Tag: mbrojtësi

  • Mbrojtësi i Juventusit shënon golin më të bukur të javës në Champions League, me rroveshatë (video)

    Mbrojtësi i Juventusit shënon golin më të bukur të javës në Champions League, me rroveshatë (video)

    1 Tetor 2025

    22:18

    Telesport

    Juventus e ka nisur vrullshëm pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat në transfertën ndaj Villarreal.  Kujtojmë se “Nëndetësja e verdhë” gjeti golin në minutën e 18-të me Mikautadze, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Nicolas Pepe. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
    Pas një rivënieje të gjatë anësore, Lloyd Kelly pason me kokë dhe Federico Gatti shkund rrjetën me një super rroveshatë në minutën e 48-të. Në minutën e 55-të, Francisco Conceição i futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, përfiton nga një top i humbur nga vendasit dhe tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur.
    Për Juventusin gjenden në stol edhe Edon Zhegrova, për të cilin pritet të ketë disa minuta në dispozicion.
    SHIKOGOLAT

  • Në Itali japin lajmin e keq, mbrojtësi nuk ia del për ndeshjen ndaj Serbisë

    Në Itali japin lajmin e keq, mbrojtësi nuk ia del për ndeshjen ndaj Serbisë

    Lajm i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë. Me gjasë, në këtë takim do të mungojë mbrojtësi Ardian Ismajli.
    Problemet që lojtari i Torinos shfaqi në ndeshjen ndaj Parmës kanë rezultuar më serioze nga ajo çfarë pritej. Sipas mediave italiane, Ismajli do të qëndrojë jashtë fushe për një muaj.

    Në këto kushte, për sfidën e 11 tetorit, trajneri Sylvinho duhet të gjejë një alternativë tjetër. Kujtojmë që në dyshim për Serbinë janë edhe disa futbollistë të tjerë të kombëtares.
     
    © BalkanWeb

  • Zyrtare! Mbrojtësi francez rinovon deri në vitin 2030 kontratën e tij me Arsenal

    Zyrtare! Mbrojtësi francez rinovon deri në vitin 2030 kontratën e tij me Arsenal

    Francezi William Saliba ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Arsenal. Palët kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e re, e cila do të zgfjasë deri në vitin 2030.
    Mbrojtësi 24-vjeçar iu bashkua Arsenal nga St Etienne në korrik 2019, fillimisht duke kaluar kohë në huazim në Francë, por ai është bërë një lojtar kyç në “Emirates” sezonet e fundit.
    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se William Saliba është i dashur nga të gjithë në klubin e Londrës veriore, duke lavdëruar qëndrimin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mbrojtësit që nga hyrja në ekipin e parë.
    “William është i dashur nga të gjithë lojtarët dhe stafi, dhe kjo flet shumë për karakterin, përkushtimin dhe qëndrimin e tij çdo ditë,” tha Arteta.
    Më tej, Arteta tha: “Që kur u bashkua me ne, William është rritur shumë, ka përqafuar përgjegjësinë dhe ka krijuar një lidhje të fortë me mbështetësit tanë dhe të gjithë në klub”.
    “Ne e dimë se ka ende shumë për të ardhur prej tij dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të vazhduar përmirësimin me ambicien e qartë për të fituar trofe të mëdhenj”, përfundoi Arteta.

  • Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet përpara sfidës delikate me Serbinë

    Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet përpara sfidës delikate me Serbinë

    Ardian Ismajli ka shfaqur shqetësim në ndeshjen që Torino po luan ndaj Parmës. Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi menjëherë zëvendësim në minutën e 75-të, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte.
    Torino ishte në disavantazh 2 me 1, pikërisht në transfertën e Parmës që ka vlerë për javën e pestë të Seria A. Dhe Ismajli mungoi në fillimin e kampionatit për shkak dëmtimi, ndërsa tashmë fati i keq po e ndjek sërish.
    Përpara ndërkohë është sfida delikate e Kombëtares me Serbinë. Në tetor do të vendoset, nëse Shqipëria do të vazhdojë të ëndërrojë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.

