por ditët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë pasi një ngarkesë e madhe në stërvitje, i ka sjellë një dëmtim në kofshë.
Mbrojtësi nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën e tij për shkak të këtij dëmtimi dhe ditët në vazhdim, do të shihet gjendja fizike para se të rrezikohet për ndonjë dëmtim më të rëndë. Kumbulla luajti sezonin e fundit me Espanjolin në Spanjë, duke u kthyer më pas te Roma pas huazimit e më vonë, firmosi me Majorkën, aty ku gjen Muriqin. -

Panik në sfidën Pogradeci-Skënderbeu, mbrojtësi goditet në kokë, ambulanca hyn në fushë
Ankth dhe panik në fund të ndeshjes Pogradeci-Skënderbeu, në Kategorinë e Parë.
Mbrojtësi i korçarëve, Klevis Shaqe u transportua në spital me ambulancë, për shkak të një goditje të marrë në kokë.
Pas një dueli në zonë, mbrojtësi përfundoi i shtrirë në fushë. Mjekët ndërhynë menjëherë dhe lojtari u transportua me urgjencë në spital, për vizitë të specializuar. -

Van Dijk vlerëson Atleticon: E vështirë ndaj tyre, japim maksimumin
Mbrojtësi i Liverpool, Van Dijk tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Atleticos në Champions.
“Është shumë e vështirë t’i mposhtësh. Ata nuk dorëzohen kurrë dhe kjo është arma e tyre më e fortë.Alexander Isak dhe Hugo Ekitike- Isak ka treguar cilësitë që nga seanca e parë dhe është një sulmues shumë i kompletuar. Edhe Ekitike është po aq i rrezikshëm. Jam i lumtur që janë me ne”, u shpreh mbrojtësi.
© BalkanWeb -

Dëmtimi, Trent Arnold trondit Real Madridin. Ja sa javë do të mungojë mbrojtësi anglez
17 Shtator 2025
12:55
Alfred Lleshi
Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Trent Alexander-Arnold, i cili do të mungojë 6 deri në 8 javë. “Pas testeve të kryera, lojtarit i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në pritje të evolucionit”, – thuhet në raportin mjekësor.
Mbrojtësi anglez u dëmtua në minutën e tretë të ndeshjes debutuese të Champions-it, duke u zëvendësuar nga Carvajal. Një goditje e rëndë për Arnold, i cili ende nuk kishte arritur formën më të mirë dhe tani do të humbasë të paktën 10 ndeshje. Në karrierë nuk ka qenë shumë i prirur ndaj dëmtimeve.
Që nga sezoni 2018/19 ka munguar vetëm në 55 ndeshje, me dëmtimin më të rëndë, atë të gjurit, në sezonin 2023/24. Pjesëmarrja e tij në klasiken e 26 tetorit duket e pamundur, ndërsa mbetet në dyshim për rikthimin në “Anfield”, më 4 nëntor. Real Madridi nuk do të marrë rreziqe përsipër, pasi lojtari është ende në proces adaptimi, pas ardhjes nga Liverpool-i. -

Ish-mbrojtësi i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur
Samuel Umtiti thotë mjaft. Ish-mbrojtësi i njohur i Francës ka vendour që të largohet nga futbolli në moshën 31-vjeçare.
“Pas një karriere intensive, me shumë ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dhashë gjithçka nga vetja dhe nuk pendohem për asgjë.Dua të falënderoj të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe shokët e skuadrës me të cilët kam punuar,” shkroi Umtiti.
Umtiti ka luajtur për Lyon, Lecce dhe Barcelona. Me Francën, ai numëron 31 ndeshje.
© BalkanWeb -

Lajmet e rreme për vdekjen e Abidal, flet vetë ish-mbrojtësi: Disa zëra nuk duhet të përhapen kurrë
15 Shtator 2025
13:53
Alfred Lleshi
Orët e fundit në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i rremë për vdekjen e Eric Abidal, ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Francës, i cili sipas thashethemeve gjasme kishte ndërruar jetë pas komplikimeve nga një transplant i dytë i mëlçisë.
Vetë Abidal e ka mohuar menjëherë, duke publikuar një reagim në Instagram: “Disa zëra nuk duhet të ekzistojnë kurrë. Jam këtu, me familjen time, dhe gjithçka është në rregull. Respekti është thelbësor; pas këtyre lajmeve vuajnë familja dhe fëmijët e mi. Për qartësi, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të plotë. Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet plot shqetësim! Le të përqendrohemi tek ajo që ka vërtet rëndësi”.
Me këto fjalë, ish-mbrojtësi francez i qetësoi tifozët, duke iu dhënë fund spekulimeve që krijuan ankth në botën e futbollit. Ai kërkoi më shumë përgjegjësi dhe respekt, duke kujtuar rrezikun e përhapjes së lajmeve të rreme. -

Mbrojtësi kosovar do të mungojë 10 ditë për shkak dëmtimi, humbet edhe sfidën ndaj City në Champions
9 Shtator 2025
8:31
Telesport
Napoli ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar rezultatet e testeve që Amir Rrahmani. Mbrojtësi ka pësuar një këputje të lehtë të bicepsit femoris në kofshën e djathtë.
Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Antonio Conte, i cili nuk do të jetë në gjendje ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës.
Madje e sigurtë është edhe mungesa e tij për ndeshjen jashtë fushe kundër Manchester City, e cila do të hapë fushatën e kampionëve të Italisë në Champions League.
Rrahmani, i cili pritet të rikuperohet për ndeshjen kundër Piza, u zëvendësua gjatë ndeshjes Kosovë-Zvicër. Në konsultim me stafin mjekësor të Napolit, ai u rikthye në Itali për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij. Ai filloi menjëherë rehabilitimin e tij. -

Telashe për Portugalinë dhe Manchester United, mbrojtësi braktis kombëtaren i dëmtuar
5 Shtator 2025
12:14
Telesport
Klubi i Manchester United ka konfirmuar se mbrojtësi Diogo Dalot është lënduar gjatë kohës që ishte në detyrë me Portugalinë. Ai nuk do të luajë të shtunën në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Armenisë.
Mbrojtësi është larguar nga qendra stërvitore e kombëtares portugeze dhe është rikthyer te Manchester United për të kryer verifikimet e mëtejshme. Nuno Tavares i Lazio është thirrur për ta zëvendësuar atë.
Dalot është aktivizuar në të katër ndeshjet e Manchester United këtë sezon, duke qëne titullar në tre prej tyre. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por mungesa e tij është një goditje e rëndë për trajnerin Ruben Amorim.
Ai tani është një dyshim i madh për ndeshjen e ardhshme të “djajve të kuq”, duke nisur nga derbi ndaj Manchester City. Gjendja e tij do të monitorohet dita-ditës, ndërkohë që rrezikon një ndalesë të gjatë.