  • Shtohen radhët, te Kosova vjen mbrojtësi i Bundesligës

    Shtohen radhët, te Kosova vjen mbrojtësi i Bundesligës

    Prurje e re te Kosova. Me dardanët është bashkuar mbrojtësi 22-vjeçar i Hoffenheim, Albian Hajdari. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në website zyrtar.
    Postimi i FFK:

    Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.
    Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.
    Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.
    Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.
    Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!
    Capture
    © BalkanWeb

  • Ka besimin e Allegrit, mbrojtësi në bisedime për rinovimin me Milanin

    Ka besimin e Allegrit, mbrojtësi në bisedime për rinovimin me Milanin

    Në shtëpinë e Milanit e ardhmja e Fikayo Tomori mbetet ende për t’u vlerësuar.
    Sipas asaj që shkruajnë mediat, së fundmi ka patur kontakte për rinovimin e kontratës së 27-vjeçarit.

    Mbrojtësi Tomori ka patur një fillim pozitiv të sezonit, duke përfituar edhe nga mënyra se si Massimiliano Allegri përgatit skuadrën. Trajneri ka besim te Tomori, një faktor që mund të ndikojë në negociatat e rinovimit.
    Në këtë sezon, ai ka luajtur 4 ndeshje në kampionat. Lojtari luan në Milano që në vitin 2021, periudhë në të cilën vinte nga Chelsea.
    © BalkanWeb

  • Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi shqiptar humbet sfidën kundër Serbisë

    Lajm i keq për Silvinjon, mbrojtësi shqiptar humbet sfidën kundër Serbisë

    Dëmtimi i Marash Kumbullës tashmë është konfirmuar. Mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tërheqje muskulare në pjesën pasme të kofshës së tij. Lojtari i Kombëtares kuqezi la fushën në pjesën e parë në përballjen e fundit kundër Atletiko Madridit dhe pritet të mungojë për një periudhë prej afërsisht 1 muaj.
    Kumbulla do të humbasë kështu “finalen” e madhe të Shqipërisë. Me shumë mundësi, mbrojtësi i Majorkës nuk do të jetë i gatshëm për Silvinjon për përballjen e 11 tetorit, atë kundër Serbisë./Sport Ekspres/
     

  • Lajm i keq për Kombëtaren/ Mbrojtësi humbet ndeshjen me Serbinë, çfarë ndodhi?

    Lajm i keq për Kombëtaren/ Mbrojtësi humbet ndeshjen me Serbinë, çfarë ndodhi?

    Marash Kumbulla do të mungojë për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. Mbrojtësi 25-vjeçar u lëndua në sfidën e Mallorcas ndaj Atletico Madrid më 21 shtator dhe u zëvendësua në minutën e 36-të nga Pablo Torre.
    Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se rikthimi i tij pritet pas pushimit të kombëtareve, në ndeshjen ndaj Sevillas më 18 tetor. Në këtë periudhë, Mallorca do të luajë pa të kundër Real Sociedadit, Alaves dhe Athletic Bilbaos.
    Lajmi nuk është pozitiv as për kombëtaren shqiptare, pasi Kumbulla do të mungojë në listën e Silvinjos për ndeshjet e tetorit. Shqipëria do të përballet me Serbinë në transfertë për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe më pas me Jordaninë në një miqësore. Mungesa e tij pritet të jetë një boshllëk i ndjeshëm në repartin difensiv. Nëse rikuperimi ecën sipas planit, lojtari do të jetë gati për pjesën e dytë të tetorit.
     

  • Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

    Probleme për kombëtaren para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi kuqezi

    Marash Kumbulla është dëmtuar  në ndeshje që Mallorca luajti ndaj Atletico Madrid në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 36-të, duke shqetësuar jo pak stafin e Mallorcas.
    Në fillimin e javës, analizat mjekësore do të tregojnë më shumë sa i takon situatës së Kumbullës.
    Një lajm i keq ky edhe për kombëtaren, para takimit kualifikues të Botërorit ndaj Serbisë. Kujtojmë që Kumbulla numëron 4 ndeshje me Mallorcan.